Ditën e sotme doli në gjyq shqiptari, Pandeli Nakoleci, i cili vrau me thikë gruan e tij, Marjola Nakoleci në sy të 4 fëmijëve. Pavarësisht se ka shprehur pendesë, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg.
Në një rrëfim sa emocional, kontradiktor dhe të ngarkuar me pendesë, 40-vjeçari shqiptar përshkroi jetën e përbashkët me gruan, e cila sipas tij ishte “e qetë, harmonike dhe e mbushur me dashuri” për më shumë se 20 vite, duke rritur katër fëmijë së bashku.
Ai tha se punonte pa pushim si bukëpjekës dhe në ndërtim, për të siguruar mirëqenien e familjes, ndërsa bashkëshortja kujdesej për fëmijët dhe punonte herë pas here në mënyrë sezonale.
Sipas dëshmisë së dhënë para gjykatës, gjithçka ndryshoi pas Pashkëve të këtij viti, kur ai zbuloi se bashkëshortja kishte një lidhje jashtëmartesore me një tjetër burrë. Ai tha se kishte gjetur mesazhe të natyrës erotike dhe komunikim të përditshëm mes tyre, ndërsa ajo e pranoi lidhjen, por vetëm pas shumë hezitimesh.
Ai rrëfen se bashkëshortja i tregoi në mënyrë “fyese dhe tallëse”, sipas tij se fëmija që kishte humbur pak kohë më parë nuk ishte i tij.
“Isha i dërrmuar, i poshtëruar, i shkatërruar. Mora një thikë nga ballkoni që e përdornim për skarë dhe e godita. Nuk doja ta vrisja. Doja vetëm ta trembja… Por nuk kuptova se çfarë po bëja,”, deklaroi ai në sallën e gjyqit, raporton Protothema.
Autori mohoi në mënyrë kategorike se kishte ushtruar ndonjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj bashkëshortes më parë, duke i quajtur akuzat për dhunë në familje “të pavërteta dhe të pabazuara”.
Ai kërkoi që ndaj tij të kryhet një ekzaminim psikiatrik, duke sqaruar se ka qenë së fundmi i shtruar në një institucion mjekësor pas një tentative për vetëvrasje dhe është diagnostikuar me çrregullime ankthi dhe konfuzion mendor.
“Do doja ta ktheja kohën pas. Do preferoja të isha unë në vend të saj. Jam i shkatërruar dhe i penduar thellë për atë që ndodhi. U kërkoj falje fëmijëve të mi, familjarëve të saj dhe gjithë shoqërisë,”, u shpreh i pandehuri.
Seanca e radhës pritet të mbahet në ditët në vijim, ndërsa gjykata do të vendosë për kërkesën për ekspertizë psikiatrike.
Tag: bashkëshortja
-

“Kur ishte shtatzënë me thoshte ‘fëmija nuk është i yti’”/Pretendimet e njëpasnjëshme të shqiptarit që vrau gruan: Do..
-

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, bashkëshortja apel për ndihmë mes lotësh: Kurimi ka kosto, moment delikat
Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në teatër dhe 20 në film po lufton me një sëmundje të rëndë. Familja e artistit dhe intelektualit që ka kaluar më shumë se 46 vite në Teatrin Kombëtar, kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar. Bashkëshortja e tij, Rajmonda Shundi në një intervistë për Report Tv, mes lotësh tregon edhe se si aktori u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.
“Para 3 vitesh ka patur një nishan që e neglizhoi, e la pas dore, po rritej, nuk e hoqi dhe më në fund kur e hoqi kishte kaluar fazën e momentit që duhej bërë kjo ndërhyrje. Doli që ishte malinj, problematik. Dhe pasi bëmë analizat menduam se ishte okej, por para 3-4 muajsh nisën shqetësimet e para. Nishani kishte lëshuar metastazat dhe kishte nisur të bëhej agresiv”, tha ajo.
Aktori aktualisht ndodhet në një spital në Francë, ndërsa pritet të nisë kurën.
“Nuk ka nisur kura. Tashmë në këtë moment Nauni ka marrë mjekimet e para, serumet, është kontrolluar, është fuqizuar pjesërisht. Jemi në javën më kritike, është java vendimtare që të nisë kura. Prandaj po kërkojmë ndihmë. Mjekët thonë që ka kosto”, theksoi Rajmonda Shundi.
Të gjendur përballë kostove të larta për trajtimin e nevojshëm, familja e aktorit kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve.
“Atyre që kanë mundësi, që e njohin Naun Shundi, atyre që e duan artin, spektatorëve, artdashës, ata që munden, le ta konsumojnë një kafe me Naun Shundin në këtë formë. Është një moment delikat. Se kemi patur veten kurrë në pozicione të tilla, por solidariteti, njerëzit na kanë sugjeruar të bëjmë këtë hap. Kështu ndihemi shumë të fortë për të përballuar sëmundje të tilla”, theksoi ajo.
Ndihma do të përdoret për blerjen e ilaçeve të specializuara, analiza dhe vizita të vazhdueshme mjekësore, si dhe për shpenzimet e transportit dhe të tjera të lidhura me procesin e kurimit.
***
Për ata që dëshirojnë të ndihmojnë Naun Shundn, më poshtë gjeni numrin e llogarisë bankare ose përmes Go Fund Me, duke klikuar KËTU.
BKT
Naun Shundi
Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE
Swift NCBAALTX
0692092911
ObserverKult
Lexo edhe:
LASGUSH PORADECI: S’KA INFLUENCË, NUK LOT ROL INFLUENCA NË POEZI, NË KRIJIMIN ARTISTIK…
-

