Një 29-vjeçare u procedua nga komisariati i policisë së Korçës pas denoncimit të bashkëshortit të saj. Denoncimi është bërë ditën e djeshme nga bashkëshorti, i cili ka deklaruar para oficerëve të policisë se bashkëshortja e tij e dhunonte psikologjikisht.
Dhuna sipas tij ka qenë sistematike gjatë muajve të fundit, ndërsa sipas burimeve të CNA bëhet me dije se arsyet lidhen me motive të dobëta.
Mësohet se 29-vjeçarja ushtronte dhunë psikologjike për faktin se bashkëshorti i saj ishte i papunë dhe ishte vetë ajo që kujdesej për shtëpinë.
Arsyet ekonomike e shtynë të renë që për një periudhë disamujore të grindej me bashkëshortin e saj, i cili u pajis gjithashtu edhe me urdhër mbrojtjeje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori:
-ku filloi procedimi penal për shtetasen K. Z., 29 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të saj, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Tag: bashkëshorti
-

Gruaja dhunon sistematikisht burrin në Korçë, policia e procedon penalisht
-

1 javë pa asnjë shenjë prej saj! Nëna e tre fëmijëve ende e zhdukur, po kërkohet edhe në Kosovë
Foto ilustruese
TROPOJË- Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik. Zhdukja e gruas ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe ato të Kosovës. Për zhdukjen e saj, 2 ditë më parë, u vendos në pranga bashkëshorti i saj, 58-vjeçari Imer Shpata. Në njoftimin zyrtar të arrestimit të tij, u zbulua se në banesën e Shpatës janë gjetur dhe dy armë zjarri që dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.
Ndaj edhe kishte dyshime se 58-vjeçarja, e identifikuar me inicialet N.SH.m dyshohet se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që përjetonte nga bashkëshorti i saj.
Por duke qenë se nuk ka asnjë gjurmë prej saj prej 4 ditësh, dyshohet se po fshihet një ngjarje e rëndë kriminale. E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur, dy djemve, njëri prej të cilëve jeton në Angli, tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që banon në Tiranë. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë prej saj, kërkimet në terren ende vazhdojnë. Nga ana tjetër, Policia nuk ka mundur që të zbulojë asnjë detaj të ri as nga bashkëshorti i saj./ZËRI -

Hetohet krimi në familje/ Nëna e tre fëmijëve e zhdukur prej një jave, vazhdojnë kërkimet edhe në Kosovë
Policia po heton prej të paktën tre ditësh kur u bë edhe denoncimi, me dy pista kryesore, largimin e saj për shkak të dhunës në familje dhe një vrasje të mundshme nga bashkëshorti.
Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe ato të Kosovës. Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari Imer Shpata, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.
Gruaja, e martuar në Bujan, por me familjen e origjinës në fshatin fqinj Dojan të Njësisë Administrative Bujan, u raportua e larguar nga banesa familjare dhe që prej asaj dite nuk është parë më.
E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur, dy djemve, njëri prej të cilëve jeton në Angli, tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që banon në Tiranë. Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e vrasjes nga bashkëshorti.
Për gjetjen e 48-vjeçares, Policia e Tropojes është duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët e tyre në Kosovë, pasi ekziston mundësia që ajo të jetë drejtuar drejt Gjakovës. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje. -

Mourinho: Gruaja e Benitezz të interesohet për burrin e saj e jo për mua!
Në vitin 2015, gruaja e Rafa Benítez, pasi bashkëshorti i saj u emërua trajner i Real Madridit, tha:
“Real Madridi është i treti nga ish-ekipet e José Mourinhos që Rafa ka drejtuar. Ne ia pastrojmë rrëmujën.”Nuk vonoi përgjigjja lakonike e Mourinhos:
“Me gjithë respektin e duhur, zonja është pak e hutuar. Nuk po qesh, sepse bashkëshorti i saj shkoi te Chelsea për të zëvendësuar Roberto Di Matteo, dhe te Real Madrid për të zëvendësuar Carlo Ancelottin.
I vetmi klub ku burri i saj më zëvendësoi ishte Interi, dhe në vetëm gjashtë muaj ai shkatërroi ekipin më të mirë në Evropë në atë kohë.
Dhe që ajo të mendojë për mua dhe të flasë për mua?
Mendoj se do ishte më mirë të përdorte kohën për gjëra më të dobishme; për shembull, të kujdesej për dietën e burrit të saj. Kështu do kishte më pak kohë të merrej me mua.” -

Akuza të forta/ Bashkëshorti u nda nga jeta disa muaj më parë, gruaja denoncon stafin mjekësor: Nuk…
Në Komisariatin e Policisë Kolonjë një 47-vjeçare ka kallëzuar stafin mjekësorë e një klinike pasi pretendon se nuk e kanë diagnostikuar si duhet bashkëshortin e saj, i cili ka humbur jetë disa muaj më parë.
“Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet”, njofton policia.
Sakaq, materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim. -

