Tag: bashkëshortes

  • Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut. Iu konvertohet në..

    Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut. Iu konvertohet në..

    Gjykata ka dhënë vendimin për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. 
    Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Elona Burba, reanimatore, u shpall fajtore me 1 vit burg që konvertohet në 2 vite shërbim prove dhe pezullim licence për një periudhë 2-vjeçare. Ndërkohë, kirurgu Petrit Rexhepi u shpall fajtor me 6 muaj burg, që konvertohet në 12 muaj shërbim prove. 
     

  • Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

    Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante në banesë një pistoletë, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë

    Një 49-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një pistoletë.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.
    Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, u kap dhe u arrestua në flagrancë i dyshuari për rastin, shtetasi M. N., 49 vjeç, banues në Lezhë.
    Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë pistoletë zhurmuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • ‘Nuk e di ku ndodhet’, 45-vjeçari denoncon largimin nga banesa të bashkëshortes

    ‘Nuk e di ku ndodhet’, 45-vjeçari denoncon largimin nga banesa të bashkëshortes

    Një shtetas 45-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 29-vjeçare.
    Siç njofton Policia e Durrësit, kallëzimi është kryer gjatë së shtunës, me pretendimin se shtetasi nuk ka dijeni për vendndodhjen e bashkëshortes, S.B.
    “Më datë 08.11.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja S. B., 29 vjeçe, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçares”,-thuhet në njoftim.

  • Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

    Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
    Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
    Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite.
    Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
    Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe përpjekjesh në dyert e drejtësisë, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar për ngjarjen tragjike që i mori jetën të afërmes së tyre.

    Top Channel

  • Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin, Apeli shpall pretencën për mjekët 11 vite pas tragjedisë

    Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

    Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.
    Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.
    Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite.
    Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
    Pas më shumë se një dekade pritjeje dhe përpjekjesh në dyert e drejtësisë, familja e Doriana Hakës shpreson të marrë më në fund një vendim përfundimtar për ngjarjen tragjike që i mori jetën të afërmes së tyre.

    Top Channel

  • Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e pëson 39-vjeçari

    Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e pëson 39-vjeçari

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. E., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi B. S., 55 vjeç, se vëllai i tij, shtetasi Xh. S., 58 vjeç, nuk zbaton marrëveshjen që kanë bërë për shkëmbimin e pronave.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet 51-vjeçari/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, procedohen penalisht tre shtetas të tjerë

    Arrestohet 51-vjeçari/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, procedohen penalisht tre shtetas të tjerë

    Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu, tre persona të tjerë janë proceduar penalish në gjendje të lirë:
    Njoftimi i Policisë:
    K. B., 19 vjeç, banues në Durrës, për përdorim të paligjshëm të faqeve të basteve sportive;
    E. M., 56 vjeç, dhe B. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, për dhunë fizike ndaj shtetasit L. H., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
    Ndërkohë, shtetasi M. K., 85 vjeç, ka denoncuar në polici humbjen e kontaktit me djalin e tij, A. K., 49 vjeç, që daton nga 21 prilli 2024.
    “Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 51 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive; E. M., 56 vjeç, dhe B. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Durrës.

  • “Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hjarit hotel me 8 kate”/ Reagon Berisha nga SPAK: Subjekt i ligjit antimafia

    “Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hjarit hotel me 8 kate”/ Reagon Berisha nga SPAK: Subjekt i ligjit antimafia

    Pas daljes nga ambientet e SPAK, ish-kryeministri dhe kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ulsi Manjës ish minister i Drejtesise dhe kryeministrit Edi Rama.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te çështja e Altin Hajrit, i lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Sipas Berishës, Hajri është i lirë, ndërsa “dënohet roja” që ndodhej në lokalin ku ndodhi krimi.
    Ai akuzoi gjithashtu Ulsi Manjën, të cilin e përmendi me nofkën “Uliziu”, se kishte marrë favore nga Altin Hajri dhe njerëz të lidhur me krimin.
    Sali Berisha:
    Krimet e Uliziut që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantë 500 mijë euro dhe çantën lui viton se i duhej për zonjën.
    Altin Hajri është i lirë sot. Dënohet roja se copëtoi në lokalin e Altin Hajrit, bëri cop cop në trupin e Jan Prengës dhe Altin Hajri është i lirë.
    Ekziston dokumenti se Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hjarit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia.

  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 73-vjeçari në Durrës

    Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 73-vjeçari në Durrës

    Një 73-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 73 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
     
     
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

  • Arrestohet 36-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, në banesë iu gjet kokainë dhe armë

    Arrestohet 36-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, në banesë iu gjet kokainë dhe armë

    Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Reaction”, duke arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe për posedim të lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta.
    Shtetasi M. E., 36 vjeç, banues në Elbasan, u vu në pranga menjëherë pas njoftimit dhe hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të cilët vepruan në bazë të informacioneve operative.

    Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar kokaine, dy thika, përforcues grushti dhe një armë sportive. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Ndaj 36-vjeçarit rëndojnë akuzat për dhunë në familje dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për vijimin e hetimeve.