Ministrja Elisa Spiropali ka pritur në një takim zyrtar Misionin e parë të Organizatës për Tregtinë e Jashtme të Japonisë (JETRO), agjencinë shtetërore japoneze për bashkëpunimin tregtar ndërkombëtar. Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se në qendër të diskutimeve ishin mundësitë e zgjerimit të investimeve japoneze në Shqipëri dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
“Me kënaqësi prita Misionin e parë të JETRO-s, me fokus mundësitë e rritjes së investimeve japoneze në Shqipëri, fuqizimin e marrëdhënies ekonomike mes dy vendeve, në kushtet kur Shqipëria po prek një potencial në rritje në fushat e energjisë së rinovueshme, turizmit, manifakturës, inovacionit, dhe jo vetëm”, shkroi Spiropali.
Tag: bashkëpunimin
-

Spiropali pret misionin e agjencisë japoneze për bashkëpunimin tregtar: Të rrisim investimet japoneze në Shqipëri
-

Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri–Itali, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje për bashkëpunim në sektorë kyç
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni firmosën sot një sërë marrëveshjesh që forcojnë bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në sektorë kyç.
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, dy liderët shkëmbyen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume mirëkuptimi që synojnë të fuqizojnë bashkëpunimin në:
• Kujdesin shëndetësor• Energjinë dhe mjedisin• Industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes• Menaxhimin e migracionit• Arsimin dhe inovacionin• Diasporën dhe transformimin ekonomik
Në një postim në Facebook, Rama shkroi:
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.”
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e jashtme të Vila Doria Pamphilj, një rezidencë historike e shekullit të 17-të dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen edhe aktivitetet e tjera të ditës. -

