Tag: bashki

  • Pas shkeljes së Kushtetutës me emërimin e ministres Diella, presidenti Begaj përballë sfidës së madhe me shpalljen e…

    Pas shkeljes së Kushtetutës me emërimin e ministres Diella, presidenti Begaj përballë sfidës së madhe me shpalljen e…

    Këshilli i Ministrave vuri dje në lëvizje dje Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, i kërkohet Begajt të caktojë menjëherë datën e votimit për Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në dokument theksohet se “zgjedhjet duhet të shpallen brenda afateve ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor”. “Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë… Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, thuhet në letrën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
    Padia e Veliajt pezullon vendimin
    Por lëvizja e qeverisë erdhi vetëm një ditë pasi Erion Veliaj, nga qelia e paraburgimit, ankimoi vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese. Sipas nenit 115 të Kushtetutës, ankimi pezullon efektet e vendimit deri në një vendim përfundimtar. Kjo do të thotë se, juridikisht, posti i kryebashkiakut të Tiranës nuk mund të shpallet vakant deri sa të flasë Kushtetuesja. Megjithatë, Rama ka zgjedhur ta injorojë këtë pengesë ligjore, duke ia kaluar përgjegjësinë Presidentit. Ndërkohë, pesë bashki të tjera kanë mbetur pa drejtues prej muajsh. Në Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët u larguan për t’u bërë deputetë të Partisë Socialiste. Në Vlorë, Ermal Dredha dha dorëheqjen më 10 shtator. Në Cërrik, Andis Hasalla e braktisi karrigen e kryebashkiakut për t’u bërë ministër në kabinetin Rama. Ligji parashikon zgjedhje brenda 45 ditëve, por ky afat është tejkaluar me muaj.
    Rasti i Tiranës, sfida më e madhe
    Por ndërkohë fokusi mbetet tek kryeqyteti. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi SPAK e akuzoi për një skemë korrupsioni ku përfshihej edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Fillimisht, Rama e mbrojti, por më pas i hapi rrugë shkarkimit. Tani, Veliaj jo vetëm që lufton për pafajësinë, por edhe për të mos humbur përfundimisht karrigen e bashkisë. Çdo vendim për Tiranën do të ketë pasoja të mëdha politike dhe institucionale.
    Begaj në provën e zjarrit
    Me këtë shkresë, Rama ia ka lënë në dorë Begajt vendimin final. Nëse Presidenti shpall zgjedhjet për Tiranën, ai do të akuzohet për shkelje të Kushtetutës. Nëse pret vendimin e Kushtetueses, atëherë për herë të parë do të sfidojë hapur Ramën. Burime pranë Presidencës thonë se vendimi pritet të merret brenda 48 orëve. Kjo e kthen Begajn në figurën më të përfolur të momentit. Ndërkaq nga ana tjetër, kriza merr një tjetër dimension për shkak të veprimeve të fundit të Presidentit. Vetëm disa ditë më parë, Begaj dekretoi krijimin e një ministrie virtuale të drejtuar nga “Diella”, inteligjenca artificiale e shpikur nga Rama.
    Ky akt u cilësua një tallje me Kushtetutën, pasi ministri, sipas ligjit, duhet të jetë shtetas shqiptar mbi 18 vjeç. Opozita shpërtheu në akuza duke e quajtur Begajn “noter të qeverisë”. Edhe shumë juristë e quajtën këtë dekret një precedent të rrezikshëm. Por sidoqoftë pyetja e madhe dhe që pritet të marrë përgjigje nga Begaj, është nëse ky i fundit do të jetë noter i qeverisë apo President i Republikës së Shqipërisë? Pas rastit “Diella”, Begaj gjendet para një prove shumë më serioze. A do të shpallë zgjedhje të pjesshme për Tiranën, duke përshkallëzuar krizën? Apo do të tregojë për herë të parë një akt pavarësie, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Çdo skenar sjell pasoja të rënda për stabilitetin politik të vendit. Kështu që brenda dy ditësh, fati i kryeqytetit dhe vetë roli i Presidentit do të jenë në qendër të historisë politike të Shqipërisë, ndërsa ne (qytetarët) na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

  • “Tiranës i duhet një drejtues”/ Çupi: Domosdoshmëri jo vetëm politike, bashkia duhet qeverisur

