Tag: bashkëpunimin

  • Kancelari gjerman mesazh në shqip Edi Ramës: Shumë urime! Vijojmë bashkëpunimin

    Kancelari gjerman mesazh në shqip Edi Ramës: Shumë urime! Vijojmë bashkëpunimin

    Kancelari gjerman Friedrich Merz ka uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për rizgjedhjen për herë të katërt në krye të vendit.
    Në një postim në platformën X, Merz e uron Ramën edhe në shqip.
    Më pas, mesazhin e përcjell në gjuhën gjermane, teksa shkruan se mezi pret që të vijojnë bashkëpunimin. Ai përmend edhe faktin se ditën e nesërme, më 16 maj, do të takojë kryeministrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, takimi i tyre i parë pas zgjedhjes së tij si kancelar i Gjermanisë.

    “Urime, Edi Rama për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan kancelari.

  • Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm

    Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm

    Kancelari i Gjermanisë, Bundeskanzler Friedrich Merz, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
    Përmes një postimi në platformën “X”, Merz shkruan për bashkëpunim të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kancelari gjerman do të jetë në Samitin Politik Evropian që do të mbahet në kryeqytetin tonë ditën e neserme.
    “Urime, @ediramaal, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan Merz.

  • Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

    Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kretarin e PS-së në Shqipëri, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Meloni shprehu angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
    Ajo theksoi se bashkëpunimi strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë është thelluar më tej përmes nismave të përbashkëta, që janë rezultat i një dialogu konstruktiv.

    “Do të doja t’i shprehja urimet e mia të sinqerta kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, tha Meloni.
    Këtij urimi i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se më e mira për të dy vendet do të vijë në të ardhmen.

  • Berisha: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

    Berisha: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

    Sali Berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Në fjalën e tij, Berisha përmendi të gjithë aleatët ndërkombëtarë dhe I falenderoi për mbështetjen. Berisha u shpreh se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë. Ai gjithashtu u shpreh se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. Përshëndetjet e mia më të përzemërta ju që keni mbushur këtë bulevard, qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, vëllezërve dhe motrave tona në diasporë kudo që ndodhen donte, mirënjohjen më të pakufishme. Të dashur miq të nderuar dhe të çmuar tanë, të pranishëm në këtë mbyllje madhështore të fushatës tonë. Në emër tuaj, unë do i përcjell përshëndetjet më të përzemërta deputetit të Bundestagut gjerman, mikut të ditëve më të vështira të PD, opozitës shqiptare, Peter Beyer, i cili vjen sot këtu për të mbështetur fitoren e opozitës shqiptare dhe PD-në. I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por unë shfrytëzoj rastin tim nga kjo tribunë t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta kancelarit Friedrich Merz, të cilin pata rastin ta përshëndes në Valencia, dhe ta siguroj se për PD-në dhe opozitën shqiptare, fitorja e CDU-së, zgjedhja e kancelarit Merz në krye të ekzekutivit gjerman, në udhëheqje të Gjermanisë dhe Europës, konsiderohet një fat i madh, një vendim historik për Gjermaninë dhe Europën.
    Siguroj se PD në qeveri do vendosë bashkëpunimin më të ngushtë me qeverinë e kancelarit Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit, funksionimin e ekonomisë së tregut, për shndërrimin e Shqipërisë në një eksportues të mirash materiale, mallrash Made in Albania në Gjermani dhe Europë, dhe jo krim e refugjatë, siç është sot. I dashur Lord Jackson, jemi jashtëzakonisht të nderuar me praninë tuaj këtu. Ardhja juaj në mbështetje të opozitës shqiptare dhe PD, është një ndihmë e çmuar, por është gjithashtu i një tradite të kahershme të bashkëpunimit të shkëlqyer të PD që në themelimin e saj dhe Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe. U siguroj se PD në pushtet do të konsolidojë gjithnjë e më shumë lidhjet dhe bashkëpunimin me Partinë Konservatore dhe vendin tuaj mik. I dashur zoti Chris LaCivita, arkitekt i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mirënjohjen më të pakufishme ju për vendimin që morët të angazhoheni me të gjithë potencialin tuaj për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri juaj, ekspertiza juaj, u shndërrua me shpejtësi në eliksirin e kësaj fushate, në shpirtin e fitores së saj. Ditën e parë, me konferencën e parë të shtypit, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta. Do garantoj se nesër në mëngjes do i bjerë me kokë tavolinës. Por i meriton të gjitha, ne jemi mirënjohës pafundësisht për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik për opozitën dhe Shqipërinë. Dhe u garantojmë se PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat.

  • Presidenti i Meksikës, memo diplomatike SHBA-së mbi bashkëpunimin e sigurisë kufitare

    Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum tha të mërkurën se ajo i kishte dërguar një memo diplomatike Shteteve të Bashkuara, në lidhje me bashkëpunimin e sigurisë në kufirin e përbashkët të dy vendeve.

