Ditën e sotme, në Korçë është kryer ceremonia mortore për 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, disa ditë më parë në Volos.
Familjarët ndodhen në një gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kontaktojnë me median për shkak të situatës së rënduar emocionale. Vajza e madhe e viktimës ka mohuar kategorikisht babain e saj dhe ka deklaruar se do të kërkojë hakmarrje për vdekjen e nënës.
Motrat e Marjolës, në rrëfime jashtë kamerave, kanë hedhur akuza të rënda ndaj Pandeli Nakolecit, duke treguar se dhuna në familje ishte e vazhdueshme për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve për tradhëti. Sipas tyre, viktima kishte shpëtuar nga një përpjekje për vetëvrasje të kryer nga bashkëshorti vetëm tre javë më parë.
Të afërmit pretendojnë gjithashtu se ai ushtronte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e Marjolës, me qëllim të pengonte ndarjen dhe për të ndikuar tek shtatzënia e saj; vetëm një muaj më parë, ajo kishte vendosur një mjet kontraceptiv pas konsultimeve me gjinekologun.
Tag: bashkëshorti
-

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit
-

U vra nga bashkëshorti/ Përcillet në banesën e fundit 36-vjeçarja Marjola Nakoleci, vajza bën betimin e hakmarrjes
Ditën e sotme ka mbërritur në Korçë ku është kryer edhe ceremonia mortore, trupi i pajetë i 36-vjeçares Marjola Nakoleci e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në Volos.
Familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kenë kontakte me median, për shkak të situatës së rënduar emocionale ndërsa vajza e madhe është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.
Nga ana tjetër, motrat e Marjolës, në rrëfime jashtë kamerave, kanë hedhur akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj, Pandeli Nakolecit.
Sipas tyre, viktima kishte shpëtuar nga një përpjekje për vetëvarje të kryer nga Pandeli vetëm tre javë më parë, ndërsa dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme, për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve për tradhëti.
Të afërmet pretendojnë gjithashtu se burri ushtronte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e Marjolës, me qëllim për ta lënë shtatzënë dhe për ta penguar ndarjen. Vetëm një muaj më parë, ajo kishte vendosur një mjet kontraceptiv, pas konsultave me një gjinekolog.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike. -

“Mami i kërkoi divorcin”/ Flet vajza e 36-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Greqi: E pashë gjithë ngjarjen, babai po i kontrollonte telefonin…
Një krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë tronditi opinionin publik pak ditë më parë.
Një 36-vjeçare shqiptare, nënë e katër fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre. 18-vjeçarja që ishte dëshmitare e vrasjes brutale të nënës së saj ka folur për mediat greke, duke deklaruar se babai i saj ishte xheloz.
“Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz, prandaj e vrau. Ata ishin grindur më parë, por nuk ishte kështu. Ne ishim mirë. Ai punonte normalisht, nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ . Ai po shikonte telefonin e saj”, thotë ajo fillimisht.
‘Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe ai e vrau shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, dhe kur ai e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë dhe gjithçka”, zbulon ajo më tej.
“Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, edhe unë po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘do të më vrasësh’. Mami filloi të vraponte, në vanesi ishim unë dhe vëllai im që është 13 vjeç. Mami i kishte kërkuar ndarjen”-ka deklaruar më tej vajza.Top Channel
-

“E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej”/ Dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi
Motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos të Greqisë, ka rrëfyer për abuzimin që viktima përjetoi në martesën e saj.
Siç zbuloi ajo për mediat greke, viktima duroi dhunë fizike dhe seksuale, pasi bashkëshorti e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ajo të mos ndahej.
“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.
Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, ka deklaruar motra e 36-vjeçares.
Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk ka bërë denoncim në polici.
“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.
“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares.Top Channel
-

‘E linte shtatzënë që ajo të mos divorcohej’/ Dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi
Motra e 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos të Greqisë, ka rrëfyer për abuzimin që viktima përjetoi në martesën e saj.
Siç zbuloi ajo për mediat greke, viktima duroi dhunë fizike dhe seksuale, pasi bashkëshorti e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ajo të mos ndahej.
“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.
Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, ka deklaruar motra e 36-vjeçares.
Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk ka bërë denoncim në polici.
“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte”, tha ajo.
“Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares.
-

Humbje e madhe për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj
Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në momentet e fundit të jetës.
“Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë,” shkruan psikologia.
Rustemi e përshkruan bashkëshortin e saj si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe të dashur për jetën, duke shtuar se miqtë dhe kolegët e tij në mbarë botën do ta kujtojnë gjithmonë për vizionin dhe pasionin që tregonte në çdo hap.
Ceremonia mortore do të mbahet të martën, më 26 gusht, në vendlindjen e tij në Glifadha, Athinë, ku miqtë, kolegët dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit. -

Humbje e rëndë për psikologen Jorida Rustemi, ndahet nga jeta bashkëshorti i saj
Psikologia e njohur, Jorida Rustemi, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Vasileios Stachos, i cili humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, Rustemi shprehet se bashkëshorti i saj, i njohur ndryshe si Vasili, ka luftuar me forcë dhe dinjitet për më shumë se katër vite, duke mos humbur kurrë shpresën deri në momentet e fundit të jetës.“Me zemër të thyer ndaj me ju dhimbjen e thellë për largimin e parakohshëm të bashkëshortit tim, babait të dy fëmijëve tanë, që ende të vegjël besojnë se do të rriten me të dy prindërit pranë,” shkruan psikologia.
Rustemi e përshkruan bashkëshortin e saj si një njeri me forcë karakteri, shpirt sipërmarrës dhe të dashur për jetën, duke shtuar se miqtë dhe kolegët e tij në mbarë botën do ta kujtojnë gjithmonë për vizionin dhe pasionin që tregonte në çdo hap.
Ceremonia mortore do të mbahet të martën, më 26 gusht, në vendlindjen e tij në Glifadha, Athinë, ku miqtë, kolegët dhe të afërmit do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit. -

