Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare, Fatmir Xhafaj, ka votuar sot në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa e tij, teksa ushtruan të drejtën e votës në një ditë të rëndësishme për vendin.
Xhafaj është një figurë e njohur politike, me një karrierë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka shërbyer si deputet për disa legjislatura. Ai njihet gjithashtu për rolin e tij kyç si kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi.
Tag: bashkëshortja
-

Fatmir Xhafaj voton në Parkun Olimpik, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe mbesa
-

Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.
“Të presim çfarë do të thotë populli”, tha ai për mediat shqiptare.
Ndërkohë që dha edhe një prononcim për mediat e huaja, ku tha: Ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE.
Top Channel
-

‘Tani flet populli’/ Voton kryeministri Edi Rama, shoqërohet nga bashkëshortja
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë ushtruar sot të drejtën e votës në Shkollën “Ymer Lala” në Surrel, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Rama është paraqitur në qendrën e votimit me veshje sportive, i veshur me tuta dhe një këmishë me dizajn të bardhë, që tërhoqi vëmendjen e pranishmëve. Pas verifikimit të gjurmës së gishtit, ai mori fletën e votimit dhe priti disa minuta për të hyrë në dhomën e fshehtë.
Gjatë procesit, komisioneri i qendrës së votimit shkundi kutinë për të liruar hapësirë, pasi fletët e votimit këtë vit janë më të mëdha se zakonisht. Pas votimit, Rama u largua pa dhënë deklarata të zgjatura për mediat.
Në një prononcim të shkurtër, kryeministri u shpreh:
“S’kemi çfarë themi, jemi në pritje çfarë do të thotë populli.”
Ai shmangu pyetjet e gazetarëve, përfshirë edhe ato lidhur me vendimin për faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve. -

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Fjala është e popullit
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.
“Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit. Kështu që të presim cfarë do të thotë populli“, tha shkurt Rama.
Rama iu shmang ndër të tjera pyetjet e gazetarëve, të cilët e pyetën për vendimin e faljes së gjobave dy ditë para zgjedhjeve. -

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryedemokrati Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani.
Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë.
Berisha: Thirrje zemre, të votojnë të votojnë për veten e tyre, për fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre, punën, punësimin, biznesin fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen. Do të kemi një ditë të dytë vere, thirrja ime votoni, votoni. -

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë
Kryedemokrati Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.
Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani.
Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë.Top Channel
-

I shoqëruar nga bashkëshortja voton Kreu i SPAK, Altin Dumani: Do flasim pas zgjedhjeve!
Kreu i SPAK, Altin Dumani i shoqëruar nga bashkëshortja ka ushtruar të drejtën e votës sot në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri.
Procesi i votimit po zhvillohet në të 12 qarqet e vendit dhe përfshin më shumë se 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.Kur u pyet nga gazetarët për strategjinë e hetimeve zgjedhoreve , Dumani tha: “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”
-

Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS, Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja Linda
Takimi përmbyllës i fushatës së PS në Tiranë ka nisur.
Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.
Socialistët dhe qytetarët ia kanë nisur valles në Parkun Olimpik, aty ku po zhvillohet edhe takimi i ditës së fundit të fushatës.
Të tjerë janë veshur me kostume popullore tradicionale dhe mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, PS-së dhe të BE-së.
Disa orë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, ndërsa partitë organizuan takime në të gjitha qytetet shqiptare të vendit në një muaj fushatë.
Krerët e dy partive të mëdha, Edi Rama e Sali Berisha apo dhe ata të partive të vogla prezantuan programet me të cilat kandidojnë në këto zgjedhje, ndërsa nuk i kursyen sulmet ndaj njëri-tjetrit.Top Channel
-

Familja Boçi kundër deklaratës së PD/ Bashkëshortja e deputetit: Konflikti jo banal, por politik
Deklarata kondradiktore ndërmjet PD së Elbasanit dhe familjes së deputetit demokrat, Luçiano Boçi, në lidhje me përleshjen në mitingun e PD, ku i plagosuri mbeti djali i tyre. Blerina Boçi, bashkëshortja e deputetit, ka reaguar në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar politik konfliktin ku u përfshi.
Në këtë mënyrë, Blerina Boçi hedh poshtë deklaratën e PD në Elbasan, sipas së cilës, konflikti ishte banal. Ndërkaq, djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital. Ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike. -

Thellohen hetimet, SPAK me akuzë të re për Ajola Xoxën, bashkëshortja e Veliajt po hetohet edhe për fshehje pasurie…
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, janë thelluar ndjeshëm. Xoxa është thirrur dje në SPAK, ku iu komunikua një akuzë e re: fshehje pasurie, përtej hetimeve ekzistuese për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Sipas burimeve, dyshimet e reja lidhen me transaksione të dyshimta përmes OJF-ve të lidhura me Xoxën, të cilat dyshohet se kanë përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme. Veliaj mbetet në arrest me burg, ndërsa bashkëshortja e tij është nën masën e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim daljeje nga vendi”. Gjykata ka refuzuar kërkesat për lirimin e të dyve, ndërsa SPAK ka paraqitur prova shtesë për një rrjet transaksionesh mbi 1 milion euro. Rrjeti dyshohet se përfshinte kompani private, OJF dhe zyrtarë të lartë lokalë. Megjithatë dosja pritet të zgjerohet edhe më tej në ditët në vijim.
Detajet
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Xoxa u paraqit dje në Prokurorinë e Posaçme, ku edhe iu komunikua akuza e fshehjes së të ardhurave për një tjetër episod. Ajo po hetohej deri tani për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Bashkëshortja e Veliajt është duke u hetuar nën masën detyrim paraqitje, dhe akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime të paligjshme nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore, që dyshohet se u pastruan nëpërmjet një rrjeti OJF-sh. Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar të mërkurën kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për revokim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Në të njëjtën seancë, Gjyqtari i Posaçëm Erion Bani rrëzoi edhe kërkesën e biznesmenit Elman Abule për revokim të masës së sigurisë, i cili aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”.
Gjatë seancës, gjykata u njoh me informacionin hetimor të kryera nga SPAK, për këto dy muaj, që kur Erion Veliaj, u arrestuar me urdhër të organit të akuzës. Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh rreth tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.