Sot bëhen 6 vjet nga tragjedia e 26 nëntorit 2019, ku Shqipëria u trondit nga një termet i fuqishëm.
Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke u marrë jetën 51 personave dhe lënduar qindra të tjerë.
Nga pasojat e lëkundjeve u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.
Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa shumë prej tyre jetuan në çadra.
Kujtojmë se, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë, si Tirana dhe Durrësi.
Padyshim që pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë.
300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’u ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave.
Tag: bashki
-

Sot 6 vite nga tërmeti tragjik/ 51 persona humbën jetën nga lëkundja e fuqishme, dhjetëra familje mbetën pa banesa
-

PS pa tabu për Reformën Territorialen, Mazniku: Me konsensus dhe nuk kushtëzohemi
PS dhe PD kanë në tryezë hartën administrative për të ndryshuar kufijtë e bashkive si dhe kompetencat e tyre, në kuadër të Reformës së Territoriale që do të bëhet. Nevoja për këtë ristrukturim, shpjegon bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku, lidhet me gjendjen e bashkive në vend, të cilat sipas tij nuk janë në standardet që kërkon BE.
”Më shumë se gjysma e bashkive në vend nuk i bëjnë dot të gjitha detyrat. Ristrukturim në nivel kompetencash, burime njerëzore dhe territoriale për t’i bërë të afta. Nevojë për të qenë të gatshme për BE”, thotë Mazniku. Nga ana tjetër Mazniku heziton të bëjë publike propozimin e mazhorancës për numrin e ri të bashkive, për të lënë të hapur dritaren e negociatave me opozitës, ndonëse socialistët nuk e kanë fshehur qasjen e tyre për më pak bashki, të cilat duhet të jenë më të mëdha si territor dhe me më shumë kompetenca.“Nuk është qëllim numri, por ideja duam më shumë bashki me më pak kompetenca apo më pak bashki dhe më shumë kompetenca? Besoj shumë fort të decentralizimi. Kur Bashkisë së tiranës u bashkua Kërraba dhe Zallherri, ato arritën të merrnin më shumë shërbime, sesa kur ishin vetë”.
Përposo pozitës, PS-ja mund të ketë interferime edhe nga faktorë të jashtëm për numrin e bashkive të reja. A mund të kushtëzojë Greqia integrimin e Shqipërisë me bashkitë minoritare në territorin zyrtar? “Të drejtat e minoriteteve do të respektohen, por duke ju dhënë shërbime. Nukështë në interest ë askujt të mbaj një bashki që e ka të pamundur të ketë shërbime”, theksoi Mazniku për A2 CNN.
Socialistët jo pa qëllim po punojnë paralelisht me dy komisione, të territoriales dhe zgjedhore, si dy reforma të ndërlidhura që ndikojnë te njëra-tjetra. Mazniku thotë që PS është e hapur për çdo skenar deri te ndryshimi i sistemit. Reforma administrative territoriale do të ndahet në dy faza, ku prioritet ka ndryshimi i bashkive. “Duhet ta kemi ndarjen territoriale brenda 9 muajve, pasi kemi zgjedhje në 2027. Ndërsa pjesa e kompetencave do të aplikohet pas zgjedhjeve të 2027”, vijon Mazniku. Për elementet teknikë PD ka gjetur dakordësinë e PS, por Mazniku e bën të qartë se produkti final nuk të kushtëzohet nga ndonjë bojkot i mundshëm.
-

