Tag: bashkëpunimi

  • Ish-astronauti amerikan: Misionet hapësinore me Rusinë, si të bashkëpunosh me nazistët

    Ish-astronauti amerikan: Misionet hapësinore me Rusinë, si të bashkëpunosh me nazistët

    Një astronaut amerikan në pension i tha Radios Evropa e Lirë se misionet e përbashkëta me Rusinë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duhet të reduktohen, duke i krahasuar me bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

    “Bashkëpunimi me rusët në ISS është sikur të shkohet në ekspeditë në Antarktikë me nazistët më 1943”, tha Terry Virts, ish-komandant i ISS-së.
    “Moralisht, thjesht është e turpshme”, shtoi ai.
    Që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë një ndër fushat e rralla ku bashkëpunimi mes Rusisë dhe Perëndimit ka vazhduar. Astronautët nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) kanë shërbyer përkrah homologëve rusë.
    Kanadaja dhe Japonia po ashtu janë përfshirë në atë që NASA e përshkruan si “një nga bashkëpunimet më të ndërlikuara ndërkombëtare që ndonjëherë është tentuar të bëhet”.
    “Stacioni është dizajnuar që të jetë i ndërlidhur dhe mbështetet në kontributet nga të gjithë partnerët me qëllim që të funksionojë”, thotë NASA. “Asnjë nga partnerët aktualisht nuk ka kapacitet që të funksionojë pa të tjerët”.
    Virts tha se nuk e kundërshton këtë qëndrim, por kërkoi që bashkëpunimi me Rusinë të kufizohet. Konkretisht, ai deklaroi se ka dy fusha ku ky kufizim do të ishte e mundshëm dhe i dëshirueshëm.
    Soyuz dhe SpaceX“Ne duhet të ndalojmë së dërguari amerikanë në hapësirë me kapsulën ruse, Soyuz”, tha ai, duke shtuar se “ne nuk duhet të dërgojmë me raketat tona kozmonautë, derisa ata në mënyrë aktive po shkatërrojnë miken dhe aleaten tonë, Ukrainën”.
    Aktualisht, dërgimi i njerëzve dhe ngarkesave drejt dhe nga ISS-ja është një përgjegjësi e ndarë. Ekuipazhet dhe pajisjet janë transportuar nga kapsulat Soyuz, SpaceX, dhe së fundmi edhe nga kapsula e re Starliner e Boeing-ut.
    “Stacioni hapësinor duhet ende të funksionojë, dhe kjo është e mundur… Ai do të jetë në shërbim vetëm edhe për disa vite”, tha Virts.
    “Por, mendoj se duhet të tërhiqemi”, shtoi ai.
    Për Virtsin, kjo çështje është shumë personale. Karriera e tij ka qenë e lidhur ngushtë me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Fluturimi i tij i parë si pilot i Space Shuttle në vitin 2010 solli modulet e fundit të përhershme të ISS-it, përfshirë grupin më të madh të dritareve që ka fluturuar ndonjëherë në hapësirë.
    Katër vjet më vonë, gjatë qëndrimit në ISS, ai ishte dëshmitar i lëshimit të raketave në lindje të Ukrainës, kur separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një kryengritje atje. Luftimet nisën pasi trupat ruse morën Krimenë nga Ukraina dhe Virts tha se ai u trondit nga reagimi i kozmonautëve.
    dëshmoi shpërthime raketash në Ukrainën lindore, teksa separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një kryengritje atje. Kjo ndodhi pas marrjes së Krimesë nga ana e trupave ruse, dhe Virts thotë se mbeti i tronditur nga reagimi i një kozmonauti.
    “Komandanti i Soyuz-it tim, Anton Shkaplerov, është nga Sevastopoli në Krime. Bashkëshortja e tij është ukrainase. Ai thoshte: ‘Krym nash, Krym nash’, që do të thotë ‘Krimeja është e jona’. Ai ishte shumë krenar që ata e kishin marrë Krimenë”, tha Virts.