    Një ditë më parë, qeveria amerikane njoftoi një transferim emergjent të rreth 110,000 hektarë tokë federale përgjatë kufirit SHBA-Meksikë tek Ushtria, për të ndihmuar në parandalimin e imigracionit të paligjshëm.

    Ky veprim është pjesë e goditjes gjithëpërfshirëse të imigracionit të Presidentit Donald Trump. Ai e shpalli emigracionin e paligjshëm një emergjencë kombëtare në janar dhe ngarkoi ushtrinë amerikane të ndihmonte në sigurinë kufitare.

    Toka, e cila kalon qarqet Hidalgo, Luna dhe Dona Ana në New Mexico, do t’i transferohet Departamentit të Ushtrisë për tre vjet, tha agjencia, duke lejuar patrullimet nga personeli federal dhe ndërtimin e infrastrukturës për të parandaluar kalimet e paligjshme.

    Transferimi do të ndihmojë në frenimin e trafikut të drogës dhe njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, por synon gjithashtu mbrojtjen e zonave të ndjeshme ekologjikisht, që mund të dëmtohen nga trafiku në këmbë, tha ai.

    Kjo nuk është hera e parë që Trump bën një veprim të tillë. Në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë si president, Departamenti i Brendshëm bëri një transferim të ngjashëm prej 560 hektarësh përgjatë kufirit jugor tek Ushtria për të ndërtuar një mur./ Reuters.

  • Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave!

    Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave!

    Në intervistën e tij të parë pas fitores zgjedhore, dhënë për CNN, Noboa tha se tashmë janë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara dhe se pas zgjedhjeve do të pasojë një takim zyrtar për të konsoliduar bashkëpunimin.

    “Do të donim të kishim forcat amerikane për mbështetje në monitorim dhe zbulim. Operacionet do të jenë gjithmonë në duart e ushtrisë dhe policisë sonë”, tha ai.

    Sipas planeve të siguruara nga CNN, Ekuadori po ndërton një strukturë të re detare në qytetin bregdetar të Mantës, ku SHBA kishte dikur një bazë ajrore për fluturime kundër trafikut të drogës.

    Zyrtarë ekuadorianë sugjerojnë se baza e re mund të jetë destinacion i ardhshëm për trupa amerikane, nëse ndryshimet kushtetuese e lejojnë këtë gjë.

    Nga droga te migrimi, një aleancë më e thellë SHBA–Ekuador:

    Noboa, i arsimuar në SHBA, ka shprehur synimin për të forcuar bashkëpunimin me Uashingtonin jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në tregti, investime dhe kontroll migrimi. Ai ka paralajmëruar reforma kushtetuese për të lejuar praninë e ushtrisë së huaj në territorin ekuadorian.

    Në janar, presidenti shpalli “gjendje lufte” ndaj bandave, duke u përballur me një valë të paprecedentë dhune. Vetëm në muajt e parë të vitit, janë regjistruar mbi 2,500 vrasje, duke e bërë Ekuadorin vendin me shkallën më të lartë të vrasjeve në Amerikën Latine, sipas të dhënave të InSight Crime.

    I pyetur për krahasimet me Nayib Bukele të El Salvadorit dhe për marrëdhëniet me Donald Trump, Noboa theksoi se çdo vend ka realitetin e saj:

    “Respektojmë njëri-tjetrin, por situatat janë të ndryshme. Kam ftuar si Trumpin, edhe Bukelen në inaugurimin tim.”

  • Krimi kibernetik/ Policia e Shtetit forcon bashkëpunimin me kompaninë META

    Krimi kibernetik/ Policia e Shtetit forcon bashkëpunimin me kompaninë META

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqëuesit e kompanisë, Kateryna Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Birger Witt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore.Gjithashtu, në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike Drejtues i Parë Ervina Gjana.
    Diskutimi gjatë takimit, ishte tejet i hapur dhe kostruktiv, me objektiv parësor forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online.
    Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit falënderuan kompaninë “Meta INC.” për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht për rastet emergjente që lidhen me mbrojtjen e të miturve, dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.
    Ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurtë për qytetarët dhe një proces hetimor më efektiv në përballje me sfidat kibernetike të kohës.

