Tag: bashkëshorten

  • Shkodër/ Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito

    Shkodër/ Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito

    Policia ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes (2 Maj) masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Sipas bluve, turisti amerikan ka dhunuar e goditur me sende të forta 54-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me mjet prerës duke i marrë jetën.
    Sandra Saporito humbi jetën në vendin e ngjarjes, banesën që çifti kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.
    Turisti amerikan raportohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur dhe për motive të dobta. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia.

  • Vrau bashkëshorten në Shkodër, policia arreston turistin amerikan

    Vrau bashkëshorten në Shkodër, policia arreston turistin amerikan

    Policia ka arrestuar turistin amerikan, i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në qytetin e Shkodrës.
    Ngjarja ndodhi në banesën e marrë me qira nga çifti i turistëve dhe dyshohet se krimi është kryer për motive të dobëta.
    Autori Brandon Saportio goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito 54 vjeçe në lagjen “Vasil Shanto”.
    Njoftimi i policisë:
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin  amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve  familjare”, pasi:  Më datë 02.05.2025,  në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”.

  • Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan

    Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan

    Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës, ku një 57-vjeçar amerikan ka vrarë bashkëshorten e tij në banesën ku qëndronin me qira. Policia e ka vënë sot në pranga autorin e dyshuar të krimit, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ngjarja ndodhi më 2 maj 2025, në lagjen “Vasil Shanto”. Hetimet paraprake tregojnë se autori ishte në gjendje të dehur dhe pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 54-vjeçares S. S., të cilën e ka goditur me sende të forta dhe me mjet prerës. Gruaja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
    Pas aktit makabër, i dyshuari ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët, por është ndaluar dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e policisë.
    Autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe pritet që ndaj të arrestuarit të zhvillohet seanca për masën e sigurisë në ditët në vijim.

  • SYRI TV/ Shkodër/ Amerikani i dehur vrau gruan me thikë, tenton vetëvrasjen! Pronarët e banesës dëgjuan britmat

    SYRI TV/ Shkodër/ Amerikani i dehur vrau gruan me thikë, tenton vetëvrasjen! Pronarët e banesës dëgjuan britmat

    Shkodra është tronditur këtë të premte nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku një 57-vjeçar me shtetësi amerikane vrau me thikë bashkëshorten e tij. Brandon Saporito goditi disa herë me thikë bashkëshorten, Sandra Saporito, 54 vjeçe, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Çifti kishte marrë me qira një apartament për qëndrim të përkohshëm dhe ishin pikërisht pronarët e banesës ata që dëgjuan britmat dhe njoftuan menjëherë policinë. Forcat blu arrestuan autorin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ai kishte plagosur edhe veten me thikë dhe u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas në komisariat.

    Sipas burimeve nga policia, Brandon Saporito ishte në gjendje të dehur në momentin e kryerjes së krimit, por motivet mbeten ende të paqarta. Më herët, çifti amerikan kishte publikuar foto dhe video në rrjetet sociale nga vende të ndryshme që kishin vizituar në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku shfaqeshin të lumtur së bashku. Pas disa ditësh udhëtim, ata ishin ndalur në Shkodër, ku ndodhi edhe ngjarja tragjike. Mësohet se dy shtetasit amerikanë ndodheshin në Shqipëri që nga fundi i muajit mars.

    Brenda një viti, kjo është ngjarja e tretë ku shtetas të huaj kanë kryer krime të rënda në territorin e Shqipërisë. Në gusht të vitit 2024, Matthew James, një profesor amerikan, vrau bashkëshorten dhe më pas veten në zonën e Laprakës. Ndërkohë, pak muaj më parë, Fadil Alan vrau vajzën e tij 24-vjeçare, Rayan Alan, në një apartament në rrugën e Kavajës. 54-vjeçari u arrestua së fundmi në Liban dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri.

  • Turisti amerikan vret me thikë bashkëshorten në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes

    Turisti amerikan vret me thikë bashkëshorten në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes

    Një turist amerikan ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare në Shkodër.

    Gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital pasi tentoi t’i jepte fund jetës.
    Çifti amerikan kishin ardhur për pushime në Shkodër.
    Forca të policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.

    Top Channel

  • Tronditet sërish Shkodra/ Turisti qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton edhe vetëvrasjen, ja si është gjendja e tij

    Tronditet sërish Shkodra/ Turisti qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton edhe vetëvrasjen, ja si është gjendja e tij

    Një krimi i rëndë brenda familjes raportohet se ka ndodhur në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, një turis ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Gjuhadol.
    Më pas ai ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes por po punohet për zbardhjen e tyre teksa ende nuk dihet identiteti i tyre.

  • E rëndë në Shkodër/ Burri vr@t gruan, më pas q@llon edhe veten…

    E rëndë në Shkodër/ Burri vr@t gruan, më pas q@llon edhe veten…

    Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një turist ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij.
    Nga informacionet paraprake, mësohet pasi ka vrarë bashkëshorten, ai ka qëlluar edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por po punohet për zbardhjen e tyre.