    Por më vonë, Virts u shqetësua edhe më shumë nga tre kozmonautët e tjerë me të cilët kishte fluturuar – Aleksander Samokutyaev, Maksim Surayev dhe Yelena Surova – të cilët që të tre më pas u bënë deputetë të partisë, Rusia e Bashkuar, e presidentit rus, Vladimir Putin.
    “U ndjeva i tradhtuar”“E doja gjuhën ruse, njerëzit, ushqimin. Mendoja se stacioni hapësinor mund të ishte një bashkëpunim i madh, në vend të një konflikti. Dhe, tani ata po mbështesin luftën më të ligë dhe moralisht më të neveritshme. Dhe, kjo ishte shumë e dhimbshme. U ndjeva i tradhtuar”, theksoi ai.
    Samokutyaev vazhdon të jetë anëtar i Dumës shtetërore ruse (Parlamentit) dhe është sanksionuar nga Britania, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
    BE-ja njoftoi për vendosjen e sanksioneve një ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, teksa Samokutyaev kishte votuar për njohjen e entiteteve separatiste në Ukrainë, si shtete të pavarura. Kjo ishte një lëvizje kryesore që krijoi pretekstin ligjor të Kremlinit për pushtimin.
    Departamenti amerikan i Thesarit tha se ai dhe anëtarë të tjerë të Dumës u sanksionuan për “bashkëfajësi në luftën e Putinit”, për shkak të votimit për njohjen e entiteteve separatiste, të mbështetura nga Moska.
    Surayev dhe Surova më nuk janë në Dumë, por kanë vazhduar të bëjnë fushatë në mbështetje të Putinit dhe agresionit të tij në Ukrainë.
    Për shembull, Surayev ishte mbështetës i Putinit gjatë fushatës zgjedhore më 2024. Ai u pa në një video më 2024 në Donjeckun e pushtuar nga Rusia. Mediat ruse kanë raportuar se ai gjatë kësaj vizite ka folur për rolin që kanë luajtur kozmonautët në “operacionin e posaçëm ushtarak” – formulim që Kremlini përdor për t’iu referuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.
    Surova tani është këshilltare e guvernatorit rajonal të Moskës. Më 8 mars, mediat ruse raportuan se ajo po u dërgonte “ndihma” trupave në vijat e frontit në Ukrainë, përfshirë dronë.
    “Shumë qytetarë të përkushtuar po ndihmojnë mbrojtësit tanë, duke dërguar furnizime vitale në front. Së bashku, ne jemi ekipi i vetëm, grushti i fortë, që askush nuk mund ta mposhtë”, citohet të ketë thënë ajo.
    “Një mit u rrëzua”Asnjë nga këta ish-kozmonautë nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë, përfshirë edhe pyetjen se si përkrahja për Putinin dhe për luftën në Ukrainë përputhet me parimet humanitare të bashkëpunimit ndërkombëtar në Hapësirë.
    Virts tha se ata nuk po i flas as atij.
    “Miqtë e mi ukrainas më duan. Miqtë e mi rusë nuk më flasin më”, tha ai.
    Gjithashtu ka kundërthënie edhe sa i përket një kozmonauti që aktualisht është pjesë e ekuipazhit të ISS-së. Alexey Zubritsky, i lindur në Ukrainë më 1992, muajin e kaluar u raportua nga Current Time i REL-it se në vendlindjen e tij është shpallur në kërkim për tradhti.
    Më 2014, Zubritsky shërbente si pilot në Forcat Ajrore të Ukrainës dhe ishte i stacionuar në Krime. Kur trupat ruse pushtuan gadishullin, ai nuk zbatoi urdhrat për t’u tërhequr në një bazë ukrainase jashtë Krimesë, por zgjodhi të qëndronte atje dhe të kalonte në anën e Rusisë.
    ISS pritet të vazhdojë operimin deri më 2030. Pak pasi tanket ruse hyn në Ukrainë më 2022, Moska kërcënoi me tërheqje nga bashkëpunimi në stacionin hapësinor, por më pas tha se do të mbetej e përfshirë deri në vitin 2028.
    “Ne kemi bashkëpunuar shumë mirë në stacionin hapësinor. Kemi krijuar shumë miqësi”, tha Virts.
    “Unë përkrahja idenë që bashkëpunimi në hapësirë mund të ndihmonte që gjërat në Tokë të jenë më mirë. Por, ai mit është rrëzuar”./REL