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj
Miq, të rinj dhe të vjetër,
Prej më shumë se pesë vitesh e gjysmë pune në cilësinë e Prefektit të Qarkut Shkodër, e përmbyll këtë detyrë me respekt, mirënjohje dhe konsideratë të veçantë për secilin prej jush, për bashkëpunimin e frytshëm që kemi ndarë së bashku..
Gjatë këtyre pesë viteve si Prefekte e Qarkut Shkodër, kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të punoj për një qark që përfaqëson shpirtin, historinë dhe kulturën shqiptare.
Ka qenë një rrugëtim me energji të mira, sfidues pune, lodhjesh, përpjekjesh, emocionesh dhe përvojash të vlefshme që mbeten tek unë të paharruara, por edhe i mbushur me shumë arritje që i kemi nda bashkarisht me mirëkuptim dhe përkushtim ndaj interesit publik.
Kam parë e takuar në këto vite njerëz me zemër të madhe në të gjithë qarkun, njerëz këmbëngulës, punëtorë, të përulur, njerëz të thjeshtë që e duan tokën ku kanë lindur, që e ruajnë me dashuri dhe fanatizëm trashëgiminë dhe rrënjët nga vijnë. Kam mësuar shumë nga qytetarët e këtij qarku, nga dashuria për vendin dhe nga vullneti për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive.
Kam mësuar nga të gjithë, nga gjithkush që ishte me mua në këtë rrugëtim. Kjo është ndoshta pasuria më e madhe që marr me vete. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar me vendosmëri për forcimin e bashkëpunimit institucional, për rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, për menaxhimin e situatave emergjente me përgjegjësi dhe transparencë, si dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të qarkut.
Kemi mbështetur bashkitë në projekte të rëndësishme infrastrukturore, kemi forcuar rolin e institucioneve vendore dhe kemi punuar për të afruar administratën me qytetarët, duke vendosur dialogun dhe respektin si themel të çdo vendimmarrjeje.
Në këto vite kemi përballuar së bashku situata të vështira nga përmbytjet që kanë prekur komunitetin tonë, te zjarret që kërcënuan pyjet, shtëpitë dhe jetët e njerëzve por kemi parë edhe sesi ky qark është rijetëzuar falë turizmit, shërbimeve dhe investimeve duke u kthyer në një pol të ri zhvillimi. Në çdo rast, ajo që më ka motivuar më shumë ka qenë forca, solidariteti, qetësia dhe bashkëpunimi i njerëzve të tij.
Qarku i Shkodrës ka treguar se din të ngrihet mbi çdo vështirësi me dinjitet dhe kurajo.
Gjatë kësaj kohe, kemi arritur të forcojmë më tej bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore, të zhvillojmë kapacitetet e burimeve njerëzore, mbështetjen në infrastrukturën logjistike dhe koordinimin e emergjencave civile përmes asistencës së Mekanizmit Evropian të Mbrojtes Civile në programet dy vjecare IPA që implementuam përkatësisht programet: “Katastrofat nuk njohin kufij” dhe North Floods Albania, si dhe projekte të tjera me donatorë të huaj në bashkëpunim me GIZ, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, UNDP etj.
Kemi punuar për të bërë qeverisjen më të hapur, për të mbështetur njësitë vendore, duke kontribuar në çdo nismë, iniciativë apo kauzë me karakter social në shërbim të komunitetit, të sigurojmë reagim më të shpejtë e më efikas ndaj çdo situate, duke angazhuar të gjithë strukturat operacionale, me të gjithë kapacitetet e tyre dhe në gadishmëri të plotë duke ju përgjigjur situatave në terren për të siguruar që institucionet të jenë pranë qytetarëve, duke ofruar shërbime të mira dhe të dobishme.
Në këtë udhëtim nuk kam qenë vetëm. Sot, ju them FALEMINDERIT me përulje;
Stafit të palodhur të Prefekturës së Qarkut Shkodër, që çdo ditë kanë treguar përkushtim dhe profesionalizëm.
Stafin e Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe besimin e dhënë në këtë proces,
Kryetarëve të bashkive të Qarkut Shkodër, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkushtimin e tyre në shërbim të komuniteteve;
Drejtuesve vendor të institucioneve të qarkut, për kontributin e vyer dhe përkushtimin në realizimin e detyrave publike;
Qytetarëve të Bashkisë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz. për besimin, komunikimin e hapur dhe mbështetjen. Ju jeni arsyeja pse kjo detyrë ka pasur kuptim.
Heronjve të ajrit dhe të tokës, të angazhuar maksimalisht për izolimin e zjarreve dhe operacionet e evakuimeve në situatat më të vështira në pesë bashkitë e qarkut;
Dhjetëra trupave të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, efektivëve të Forcave të Armatosura, punonjësve bashkiakë, forcave vullnetare, punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe shërbimeve shëndetësore, për punën e palodhur në mbështetjen e banorëve, përballë përmbytjeve dhe zjarreve. Të gjithë këta punojnë pa pushim për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, duke treguar kurajë, përkushtim dhe solidaritet.
Mediave dhe shoqërisë civile, secili prej jush ka dhënë dhe jep një kontribut të çmuar për ta bërë Shkodrën më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të zhvilluar.
Shkodra për mua ka qenë dhe mbetet shumë më tepër se një detyrë, është një ndjenjë përkatësie, një frymë qytetarie dhe një shembull i forcës shpirtërore të njerëzve të saj.
Largohem me ndjenjën e plotësisë dhe me bindjen se kemi lënë pas një model të qëndrueshëm bashkëpunimi institucional dhe qytetar, një administratë më të përgjegjshme dhe një frymë bashkimi që do të vazhdojë të japë fryte.
Faleminderit nga zemra komunitetit për besimin, komunikimin e hapur dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ju jeni arsyeja pse çdo ditë e kësaj detyre ka pasur kuptim dhe vlerë.
Në përmbyllje, me shumë respekt, i uroj zonjës Holta Duda suksese në detyrën e re. Jam e bindur se me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, puna e mirë do të vijojë me të njëjtin ritëm e përgjegjësi ndaj qytetarëve, duke çuar përpara traditën pozitive të kësaj prefekture.
Me respekt dhe mirënjohje,Majlo /Publikuar në Facebook nga Majlinda ANGONI, ish- prefekte e Qarkut Shkodër/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”!
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bashkuar forcat me artistin Yll Limani për projektin e tyre të ri muzikor, “All Natural”. Ky duet shënon herën e parë që Rita Ora punon me një këngëtar nga Kosova, duke sjellë një moment të veçantë për muzikën shqiptare.
Kënga është tashmë e disponueshme në Spotify, ndërsa Rita ka promovuar publikimin në rrjetet sociale, duke njoftuar fansat për daljen e saj të premten dhe duke theksuar pjesëmarrjen e Yll Limanit.Për Limanin, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë, duke i dhënë mundësinë të bashkojë zërin e tij me një emër të njohur ndërkombëtarisht. Ndërkohë, për Ritën, projekti është një mënyrë për të vazhduar angazhimin e saj në krijimin e urave midis kulturave dhe skenave muzikore të ndryshme.
“All Natural” pritet të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe jashtë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për muzikën shqipe në nivel ndërkombëtar. Kënga kombinon energji dhe stil unik, duke treguar se talenti shqiptar po bëhet gjithnjë e më i njohur globalisht.
Ky duet nuk është thjesht një këngë e re; ai përfaqëson një bashkëpunim që thekson rëndësinë e zërit shqiptar në skenën ndërkombëtare dhe potencialin për të arritur audienca të reja në mbarë botën.
The post Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “All Natural”! appeared first on iconstyle.al. -