Aksident i rëndë në Shkodër, kamioni përplasety me makinën/ Ndërron jetë kryefamiljari, plagosen bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur
Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë.
Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë që drejtohej nga një burrë, dhe më tej me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua.
Për pasojë ndërroi jetë shoferi i makinës elektrike, A. L, 47 vjeç. Shkaqet ende po hetohen ndërsa për nxjerrjen e personave nga makinat ndërhynë dhe forcat zjarrfikëse.
Automjeti elektrik thuajse është shkatërruar plotësisht.
Tre të plagosurit, të cilët janë bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur të viktimës, janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, bëjmë me dije se u bë i mundur identifikimi i shtetasit A. L., 47 vjeç, i cili humbi jetën nga ky aksident. 3 pasagjerët e dëmtuar (bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Top Channel
-

Si e arsyeton Linda Rama gjynjëzimin e të shoqit ndaj Melonit
Së fundi, opinioni mund të mësojë se ç’mendon bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda, mbi gjestet apo vendimmarrjet tejet të diskutueshme të njeriut krah saj, që ndryshe nga një shërbëtor i përulur që duhej të ishte ndaj shqiptavëe(dhe jo ndaj Melonit), sillet si të ishte pronar i tyre dhe i Shqipërisë, duke e qeverisur këtë vend keq e më keq.
Deri më tani, shqiptarët nuk kanë mundur ta lexojnë gruan e fisme afër njeriut që i qeveris, rolin e butë të saj mbi bashlëshortin, ndikimin e ngrohtë te saj për të amortizuar sadopak paradokset e tij. Pra, si të ishte bashkëshortja e Edit e si jo, Edi është po ai, pasi nuk e shfaq askund dhe në asnjë aspekt rolin e pretenduar të saj. Ndaj dhe aureola e zonjës në fjalë, ajo e një zonje në karakter, ngjan si një atribut që i është mveshur sforcërisht.Në një intervistë për Newbomb, Linda Rama thotë shumëçka pa thënë në thelb asgjë, ku qerthullon në një lloj sofizimi bosh për të justifikuar të shoqin.
Fjala vjen, si e sheh ajo sjelljen deri dhe karagjoze të të shoqit me kryeministren italiane, së cilës i ulet në gjynjë si adoleshent i vonuar, nën vanitetin e pashërueshëm për të qenë me patjetër lajm?
“Bëhet fjalë për të njëjtin Edi që shkon në takimin me presidentin Macron apo në takime të tjera të rendësishme me atlete të bardha apo Edin që në një rast bënte dirigjentin e liderave të vendeve të BE përpara se aparati fotografik të shkrepte foton familjare diku në Bruksel apo Edin që nuk nguron të marrë tabakanë e të bëjë kamarierin për të ftuarit e tij në fund të një aktiviteti kulturor në COD. Edi është atipik dhe atipizmi i tij nuk ka se si të mos marrë vemendjen e mediave ndërkombëtare të cilat jetojnë me lajmin. Mua vetë, artistikisht, më ka pëlqyer kur kam parë Edin më të shkurtër se Giorgia Meloni”, e arsyeton kështu bashkëshortja Linda Rama.
Por leximi i rëndë i kësaj është sjellja kontraverse e Ramës sipas një tipologjie të urryer nga Zoti: të atyre që janë ankth për familjet e tyre brenda shtëpisë e lumturi për shoqërinë jashtë saj. Me njerëzit që qëveris ai kurrë nuk ka qenë i përulur veç rasteve kur i janë dashur vota.Po si e arsyeton Linda një furi të të shoqit pa sens mbi qeverisjen lokale, duke shkelur ligj e Kushtetutë, fyer dhe dinjitete nerëzore?
Thjesht një tjerrje sofistike pa thelb: “Nga sa është shpjeguar, ky zhvillim ka marrë shkas pikërisht nga niveli i besimit të marrë në zgjedhje dhe pritshmëria e qytetarëve për një zhvillim të ri edhe në raport me hapërsirën publike. Por mbase mosushtrimi në kohë apo siç duhet i disa prej kompetencave në fushën e juridiksionit të pushtetit vendor, në kushtet kur sfidat e qyteteve të mëdha janë bërë edhe më të mëdha, ka sjellë në rendin e ditës nevojën për një shkundje tërësore në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve. Unë nuk ka se si ti di të gjithë argumentet dhe kundëargumentet mbi këtë zhvillim. Ajo që mund të them është që performanca e pushtetit lokal është përfitim apo kosto e përditshme për qytetarin dhe cilësi e rritur apo e munguar jetese për të. Se çfarë nuk funksionon në mekanizmin zbatues, atë të kontrollit dhe llogaridhënies në bashkitë tona, nevojitet të kuptohet…”.
Pra, nga sa kuptohet prej intervistës së Linda Ramës, ajo thjesht zotëron afësinë e mërzitshme për t’ja justifikuar të gjitha cenet qeverisëse të shoqit, diçka që ngjashëm e ka bërë dhe Nexhmija e Enverit apo Liria e Saliut. /tesheshi.com/
-