    “Tiranës i duhet një drejtues”/ Çupi: Domosdoshmëri jo vetëm politike, bashkia duhet qeverisur

    Qeveria ka çuar në presidence vakancat e kryetarëve në gjashtë bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Berat, Mat dhe Tepelenë.
    Pas dekretit nga presidenti Begaj brenda 48 orësh, i hapet rruga zgjedhjeve te parakohshme në këto bashki.
    Analisti Frrok Çupi u shpreh se kjo ishte e pritshme, dhe se Tirana ka nevojë për një drejtues.
    “Ishte e pritshme. Ligji Kushtetuta, vetëmbrohen në favor të individit, popullit zgjedhësit. Kishim të bënim këtu më një raport të drejtë, një akt që shkon drejtpërdrejt të njerëzit. Kërkohej një zëvendësim, dhe më tepër për kryeqytetin. Domosdoshmëria ishte jo vetëm politike. Politika kishte ndërhyrë për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset vendi. Ndryshimet janë sociale, kulturore, ekonomike…Jemi duke ardhur në një aspekt interesant dhe pushtetin e shikojmë të na shërbejë afër. Ndërsa për ankimimi i Veliajt, thashë se demokracia ka instrumente të fuqishme për të mbrojtur vetveten, Kërkesa e Veliajt ishte një akt që ngjalli kuriozitet…
    Kam përshtypjen se atje ka shumë politikë, por edhe shumë ligj. Tek pjesa politike nuk do doja ta shikoja Veliajn të radhitej atje ku janë radhitur gjithë njerëzit që kanë pësuar humbje dhe i kanë thënë tjetrit “më ndëshkove mua dhe do ta shohësh se çfarë do të gjejë prej meje”. Pasi ai ka një eksperiencë dhe një trashëgimi shumë të mirë për Tiranën, por kjo ndodhi. Erion Veliaj është ndodhur përballë një inkuizicioni…”, tha analisti Frrok Çupi.

  • Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria njofton Presidencën për vakancën, Begaj gati të dekretojë datën e zgjedhjeve

    Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria njofton Presidencën për vakancën, Begaj gati të dekretojë datën e zgjedhjeve

    Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

    Përmes një letre që mban datën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agacci njofton Presidencën, lidhur me bashkitë ku aktualisht mungon drejtuesi i institucionit. 
    “E nderuar, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor. Gjithashtu, bashkëlidhur lutem gjeni vendimin nr.539, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në letrën e Kryeministrisë.
    Njoftimi zyrtar për vakancën e krijuar, i hap rrugë Presidentit të dekretojë daën e zgjedhjeve lokale në këto gjashtë bashki të vendit. 
    Ndërkohë një ditë më parë, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra. 

    Top Channel

  • Rama dërgon shkresën për vakancat në 6 bashki në Presidencë, përfshirë dhe Veliajn

    Rama dërgon shkresën për vakancat në 6 bashki në Presidencë, përfshirë dhe Veliajn

    Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtimin e gjashtë bashkive: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
    Dokumenti mban datën 30 shtator dhe i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve të shkarkuar nga Këshilli i Ministrave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi pavlefshmërinë e mandateve të tyre.
    Në listë përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, ku një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një ankim për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, duke e cilësuar atë të paligjshëm.
    Procesi pritet të pasohet nga vendimmarrja e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në këto bashki.

  • “Lufta” për Bashkinë e Tiranës, Rama nuk tërhiqet pas ankimimit të Veliajt, i çon Begajt vakancën

    “Lufta” për Bashkinë e Tiranës, Rama nuk tërhiqet pas ankimimit të Veliajt, i çon Begajt vakancën

