Tag: bashkëshortja

  • LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Naos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama

    LIVE/ Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Naos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama

    Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.

    Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.
    Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.
    Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim për të kujtuar figurën politike të Nanos, ndërsa bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, pritet të mbajë fjalimin në emër të familjes. Pas homazheve publike, nga ora 11:15 deri në 11:45, do të zhvillohen homazhet e personaliteteve të larta të shtetit dhe trupit diplomatik.
    Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.

    Top Channel

  • Homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrijnë figura politike në hollin e Pallatit të Kongreseve (FOTO)

    Homazhet për Fatos Nanon/ Mbërrijnë figura politike në hollin e Pallatit të Kongreseve (FOTO)

    Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital.
    Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit.
    Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dh eish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.
    Figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare.
    Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.
    Tri herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit, si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe një lider me vizion për të ardhmen e Shqipërisë.

  • FOTO-VIDEO/ Homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

    FOTO-VIDEO/ Homazhet për Fatos Nanon në Pallatin e Kongreseve, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

    Prej orës 08:30, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq më 31 tetor, pas disa javësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital. 
    Në hollin e Pallatit të Kongreseve, familjarët e ngushtë të liderit historik të së majtës, kanë pritur ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve të ardhur dhe nga rrethet e vendit. 
    Po ashtu, edhe figura politike të njohura në vend, si Fatmir Mediu, Agron Duka, Arben Malaj dhe emra të tjerë janë ndër të parët që kanë mbërritur në ceremoninë e homazheve për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. 
    Kurora me lule e buqeta janë vendosur në arkëmortin e ish-kryeministrit, ndërsa sic shihet në foto, në rreshtin e parë të pritjes së ngushëllimeve janë vendosur sipas  radhës, bashkëshortja e ish-kryeministrit, Xhoana Nano, dy fëmijët e tij nga martesa me gruan e parë Rexhina Nano, djali i Xhoanës dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Më pas shihen bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. 
    Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë. 
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare. 
    Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm. 
    Tri herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit, si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe një lider me vizion për të ardhmen e Shqipërisë. 

  • Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon

    Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.
    Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.
     

  • Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina në ceremoninë e homazheve për ish kreun e PS

    Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina në ceremoninë e homazheve për ish kreun e PS

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.

    Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.

  • Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

    Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

    Xhoana Nano

    TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej mëngjesit homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të spikatura të tranzicionit demokratik dhe liderit historik të Partisë Socialiste.
    Në ceremoninë e nderimit janë të pranishëm familjarë të afërt, miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Pranë arkëmortit qëndron bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali i tij, Sokoli. Mes të pranishmëve është gjithashtu edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila qëndron përkrah familjes Nano.
    Atmosfera në hollin e Pallatit të Kongreseve është solemne dhe e mbushur me lot dhe emocione, teksa qytetarë të shumtë dhe figura të njohura politike po nderojnë kujtimin e Nanos, i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas pritet të zhvillohet ceremonia shtetërore e nderimit, me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të vendit./ZËRI

  • Lamtumira për Fatos Nanon, bashkëshortja mban fjalim, liderë nga rajoni i bashkohen homazheve

    Lamtumira për Fatos Nanon, bashkëshortja mban fjalim, liderë nga rajoni i bashkohen homazheve

    Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve pritet të mbajë një fjalë në emër të familjes bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

    Pas homazheve, arkëmorti i Fatos Nanos do të kalojë përpara godinës së Kryeministrisë për t’u përcjellë më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga rajoni dhe politika shqiptare. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Kosova, kryeministri Albin Kurti, disa ministra dhe deputetë, ndërsa Malin e Zi do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri i vendit.
    Nga opozita shqiptare, Partia Demokratike pritet të përfaqësohet nga Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

  • Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron

    Vizita në Paris, Rama dhe bashkëshortja e tij priten për darkën zyrtare nga presidenti Macron

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga mbërritja e tij në rezidencën presidenciale, pallatin Elysee, për darkën me Presidentin francez Emmanuel Macron.

    Nga videoja e postuar në Facebook nga kryeministri, ai shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe pritet me përqafime në hyrje të pallatit Elysee nga çifti presidencial i Francës, Emmanuel dhe Brigitte Macron.

    Top Channel

  • Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.
    Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes.
    “Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë.
    E njoh Ajetin që kur ishim 15 vjeç. Kemi luajtur bashkë edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të përfaqësojmë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe kanë kaluar mbi 10 vite. Ky është një grup me shumë cilësi, por mbi të gjitha me karakter. Të gjithë luftuam në fushë dhe dhamë maksimumin – kjo është një arritje e madhe për ne.”
    Për sa i përket mesazheve të shumta që ka marrë pas ndeshjes, kapiteni theksoi: “Urimi i parë ishte nga bashkëshortja dhe familja. Kam marrë shumë mesazhe, ende nuk i kam hapur të gjitha. Më të rëndësishmit janë ato nga familja, prindërit dhe gruaja.”
    Në fund, Gjimshiti komentoi edhe përballjen personale me Dusan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit: “Kam luajtur shumë herë kundër Vlahoviçit, besoj mbi 10 ndeshje. Po kalon një periudhë të vështirë, por mbetet sulmues me cilësi. Në pjesën e parë pati një rast të madh, por ia dolëm ta mbajmë mirë.”

  • U gjet i pajetë në Lezhë, del ekspertiza/ Gjergj Tushën e vrau demi. Bashkëshortja: Kafsha ishte e egër

    U gjet i pajetë në Lezhë, del ekspertiza/ Gjergj Tushën e vrau demi. Bashkëshortja: Kafsha ishte e egër

    Zbardhet ekspertiza ligjore që përcakton shkakun e vdekjes së Gjergj Tushes, i cili u gjet dje i pajetë në Lezhë.
    Ekspertiza përcakton se plaga nuk është me armë zjarri, se ka dëmtime dhe thyerje të brinjëve dhe se ne kohën që mendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë.
    Sakaq, po analizohet fakti se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e tij ka njolla gjaku. 
    Në dëshminë e saj edhe bashkëshortja ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.