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”, ka theksuar Bytyqi.
Ai ka deklaruar se motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar Bytyqi ka thënë se është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas Bytyqit, i dyshuari ka thënë se është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë. -

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i Rrugores akuzon ish-shefin: Ardian Isufi fshehu provat!
Rexhep Llacaj
TIRANË- Pas dhunimit të kamarierit 18-vjeçar, një tjetër akuzë është ngritur ndaj ish-shefit të qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufit.
Rexhep Llacaj, një efektiv i Policisë Rrugore akuzon Isufin se kishte ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Në një prononcim që ka dhënë për gazetarin Enrik Mehmeti, Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në Policinë Rrugore të Vlorës, tha se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave.
“Gjithshka ka nisur në datën 24 Janar të vitit 2021, kur bashkëshortja dhe fëmijët e mitur po kalonin rrugën dhe në atë moment vjen një automjet i cili e merr përpara bashkëshorten dhe traumatizon fëmijët. Bashkëshortja qëndroi në koma për një kohë të gjatë, ndërsa sot është e paralizuar dhe fëmijët janë traumatizuar. Kur kam shkuar pas disa ditësh për të kërkuar pamjet nëpër biznese, mu tha se mos u mundo kot se ngjarjen e kanë fshehur, kanë ardhur efektivë të tjerë që kishin ardhur më përpara dhe fshirë,”- tha Llacaj për ngjarjen e ndodhur 4 vite më parë. Ndërsa shtoi se kur Isufi u bë shefi i tij i kishte kërkuar zbardhjen e ngjarjes, por si përgjigje kishte marrë shkarkimin nga detyra.
Llacaj i cili e akuzon Isufin si manipulator të ngjarjeve dhe i bën thirrje prokurorisë që të rihapë dosjen e bashkëshortes së tij, por jo vetëm.
-

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Tre autorët e dyshuar nga për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbetur në burg pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Fierit.
Konkretisht do të qëndrojnë në qeli gjatë hetimeve që do të zhvillojë prokuroria, Emanilda Rama, vajza e tij 26-vjeçare që mori përsipër krimin, Valbona Rama, bashkëshortja që ndihmoi të fshihej ngjarja dhe Çlirim Dogani, bashkëpunëtori në krim.
Në deklarimet në polici, 26-vjeçarja Rama pretendon se e ka mbytur të atin për shkak të sjelljeve të tij.
“Rreth orës 12:30 kam shkuar në banesë dhe teksa mamaja po bënte punët e shtëpisë, i jam drejtuar tualetit. Kur kam hapur derën e tij pashë babin brenda dhe shoh që tualeti ishte bërë pis prej tij. Kur e pashë tualetin ashtu u acarova, dola jashtë dhe shkova të marr një tel, të cilin e kisha lënë në cepin e ballkonit të shtëpisë. Shkova sërish në banjo dhe i thash babit “mos bëj zë” ai mu kthye “do vuash dhe do vdesësh pas meje”. Në atë moment i lidha dy herë telin rreth qafës dhe e mbyta. Pastrova duart me ujë dhe i thash mamit të dilnim nga shtëpia të iknim në punë. Trupin e babait e lashë në tualet deri në darkë”, rrëfeu ajo.
Sipas policisë, nëna e vajzës njëherazi dhe bashkëshortja e viktimës ka kryer veprime për të fshehur vrasjen e Anesti Ramës. -

Reagon bashkëshortja e Hulk Hogan pas ndarjes së tij nga jeta: “Zemra ime është copëtuar”
Sky Daily, bashkëshortja e legjendës së WWE Hulk Hogan, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së tij, duke ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale.
“Nuk isha gati për këtë… zemra ime është copëtuar,” shkroi ajo, duke treguar se kishte shpresuar se do ta kalonin së bashku krizën shëndetësore.
Sky e përshkroi Hoganin si një njeri që, pavarësisht dhimbjes, nuk ndalonte së takuar fansat. “Ju ishit gjithçka për të,” u shpreh ajo.
“Për botën ishte një ikonë, për mua ishte Terry, burri që e dashuroja.”
Sky dhe Hogan u martuan në vitin 2023, pas një lidhjeje që u bë publike në fillim të vitit 2022.
Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Bollea, ndërroi jetë të enjten në moshën 72-vjeçare, pas një ndalese kardiake në shtëpinë e tij në Florida.

