Tag: bashkëshortja

  • Hetimi i SPAK/ Akuzë e re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliajt nën hetim edhe për fshehje të të ardhurave

    Hetimi i SPAK/ Akuzë e re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliajt nën hetim edhe për fshehje të të ardhurave

    Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuzë të re ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa. Mësohet se akuza e re ngritur nga SPAK ndaj Xoxës është për fshehje e të ardhurave. Ajola Xoxa u paraqit ditën e sotme në SPAK pasi u thirr për tu marrë në pyetje dhe qëndroi aty për gati 2 orë.
    Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
    Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

  • Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Bashkëshortja e Veliajt, do të merret në pyetje nga hetuesit

    Ajola Xoxa mbërrin në SPAK/ Bashkëshortja e Veliajt, do të merret në pyetje nga hetuesit

    Ajola Xoxa, Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur pak momente më parë në ambientet e SPAK.
    Mësohet se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vjen pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK. Xoxa do të merret në pyetje nga hetuesit.
    Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.

  • Afera korruptive 1.1 mln euro/ Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK…

    Afera korruptive 1.1 mln euro/ Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK…

    Ajola Xoxa bashkëshortja e kreut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës është paraqitur në SPAK për masën e sigurisë.

    Fillimisht ndaj Xoxës gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.

    Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.

  • Nuk i  jep pjesën e pasurisë ish-burrit: Do të marr kartelë false

    Nuk i jep pjesën e pasurisë ish-burrit: Do të marr kartelë false

    Florian Zenunaj nga Fieri është drejtuar në redaksinë e  emisionit “Stop” nëë Tv Klan pasi tregon se ai dhe ish-bashkëëshortja kishin një apartament të blerë në Tiranë.  Qytetari largohet në emigrim dhe i lë prokurë ish-bashkëshortes për të shitur pronën dhe automjetin.
    Zonja i shet, por nuk i jep asnjë pjesë Florianit edhe pse prona ishte përfituar gjatë martesës. Çifti u nda, por nuk mundi të marrë atë që i takon.
    Ish-bashkëshortja: Ça do ti? Të kam thënë unë fol me avokaten? Si ke guximin më merr në telefon mua ti?
    Florian Zenunaj: Dakord, më lër një sekondë mua të flas.
    Ish-bashkëshortja: Fare, as gjysmë sekondi nuk ke të drejtë ti. I ke humbur të drejtat ndaj meje ti. I ke humbur të drejtat që para 10 vjetësh.
    Florian Zenunaj: Okej, më ke ca detyrime mua, e di ti shumë mirë…
    Ish-bashkëshortja: Hap gjyq!
    “Stop” kontakton zonjën e cila tha se me ato para ka mbajtur 3 fëmijët dhe i ka shkolluar në Gjermani, ndaj nuk i detyrohet asgjë ish-bashkëshortit.
    Ish-bashkëshortja: Kam tre fëmijë me atë njeri. Kur unë atë shtëpi, e kemi blerë të dy. Nuk mund të thuash ti zonjë, shtëpinë e tij.
    Gazetarja: Po, dakord. Shtëpinë tuaj.
    Ish-bashkëshortja: Hë pra! Kur zotëria, kur është blerë shtëpia, kam firmosur unë.
    Gazetarja: Sepse keni pasur prokurë apo jo?
    Ish-bashkëshortja: Po, po prokurë. Ta lexoj unë prokurën do të thuash që atje janë 1 milionë përqind të drejtat e mia. E kam prokurën aty që ai më ka dhënë të drejtën, mund ta shes shtëpinë, të bëj ç’të dua me lekët. Ja, është e shkruar e zeza mbi të bardhë.
    Gazetarja: Dakord. Tani, sipas së drejtës bashkëshortore, pra në një martesë nëse një pronë është e të dyve, do të thotë që vlera do të ndahet nëse është bërë shitja.
    Ish-bashkëshortja: Po.
    Gazetarja: Ju pse nuk e keni ndarë?
    Ish-bashkëshortja: Se s’ma kërkoi!
    Madje zonja i drejtohet ashpër gazetares duke i thënë se mund të bëjë sikur po kalon krizë prej saj e ta fusë në telashe.
    Ish-bashkëshortja: Nëse zotëria do të gjejë të drejtën për shtëpinë, të hapë gjyq dhe unë i përgjigjem në  gjykatë me të tëra dokumentet!
    Gazetarja: Po  pse duhet ta bëni me gjyq…
    Ish-bashkëshortja: Se ashtu dua unë, se nuk… E di si është puna? Unë ta kam hapur për mirësjellje ty se  unë të këpus një ’block’ ty edhe të denoncoj edhe ty, edhe atë bashkë që po më shqetësoni. Se shkoj marr  një kartelë atje që unë po kaloj krizë nervore vetëm nga ju. E di ça të bëj unë ty? Unë të bëj ty atë që s’ta pret ty mendja dhe atij bashkë! Shkoni në gjykatë dhe vazhdoni në rrugë ligjore!
    Gazetarja: Po ti e di se çfarë bëj unë me këtë telefonatë dhe me këto fjalë që ti po më thua?
    Ish-bashkëshortja: Ça do më bësh moj?
    Gazetarja: Sepse ti po më kërcënon, e dashur.
    Ish-bashkëshortja: A zotrote, unë po të kërcënokam? Me ça? Me të drejtën e ligjit?
    Gazetarja: Me të drejtën e ligjit kur më thua se e di se çfarë të bëj unë ty?
    Ish-bashkëshortja: Unë të denoncoj moj! Unë të denoncoj!
    Gazetarja: Po je shumë e lirë të më denoncosh zonjë.
    Ish-bashkëshortja: A pra, më kërcënoke mua ti!
    Gazetarja: Je shumë e lirë, siç jam unë e lirë që të të denoncoj unë ty.
    Ish-bashkëshortja: Më kërcënoke mua ti që po të kërcënoj unë ty. Ik moj! Ik moj, çfarë do më bësh?! Ik  moj! Më bëj çfarë të duash!
    Gazetarja: Dakord.
    Ish-bashkëshortja: Ik gjeje të drejtën, moj!
    Gazetarja: Dakord.
    Ish-bashkëshortja: Gjejeni të drejtën dhe do më gjeni mua pastaj!
    Eksperti Klaudi Zholi shprehet se ligji shqiptar parashikon që të ardhurat e pronës së përfituar gjatë martesës të ndahen dhe zotëria duhet t’i drejtohet gjykatës civile. Por sipas tij, procese të tilla zgjasin.

  • Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut

    Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë.Lajmi u konfirmuar nga vetë presidenti amerikan përmes llogarinë e tij në platformën, Truth Social, ku shkruan “Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”.
    Më herët, Trump ka urdhëruar të gjithë flamujt federalë dhe shtetërorë të valëviten në gjysmështizë për nder të Papës.“Ai ishte një njeri i mirë; ai punoi shumë; ai e donte botën. Dhe është një nder për ta bërë këtë,”-tha ndër të tjera republikani.

  • Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë

    Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë.

    Lajmi u konfirmuar nga vetë presidenti amerikan përmes llogarinë e tij në platformën, Truth Social, ku shkruan “Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”.
    Më herët, Trump ka urdhëruar të gjithë flamujt federalë dhe shtetërorë të valëviten në gjysmështizë për nder të Papës.
    “Ai ishte një njeri i mirë; ai punoi shumë; ai e donte botën. Dhe është një nder për ta bërë këtë,” tha ndër të tjera republikani.

    Top Channel

  • Gruaja e Roan Brahimit flet për vrasjen e vjehrrit në Lezhë dhe atentatin me 4 të plagosur në Tiranë

    Gruaja e Roan Brahimit flet për vrasjen e vjehrrit në Lezhë dhe atentatin me 4 të plagosur në Tiranë

    Bashkëshortja e Roan Brahimit ka dëshmuar në polici pas vrasjes së vjehrrit të saj, Gjovalin Prendi 64 vjeç.
    Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, ajo ka thënë se nuk ka asnjë dijeni se kush qëndron prapa ekzekutimit të vjehrrit të saj.
    Ajo ka pohuar para hetuesve se nuk ka konflikte, por nuk ka përjashtuar problemet që ka patur bashkëshorti i saj me persona të tjerë, i cili është vrarë në Athinë 1 vit më parë.
    Lidhur me dyshimet e hetuesve që atentati i së enjtes në Tiranë ku u plagosën 4 veta mund të ketë lidhje me vrasjen në Lezhë të vjehrrit të saj, bashkëshortja e Roan Brahimit sërish është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për lidhje me ngjarjen.
    Policia dyshon se atentati me 4 të plagosurit në Tiranë, mes të cilëve edhe fëmijë, mendohet që të jetë ngatërruar objektivi. Kjo për shkak se, sipas hetuesve, bashkëshortja e Roan Brahimit ka në posedim një automjet Benz G-Class njësoj si ajo me të cilën udhëtonin 4 të plagosurit dhe banon në të njëjtën lagje me ta në periferi të Tiranës.
    Sipas të njëjtave dyshime, autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë, kanë dashur të vrisnin edhe bashkëshorten e Roan Brahimit në Tiranë.
    Por kjo pistë është në kuadrin e dyshimeve dhe nuk është varianti zyrtar i policisë.
    Gjovalin Prendi u ekzekutua në Pllanaj të Lezhës në lokalin e tij mbrëmjen e së enjtes (17 Prill 2025).
    Disa minuta më vonë, në periferi të Tiranës, në zonën e Lundrës në Unazë të Madhe, u qëllua me breshëri kallashnikovi në lëvizje një automjet Benz G-Class me të cilin udhëtonin 4 persona; shoferi 34-vjeçar, një 19-vjeçar dhe dy të mitur 11 dhe 17 vjeç. Të gjithë mbetën të plagosur. 11-vjeçari është në gjendje më të rëndë. Askush prej tyre nuk ka precedent penal dhe as konflikte të ditura.