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore
Motra e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci, e cila u vra dje nga bashkëshorti i saj, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë dhe dhunën që familja kishte përjetuar më parë.
Ajo ka deklaruar për Euronews Albania se autori i krimit, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por ushtronte dhunë psikologjike ndaj fëmijëve dhe gruas së tij. “Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por bënte çfarë i vinte për mbarë. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi. Motra ime e çoi te psikiatri, por gjithçka doli në rregull”, tha motra e viktimës.
Vrasja ndodhi në pallatin ku jetonin në rrugën Konstanta në Volos. Sipas raportimeve, sherri filloi brenda apartamentit dhe më pas u zhvendos në hyrje të pallatit, ku 40-vjeçari goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë. Ngjarja ka ndodhur në sy të njërit prej katër fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë.
Pas krimit, autori u largua dhe vijon puna për kapjen e tij nga policia greke. Raportohet se ai ka qenë përdorues droge dhe ka pasur histori të mëparshme me shkelje ligjore, përfshirë pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë. Në fund të qershorit 2025, ai ishte shtruar për ekzaminim psikiatrik në një klinikë. -

Gruaja vritet nga ish-bashkëshorti, byzylyku i tij elektronik jashtë funksionit prej 10 ditësh
Ai shkoi ta kërkonte në vilën ku ajo punonte si shërbëtore dhe, gjatë një tjetër grindjeje, nxori një thikë nga xhepi dhe e goditi tre herë, duke i shkaktuar vdekjen.
Kur ndihma mbërriti në shtëpinë luksoze në Ceparana, një kodër pranë La Spezia-s, nuk mund të bëhej më asgjë për gruan 53-vjeçare.
Tiziana Vinci u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 57-vjeçari Umberto Efeso. Sipas informacioneve paraprake, çifti kishte gjashtë fëmijë. Burri mbante një byzylyk elektronik që nga qershori i kaluar, pas ankesave të përsëritura të saj, të cilat kishin çuar në aktivizimin e masës së “Kodit të Kuq”. Megjithatë, pajisja kishte shfaqur probleme për më shumë se dhjetë ditë. Karabinierët kishin njoftuar tashmë kompaninë që menaxhon sinjalin dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen, por nuk ishte marrë ndonjë masë efektive.
Pas krimit, autori u arratis për një kohë të shkurtër, por më pas vendosi të dorëzohej në një stacion të karabinierëve. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, më 13 gusht, në Via Genova, në pjesën veriore të La Spezia-s. Një dëshmitar okular – një koleg i viktimës – pa gjithçka dhe thirri ndihmën menjëherë.
Forcat e rendit nga stacioni i Ceparanës mbërritën pak minuta më vonë, së bashku me ambulancën dhe shërbimet e urgjencës, por sulmuesi ishte larguar tashmë. Megjithatë, arratisja zgjati vetëm disa orë. Efeso u paraqit vetë në komisariat dhe u mor në pyetje. Ai e kishte hedhur armën e krimit para se të dorëzohej.
“Vrasja më e fundit e një gruaje, e cila ishte viktimë e dhunës nga ish-bashkëshorti, kërkon reflektim dhe veprime konkrete. Nevojitet një investim më serioz në efektivitetin e masave parandaluese, si dhe rritje e stafit të specializuar dhe përmirësim i funksionimit të byzylykëve elektronikë, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe efikase. Qeveria vazhdon të përqendrohet në ashpërsimin e dënimeve, por kjo nuk mjafton dhe nuk është zgjidhje. Duhet të ndërhyjmë në mënyrë më efikase për zbatimin e masave mbrojtëse dhe parandaluese për gratë, duke forcuar dhe bërë efektive ato masa që tashmë janë në fuqi”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga deputetja Valentina Ghio, nënkryetare e Grupit të Partisë Demokratike në Dhomën e Deputetëve dhe anëtare e Komisionit për Feminicidin, së bashku me këshilltaret rajonale Carola Baruzzo dhe Katia Piccardo.
“Kam paraqitur një pyetje për përgjigje me gojë për Ministrin Nordio dhe Ministrin Piantedosi. Duhet sqaruar nëse është bërë gjithçka e mundur për të mbrojtur viktimën. Si parlamentarë, jemi të përkushtuar për forcimin e Kodit të Kuq. Por raste tronditëse si ky na bëjnë të kuptojmë se edhe ligjet më të përpunuara hasin në mangësi të papranueshme në zbatimin e tyre”, deklaroi senatori Pierantonio Zanettin, kreu i grupit Forza Italia në Komisionin e Drejtësisë në Senat. -

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Fotoja që ndezi dyshimet
Dafina Zeqiri mund të jetë gati të rikthehet fuqishëm në skenë, këtë herë në një stadium. Dyshimet janë shtuar pas një fotoje të postuar nga bashkëshorti i saj, ku çifti shihet duke ecur të përqafuar në një ambient stadiumi, me sfondin e tribunave të kuqe.
Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë duke planifikuar një koncert madhështor pas periudhës së pushimit për shkak të shtatzënisë.As Dafina dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por fansat mezi po presin një rikthim të tillë spektakolar.