  • Kina dhe Spanja rrisin bashkëpunimin në fushën e kinematografisë

    Kina dhe Spanja rrisin bashkëpunimin në fushën e kinematografisë

    Gjatë vizitës së Kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez, Kina dhe Spanja nënshkruan në Pekin Memorandumin e Mirëkuptimit midis Drejtorisë Kombëtare të Filmit të Republikës Popullore të Kinës dhe Drejtorisë së Filmit dhe Arteve Audiovizive të Mbretërisë së Spanjës mbi Bashkëpunimin Kinematografik.
    Sipas këtij dokumenti, Kina dhe Spanja do të thellojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushën kinematografike dhe do të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik në pjesëmarrjen në festivalet e filmit, në shfaqjen e filmave në palën tjetër, në bashkëpunimin e xhirimit të filmave dhe në shkëmbimet njerëzore, për ti shtuar forcë të re nxitëse zhvillimit të nivelit të lartë të shkëmbimeve njerëzore midis dy vendeve dhe marrëdhënieve dy palëshe.
    Në fakt, me thellimin e reformës dhe hapjen e Kinës, tregu kinez ka gjithnjë e më shumë mundësi. Bashkëpunimi Kinë-Spanjë në kinematografi tregon se Kina do të hapë vazhdimisht derën e saj, duke bashkëpunuar me partnerë si Spanja, që të mbrojë multilateralizmin dhe të përkrahë liberalizimin tregtar dhe globalizimin ekonomik.

  • Firmoset kontrata për prodhimin e anijeve me kompaninë italiane, Rama: Të thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve

    Firmoset kontrata për prodhimin e anijeve me kompaninë italiane, Rama: Të thellojmë bashkëpunimin mes dy shteteve

    Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes

    DURRËS- Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve! Marrëveshja e bashkëpunimit mes shoqërisë “Fincantier” dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake u nënshkrua sot në Portin e Durrësit. Kompania shtetërore për sigurinë do të përfshijë edhe prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, por edhe për t’u përdorur si mundësi eksporti në të ardhmen.
    Po ashtu gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto, u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
    Rama u shpreh se kjo marrëveshje thellon miqësinë mes dy vendeve.
    “Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. T’u japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.
    Ministri italian i mbrojtjes, pas nënshkrimit të marrëveshjeve u shpreh se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese, e cila do të rritet vazhdimisht.
    “Dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë si në fushën e Mbrojtjes ashtu edhe në çështjet me karakter ekonomik. Sigurisht që anija Libra nuk përbën thjeshtë një pike-mbërritje por një pike-nisje të bashkëpunimit të mëtejshëm të shkëlyqer mes vendeve tona. Ashtu si edhe në bashkëpunimin mes frvcave tona të armatosura edhe në industri. Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kupotojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit që do të forcohet. Nën udhëhjqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjtha fushat”, tha Corsseto.
    Ministri Vëngu bëri me dije se kjo marrëveshje ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.
    Para nënshkrimeve, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri Crosetto vizitoi anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila do të rikthehet sërish në Durrës pas më shumë se dy vitesh dhe do të qëndrojë e hapur për tre ditë./ZËRI

  • Kina dhe BE diskutojnë politikën ekonomike dhe bashkëpunimin gjatë dialogut financiar

    Kina dhe BE diskutojnë politikën ekonomike dhe bashkëpunimin gjatë dialogut financiar

    Zëvendësministri kinez i Financave Liao Min bashkëkryesoi të hënën në Bruksel Dialogun e 16-të Financiar Kinë-BE me zyrtarët e BE-së. Të dyja palët patën diskutime të thelluara për çështje, duke përfshirë situatën makroekonomike dhe politikat e Kinës dhe BE-së, bashkëpunimin në kuadër të G20, si edhe bashkëpunimet për mbikëqyrjen e auditimit dhe prokurimet qeveritare.
    Kina është e gatshme të punojë me BE-në, për të zbatuar në mënyrë aktive konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e dy ekonomive, për të mbështetur bashkërisht multilateralizmin dhe sistemin tregtar shumëpalësh dhe për të kundërshtuar unilateralizmin dhe proteksionizmin, me synimin për të ofruar siguri më të madhe në një ekonomi të pasigurt globale, tha Liao.
    Duke theksuar se Kina i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit të saj financiar dhe ekonomik me BE-në, ai tha se Kina do të forcojë bashkëpunimin dypalësh me BE-në në korniza të tilla si G20 dhe bankat shumëpalëshe të zhvillimit.
    Gjithashtu, Kina do të thellojë bashkëpunimin praktik me BE-në në fusha si mbikëqyrja e auditimit dhe prokurimet qeveritare, për të mbështetur të dyja palët në arritjen e objektivave të zhvillimit.
    Në frymën e respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të favorshëm, Kina është e gatshme të menaxhojë siç duhet fërkimet dhe dallimet përmes dialogut dhe konsultimeve me BE-në, në mënyrë që të promovojë zhvillimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike, tha ai.
    Zyrtarët e BE-së thanë se Kina dhe BE – si dy ekonomi të mëdha – duhet të forcojnë koordinimin e politikave makroekonomike dhe të punojnë së bashku për të adresuar sfidat globale si ndryshimet klimatike dhe çështjet e borxhit në vendet në zhvillim.
    BE-ja është e gatshme të përmirësojë dialogun dhe konsultimet me Kinën, të angazhohet në bashkëpunim të barabartë dhe reciprokisht të dobishëm, si edhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të balancuar të marrëdhënieve ekonomike Kinë-BE, për të arritur rezultate të favorshme, thanë ata.