Rusia dhe Kina forcojnë bashkëpunimin me inteligjencën artificiale
Rusia dhe Kina kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin për inteligjencën artificiale brenda një grupi të përbashkët pune. Kjo thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit të tridhjetë të rregullt të krerëve të qeverive të Rusisë dhe Kinës.
“Palët ranë dakord, në kuadër të Grupit të Punës për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale të Nënkomitetit për Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit të Komisionit Ruso-Kinez për Përgatitjen e Takimeve të Rregullta të Krerëve të Qeverive, të krijojnë një Këshill Ekspertësh për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale si një mekanizëm konsultativ analitik për të siguruar përgatitjen e propozimeve specifike, rekomandimeve teknike dhe zgjidhjeve praktike për zbatimin e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes etike të IA-së, standardizimit dhe zbatimit industrial të IA-së”, thuhet në dokument.
Qëllimi është të nxisë një qasje të përbashkët ndaj qeverisjes etike të IA-së, përcaktimin e standardeve të përbashkëta dhe promovimin e zbatimeve industriale të teknologjisë.
Rusia dhe Kina gjithashtu ranë dakord të “mbështesin bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në trajnimin e personelit, investimet në projekte dhe ndërtimin e infrastrukturës së IA-së” dhe të “zhvillojnë mekanizma partneriteti dhe dialogu bazuar në respektimin e sovranitetit shtetëror, të forcojnë koordinimin mbi strategjitë e zhvillimit, rregullat e qeverisjes dhe standardet teknike, dhe të zhvillojnë sisteme të sigurta dhe të besueshme të IA-së”.
Së fundmi, të dy vendet shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në iniciativën e Kinës për të krijuar një Organizatë Globale për Bashkëpunim mbi Inteligjencën Artificiale.
-

Kina dhe Kanadaja shprehin gatishmëri për marrëdhënie të reja bashkëpunimi
Kina dhe Kanadaja konfirmuan vullnet pozitiv për t’i rikthyer marredhëniet midis tyre në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm. Kjo u nënvizua gjatë takimit të presidentit kinez Xi Jinping me Kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, në kuadër të Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut.
Xi gjatë takimit tha se me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve, marrëdhëniet Kinë-Kanada kanë treguar një moment pozitiv rimëkëmbjeje dhe përmirësimi, i cili i shërben interesave të përbashkëta të të dy vendeve.
Kina vlerëson deklaratën e Kanadasë se është e gatshme të promovojë përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në një mënyrë praktike dhe konstruktive.
Xi u bëri thirrje të dy vendeve të nxisin perceptime objektive dhe racionale për njëri-tjetrin, ta shohin njëri-tjetrin në mënyrë korrekte dhe të çojnë përpara zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe nga perspektiva e interesave të përbashkëta dhe afatgjata të të dy vendeve.
Të dyja palët duhet të mbështesin përfitimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin fitimprurës, si dhe të zgjerojnë bashkëpunimin praktik në ekonomi dhe tregti, energji dhe fusha të tjera, tha ai.
Xi gjithashtu u kërkoi të dyja vendeve të rrisin shkëmbimet midis njerëzve, të mbështesin të gjithë sektorët në rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe të çimentojnë mbështetjen publike për marrëdhëniet dypalëshe.
Nga ana e tij, Carney tha se që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 55 vjet më parë, Kanadaja dhe Kina kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë për një kohë të gjatë.
Qeveria e re kanadeze i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të saj me Kinën dhe pret me padurim të shfrytëzojë mundësinë për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe, duke ringjallur aspiratën origjinale të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke kompensuar kohën e humbur, duke rinisur bashkëpunimin dypalësh dhe duke arritur rezultate më të mëdha në marrëdhëniet Kanada-Kinë në një mënyrë praktike dhe konstruktive, tha Carney.
Ai tha se Kanadaja është e gatshme të mbajë shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë me Kinën, të promovojë bashkëpunimin në bujqësi, energji, ndryshime klimatike dhe fusha të tjera, të arrijë rezultate të favorshme për të dyja vendet dhe të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve.
Në çështjet ndërkombëtare, Kanadaja dhe Kina kanë të njëjtat mendime dhe mund të rrisin bashkëpunimin .
Të dyja palët ranë dakord të rifillojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, të promovojnë zgjidhjen e çështjeve specifike ekonomike dhe tregtare me interes të ndërsjellë, të konsolidojnë momentumin pozitiv dhe të përparojnë së bashku zhvillimin e partneritetit strategjik Kinë-Kanada -