Ndarja territoriale ndan PS dhe PD, opozita kërkon 100 bashki, mazhoranca del kundër, debate të forta mes…
Në mbledhjen e parë të Komisionit dy bashkëkryetarët, që do të drejtojnë punimet e Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku i socialistëve dhe Luçiano Boci i demokratëve nuk arritën të ulen bashkë. Megjithatë ata e kanë të qartë mbi cilat shina duhet të ecin, siç tregojnë për mediat. “Na duhet të kemi institucione vendore të cilat janë të afta të operojnë në linjë me politikat e Brukselit për të tërhequr sa më shumë financime. Nuk është territori objektiv në vetvete. Kompetencat, burimet financiare dhe njerëzore në një territor të caktuar. Duhet t’i analizojmë të treja”.“Ndarja territoriale të jetë e përputhshme me karakteristikat ekonomike, gjeografike të zonave, me lidhjen e komunitete, historike. Të kenë një diferencë të pranueshme midis tyre në tendencat e zhvillimit”. Demokratët do të vijojnë ti qëndrojnë kërkesës për shtim të numrit të bashkive. “Mos nisemi nga një numër virtual, duam më shumë bashki dhe të përcaktojmë një numër. Ne duam ndarje më të drejtë dhe kjo na kushtëzon të themi se duhen më shumë njësi vendore. Mos kemi tendencë të ngushtimit të tyre. Propozimi për më shumë bashki. Por pritet të shihet sa mbështetje do te gjejnë tek mazhoranca e komisionit, që ka argument të kundërt nga ata.“Nuk është rruga më e mbarë që ne të shkojmë drejt një propozimi numrash që më së shumti priret nga logjika të kemi më shumë bashki që të fitojmë ne sa më shumë. Problemi që ne kemi është që të gjitha të dhënat tregojnë që bashkitë më të vogla ofrojnë shërbim më të keq. E kanë raportin e numrit të stafit për banorë më të lartë, shpenzojnë më shumë para për paga se shërbime.” Mazniku thotë se nuk është territori objektiv në vetvete të kësaj reforme por një propozim e ka, që siç duket do të haset në kundërshtimin e demokratëve.“Pjesë e diskutimit është a bën sens që në një nivel të ndërmjetëm të çojmë më shumë funksione? Tashmë që në arkitekturën e Kushtetutës është caktuar që ne kemi një sistem me dy nivele, bashki qark, apo në një nivel të ndërmjetëm, disa bashki që krijojnë më shumë si një entitet”. “Kam dëgjuar që mund të ketë propozim për kryebashi, ose bashki qendër me bashki periferike. Për mua është diskriminim. Bashkitë duhet të kenë të njëjtën rëndësi pavarësisht territoreve që mbulojnë apo ku janë. Këtë të bashkive qendër nuk e pranojmë”. Ndarja në rajone e rajonit pritet të rikthehet sërish në debat. “Duhet diskutuar si element, është një diskutim që impakton jo pak dhe mënyrën si organizohet jo vetëm pushteti vendor, por edhe pushteti i dekoncentruar, është një pushtet i qeverisë, por ndodh në territor”.
Reagon eksperti
Ndërkohë eksperti për çështjet vendore, Agron Haxhimali ka folur në një media lidhur me bisedimet për një reformë të re territoriale mes qeverisë dhe opozitës. Z. Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të administruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese.Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë. Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe”, tha ai. Z. Haxhimali tha gjithashtu se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit. “Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të rregullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve”, deklaroi z. Haxhimali. -

“Rama do të bëjë 36 bashki, si ne kohën e Partisë së Punës”, Alibeaj: Kontroll total mbi opozitën për reformën
Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht pjesë e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli se kryeministri Edi Rama synon të krijojë 36 bashki, duke e krahasuar me strukturën e Partisë së Punës në kohën e diktaturës.
“Do të shihni, do të ketë një vend me 36 bashki. Do ta bëjë si Partia e Punës. 36 rrethe ka qenë në atë kohë, 36 bashki do të bëjë edhe ky. Është i inspiruar nga ajo shkollë politike dhe mendim, dhe kështu duhet ta çojë përpara”.
Ai shtoi se reforma e re administrative dhe zgjedhore po bëhet me një kontroll të qartë mbi opozitën: “E ka shumë gabim… sepse ka gjetur një opozitë që e kontrollon, dhe kështu e kontrollon edhe reformën zgjedhore dhe strukturat territoriale”. -

“PD kërkon 95 bashki, PS synon reduktimin në 35″/ Analisti zbulon prapaskenat e diskutimeve, për Reformën Territoriale
Politologu Afrim Krasniqi ka zbuluar detaje të reja mbi diskutimet për Reformën Territoriale, gjatë një interviste televizive. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë propozime skajshmërisht të ndryshme për hartën e re administrative, duke kërkuar respektivisht rritje dhe ulje drastike të numrit të bashkive.
“Partia Demokratike ka propozuar një ndarje me 95 bashki, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar uljen e tyre në vetëm 35,” tha Krasniqi, duke e cilësuar mungesën e debateve të brendshme në partitë politike si problem thelbësor për çdo reformë të qëndrueshme.
Krasniqi theksoi se partitë duhet të konsultohen realisht për qëllimet e tyre, përpara se të ndryshojnë sistemin zgjedhor apo administrativ. Ai u ndal edhe te kriza e përfaqësimit dhe mungesa e figurave me profil profesional brenda partive, sidomos në opozitë.
“Sot askush nuk mund të thotë kush mbulon ekonominë, financat, politikat sociale apo shëndetësinë në PD,” u shpreh politologu.
Ai kritiko edhe performancën e deputetëve në parlament, duke theksuar se shumë prej tyre ankohen se nuk u jepet fjala, ndonëse vetë nuk kanë folur asnjëherë në seancat plenare. “Kjo është tallje me jetën publike, tallje me mandatin,” tha Krasniqi. -

“Duhen analizuar më thellë”/ Rezultatet zgjedhore, Braçe: Ishte rezultat i mirë, por duhet…
I pyetur për pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit , deputeti socialist Erion Braçe gjatë intervistës televizive tha se nisur nga analiza e votave të marra, PS ka marrë 8 vota nga 10 që merr tradicionalisht.
Por Braçe tha se ka bashki si Vlora ku pjesëmarrja ishte shumë e ulët dhe për këtë duhet të bëhet një analizë.
“Unë mendoj se ka qenë rezultat i mirë. Duhet ta mbyllim këtu analizën? Unë mendoj që jo. Ka bashki si Berati ku kryetari Ervin Ceca një djalë fantastik, një prodhim i PS ka marrë 13 mijë vota nga 15 mijë që morëm në 11 maj, me garë, me thënë të drejtën këtu s’kishte as garë.
Ka bashki si kjo që kemi marrë këtë rezultat dhe ka bashki si Vlora që duhen analizuar më thellë. Për paqëndrueshmërinë dhe qoftë me sjelljen tonë në Vlorë”, tha Braçe.
Erion Braçe:
Pashë një analizë për zgjedhjet që thonte se PS ka nxjerrë tq votojnë dhe ka marrë 8 nga 10 votat e saj tradicionale në zgjedhje që janë vetëm për një mandat 1 vit e 3 muaj, që janë zgjedhje lojkale djhe kanë patur gjithnjë kurbë në rënie dhe unë mendoj se ka qenë rezultat i mirë.
Duhet ta mbyllim këtu analizën? Unë mendoj që jo. Ka bashki si Berati ku kryetari Ervin Ceca një djalë fantastik, një prodhim i PS ka marrë 13 mijë vota nga 15 mijë që morëm në 11 maj, me garë, me thënë të drejtën këtu skishte as garë. Ka bashki si kjo që kemi marrë këtë rezultat dhe ka bashki si Vlora që duhen analizuar më thellë. Për paqëndrueshmërinë dhe qoftë me sjelljen tonë në Vlorë. -

