Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç.
Sipas raportimeve të mediave vendase, burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend.
Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi.
Tag: bashkëshorti
-

Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti
-

Pas divorcit, burri qëllon me thikë gruan, 62-vjeçarja në gjendje të rëndë
Një grua 62-vjeç është qëlluar me thikë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Milano.
Gruaja, sipas mediave italiane, është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.62-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas plagëve të shumta që ka marrë në zonën e qafët, ku i janë dëmtuar edhe enët e gjakut.
Sipas hetimeve paraprake, sulmi mund të ketë ndodhur fillimisht brenda banesës së saj, përpara se ajo të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Autori i dyshuar, mendohet që të jetë ish-bashkëshorti i 62-vjeçares. Pas ngjarjes, autori u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.
Një fqinje ka treguar për mediat se kishte dëgjuar britma dhe kishte parë gjurmë gjaku në rrugë, ndërsa dëshmitarë të tjerë thonë se ish-bashkëshorti e kishte ndjekur gruan për disa javë para sulmit.
Çifti, sipas informacioneve, ishte ndarë tre vite më parë për shkaqe financiare. Autoritetet po hetojnë nëse gruaja kishte raportuar më herët ndonjë kërcënim apo formë dhune nga ish-partneri i saj./vizionplus.tv -

Bashkëshorti u deklarua si homoseksual, stilistja e famshme thyen heshtjen
Në një botë ku dashuria shpesh merr etiketime, Diane von Fürstenberg po rishkruan rregullat. 78-vjeçarja e ka bërë të qartë që deklarimi i të shoqit, Barry Diller, si homoseksual, s’ka ndryshuar asgjë në lidhjen e tyre.
Bashkëshorti i saj i 24 viteve tha në mars të vitit 2024, përmes librit të tij me kujtime, “Who Knew” se ishte homoseksual. Në një intervistë me Variety, Diane iu përgjigj pyetjes me shumë mençuri.
“Cili është ndryshimi? S’e kuptoj. Por nuk ndryshon asgjë. Më falni, është një pyetje budallaqe.”
Diane foli edhe për martesën e saj me princin Egon von Fürstenberg, i cili tha se ishte biseksual pas ndarjes së tyre në vitin 1972. Duke përzier humorin me sinqeritetin, ajo tha:
“U martova me dy homoseksualë, mirë? S’e di pse, por për mua nuk janë homoseksualë, kështu që nuk përbën asnjë ndryshim.”
Von Fürstenberg tha se marrëdhënia e saj me Diller nuk ka të bëjë me “mbështetjen” ndaj tij. “Njerëzit e shohin ashtu. Për mua nuk është ashtu. S’e di. Po, e nxita unë ta shkruante librin. Për mua, libri s’ka lidhje me këtë. Është për jetën e tij. Sigurisht, me mua, u hap menjëherë. Për 50 vjet, unë isha i vetmi njeri me të cilin hapej. Më pas shkroi librin.”
Lidhja e tyre i ka tejkaluar gjithnjë përkufizimet tradicionale. Ajo që nisi si miqësi rreth fundit të viteve ’70, u kthye në një histori të papritur. “Ai u bë shpirti im binjak”, tha Diane. -

Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj
Shqiptari Eduar Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite.
Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.
Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.
Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.
“Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.
Top Channel
-

