Një turiste çeke ka kallëzuar në polici, se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më. Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi për 68- vjeçarin çek me inicialet P.P është bërë nga bashkëshortja e tij 67- vjeçarja me inicialet A.P.
‘Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 -vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij’, thuhet në njoftimin e policisë.
Tag: bashkëshortja
-

Durrës/ Zhduket nga hoteli turisti çek, bashkëshortja denoncon në polici
-

Mister në Durrës/ Zhduket nga hoteli turisti, bashkëshortja alarmon policinë (Emri)
Një turiste çeke ka kallëzuar në polici, se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më.
Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi për 68- vjeçarin çek me inicialet P.P është bërë nga bashkëshortja e tij 67- vjeçarja me inicialet A.P.
‘Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 -vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij’, thuhet në njoftimin e policisë. -

“Më bleu bashkëshortja një bluze, por u djersita aq shumë…”, Qori: Ftoj Ramën të udhëtoj një ditë me urban në Tiranë
arlind qori dhe edi rama
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka denoncuar gjendjen e transportit publik në Tiranë, ku kondicionerët nuk ndizen dhe qytetarëve iu duhet të udhëtojnë në kushte të papërshtatshme. Ai shprehet se kontrata që Bashkia e Tiranës ka me kompanitë e transportit urban, i detyron këto të fundit që të kenë të pajisura mjetet me kondicionerë funksionalë, megjithëse ligji shkelet në jo pak raste duket favorizuar oligarkët. Qori fton kryeministrin Rama, që të udhëtojë qoftë edhe njëherë me transport publik, për të kuptuar gjendjen ku është katandisur ky sektor.
Postimi i Qorit:
Të ka blerë bashkëshortja një bluzë të re. E vesh me qejf dhe nisesh për në punë. Hip në autobusin e Unazës dhe menjëherë ndjen se kondicioneri nuk është ndezur. Në fund të tre stacioneve, kupton se je djersitur sikur të kishe vrapuar 30 minuta.
Kontrata që Bashkia e Tiranës ka lidhur me kompanitë e transportit publik, kërkon që kondicioneri të jetë gjithnjë funksional dhe i ndezur. Po kur ligji bie ndesh me interesat ekonomike të oligarkëve, nuk vlen as sa një kunjë dhëmbësh.
Meqenëse në shtetin tonë pa institucione, punët mund të marrin zgjidhje vetëm nëse i bie rruga andejpari sulltanit, e ftoj Edi Ramën të bëjë diçka që me gjasë nuk e ka bërë prej 30 vjetësh. Të hipë një ditë në autobusët urbanë të Tiranës dhe të vetëdijesohet se ata që hanë kumbulla, rrush e fiq pas kurrizit të tij, janë edhe më të shumtë. Bëhet kërdia gjithandej. Po sulltani ynë sylesh nuk di gjë. -

I shoqëruar nga bashkëshortja, ambasadori Shkurov niset me helikopter drejt Tiranës
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës. Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit. Në helikopter për të asistuar është edhe një mjek nga spitali i Korçës, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.
Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.Top Channel
-

Bashkëshortja e Konstantinos Argyrous ndan lajmin e trishtë: Pësova abort
Alexandra Nika bëri një rrëfim personal përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se kohët e fundit kishte abortuar. Korrikun e kaluar, u njoftua se gruaja e Konstantinos Argyrou ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Nëpërmjet llogarisë së saj personale në Instagram, Alexandra Nika foli për abortin e saj që e bëri të kuptonte se sa bekim i madh është shëndeti.
Në postimin e saj, ajo shkroi: “Dje në këtë faltore piktoreske pagëzuam Babagjyshin tonë. Kohët e fundit pata një abort që më kujtoi se sa bekim i madh është të kesh fëmijën tënd të shëndetshëm dhe familjen tënde pranë. Asgjë nuk dhurohet.. shëndeti, dashuria dhe momentet me njerëzit tanë janë dhuratat më të çmuara”.
Shihni postimin e saj:Çifti u martua më 7 korrik, duke e mbajtur misterin dhe pritjen që pasoi larg “dritave” të ekranit. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij e mbajtën dasmën e tyre në Agios Dimitrios në Grand Resort dhe më pas një pritje u mbajt në shtëpinë e familjes Nika, në Mavro Lithari në Anavyssos. Të enjten, më 21 gusht, Alexandra Nika ndau imazhe nga përgatitjet e saj, ndërsa tregoi edhe detaje të fustanit të saj të nusërisë, i cili u kurua nga Silia Kritharioti dhe ekipi i saj.
-

Zbulohen detaje/ Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë, vdiq në vetmi
Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe një këmbanë alarmi për institucionet përgjegjëse e mbarë shoqërinë shqiptare.
I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara dhe tjetra në Itali. E megjithatë, i moshuari nuk pati askënd afër, as vajzat dhe as gruan, madje dyshohet se ai ka vdekur disa ditë më parë.
Hera e fundit që fqinjët e panë Nikon ishte dita e hënë 1 shtator. Jashtë kamerave ata tregojnë se i moshuari jetonte në vetmi, ndërsa bashkëshortja kishte zgjedhur t’I shkonte pas vajzës që kishte emigruar në Itali.
Pasojat më të rënda të emigracionit po i shohim tek mosha e tretë, ku numri i të moshuarve që jetojnë vetëm, pa përkujdesjen e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore sa vjen e shtohet. -

