Tag: bashkëshortja

  • Hetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule

    Hetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule

    Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Nito është paraqitur për dosjen e Veliaj.
    Lajmi në përditësim…

    Top Channel

  • Marisa Nito paraqitet në SPAK/ Bashkëshortja e Elman Abule në të njëjtin hetim me dosjen e Kryebashkiakut Veliaj

    Marisa Nito paraqitet në SPAK/ Bashkëshortja e Elman Abule në të njëjtin hetim me dosjen e Kryebashkiakut Veliaj

    Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Abule, po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
    SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj. Ndërkohë sot pritet që të zhvillohet në GJKKO seanca ku SPAK do të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2-mujore ndaj Veliajt. Veliaj akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

  • I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha merr pjesë në homazhet për Margarita Xhepën

    I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha merr pjesë në homazhet për Margarita Xhepën

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e skenës shqiptare, Margarita Xhepa.
    Ish-kryeministri u shoqërua në homazhet në nder të aktores së mirënjohur nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

    “Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.
    Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.
    Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha për mediat.

  • Ajola Xoxa rikthehet në SPAK, qëndron vetëm disa minuta

    Ajola Xoxa rikthehet në SPAK, qëndron vetëm disa minuta

    Ajola Xoxa

    TIRANË-Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur sot (4 prill) në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa mbërriti në ambientet e SPAK e në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është larguar pa u prononcuar për gazetarët.

    Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
    Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI

  • Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

    Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

    Në zbatim të masës së sigurisë për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në SPAK mbërrin bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa.Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
    Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

  • Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

    Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan: Këtë muaj e shijoj si fëmijë

    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama, kanë shtruar mbrëmjen e sotme në xhaminë e Ballies në qytetin e Elbasanit një iftar, ku të ftuar ishin përfaqësues të klerit, diplomatë dhe zyrtarë të lartë.
    Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama uroi besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit, ndërsa kujtoi edhe hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë pas shumë kohësh pritjeje.
    “Imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan, që u vlerësua me një çminim ndërkombëtar për arkitekturën. Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritje edhe xhamia e madhe e Namzagjasë.

    Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun”, tha Rama.
    Më tej Rama u shpreh se është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet.
    Megjithëse për pak vite, tha Rama, BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan.
    “Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE”, theksoi ai.
     

  • Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan një iftar mbrëmjen e sotme në Elbasan

    Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan një iftar mbrëmjen e sotme në Elbasan

    “MUAJI I BEKUAR
    Agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët”- shkruan Edi Rama dhe publikon videon e mëposhtëme:

    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar një iftar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, në ambientet e xhamisë së Balliajve.
    Rama e ka quajtur iftar i posacëm, duke kujtuar se sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund pas shyumë vitesh pritje dhe xhamia e madhe e Namazgjasë
    “Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun.