Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 23 korrik ka marrë vendimin për të marrë të pandehur kryebashkiakun, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Të pandehur janë marrë edhe me biznesmeni Mirton Lika, Gentian Sula dhe Klotilda Bushka.
Ndërkohë ditë pas ditë raportohet se personat që janë të përfshirë në hetime po ndryshojnë dëshmitë ndërsa kanë nisur edhe të bashkëpunojnë me SPAK. Fillimisht ishte ish-finanrierja, Adela Kondakçiu dhe biznesmeni Gentian Sula. Tani bëhet me dije se një person i tretë i është shtuar kësaj liste duke dalë kundër Xoxës.
Mësohet se personi i tretë është bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito (Abule). Edhe pse bashkëshorti i saj është mik i ngushtë me Veliaj ajo ka ndihmuar SPAK-un. Ajo ka theksuar se Ajola i ka treguar që kishte hapësirë të ngushtë në shtëpi. Me këtë justifikim se nuk ka hapësirë Xoxa i ka kërkuar katin e tretë i cili është apartamenti që ka sekuestruar SPAK-u. SPAK ka gjetur mobilje gjatë kontrolleve, të porositura nga Ajola Xoxa.
Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
Tag: bashkëshortja
-

SPAK zgjeron rrethin e bashkëpunëtorëve/ Bashkëshortja e mikut të ngushtë të Veliajt kundër Ajola Xoxës (EMRI)
-

Tjetër dëshmitar në krah të SPAK, bashkëshortja e mikut të Veliajt kundër Ajola Xoxës (Emri)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 23 korrik ka marrë vendimin për të marrë të pandehur kryebashkiakun, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Të pandehur janë marrë edhe me biznesmeni Mirton Lika, Gentian Sula dhe Klotilda Bushka.
Ndërkohë ditë pas ditë raportohet se personat që janë të përfshirë në hetime po ndryshojnë dëshmitë ndërsa kanë nisur edhe të bashkëpunojnë me SPAK. Fillimisht ishte ish-finanrierja, Adela Kondakçiu dhe biznesmeni Gentian Sula. Tani bëhet me dije se një person i tretë i është shtuar kësaj liste duke dalë kundër Xoxës.
Mësohet se personi i tretë është bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito (Abule). Edhe pse bashkëshorti i saj është mik i ngushtë me Veliaj ajo ka ndihmuar SPAK-un. Ajo ka theksuar se Ajola i ka treguar që kishte hapësirë të ngushtë në shtëpi. Me këtë justifikim se nuk ka hapësirë Xoxa i ka kërkuar katin e tretë i cili është apartamenti që ka sekuestruar SPAK-u. SPAK ka gjetur mobilje gjatë kontrolleve, të porositura nga Ajola Xoxa.
Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”. -

Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa merren të pandehur
Ky është momenti kur agjentët e BKH i shkuan në paraburgimin e Durrësit dhe i komunikuan kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj akuzat që rëndojnë mbi të, korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të të ardhurave dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli.
Për këtë vepër penale, i pandehur përfundoi edhe polici i burgjeve që, sipas SPAK i dha Veliajt celularin për të komunikuar gjatë kohës kur ishte në paraburgim.
Në orën 09:00 në prokurori u paraqit edhe bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Ajola Xoxa të cilës iu komunikua gjithashtu marrja e pandehur për tre akuza.Ndërkohë hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën do të vazhdojnë deri në 29 shtator.
I përfshirë në dosje është biznesmeni, Elman Abule të cilit akuzat iu komunikuan një ditë më parë si dhe pesë sipërmarrës të tjerë.
Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt me urdhër të dy prokurorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado nën dyshimet se kishte krijuar një skemë të mirëfilltë korrupsioni, vepër që ata dyshojnë se e ka kryer në 10 episode.
SPAK pretendon se korrupsioni kryhej përmes një rrjeti të komplikuar transaksionesh bankare dhe krijimit të disa shoqërive që kontrolloheshin direkt apo indirekt nga bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës për të qarkulluar para publike, në mënyrë që t’i bënin të ligjshme.
Ndërkohë po sot, për njërën prej zyrave që SPAK e dyshon se përdorej për pastrim parash, konkretisht “Galeria Harabel” e Ajola Xoxës, mori të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika.
Një javë më parë, Gjykata e Lartë i tha jo lirimit të tij nga qelia e paraburgimit të Durrësit. Tashmë beteja e tij për masën e sigurisë pritet të zhvendoset në Kushtetuese, ndërsa fatin e tij pas mbylljes së hetimeve do ta ketë në dorë Gjykata e Posaçme./vizionplus.tv -