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Fitorja e mazhorancës në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit, për ish-kryeministrin Sali Berisha dëshmoi se kryeministri sipas tij nuk bën zgjedhje. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se nuk ishte gabim zgjedhja e opozitës për të mbështetur kandidatët e pavarur.
“Në vlerësimin tim, nuk ishte asnjë gabim. Opozita dëshmoi dhe duhet të dëshmojë vullnet për hapje. Edhe njëherë i falënderoj shumë të gjithë ata që kandiduan si të pavarur. Por çfarë faktoi kjo? Se në asnjë variant Edi Rama zgjedhje nuk bën”.
Për kreun demokrat pjesëmarrja e ulët në votimet e 9 nëntorit, faktoi braktisjen e Ramës nga populli.
“Së dyti, populli e braktisi Edi Ramën. Një braktisje ekzemplare dhe kjo tregon se, ne si opozitë duhet të kapitalizojmë zemërimin dhe revoltën që ekziston në zemrat e shqiptarëve dhe ta kthejmë në një energji të fuqishme të përmbysjes së këtij regjimi të paligjshëm në Shqipëri”. -

Komisioni i Ekonomisë/ Braçe kritika për deficitin buxhetor: Investimet publike duhet të jenë tre herë më shumë
Në komisionin e Ekonomisë u diskutua për deficitin dhe Borxhin e parashikuar ne projektligjin “Për buxhetin e vitit 2026”.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe shprehu kritikat për deficitin buxhetor, ku tha se investimet publike duhet të jenë tre herë më të mëdha se deficiti buxhetor.
“Mund të më thoni një vëne të vetëm që ka plotësuar objektivat e zhvillimit të qëndrueshme shoqëror? Patjetër që ne jemi pas në kohë, beteja për ujë të pastër është edhe këtu mantanë në Itali, Greqi, e kështu me radhë, janë problematika që duhet të jenë në fokus, mos kërkoni gjëra që janë vështirësisht të arritshme për një shoqëri që kërkojnë kontribut. Këto çështje që tashmë janë gjykuar, ti referohemi asaj që gjykata ka vendosur
Dy incineratorët dhe një tentativën janë në administrim publik, jemi në llogari publike brenda për brenda. Jemi në kushtet e një administrimi publik. Në dijeninë rime i administron agjencia e aseteve të sekuestruar. E ti mendon kot? Unë i referohem një institucion. Pse qeshni kot? Ato që them unë në komision mos i përdorini kundër. Folu shokëve të tu.
Mirë po e mbyll. Nëse ka një tipar që ka udhëhequr buxhetin është konsolidimi fiskal. Investimet publike duhet të jenë tre herë më të mëdha se deficiti buxhetor. Cila është vërejtja ime? Nuk kemi një disiplinë buxhetore. E dyta, lidhet me ekzekutimin e deficiti buxhetit duhet të jetë detyrim. Unë mendoj që ne nuk kemi ndonjë përfitim nëse nuk realizojmë deficitin buxhetor. Çdo qindarkë që nuk realizohet shkon deficit. Unë insistoj ato para që janë programuar i duhen ekonomisë kombëtare. Në rast se vijmë në pikën të mosrealizimit të deficitet buxhetor, ne duhet të shkojmë në kufi… Për ato detyrime që vijnë si pasojë e keqqeverisjes apo keqmenaxhimit. Për këto detyrime edhe unë jam kundër që të rishihen për t’u falur. Ama për detyrime të trashëguara, k ardhur koha për të parë ato bashki që kanë vështirësi burimet, detyrimet që krijohen nga detyrimet bujqësore. Bashki që kanë treguar vullnet duhen ndihmuar. Kryebashkiaku i Pogradecit që ditën që ka hyrë në bashki e sot po kërkon, punon të shlyejë borxhet. Pavarësisht se Pogradeci është një bashki me burime, në momentin që demonstrohet vullnet duhen ndihmuar këtë bashki, pasi s’ka për ti ardhur radha për të dalë nga ai borxh”, tha Braçe.Top Channel
-

Humbja e opozitës në 5 bashki/ Berisha nuk ndalet: Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje, farsa është farsë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.
Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.
“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi, siç tha ai, se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”.