Ish-bashkëshorti akuzon Britney Spears për tradhti: U puth me një valltare femër!
Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline, ka bërë një akuzë të papritur në lidhje me marrëdhënien e tij me pop star-n në librin e tij autobiografik, You Thought You Knew. Federline, 47 vjeç, ka shpërndarë një pjesë nga libri ku pretendon se ka kapur Britney duke e puthur një valltare femër gjatë një turi në Amsterdam në vitin 2004, kur ata ishin ende të martuar.
Federline tregon se kjo ngjarje ka qenë një moment vendimtar për marrëdhënien e tyre. Ai shton se pas incidentit, ai ka qenë i shokuar dhe ka nisur të paketonte valixhën për të shkuar në SHBA, por Britney e ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do të ishte hera e fundit që do të ndodhte një gjë e tillë. Federline e konsideron këtë ngjarje si një “pikë kthese” në marrëdhënien e tyre, duke theksuar se ky moment e ka afruar më shumë çiftin.
Përfaqësuesi i Britney Spears ka reaguar ndaj këtyre akuzave, duke thënë se Federline po përfiton nga historia e saj tani që mbështetja financiare ka mbaruar. Ai gjithashtu ka theksuar se Britney është fokusuar te fëmijët e saj dhe te mirëqenia e tyre.
Spears dhe Federline ishin martuar nga viti 2004 deri në 2007 dhe kanë dy djem të rritur, Sean Preston dhe Jayden James, që tashmë janë 20 dhe 19 vjeç. -

Horror në Greqi! Burri plagos me thikë gruan shtatzënë, në fytyrë me pirun, arrestohet autori
FOTO ILUSTRUESE
GREQI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Greqi, ku një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë është plagosur brutalisht nga bashkëshorti i saj. Mediat fqinje raportojnë se gruaja gjeorgjiane ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe në sy, për shkak të goditjeve me një piru, ndërsa në gjoks kishte plagë me thikë.
Presidenti i Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, konfirmoi se mjekët kanë ndërhyrë në syrin e pacientes, e cila aktualisht ndodhet në ‘luftë me shikimin’, por nën kujdes intensiv mjekësor. Giannakos raporton se fetusi është jashtë rrezikut. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, gjithashtu një gjeorgjian, u shoqërua këtë mëngjes pasi u gjet në Psiqiko./ZËRI -

“Është bashkëshorti i Diellës”, deputeti i PD në “rolin” e shkuesit: Do i kërkojmë dorën
Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka marrë rolin e shkuesit në këtë seancë plenare. Ai u shfaq në hyrjen e Kuvendit me “pajë” për ministren Diella.
Ligjvënësi demokrat kishte me vete një njësi qendrore, ku deklaroi se është bashkëshorti i Diellës dhe një dhuratë për ministren, e cila përfshinte një katravec me bateri.
“Është burri i Diellës, bashkëshorti i Diellës. Do ti kërkojmë dorën”, tha ai me ironi.Sa i përket dhuratës, që e konsideroi si “pajë, Korreshi tha: “Është specifike për ‘Diellën’, bllok baterie kur ti ikin dritat, ta ketë, mos te vijë vërdallë rrotullamja”.
/vizionplus.tv -

Ndodh në Elbasan/ Lind fëmijë me partnerin e ri, ja regjistrojnë në emër të ish-burrit
Valbona nga Elbasani është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për historinë e saj të pazakontë.
Pas 15 vjetësh vendosi t’i japë fund një martese që ajo e quan abuzive. Valbona ka një fëmijë 15 vjeç që nuk e takon, pasi nuk e lejon ish-bashkëshorti. I është dashur të durojë dy vjet që të përfundojë procesi i divorcit dhe gjatë kësaj kohe, Valbona njihet me një person tjetër me të cilin në nëntor 2023, i vjen në jetë një djalë.
Fëmija nuk regjistrohet për 7 muaj, derisa gjykata bën ndarjen finale. Por kur e regjistrojnë, djalit të vogël i japin atësinë e ish-bashkëshortit të Valbonës. Veç të tjerash, tani Valbona duhet të pajiset me prokurë që të mund të lëvizë me fëmijën, gjë që ish-bashkëshorti nuk ia bën.
Emisioni “Stop” shkoi pranë gjendjes civile në njësinë Bradashesh, ku punonjësja tha që veprimet janë bërë konform Kodit të Familjes, pasi fëmija ka ardhur në jetë në një kohë që nuk ka qenë finalizuar procesi i divorcit. Për të bërë ndryshimet, zonja duhet t’i drejtohet gjykatës dhe të provojë atësinë.
Avokatja Eda Grimçi dhe Klaudi Zholi tregojnë se Kodi i Familjes duhet ndryshuar. -