    edi rama dhe erion veliaj

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj shpalljen e datës për zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, përfshirë dhe kryeqytetin, duke i dhënë 48 orë kohë. Në mesin e bashkive ku qeveria ka shpallur vakancën është edhe kryeqyteti, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese mori në konsideratë ankimimin e Erion Veliajt, duke caktuar dhe relatoren që do të shqyrtojë padinë e tij. Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, që janë: Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena.
    SHKRESA E KRYEMINISTRISË
    INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS 
    E nderuar, Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i i Ministrave është vënë në dijeni për krjimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor.
    Gjithashtu, bashkëlidhur lutem gjeni vendimin nr.539, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave
    Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, SEKRETARI I PERGJITHSHËM ËNGJËLL AGAÇI
    Në padinë e avokatëve të Veliajt që u dorëzua të hënën në Gjykatën Kushtetuese (29 shtator), thuhej se neni 62 i ligji për vetëqeverisjen vendore, i përdorur si argument ligjor për shkarkimin e Veliajt, nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Sipas avokatëve mbrojtës të Veliajt, neni 115 i Kushtetutës është një filtër i nevojshëm për çdo vendim shkarkimi. Tashmë Gjykata Kushtetuese me gjasë do të vendosë për pezullimin e vendimit të shkarkimit të Veliajt, derisa të shprehet në themel për çështjen.

    Këshilli Bashkiak votoi kërkesën për shkarkimin e Veliajt, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë. Kërkesa e Këshillit Bashkiak u miratua dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa vendimi i shkarkimit u publikua në Fletoren Zyrtare. Socialistët kanë zyrtaruar dhe kandidaten e tyre për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliun, ndërsa Veliaj do të ketë sot seancën e parë në Gjykatën e Posaçme, ku do të vendoset nëse dosja e tij do të kalojë për gjykim.
    Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg që prej datës 10 Shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim. /ZËRI

  • A do të rikthehet Veliaj në zyrën e Bashkisë?Lala zbulon skenarin pas ankimimit në Kushtetuese:Më bëri përshtypje sot..

    A do të rikthehet Veliaj në zyrën e Bashkisë?Lala zbulon skenarin pas ankimimit në Kushtetuese:Më bëri përshtypje sot..

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se e priste ankimimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj në Kushtetuese ndaj vendimit të shkarkimit nga detyra që mori Këshilli Bashkiak.
    Por Lala tha se edhe nëse gjykata vendos në mbështetje të Veliajt, kthimi i tij në bashki është i pamundur të ndodhë.Por, megjithatë sipas gazetares, rruga e Veliajt në GJKKO është e gjatë për shkak të dosjes voluminoze të tij.
    “Mendoj që historia e rikthimit në bashki është e mbyllur. Cfarëdo lloj gjëje të thotë Kushtetuesja, Rama e ka mbushur mendjen”, tha Lala.
    Klodiana Lala: SPAK ka dështuar në hetimin e inceneratorëve. Fakti që ky investim nuk ekziston dmth se ka një grup kriminal. E prisja që do ti drejtohej Kushtetueses.
    Nuk ishte mënyra e duhur. Ligjvënësi e ka lënë qëllimisht 3 muaj
    Beleri shërbeu për të bërë ndryshime kushtetuese. Më bëri përshtypje sot shpejtësia që Kushtetuesja zgjodhi relatorin. Zakonisht zgjedh 10 ditë kohë për relatorin në raste të tjera. Sot u zgjodh me shpejtësi skëterrë.
    A do të jetë në lartësinë e duhur për ta sqaruar, mbetet ta shohim. Ësht dosje voluminoze për seancën në GJKKO dmth që doketë një rrugë të gjatë të Veliajt. Mendoj që historia e rikthimit në bashki është e mbyllur. Cfarëdo lloj gjëje të thotë Kushtetuesja, Rama e ka mbushur mendjen.

  • Gjashtë bashki pa kryetar, KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet, pritet dekreti i Presidentit

    Gjashtë bashki pa kryetar, KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet, pritet dekreti i Presidentit

    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, emërimet në qeverinë e re, dorëheqjet dhe shkarkimet kanë lënë gjashtë bashki të vendit pa kryetar bashkie.
    Bëhet fjalë për Tiranën, Vlorën, Beratin, Tepelenën, Matin dhe Cërrikun, që po drejtohen nga kryetarë të komanduar. Megjithatë, duket se qytetarët e këtyre bashkive do t’i drejtohen së shpejti kutive të votimit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ka nisur përgatitjet për garën elektorale të parakohshme të vjeshtës.
    Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, për Vizion Plus, shprehet se institucioni i administrimit të zgjedhjeve tashmë ka nisur procesin, me përjashtim të Tiranës, e cila kërkon më tepër kohë.Celibashi thotë se KQZ pret dekretin e Presidentit për të nisur edhe me afatet e partive politike.

