POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: bashkëshorten
-

Dhunoi bashkëshorten, nën hetim një burrë nga Nepravishta
-

Vrau me thikë bashkëshorten, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin fqinj
Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve xhelozie dhe kontrolli. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
‘Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një hotel’, tha kryetari i gjykatës.
Sipas mediave greke, gjykata, përveç dënimit me burgim të përjetshëm, e gjobiti Danajn edhe me 5 mijë euro për mbajtje të një arme pa leje.
Në sallën e gjyqit, një nga momentet më prekëse ishte dëshmia e vajzës 22-vjeçare të çiftit, e cila pas humbjes së nënës ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël. -

Dënohet me burg përjetë shqiptari pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi
Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve xhelozie dhe kontrolli. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
‘Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një hotel’, tha kryetari i gjykatës.
Sipas mediave greke, gjykata, përveç dënimit me burgim të përjetshëm, e gjobiti Danajn edhe me 5 mijë euro për mbajtje dhe përdorim të armës së ftohtë pa leje.
Në sallën e gjyqit, një nga momentet më prekëse ishte dëshmia e vajzës 22-vjeçare të çiftit, e cila pas humbjes së nënës ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël. -

Avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore, shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Veliajt
Është shtyrë seanca e dytë paraprake e kryetarit të shkarkuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Shkak për shtyrjen u bë bojkoti i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaj.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 tetor, në orë 09:00, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.Në seancë do të vendosej nëse dosja do t’i nënshtrohej apo jo shqyrtimit gjyqësor.
Sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK i kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë./vizionplus.tv -

U qëllua politikani në Kumanovë, policia arreston bashkëshorten e tij për atentatin
Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut nga Kumanova, Zekirija Shahini, i cili u plagos para disa ditësh në një sulm të armatosur në qendër të Kumanovës. Ajo dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e tij.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.
Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës. -

Pas sherrit me bashkëshorten, 51-vjeçari në Tiranë plagos veten me thikë
Një 51-vjeçar në Tiranë është transportuar në spital, pasi është vetëplagosur.
Mësohet se ai ka plagosur veten me thikë pas një debati që ka pasur me të shoqen.
“Është dërguar për mjekim një shtetas 51 vjeç, i cili dyshohet se, pas një debati me bashkëshorten, ka dëmtuar veten me një mjet prerës. 51-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia, ndërsa vijohen hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.Top Channel
-

“Më akuzonte se i kisha ofenduar bashkëshorten”, detaje nga vrasja në Babrru
Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur në Babrru, ku një sherr mes dy shokëve përfundoi tragjikisht.
Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten, raporton për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj.
Të enjten, pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij.
Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. -

Aleksandër Gjoka: Pranvera me një lule s’vjen… (teksti dhe kënga)
Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Deri më tani ai ka disa këngë të incizuara por ndër më të njohurat janë “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Falmi sytë e shkruar” etj.Në vazhdim ua sjellim këngën “Pranvera me një lule s’vjen” të intepretuar mjeshtrisht nga Aleksandër Gjoka.
Kur i vogël në lëndinë,Mbi barin që ndriste në vesënë prag pranvere, një lule gjetaerdhi pranvera, thirra menjëherë.Buzëqeshi motra ime,sa desha t’i thur një kurorë,më kot vrapova edhe kërkovatë tjera lule jo nuk gjeta dot.Një pike vese mbi faqe rao motër unë lulet ku t’i gjej,ajo e dinte ndaj më thapranvera me një lule jo nuk vjen,jo nuk vjen.Si lëndinë vet fëmijëriapor fjalët e saj jo si harroj,sot më thotë koha, dhe vetë riniame e bukur jeta bëhet me shumë shokë.Kështu dhe jetën, se bën një ditë,një lumë i vetëm, se bën një det.Kishe të drejtë o motër them,pranvera me një lule s’vjen.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALEKSANDËR GJOKA FLET PËR MARRËDHËNIEN ME BASHKËSHORTEN DHE FËMIJËT
Këngëtari i dashur për publikun, Aleksandër Gjoka, ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Teksa në studio u shfaq një fotografi me bashkëshorten, ai tha se vitet kanë bërë që ata të marrin hijen e njëri-tjetrit.
Sandri zbuloi se ata janë dashuruar gjatë një ekskursioni. Dhe shtoi se te Rita pëlqen se është shumë e qetë, e dashur dhe shumë arsyeshme.
“Ajo më qetëson mua”, tha artisti, duke treguar se dhe kur është i acaruar ajo di si t’i falë qetësi. Ndërkohë që shtoi se ai hyn tek ata persona që di të kërkojë falje, dhe shumë herë i është dashur t’i kërkojë falje bashkëshortes.
Fryt i dashurisë së tyre janë dy fëmijët, djali dhe vajza. Vajza e tij jeton në Itali dhe së bashku me të bijën surprizoi të atin me anë të një videomesazhi. Ku teksa i shprehën mallin ato i kërkuan edhe një album, i cili nuk premtoi asgjë, edhe pse ne të gjithë mezi presim këngë nga ai…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
-

Masakroi bashkëshorten para fëmijëve/ 40-vjeçari shqiptar del sot para gjykatës në Greqi
Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi, pas vrasjes brutale të bashkëshortes së tij 36-vjeçare, ngjarje që ndodhi para syve të fëmijëve të tyre.
Pas krimit, ai shpëtoi policinë për më shumë se 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre vetëm 200 metra larg banesës së familjes. Arrestimi u bë pasditen e së enjtes rreth orës 16:00, falë një telefonate nga një banor që vuri re lëvizjet e tij.Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ngre shqetësime mbi sigurinë dhe mbrojtjen e familjeve në zonë.
-

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll
Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti i saj, 24-vjeçari F. H., e kishte dhunuar në banesën e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar autorin në flagrancë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu të mbajtur pa leje dhe një gjerdan me fishekë. Autori është vënë në pranga dhe po përballet me akuzat për dhunë në familje dhe mbajtje armë pa leje. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.