Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
Kujtojmë që Ajola Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.
Tag: bashkëshortja
-

Bashkëshortja e ish-kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
-

Shuhet sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos
Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako Papa, bashkëshortja e Gaqo Çakos.
Luiza Çako ka pasur një karrierë të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të lenë shenjë në artin shqiptar.
Çako, është nëna e këngëtarit dhe kantautorit të njohur Piro Çako. -

Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako, bashkëshortja e Gaqo Çakos dhe nëna e Pirro Çakos
Skena artistike shqiptare ka humbur sot një nga zërat e saj më të veçantë.
Ka ndërruar jetë sopranoja e mirënjohur Luiza Çako Papa, bashkëshortja e artistit të madh të muzikës operistike, Gaqo Çako.
Luiza Çako Papa ka pasur një karrierë të pasur dhe të spikatur në muzikën shqiptare, duke lënë pas vepra dhe interpretime që do të mbeten të gjalla në kujtesën e publikut.
Ajo shquhej për talentin, elegancën dhe përkushtimin e saj ndaj artit skenik, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e kulturës muzikore në vend.
Artistja ishte gjithashtu nëna e kantautorit dhe këngëtarit të njohur, Piro Çako, i cili ka ndjekur gjurmët e familjes së tij në muzikë.
Ndarja nga jeta e saj lë një boshllëk të madh në artin shqiptar, ndërsa trashëgimia e saj artistike do të mbetet një gur themeli për brezat që vijnë. -

Mashtruan klientët me biletat, arrestohet pronari i agjencisë turistike, ndiqet penalisht bashkëshortja
Policia në kryeqytet ka vënë në pranga pronarin e një agjencie turistike, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka përfituar rreth 17 mijë euro përmes mashtrimit të klientëve për rezervimin e biletave.
Pas disa javësh hetime uniformat blu arrestuan shtetasin Ardi Gjuzi dhe ndoqën penalisht bashkëshorten e tij.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”. Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17.000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet”, informon policia. -

Mashtruan klientët dhe përfituan rreth 17 mijë euro, arrestohet administratori agjencisë dhe procedohet bashkëshortja e tij
Është vënë në pranga administratori i një agjencie turistike në Tiranë dhe procedohet bashkëshortja e tij, pasi përfituan përmes mashtrimit 17 mijë euro.
Sipas uniformave blu, dyshohen se çifti ka mashtruar klientët e agjencisë dhe kanë përfituar rreth 17 mijë euro.
Si rezultat i operacionit: u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; si dhe nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”.
Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.Si rezultat i operacionit:-u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Top Channel
-

Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro/ Arrestohet pronari i agjencisë turistike, nën hetim bashkëshortja e tij (EMRI)
Foto ilustruese
TIRANË- Administratori i një agjencie turistike, Ardi Gjuzi 63-vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa procedohet penalisht edhe punonjësja (bashkëshortja e tij) E. Gj., 51 vjeçe. Dyshohet se çifti i bashkëshortëve kanë mashtruar klientët e agjencisë dhe kanë përfituar rreth 17 000 euro. Hetimet nisën pas kallëzimeve të disa qytetarëve, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet
Njoftimi:
DVP Tiranë/ Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”.
Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.
Si rezultat i operacionit: -u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; -nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”. -

Gentjan Bejtja u vra në sy të fëmijëve, bashkëshortja rrëfen detajet: Një nga vrasësit më mbajti të bllokuar, dy të tjerë qëlluan
gentjan bejtja-Pamje nga banesa ku ndodhi ngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjes. Ngjarje e regjistruar një vit më parë, ku më 15 mars 2024, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, dëshmitare bashkë me fëmijët ka rrëfyer detaje nga momenti i ngjarjes.
Ajo ka deklaruar para hetuesve se në momentin kur ndodhi atentati një prej autorëve e kishte mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët dhe dy të tjerë kishin ekzekutuar bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë së saj, në momentin kur 3 persona të armatosur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, njëri prej tyre e ka mbajtur atë dhe 2 të tjerët kanë qëlluar me armë në drejtim të bashkëshortit.
Armida Bejtja, bashkëshortja e viktimës: “Jam e martuar prej disa vitesh me Gentian Bejten dhe kemi tre fëmijë. Me 15 mars 2024, rreth orës 16:00, së bashku me bashkëshortin kemi dalë nga banesa e vjehrrit dhe kemi shkuar në banesën tonë, që ndodhet vetëm disa metra larg. Me vete kemi pasur edhe dy fëmijët. Gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, kam vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur. Njëri prej tyre më ka mbajtur të bllokuar mua dhe fëmijët, ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI -

Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA
Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, aktivistit të njohur të krahut të djathtë, i cili u vra kohët e fundit, është emëruar CEO dhe kryetare e bordit të Turning Point USA, organizata që ai themeloi në vitin 2012.
Në deklaratën zyrtare, Turning Point USA theksoi se Charlie Kirk kishte shprehur më parë dëshirën që bashkëshortja e tij të merrte drejtimin e organizatës në rast të ndonjë fatkeqësie. “Charlie na përgatiti për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur që Turning Point USA të mbetej e fortë edhe përballë sfidave më të mëdha,” u tha në njoftim.
Erika Kirk, në mesazhin e saj, përsëriti fjalët e të shoqit: “Kemi një vend për të shpëtuar. Nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të gjunjëzohemi përballë së keqes. Ne do të vazhdojmë.”
Charlie Kirk u bë një figurë me ndikim në politikën amerikane përmes përpjekjeve për të tërhequr të rinjtë drejt kauzave konservatore dhe mbështetjes së Donald Trump dhe lëvizjes MAGA. Organizata e tij u rrit ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme të të djathtës amerikane.
Nga ana e saj, Erika Kirk ka një profil të larmishëm. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Arizona State University, ka një master në drejtësi nga Liberty University dhe një doktoraturë në lidership të krishterë. Përveç karrierës akademike, ajo ka punuar si modele e aktore, ka fituar titullin Miss Arizona USA në vitin 2012 dhe zotëron markën e modës fetare Proclaim Streetwear.
Erika dhe Charlie Kirk u martuan në maj të vitit 2021.