Mblidhet në Tiranë Trupi Këshillimor i CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mirëpriti në Tiranë përfaqësues nga DG TAXUD dhe të gjitha palët e CEFTA-s, në takimin e parë zyrtar të Trupit Këshillimor për Bashkëpunimin Doganor në Klasifikimin Tarifor dhe Rregullat e Origjinës.Në fjalën e hapjes, Drejtori i Përgjithshëm Genti Gazheli theksoi rëndësinë e këtij momenti për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian:“Krijimi i këtij Trupi Këshillimor është një nga arritjet më të rëndësishme të Presidencës Shqiptare të CEFTA-s, duke ndihmuar në forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një mjedisi më të parashikueshëm për tregtinë,” u shpreh ai.Takimi shënoi gjithashtu përmbylljen me sukses të Presidencës Shqiptare të CEFTA-s, gjatë së cilës u arritën rezultate të rëndësishme në:– Zbatimin e rregullave të reja të origjinës (PEM Convention)– Njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO)– Bashkëpunimin doganor në tregtinë elektronike (e-commerce) dhe shkëmbimin digjital të të dhënave përmes SEED+– Zgjerimin e “Green Lanes” për lëvizje më të shpejtë të mallrave në rajon dhe me BE.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor. -

Londra pret procesin e Berlinit! Rama e liderët e tjerë të Ballkanit diskutojnë sigurinë e bashkëpunimin rajonal
Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Edi Rama u mblodhën në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Një ditë para këtij takimi të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit u pritën nga Mbreti Charles III, ndërsa ishin të shoqëruar dhe nga Kryeministri britanik Kier Starmer që drejton edhe panelet në Samit.
Vetë Kryeministri Edi Rama ndau dhe disa pamje të takimit me Mbretin Charles, ndërsa shihen duke bashkëbiseduar.Në nisje të Samitit, Kryeministri britanik priti liderët teksa mbërritën. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i fundit në radhë, ndërsa përpara nisjes së punimeve të Samitit të Berlinit shkëmbeu edhe një bisedë të shkurtër me udhëheqësin britanik.
Me fokus tek emigrimi, siguria e rajonit si dhe bashkëpunimin ekonomik Samiti u nda në dy panele të ndryshme, me temat “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe ”Rritja, Migrimi dhe Siguria.
Në përfundim, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan. Procesi i Berlinit, i cili nisi nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Qëllimi është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.
/vizionplus.tv -

Procesi i Berlinit “shkon” në Londër: Shtojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor
Samiti i Procesit të Berlinit këtë vit mbahet në Londër, me në fokus bashkëpunimin rajonal dhe synimin për të ofruar siguri dhe rritje.
Platforma ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë europianë, shihet si një katalizator i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul e cilësoi disa kohë më parë këtë mekanizëm si më të rëndësishëm se kurrë. “Njerëzit atje kanë filluar të humbasin besimin se do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen e afërt”, ishte pohimi i tij.
“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë sepse atëherë do të rrezikonim një rikthim në ditët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për Rusinë dhe Kinën”, qe shprehur ai.
Qeveria britanike njoftoi se teksa zhvillon aleancën e saj strategjike me Europën, do të punojë ngushtësisht me Gjermaninë si iniciatore e Procesit të Berlinit mbi prioritetet e tyre të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Qëllimet kryesore të samitit, sipas ekzekutivit britanik janë:
-të forcohet siguria europiane duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s, duke iu kundërvënë ndikimit armiqësor dhe faktorëve që nxisin paqëndrueshmëri, duke ndërtuar komunitete rezistente, si dhe duke përballuar kërcënimet e përbashkëta që vijnë nga emigracioni i parregullt, krimi i organizuar dhe financimet e paligjshme
-do të kërkohet po kështu të promovohet rritja ekonomike duke zhbllokuar barrierat për tregtinë dhe investimet përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, duke mbështetur përafrimin europian dhe duke promovuar ekspertizën dhe mundësitë e investimit të Mbretërisë së Bashkuar të ofruara nga biznesi britanik dhe Financat e Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar.
Samiti është parë me interes të veçantë nga qeveria britanike pikërisht për theksin që vendos tek rritja e bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar dhe emigracionin e parregullt përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit, çka do të ndihmonte edhe sigurimin e vetë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar. Samitet e fundit të këtij lloji janë mbajtur në Berlin ne vitet 2024 dhe 2022, dhe në Tiranë në 2023-shin.
Top Channel