  • Atentati me katër të plagosur në Tiranë/ Mjeti i objektivit u ngatërrua, çfarë lidhje ka bashkëshortja e Roan Brahimit me ngjarjen

    Atentati me katër të plagosur në Tiranë/ Mjeti i objektivit u ngatërrua, çfarë lidhje ka bashkëshortja e Roan Brahimit me ngjarjen

    Një fëmijë vetëm 11 vjeç po lufton për jetën mbasi ndaj tij dhe tre të tjerëve që po udhëtonin me një mjet G-Class, u zbrazën mëse 30 plumba automatiku.

    I mituri, djali i një biznesmeni kishte festuar datëlindjen së bashku me vëllain të moshës 17 vjeç dhe shokët e tyre, e po kthehej në shtëpi i shoqëruar me shoferin e familjes 34-vjeçarin Arenc Stafa.
    Në dinamikën e ndërtuar, të bazuar tek të dhënat paraprake hetuesit besojnë se ndaj automjetit luksoz ku gjendeshin pasagjerët dy prej tyre të mitur, një i tretë Kian Mullahi 19 vjeç dhe shoferi Stafa u qëllua në ecje e sipër me armë zjarri, ndërsa konsiderohet se njësoj është vënë në rrezik edhe jeta e të pafajshmëve të tjerë kalimtarë të rastit.
    Paraprakisht hetuesit thonë se kanë si pistë ngatërrimin e shënjestrës mbas dyshimit fillestar se ky aks rrugor frekuentohej me makina të ngjashme.
    Është kjo arsyeja pse hetuesit po verifikojnë se kush jeton në zonën rezidenciale të Lundrës, një zonë ku shënjestrat kanë banesat dhe që sakaq përdorin makina të ngjashme.
    Deri më tani agjentët besojnë se në këtë zonë banon edhe bashkëshortja e të ndjerit Roan Brahimi, babai i të cilit u qëllua për vdekje 45 minuta përpara se të ndodhte atentati i Tiranës.
    Megjithëse agjentët besojnë se gruaja e Brahimit, që sa ishte gjallë kishte kundërshtar Ervis Martinin, përdorte një automjet të ngjashëm, Top Channel ka verifikuar të dhënat prej nga ku rezulton se shtetasja A. Brahimi përdor makinë Audi Q5.
    Njëherazi janë marrë në pyetje tre të dëmtuarit e tjerë të cilët kanë përshkruar itinerarin përpara se të ishin në vatër të armëve të zjarrit ku dhe kanë shpjeguar se nuk kanë patur asnjë incident.
    Policia po mbledh ende prova dhe po bëhet gati që mbasi të mbylle marrjen në pyetje të disa shtetasve, të referojë materialet për veprën e vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë.
    Akuza e grupit kriminal po shqyrtohet ende nga hetuesit që shpresojnë të gjejnë gjurmë biologjikë në një nga vendet ku dyshohet se vrasësit kanë pritur shënjestrën

    Top Channel

  • Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për të zbatuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Kujtojmë se Xoxa është vënë nën hetim së bashku me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

  • Paraqitet në SPAK bashkëshortja e Elman Abules

    Paraqitet në SPAK bashkëshortja e Elman Abules

    Mëngjesin e kësaj të mërkure, Mariza Nito, bashkëshortja e Elman Abules, është paraqitur në SPAKDeri më tani, nuk dihet ende arsyeja e thirrjes, por bashkëshorti i saj Elman Abule është nën hetim për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
    Abule, i akuzuar për pastrim, iu zbut masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpiak nga gjyqtari Engert Pëllumbi për shkak të rrethanave familjare. Më 19 mars ai ishte për rreth 3 orë e gjysmë në SPAK.