“Një muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’”/ Bashkëshortja e Diogo Jotës përlot me postimin, ndan fotot nga dita e dasmës
Rute Cardoso, bashkëshortja e futbollistit të Liverpool Diogo Jota që humbi jetën në një aksident tragjik në Spanjë së bashku me vëllanë e tij, ka prekur me një postim në rrjetet sociale.
Ajo postoi tri foto nga dita e dasmës së tyre, me mbishkrimin: 1 muaj nga ‘derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, vajza jote e bardhë!Lexo edhe :Related Posts
Çifti ishte martuar vetëm pak javë para se të ndodhte aksidenti tragjik, më 22 qershor, në një ceremoni të thjeshtë me miqtë dhe familjarët më të afërt. Jota dhe Rute njiheshin që në adoleshencë dhe kishin tre fëmijë së bashku.
/vizionplus.tv -

Bashkëshortja e Muhamet Rrumbullakut ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë
Bashkëshortja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.
Burime për Newsbomb bëjnë me dije se Elsa Rrumbullaku nuk ka mundur që të mposhtë sëmundje nga e cila prej kohësh vuante.
Familjarët e saj, bashkëshorti e dy djemtë e saj, Marvin dhe Erlisi i dhanë asaj lamtumirën e fundit këtë të hënë. -

“E dha jetën për të tjerët”, flet mes lotësh bashkëshortja e kapitenit që u mbyt në liqenin e Shkodrës
Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës, ka dhënë një deklaratë për media.
Mes lotësh ajo tha se Arbeni ishte një njeri i jashtëzakonshëm, gjithmonë i përkushtuar për të ndihmuar të tjerët.
“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë, për mua, për djalin dhe vajzën, dhe për të gjithë ata që e kanë njohur, sepse ka qenë njeri shumë i mirë, shumë punëtor dhe shumë i përkushtuar. Ka qenë shumë i dhënë pas të tjerëve, të gjithëve u thoshte: ‘Ke nevojë për gjë?’, sa dhe jetën e vet e dha për turistët,” – u shpreh bashkëshortja e tij.
Ajo rrëfeu momentin kur mori lajmin tragjik:
Na njoftoi një koleg që kishte punuar me të. Më tha që Beni ka pësuar aksident. Nuk e mendova këtë gjë, sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, i guximshëm, notar i mirë dhe nëse do të kishte aksident, do ta rregullonte vetë anijen.”
Ndërkohë, nipi i tij theksoi se humbja është e jashtëzakonshme dhe falënderoi të gjithë ata që punuan për gjetjen e trupit. Ai shtoi se shpallja e të afërmit të tij si Dëshmor i Atdheut është nderim i merituar.
“Është një humbje shumë e madhe. Falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar si për gjetjen e trupit, ashtu edhe për nderimin që e ka pasur të merituar. Të mos harrohet dhe të respektohet si hero, pasi ka bërë një akt që nuk e bën çdokush,” – u shpreh ai. -

Përcillet në banesën e fundit Arben Anamali! Bashkëshortja e heroit: Dhimbje shumë e madhe për ne
Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike që humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një grup turistësh izraelitë që po rrezikonin të mbyteshin në Liqenin e Shkodrës.
Kapiteni 50-vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk hezitoi të hidhej në ujë për t’u ardhur në ndihmë turistëve. Pasi u hodhi jelekët e shpëtimit, përfshirë edhe atë që kishte vetë, turistët arritën të ngjiteshin sërish në anije. Por, Arben Anamali nuk u kthye më.
“Më njoftoi një koleg, që ka punuar bashkë me të në anije. Më tha që Beni ka pësuar një aksident. Se mendova kurrë se ishte mbytur, se ishte shumë i fortë. Është dhimbje shumë e madhe për ne”, u shpreh bashkëshortja e viktimës, Najada Isufi.
Trupi i tij u gjet pas tre ditësh kërkimesh intensive. Të afërmit shpresojnë që emri dhe sakrifica e tij të mbeten në kujtesën e çdo shqiptari, si një shembull i rrallë humanizmi.
“Për aktin e tij nuk kemi çfarë të them, sepse kanë folur të gjithë. Shpresojmë mos të harrohet dhe të respektohet”, u shpreh nipi i viktimës, Mirsad Isufi.
Për aktin heroik të kryer në shërbim të jetës, kapiten Arben Anamali është shpallur nga qeveria shqiptare “Dëshmor i Atdheut”.Top Channel
-

65-vjeçari i vë flakën banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja
Një 65-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ka vënë flakën qëllimisht banesës së tij, ku është dëmtuar bashkëshortja.
Në pranga ka rënë S. B., 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Policia thotë se “dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë flakën një banese në pronësi të tij (aktualisht, e pabanuar). Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij, e cila mori ndihmë mjekësore, në spital”. -

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja
Një 65-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, ku është dëmtuar bashkëshortja.
Në pranga ka rënë S. B., 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.
Policia thotë se “dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë flakën një banese në pronësi të tij (aktualisht, e pabanuar). Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij, e cila mori ndihmë mjekësore, në spital”.Top Channel