  • “Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë”, policia prangos 5 persona pas transfertës së parave

    “Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë”, policia prangos 5 persona pas transfertës së parave

    Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.
    Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.
    Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
    Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George Ë. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.
    Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut, mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit! Ja kush merr pjesë

    Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut, mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit! Ja kush merr pjesë

    12 mbretër dhe mbretëresha, 52 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 166 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 200 mijë besimtarë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, në orën 10:00.
    Nipi dhe bamirësi anonim
    Ceremoni mortore për një bari dhe jo për një sovran, ashtu siç kishte kërkuar vetë Françesku, i cili në qershor kishte miratuar zgjedhjet liturgjike. Papa do të ishte i lumtur të dinte se nga Argjentina kishte mbërritur edhe nipi i tij, Mauro Bergoglio, djali i vëllait të tij Oscar. Infermier, pa mundësi të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim të kushtueshëm përtej oqeanit, Mauro mori një biletë për vete dhe për bashkëshorten, dhuruar nga një agjenci udhëtimesh argjentinase. Sot, së bashku me pak të afërm të tjerë italianë, do të ulet pas altarit.
    Monarkët e pranishëm
    Në sheshin e Shën Pjetrit do të jenë të pranishëm 12 monarkë: mbreti Filipi dhe mbretëresha Matilda e Belgjikës, mbretëresha Mary e Danimarkës, mbreti Felipe VI i Spanjës me bashkëshorten, Abd Allah dhe Rania e Jordanisë, princi Albert i Monakos me bashkëshorten Charlene, mbreti Karli XVI Gustav dhe mbretëresha Silvia e Suedisë, ndër të tjerë. Për Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegjinë do të jenë të pranishëm princat trashëgimtarë William dhe Haakon.
    Vendi i nderit për presidentin argjentinas
    Vendi i nderit në sheshin përpara Bazilikës, përballë arkivolit, do t’i takojë presidentit argjentinas Javier Milei, në respekt të vendit të origjinës së Papës, edhe pse asnjëherë nuk ka qenë mik i tij. Në rreshtin e parë do të jetë edhe delegacioni i gjerë italian, me presidentin Sergio Mattarella dhe vajzën e tij Laura, kryeministren Giorgia Meloni, kryetarët e Dhomës dhe Senatit, Fontana dhe La Russa, ministrin e Jashtëm Tajani dhe nënsekretarin Mantovano.
    “Risiko” i vendeve në sheshin përpara Bazilikës
    Donald Trump me bashkëshorten Melania parashikohet të jetë në rreshtin e tretë, midis presidentëve të Estonisë dhe Finlandës. Jo shumë larg do të ulen Emmanuel dhe Brigitte Macron, Zelensky (i cili mbrëmë e vuri në dyshim pjesëmarrjen për shkak të “mbledhjeve të rëndësishme ushtarake”) me bashkëshorten do të ishin më pas, pranë Ursula von der Leyen dhe drejtuesve të tjerë të Bashkimit Europian. E distancuar dukshëm do të jetë ministrja ruse Olga Lyubimova, që përfaqëson Putinin, e vendosur në pjesën e pasme të zonës së autoriteteve. Larg njëri-tjetrit do të jenë edhe përfaqësuesit palestinezë dhe izraelitë.
    Protokolli i vendeve dhe rendi alfabetik frëngjisht
    Rendi i rëndësisë së delegacioneve dhe rendi alfabetik në gjuhën frënge – gjuha e diplomacisë në Vatikan – së bashku me një vlerësim të rrethanave protokollare, kanë udhëhequr monsinjor Paul Gallagher, sekretar për marrëdhëniet me shtetet, në këtë mozaik të ndërlikuar të caktimit të vendeve. Në të djathtë të altarit, nëse shikohet nga Bazilika, do të jenë autoritetet, për të cilët është kërkuar veshje tërësisht e zezë; në të majtë do të jenë kardinalët, me pesë rreshtat e parë të karrigeve të kuqe.
    Krerët e shteteve dhe të qeverive
    Ndër krerët e shteteve do të jenë gjermani Steinmeier, braziliani Lula da Silva, polaku Duda, portugezi De Souza, filipinasi Marcos. Ndër kryeministrat (të pranishëm do të jenë britaniku Starmer, kancelari gjerman Scholz, hungarezi Orban), bie në sy mungesa e spanjollit Pedro Sanchez. Pak vende janë rezervuar për nipërit e Bergoglios dhe për “familjen” e tij vatikane, pas celebruesit – dekani i kolegjit kardinalor Giovanni Battista Re – i shoqëruar nga 220 kardinalë dhe 750 ipeshkvij e meshtarë. Më poshtë në shesh do të jenë dy sektorë të tjerë për autoritetet, ku do të ulet ish-presidenti amerikan Joe Biden me bashkëshorten Jill. Nga Shqipëria, Presidenti Bajram Begaj.
    Orari i ceremonisë
    Sheshi Shën Pjetër u hap për besimtarët që nga ora 05:30. Mbërritja e delegacioneve të huaja duhet të përfundojë deri në orën 09:30. Në orën 10:00 arkivoli do të dalë nga Bazilika përmes Portës së Lutjes. Ceremonia do të jetë në latinisht, por shumëgjuhëshe: leximet në anglisht dhe spanjisht, hyrja në lutjen e besimtarëve në italisht, lutjet universale në frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezçe. Në përfundim të funksionit, në orën 11:30, arkivoli do të rikthehet në Bazilikë për t’u vendosur mbi një automjet të posaçëm, që, duke dalë nga porta Perugini, do ta çojë në Santa Maria Maggiore, përmes Corso Vittorio Emanuele, piazza Venezia, Fori Imperiali, via Labicana dhe via Merulana. Kortezhi prej gjashtë kilometrash, në të cilin do të marrin pjesë vetëm disa automjete me familjarë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe 15 kardinalë, do të ecë ngadalë dhe do t’i duhet rreth një orë për të mbërritur në Santa Maria Maggiore, ku arkivoli do të vendoset në varr./ Përshtatur nga La Repubblica

  • Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë që kanosi gruan me thikë

    Parandalohet një tjetër krim në familje, arrestohet 64-vjeçari në Korçë që kanosi gruan me thikë

    Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
    Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.
    Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel