Tag: bashkëshortja

  • Ka Labi fëmijë me një grua serbe? Të vërtetën e tregon bashkëshortja e tij

    Ka Labi fëmijë me një grua serbe? Të vërtetën e tregon bashkëshortja e tij

    Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 16:54
    Labinot Rexha ka një fëmijë jashtëmartesor? Është ky lajmi që mori dhenë në portale. Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur në emisionin “Kosova Today”, duke i mohuar plotësisht këto pretendime.
    Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik.
    “Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijë së vet”, tha Laureta. Ajo theksoi njëherësh se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha.

  • “Nuk e di se si t’i tregoj djalit”/ Pas vdekjes së Shpatit, bashkëshortja e tij flet mes lotësh: Baba i mrekullueshëm

    “Nuk e di se si t’i tregoj djalit”/ Pas vdekjes së Shpatit, bashkëshortja e tij flet mes lotësh: Baba i mrekullueshëm

    Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka folur për herë të parë pas ndarjes së papritur të tij nga jeta. Në një deklaratë të ndjerë, ajo shprehu dhimbjen dhe respektin për bashkëshortin e saj.
    “Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim, të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest”, tha ajo.
    Selvije tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që kishte me artistin nga Tetova.
    “Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si Drita”.
    Ajo përmendi edhe djalin e tyre, Roelin, që është vetëm 3 vjeç e gjysmë.
    “Ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë.
    Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat”.
    Fjalët e Selvijes për jetën dhe kontributin e Kasapit si artist dhe baba, tregojnë dhimbjen e madhe të familjes pas kësaj humbjeje.

  • Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Bashkëshortja e Veliajt paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

    Ajola Xoxa është paraqitur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
    Xoxa është paraqitur në kuadër të masës së sigurisë së caktuar ndaj saj nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.
    Kujtojmë se prej 10 shkurtit, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim nën akuzat për korrupsion aktiv dhe pasiv.

  • I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani ndjek në ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Anglisë

    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani ndjek në ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Anglisë

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, mandati i të cilit përfundon muajin e ardhshëm, ka vendosur që këtë të diel të shijojë emocionet e ndeshjes Shqipëri-Angli në stadiumin Air Albania.
    I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Altin Dumani është filmuar teksa ndjek nga afër lojën e djemve tanë kuqezinj të cilët janë duke “luftuar” me yjet e Anglisë.
    Kjo nuk është hera e parë që Dumani është parë në stadium, pasi njihet si një tifoz i pandashëm i kombëtares sonë.
     

    Altin Dumani ne stadium

  • I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vranë mashtruesi rus i kriptomonedhave dhe bashkëshortja e tij në Dubai

    I rrëmbyen dhe i bënë copa-copa, si u vranë mashtruesi rus i kriptomonedhave dhe bashkëshortja e tij në Dubai

    Çifti rus Roman Novak dhe bashkëshortja e tij Anna u rrëmbyen dhe u copëtuan dhe më pas u varrosën në shkretëtirën e Emirateve të Bashkuara Arabe nga një bandë që kërkonte të merrte një “thesar” kriptomonedhash.
    Lajmi fillimisht u raportua nga faqja ruse e lajmeve Fontanka, sipas të cilës, Roman Novak, një shtetas rus që kishte mbledhur 500 milionë dollarë përmes një aplikacioni mashtrues të kriptomonedhave dhe më pas ishte arratisur me paratë e investitorëve, është vrarë dhe copëtuar bashkë me bashkëshorten e tij Anna, pasi rrëmbyesit e zemëruar zbuluan se portofoli i tij i kriptomonedhave ishte bosh.

    Çifti kishte më shumë se një muaj që rezultonte i zhdukur. Ata u panë për herë të fundit më 2 tetor, pasi u joshën në një resort malor jashtë Dubait nga kriminelë që hiqeshin si investitorë të mundshëm.
    Shoferi i tyre i kishte shoqëruar pranë një vendi turistik, ku më pas do të merrnin një tjetër makinë për një udhëtim të supozuar. Pas kësaj, kontaktet me ta u ndërprenë, përveç një mesazhi ku Novak pretendonte se ishte bllokuar diku pranë kufirit me Omanin dhe kishte nevojë urgjente për një shumë të madhe parash. Më pas, heshtje totale.
    Hetimet zbuluan lëvizjet e telefonit të tyre në zona të ndryshme: rajoni i Hatta-s, territori i Omanit dhe qyteti Cape Town. Dyshohet se telefoni ishte në duart e vrasësve, të cilët përpiqeshin të çorientonin hetuesit.
    Çifti besohet se ishin joshur në një vilë në qytetin Hatta, ata u mbajtën peng ndërsa rrëmbyesit kërkuan fjalëkalimin e portofolit të kriptomonedhave të Novak. Kur zbuluan se portofoli ishte bosh, kriminelët dyshohet se i vranë dhe i copëtuan trupat e tyre, duke i shpërndarë pjesët në kosha mbeturinash pranë një qendre tregtare.
    Misteri u zgjidh me gjetjen e mbetjeve trupore dhe arrestimin e të dyshuarve në Rusi. Mes tyre ishin dy ish-ushtarë të luftës në Ukrainë dhe një ish-polic që ishte kthyer në trafikant droge.

    Fundi i një historie mashtrimesh që i kushtoi jetën

    Vrasja duket se ishte fundi i një historie të ndërlikuar. Novak kishte bindur shumë njerëz në Azi dhe Lindjen e Mesme të investonin në një projekt kriptomonedhash, që rezultoi të ishte mashtrim. Ai ishte nën hetim për këtë çështje, e cila nxori në pah rolin e tij si manipulues, me precedent mashtrimesh ku pretendonte lidhje me sheikë dhe miliarderë.
    Novak ishte një nga shumë personazhet që përdorin Dubain si bazë për skemat e tyre mashtruese, duke ekspozuar pasurinë e tij, të vërtetë apo të rremë, në rrjetet sociale.  Novak dhe bashkëshortja e tij ekspozonin në Dubai foto me makina të shpejta dhe avionë privatë. Siç shkruan NYP, ata postonin shpesh foto me një Rolls-Royce dhe një makinë klasike britanike Cobra me vlerë totale 1.9 milionë dollarë, si dhe udhëtime në Disneyland dhe vende të tjera turistike.

    Tetë persona janë arrestuar në lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e çiftit, përfshirë ish-investitorë të mashtruar nga Novak dhe një ish-punonjës të Ministrisë së Brendshme të Vladimir Putin.

    Tre persona dyshohet se kryen vrasjen, ndërsa katër të tjerë akuzohen për pjesëmarrje në planifikimin e saj, përmes blerjes së thikave që mendohet se janë përdorur në krim. Roli i të tetit nuk është zbuluar ende.

  • Homazhet për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama mbërrin në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja

    Homazhet për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama mbërrin në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë mortore që po mbahet në nder të liderit historik të PS-së, Fatos Nano.
    Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
    Rama gjithashtu do të mbajë dhe një fjalë përmbyllëse si kryeministër i vendit, por mbi të gjitha si pasues i Fatos Nanos në krye të Partisë Socialiste.

  • Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

    Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

    Edi Rama dhe Linda Rama

    TIRANË- Edi Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.Në përfundim të ceremonisë shtetërore, kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e fundit të lamtumirës, duke nderuar pasuesin e tij në drejtimin e Partisë Socialiste./ZËRI

  • FOTOT/ Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos

    FOTOT/ Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos

    Në pallatin e kongreseve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

    Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano janë të pranishme në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos.

    Top Channel

  • FOTOLAJM- Emocion dhe trishtim për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, bashkëshortja e tij, Xhoana nuk mban dot lotët

    FOTOLAJM- Emocion dhe trishtim për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, bashkëshortja e tij, Xhoana nuk mban dot lotët

    Momente të dhimbshme janë regjistruar gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, ku bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk mundi të fshehë emocionet dhe lotët për humbjen e të shoqit. 
    Pamjet tregojnë dhimbjen e familjes dhe afërsinë e madhe me figurën e Nanos, një nga liderët më të njohur të politikës shqiptare. 
    Në krah të Xhoana Nanos qëndron djali i Fatos Nanos. 
    Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët kanë bërë homazhe në nder të figurës së ish kryeministrit dhe ish kreut të PS.
     

  • DETAJE/ Kryeministri Edi Rama dhe Xhoana Nano do të mbajnë fjalim në nder të Fatos Nanos, ish-bashkëshortja Rexhina…

    DETAJE/ Kryeministri Edi Rama dhe Xhoana Nano do të mbajnë fjalim në nder të Fatos Nanos, ish-bashkëshortja Rexhina…

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano do të përcillet sot në mesditë në banesën e fundit. Në nderim të tij, dita e diel 2 nëntor është shpallur ditë zie kombëtare ndërsa në Pallatin e Kongreseve ka nisur ceremonia funebre shtetërore.
    Trupi i liderit historik të së majtës politike u vendos mëngjesin e sotëm në hollin e Pallatit të Kongreseve që prej orës 08:30 kur dhe filluan homazhet publike. Në ceremoni merr pjesë dhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila do të jetë për homazhe kur të vijë trupi i Nanos, dhe më pas nuk do të qëndrojnë në ceremoni.
    Trupi diplomatik shqiptar dhe personalitete të politikës, do të nderojnë figurën e Nanos në pjesën e dytë të ceremonisë.
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore do të jetë kryeministri Edi Rama, gjithashtu pasues i Fatos Nanos në drejtimin e Partisë Socialiste, që do të mbajë një fjalë e më pas dhe vetë bashkëshortja e Nanos, Xhoana, apo dhe djali Sokoli. Fatos Nano do të përcillet për në banesën e fundit pas një ceremonie private familjare.
    Fatos Nano ndërroi jetë mesditën e së premtes (31 tetor) në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga probleme kronike respiratore ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.
    Tri herë kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit, si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe një lider me vizion për të ardhmen e Shqipërisë.