Skena që i kushtoi karrierën dhe martesën! REAGON për herë të parë bashkëshorti i Kristin Cabot, divorci i tyre…
Pas javësh spekulimesh dhe diskutimesh publike, bashkëshorti i Kristin Cabot drejtoreshës së burimeve njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer ka reaguar për herë të parë lidhur me skandalin që përfshiu emrin e saj dhe atë të CEO-së së kompanisë, Andy Byron.
Një video virale e regjistruar më 16 korrik gjatë koncertit të Coldplay në Boston tregonte Cabot dhe Byron në një moment intim, ku ai e përqafonte atë nga pas, ndërsa të dy reagonin të habitur kur u panë papritur në ekranin gjigand të eventit. Pamjet ndezën spekulime për një marrëdhënie të fshehtë mes tyre dhe rezultuan në dorëheqjen e të dyve nga pozicionet drejtuese në Astronomer.Të premten e kaluar u bë e ditur se Kristin Cabot kishte paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, më 13 gusht. Por në një zhvillim të ri, një përfaqësues i Andrew Cabot ka sqaruar për People se çifti ishte ndarë në mënyrë private dhe pa zhurmë disa javë përpara incidentit në koncert.
“Vendimi për t’u divorcuar ishte marrë para asaj mbrëmjeje. Tani që kërkesa për divorc është bërë publike, Andrew shpreson se kjo do t’i japë fund spekulimeve dhe do të lejojë që familja e tij të ruajë privatësinë që gjithmonë ka vlerësuar”, tha përfaqësuesi.
As Kristin Cabot dhe as Andy Byron nuk kanë reaguar publikisht mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, ndërsa kompania Astronomer ka publikuar një deklaratë ku theksohet se drejtuesit e saj duhet të jenë shembull për sjellje dhe përgjegjësi. Bordi i Drejtorëve ka pranuar dorëheqjen e Byron, ndërsa Pete DeJoy, bashkëthemelues dhe drejtor i produkteve, po e ushtron detyrën e CEO-së së përkohshëm.
Pamjet që tronditën rrjetin dhe sollën dorëheqjet e bujshme vijojnë të jenë temë diskutimi në sektorin teknologjik dhe përtej, ndërsa publiku pret nëse do të ketë ndonjë koment zyrtar nga vetë protagonistët. -

Pas tradhtisë dhe divorcit, Alma Bektashi rigjen dashurinë
Pas më shumë se dy dekadash martesë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u përball me një periudhë të vështirë në jetën e saj personale. Lajmi për ndarjen nga bashkëshorti bëri bujë të madhe në media dhe u komentua gjerësisht nga publiku. Vetë Alma pranoi se ishte tronditur nga mënyra se si mori vesh për tradhtinë: përmes portaleve, në një kohë kur ish-partneri i saj kishte nisur një lidhje të re me një grua shumë më të re në moshë.
Në rrëfimet e saj, artistja nuk ka ngurruar të shprehë zhgënjimin dhe dhimbjen që përjetoi, duke e cilësuar fundin e martesës si një përvojë të hidhur. Sipas saj, ish-bashkëshorti nuk ka më asnjë rol në jetën e saj dhe të fëmijëve, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm, por të vështirë të jetës.
Megjithatë, koha duket se ka sjellë një ndryshim të madh për këngëtaren. Së fundmi, burime të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu” kanë konfirmuar se Alma është në një lidhje të re dashurie. Partneri i saj është një burrë nga Kosova, i cili nuk është personazh publik. Për këtë arsye, çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien diskrete, larg vëmendjes së mediave dhe syrit të publikut.
Pavarësisht përpjekjes për të ruajtur privatësinë, dëshmitarë të ndryshëm tregojnë se ata janë parë shpesh së bashku nëpër kryeqytet, duke kaluar kohë si çdo çift tjetër normal. Miqtë e saj më të afërt thonë se Alma është e qetë, më e lumtur dhe më e balancuar emocionalisht, duke lënë pas periudhën e vështirë që kaloi.