Bashkëshorti i ndërroi jetë, 47-vjeçarja denoncon klinikën private: Nuk dhanë diagnozën e duhur
Një shtetase 47-vjeçare ka denoncuar një klinikë private ku bashkëshorti i saj ka kryer disa analiza mjekësore, por nuk është diagnostikuar siç duhet.
47-vjeçarja me iniciale T. M., tregon se më datë 19 Maj, bashkëshorti i saj ka humbur jetën në shtëpi, ndërsa ka ngritur pretendime të forta se klinika ku ai shkoi për të kryer vizitat mjekësore, nuk ka dhënë diagnozën e duhur, duke u bërë shkak dhe për vdekjen e bashkëshortit të saj, referuar denoncimit të 47-vjeçares.
“Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet”, njofton policia. -

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet
Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë në banesë.
Ajo pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku bashkëshorti i saj ka kryer analizat, nuk e kanë diagnostikuar si duhet.
“Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet.” – thuhet në njoftim.
Policia thotë se materialet i kanë referuar në Prokurori, për vlerësim. -

Bashkëshorti i saj humbi jetën si pasojë e sëmundjes, 47-vjeçarja kallëzon stafin e klinikës mjekësore: Nuk e diagnostikuan si duhet
Në Komisariatin e Policisë Kolonjë një 47-vjeçare ka kallëzuar stafin mjekësorë e një klinike pasi pretendon se nuk e kanë diagnostikuar si duhet bashkëshortin e saj, i cili ka humbur jetë disa muaj më parë.
“Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet”, njofton policia.
Sakaq, materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.Top Channel
-

Tronditje në Los Angeles: Vritet producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj
Robin Kaye, producentja e njohur e “American Idol”, dhe bashkëshorti i saj Thomas Deluca, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Encino, Los Angeles.
Policia ka arrestuar 22-vjeçarin Raymond Boodarian, i cili dyshohet se hyri në shtëpi në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi çiftin me armë zjarri. Viktimat u gjetën në dhoma të ndara me plagë të shumta.
Sipas hetimeve, Kaye dhe Deluca janë përballur me autorin sapo janë kthyer në shtëpi, çka dyshohet të ketë çuar në përplasjen fatale.
Robin Kaye kishte qenë pjesë e ekipit të “American Idol” që prej vitit 2009. Kompania e prodhimit shprehu dhimbje të thellë për humbjen, duke e përshkruar atë si të dashur dhe të pazëvendësueshme.
Hetimet për motivin e ngjarjes tragjike vijojnë. -

Producentja e “American Idol” dhe bashkëshorti i saj gjenden të vrarë në banesën e tyre
Robin Kaye, një nga figurat kyçe të emisionit televiziv “American Idol”, dhe bashkëshorti i saj Thomas Deluca janë gjetur të vrarë në banesën e tyre në Los Angeles, në një rast që dyshohet të jetë vrasje e dyfishtë. Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin 22-vjeçar, Raymond Boodarian.
Policia e Los Angeles-it njoftoi se trupat e pajetë të çiftit, të cilët ishin qëlluar me armë zjarri, u zbuluan gjatë një kontrolli mirëqenieje në shtëpinë e tyre në White Oak Avenue, të hënën në orën 14:30. Paramedikët e zjarrfikëses i shpallën të vdekur në vendngjarje.
Gjatë hetimeve u zbulua se më 10 korrik, katër ditë para se të gjendeshin trupat, ishte bërë një telefonatë për një grabitje të dyshuar në të njëjtën adresë. Dyshohet se Boodarian ishte futur në banesë përmes një dere të hapur dhe qëndroi aty deri në kthimin e çiftit në shtëpi. Sipas policisë, një përballje ndodhi mes tyre, e cila përfundoi tragjikisht me vrasjen e Kaye dhe bashkëshortit të saj. Autori u largua nga vendngjarja në këmbë.Në një deklaratë zyrtare, “American Idol” shprehu dhimbjen për humbjen e Kaye: “Robin ka qenë një shtyllë e familjes ‘Idol’ që nga viti 2009. Ajo ishte e dashur dhe e respektuar nga të gjithë. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.”
Robin Kaye ishte një emër i njohur në industrinë televizive të muzikës dhe argëtimit në SHBA. Ajo ka punuar në projekte të njohura si Lip Sync Battle, Hollywood Game Night, Miss USA, Miss Universe dhe The Singing Bee. Karrierën e nisi në Nashville me artistin Waylon Jennings, më pas u bë zëvendës presidente për zhvillimin e artistëve në MTM Records.
/vizionplus.tv