    Por a i ka fondet KQZ për zgjedhje të reja fill pas 11 majit? Për këtë, kryekomisioneri shprehet se do të ketë diskutime me qeverinë dhe parlamentin.
    Tashmë pritet që Këshilli i Ministrave të dërgojë shkarkimin e Veliajt dhe vakancat në pesë bashkitë e tjera në Presidencë, me kreun e shtetit që më pas ka 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve.
    /vizionplus.tv
     

  • Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki/ Begaj flet për afatet: Do veproj sipas Kushtetutës

    Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki/ Begaj flet për afatet: Do veproj sipas Kushtetutës

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thotë se do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme, që priten të zhvillohen në gjashtë Bashki, mes tyre dhe në Tiranë.
    Ai theksoi në një emision televuiziv se institucioni i kreut të shtetit pret njoftimin e vakancave nga qeveria dhe pastaj do të vihet në lëvizje për të konkretizuar dhe dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
    Pas këtij hapi, Begaj thekson se brenda 48 orësh do duhet të shpallë sipas Kushtetutës “organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki”.
    -Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore siç e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin është një hap pas. Por të flasim për diçka që lidhet drejtpërdrejt me detyrën tuaj kushtetuese si President. Një ditë më parë mori fund edhe procesi i shkarkimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga qeveria qendrore, pas kërkesës së miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo e çon në 6 numrin e bashkive që sot janë pa kryetar bashkie. Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që Tirana nuk mund të qëndrojë më në këtë situatë me një kryetar të burgosur njëkohësisht në detyrë dhe ndërkohë ka caktuar edhe emrin e kandidatit. Çka do të thotë se presioni është në rritje ndaj institucionin të Presidentit që të shpallë një datë zgjedhjesh të parakohshme. Nga pikëpamja kushtetuese, kjo kohë mesa kuptoj unë është mes tetorit dhe nëntorit, a jeni në prag të një vendimmarrje?
    Konstatimi juaj është i drejtë, pushteti lokal është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndikimin në jetën e qytetarëve. Dhe për fatin e keq Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Domethënë që, unë nuk jam duke analizuar se nuk kam çfarë të analizoj për zgjedhjet në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit lokal për zgjedhje të jashtëzakonshme patjetër do të shpall zgjedhjet brenda detyrimit kushtetues të 48 orëve dhe për periudhën nga 30 deri 45 ditë nga momenti që unë marr njoftimin. Do të thotë Presidenti i Republikës ka vetëm një proces fundor. Pra, duhet të marr njoftimin nga kryeministria.
    -Pra, nga kryeministri duhet të merrni njoftimin zyrtar që për X bashki…
    Për këto bashki ka vakancë, atëherë jam i detyruar që brenda 48 orësh të shpall organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki
    -Dhe i bie që do respektoni edhe Kushtetutën e cila kërkon që këto zgjedhje të mbahen mes tetorit dhe nëntorit
    Sapo e thashë, që unë jam i detyruar të zbatoj Kushtetutën.
    -Z.President, na e ndjeni këmbënguljen pasi nuk jemi mësuar të kemi një President normal. Kemi patur gjithmonë presidentë që kanë ardhur nga politikat që herë kanë qenë të ndikuar, herë të motivuar, anormaliteti ka qenë normalitet për ne ndaj ndjesë që këmbëngul te kjo pjesë. Por kur dëgjojmë një President që thotë do respektoj vetëm kushtetutën ndihemi pak …
    Nuk kam asnjë interes politik dhe për mua i vetmi udhëheqës në punën time është Kushtetuta.

  • Zgjedhjet në gjashtë bashki, Begaj flet për afatet: Pres njoftimin për vakancat, pastaj…

    Zgjedhjet në gjashtë bashki, Begaj flet për afatet: Pres njoftimin për vakancat, pastaj…

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thotë se do të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme, që priten të zhvillohen në gjashtë Bashki, mes tyre dhe në Tiranë.
    Ai theksoi në “Real Story” se institucioni i kreut të shtetit pret njoftimin e vakancave nga qeveria dhe pastaj do të vihet në lëvizje për të konkretizuar dhe dekretuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
    Pas këtij hapi, Begaj thekson se brenda 48 orësh do duhet të shpallë sipas Kushtetutës “organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki”.
    Pjesë nga intervista:
    Sokol Balla: Duket se qeveria është e interesuar për nisjen e një reforme zgjedhore siç e kërkojnë edhe BE që kërkon që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, por opozita duket për momentin është një hap pas. Por të flasim për diçka që lidhet drejtpërdrejt me detyrën tuaj kushtetuese si President. Një ditë më parë mori fund edhe procesi i shkarkimit të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, nga qeveria qendrore, pas kërkesës së miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo e çon në 6 numrin e bashkive që sot janë pa kryetar bashkie. Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që Tirana nuk mund të qëndrojë më në këtë situatë me një kryetar të burgosur njëkohësisht në detyrë dhe ndërkohë ka caktuar edhe emrin e kandidatit. Çka do të thotë se presioni është në rritje ndaj institucionin të Presidentit që të shpallë një datë zgjedhjesh të parakohshme. Nga pikëpamja kushtetuese, kjo kohë mesa kuptoj unë është mes tetorit dhe nëntorit, a jeni në prag të një vendimmarrje?
    Presidenti Bajram Begaj: Konstatimi juaj është i drejtë, pushteti lokal është shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndikimin në jetën e qytetarëve. Dhe për fatin e keq Presidenti është pjesë fundore e këtij procesi ligjor. Domethënë që, unë nuk jam duke analizuar se nuk kam çfarë të analizoj për zgjedhjet në momentin që unë vihem në dijeni për vakancat e pushtetit lokal për zgjedhje të jashtëzakonshme patjetër do të shpall zgjedhjet brenda detyrimit kushtetues të 48 orëve dhe për periudhën  nga 30 deri 45 ditë nga momenti që unë marr njoftimin. Do të thotë Presidenti i Republikës ka vetëm një proces fundor. Pra, duhet të marr njoftimin nga kryeministria.
    Sokol Balla: Pra, nga kryeministri duhet të merrni njoftimin zyrtar që për X bashki…
    Presidenti Bajram Begaj:  Për këto bashki ka vakancë, atëherë jam i detyruar që brenda 48 orësh të shpall organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto bashki
    Sokol Balla: Dhe i bie që do respektoni edhe Kushtetutën e cila kërkon që këto zgjedhje të mbahen mes tetorit dhe nëntorit
    Presidenti Bajram Begaj:  Sapo e thashë, që unë jam i detyruar të zbatoj Kushtetutën.
    Sokol Balla: z.President, na e ndjeni këmbënguljen pasi nuk jemi mësuar të kemi një President normal. Kemi patur gjithmonë presidentë që kanë ardhur nga politikat që herë kanë qenë të ndikuar, herë të motivuar, anormaliteti ka qenë normalitet për ne ndaj ndjesë që këmbëngul te kjo pjesë. Por kur dëgjojmë një President që thotë do respektoj vetëm kushtetutën ndihemi pak …
    Presidenti Bajram Begaj:  Nuk kam asnjë interes politik dhe për mua i vetmi udhëheqës në punën time është Kushtetuta.

  • “Duhet të ketë ndryshime”/ Misioni opozitar, flet gazetari: Mos të bëhen të njëjtët gabime në zgjedhje

    “Duhet të ketë ndryshime”/ Misioni opozitar, flet gazetari: Mos të bëhen të njëjtët gabime në zgjedhje

    Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në një studio televizive, duke komentuar misionin e opozitës në vijim, u shpreh se duhet të mos të njëjtët gabime në zgjedhjet që priten të bëhen së shpejti në 6 bashki të vendit.
    Sipas Hitajt, nuk duhet të jenë të njëjtët njerëz në qarqe që humbën keq në zgjedhjet e 11 Majit. Për Hitajn nga zgjedhjet lokale në 6 bashki nis puna për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    Arbër Hitaj: “Zgjedhjet e tjera janë te dera, në 6 bashki do të zhvillohen. Nga këtu fillon puna për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si fillon puna? Duke mos bërë të njëjtat gabime. Si ngrihet fryma? Duke hequr ata njerëz që kanë pasur rezultate të dobëta, drejtues qarqesh psh, nuk dua t’i hyj me emra. Duhet të ketë ndryshime.”