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë
Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe një këmbanë alarmi për institucionet përgjegjëse e mbarë shoqërinë shqiptare.
I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara dhe tjetra në Itali.
E megjithatë, i moshuari nuk pati askënd afër, as vajzat dhe as gruan, madje dyshohet se ai ka vdekur disa ditë më parë.
Hera e fundit që fqinjët e panë Nikon ishte dita e hënë 1 shtator. Jashtë kamerave ata tregojnë se i moshuari jetonte në vetmi, ndërsa bashkëshortja kishte zgjedhur t’I shkonte pas vajzës që kishte emigruar në Itali.
Pasojat më të rënda të emigracionit po i shohim tek mosha e tretë, ku numri i të moshuarve që jetojnë vetëm, pa përkujdesjen e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore sa vjen e shtohet.
-

“Vendimi më i vështirë i jetës sime”/ Bashkëshortja e Bruce Wills jep lajmin e hidhur
Aktori legjendar i “Die Hard”, Bruce Willis, po jeton aktualisht nën kujdes 24 orë, larg familjes së tij, si pasojë e përkeqësimit të sëmundjes së demencës frontotemporale.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, në një intervistë prekëse për programin special të ABC-së, “Emma & Bruce Willis: The Unexpected Journey”.
Emma, e cila ka dy vajza me aktorin, Mabel, 13 vjeçe dhe Evelyn, 11 tha se vendimi për ta sistemuar Bruce-in në një shtëpi me kujdes 24 orë ishte “një nga më të vështirët” që ka marrë ndonjëherë.
“E dija që, para së gjithash, Bruce do ta dëshironte këtë për vajzat tona. Do të donte që ato të jetonin në një shtëpi të përshtatur për nevojat e tyre, jo për të tijat”, – tha ajo.
Megjithëse nuk jetojnë më nën të njëjtën çati, Emma theksoi se janë “shumë shpesh atje” dhe se e konsiderojnë atë shtëpi si “shtëpinë e dytë”.
“Është një shtëpi e mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe të qeshura. Është e mrekullueshme të shohësh sa shumë nga miqtë e Bruce-it vazhdojnë të vijnë për ta vizituar – sjellin jetë dhe gëzim”, tregoi ajo.
Ish-bashkëshortja e Bruce-it, Demi Moore, dhe vajzat e tyre. Rumer, 36, Scout, 33, dhe Tallulah, 31, gjithashtu e vizitojnë aktorin rregullisht, duke ruajtur lidhjen familjare në këtë periudhë të vështirë.
Emma, 49 vjeçe, rrëfeu se diagnoza e Bruce-it ka qenë një përvojë e rëndë dhe shpeshherë e vetmuar. Ajo foli për ankthin dhe shqetësimet që ka përballuar, duke përmendur nevojën për t’u kujdesur për çdo detaj të sigurisë në shtëpi për shkak të sjelljeve që lidhen me demencën.
Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pas diagnozës me afazi, e cila më vonë u konfirmua si demencë frontotemporale. Roli i tij i fundit ishte në filmin aksion-shkencor Assassin, i publikuar në mars 2023.
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRKEQËSOHET SHËNDETI I BRUCE WILLIS/ NUK MUND TË FLASË MË, TË LEXOJË APO TË ECË
-

E rëndë/ Ish-Presidenti i Interit, ndodhet në intubim, bashkëshortja tregon gjendjen shëndetësore: Pas disa orësh…
“Massimo nuk është keq, nuk duhet të jetë asgjë shqetësuese”.
Kështu është shprehur Milly Moratti për gjendjen e ish-presidentit të Interit, i shtruar të martën në mbrëmje në spitalin Humanitas të Rozzano-s për shkak të një pneumonie dhe më pas i transferuar në terapi intensive. “Pas disa orësh do të dimë diçka më shumë”, shtoi bashkëshortja e Morattit për ‘Repubblica’.
Gjendja e tij nuk është kritike, por situata është serioze: ish-numri një i klubit zikaltër, i cili fitoi 16 trofe gjatë 18 viteve në krye të klubit, me kulmin e Tripletës në vitin 2010, është intubuar dhe i është dhënë qetësues pasi kishte vështirësi të merrte frymë vetë. Gjatë ditës mund të dalë një buletin mjekësor.
“Moratti është një mik, një person i jashtëzakonshëm – tha administratori i deleguar i Monzës dhe ish-Milani, Adriano Galliani – Jam i sigurt se do të shërohet”.
Janë të shumta mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që kanë ardhur përmes rrjeteve sociale. Moratti mbushi 80 vjeç më 16 majin e kaluar. Në mesin e mbi njëqind ish-lojtarëve të Interit të ftuar, bashkë me të gjithë familjarët, në festën surprizë të organizuar nga fëmijët Carlotta dhe Angelo Mario (Mao) në vilën e Imbersago-s, në zonën e Lecco-s, ishin edhe Ronaldo, Recoba dhe Vieri.