    Top Channel

  • Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë në qendër rajonale të inovacionit

    Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë në qendër rajonale të inovacionit

    Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
    Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte pjesë e këtij samiti, për të folur mbi të ardhmen, një të ardhme ku inovacioni, teknologjia dhe bashkëpunimi janë në themel të zhvillimit të vendit tonë.

    Sipas Ibrahimajt, gjashtë startup-et finaliste, sollën idetë e tyre novatore në këtë samit, ndërsa “çmimi prej 50 000 euro shkoi për insectintel një dëshmi e qartë se kur mbështetet talenti, lindin zgjidhje me ndikim real”.
    “Kjo është arsyeja pse besojmë se bashkëpunimi mes startup-eve dhe botës së korporatave duhet forcuar edhe më shumë, për më shumë financim, mbështetje dhe zbatim të ideve të reja”, tha Ibrahimaj.
    Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se “përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sipërmarrjes Inovative, po nxisim këto ura bashkëpunimi dhe më shumë sinergji të reja, duke mbështetur sektorët strategjikë të ekonomisë tonë, për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit, ku të rinjtë dhe sipërmarrësit kanë hapësirën për të krijuar, zhvilluar dhe pasur sukses”.
    “ACT NOW 2025” u organizua si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.
    Konferenca bëri bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, të cilët trajtuan temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon. /j.p/

    Nga punimet e samitit ACT NOW 2025

  • Rekomandimet e Qeverisë për SPAK, reagon Dumani: Disa duken subjektive e të pazbatueshme! S’vihen në praktikë, nuk ka të dhëna specifike

    Rekomandimet e Qeverisë për SPAK, reagon Dumani: Disa duken subjektive e të pazbatueshme! S’vihen në praktikë, nuk ka të dhëna specifike

    Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për rekomandimet që kanë mbërritur për Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Ministrave.

    Gjatë fjalës së tij për mediat, Dumani u shpreh ndër të tjera se SPAK po përpiqet që rekomandimet të përmbushen dhe të gjejnë zbatim.
    Por ai theksoi se disa nga rekomandimet janë në terma të përgjithshme, ose nuk janë të shoqëruara me statistika dhe analiza krahasuese, duke i bërë ato të duken subjektive dhe vështirë për t’u zbatuar në praktikë.
    “Po përpiqemi që rekomandimet të gjejnë zbatim. Disa rekomandime nuk shoqërohen me të dhëna statistikore dhe analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikon kërkesën për ndërhyrjen, dhe i bën të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit dhe rezultateve dhe besueshmërinë publike.
    Në një pjesë të tyre përdorin përkufizime të përgjithshme, dhe kjo krijon pasiguri për zbatim praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshme. Në tërësi janë të mirëpritura rekomandimet dhe ne shprehim gatishmëri që të jenë prioritet, por disa të tjera nga mënyra e formulimit paraqesin vështirësi për përmbushje nga ana praktike”, u shpreh ai ndër të tjera.
    Rekomandimet për vitin 2025 të bëra nga Këshilli i Ministrave, të paraqitura sot nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, janë si më poshtë:
    1. Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut në qendër të punës së prokurorisëKërkohet respektimi strikt i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Shteti i së drejtës nis nga një hetim korrekt dhe i paanshëm. Prokuroria duhet të promovojë përdorimin e procedurave të posaçme, si marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe gjykimet e shkurtuara, veçanërisht për të miturit dhe rastet ku ndëshkimi mund të jepet nëpërmjet alternativave efektive ndaj burgimit.
    2. Forcimi i luftës kundër kriminalitetitKërkohet rritje e hetimeve të nisura kryesisht, ndjekje penale efektive për korrupsionin, veçanërisht në nivele të larta, dhe hetime financiare për pasuri me origjinë kriminale. Duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar, veçanërisht në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Krijimi i njësive të specializuara për krimin kibernetik është një nevojë strategjike.
    3. Integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëriaProkuroria duhet të forcojë mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe llogaridhënien, përtej vetting-ut. Duhet trajtuar seriozisht çdo ankesë për sjellje të papërshtatshme dhe të rritet transparenca për qytetarët. Kërkohet miratimi i standardeve të qarta për etikën dhe profesionalizmin, si dhe publikimi i praktikave të punës në përputhje me legjislacionin për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
    4. Eficienca dhe ngritja e kapaciteteve institucionaleNevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështje komplekse, investim në teknologji dhe burime njerëzore, si dhe zhvillimi i trajnimeve të vazhdueshme në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe partnerët ndërkombëtarë. Trajnimi për antikorrupsion, krim të organizuar dhe krime kibernetike duhet të jetë prioritet kombëtar.
    5. Përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimitPërdorimi i inteligjencës artificiale, teknologjive digjitale dhe analizës së të dhënave janë thelbësore për hetimin e krimeve komplekse. Kërkohet intensifikim i metodave proaktive të hetimit, përfshirë përgjimet, ndjekjet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike, si dhe bashkëpunim i ngushtë me strukturat hetimore të Policisë së Shtetit.
    6. Bashkëpunimi me Ministrinë e DrejtësisëMinistria e Drejtësisë është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për hartimin dhe monitorimin e politikave penale, shkëmbimin e statistikave dhe përmirësimin e ndihmës juridike ndërkombëtare. Synimi ynë është një mekanizëm i përbashkët për analizën dhe ndjekjen e progresit në luftën kundër kriminalitetit.
    7. Bashkëpunimi ndërinstitucionalDuhet ndërtuar një strategji e koordinuar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera publike. Marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i pikave të kontaktit dhe transparenca ndërinstitucionale janë kyçe për suksesin në përballjen me krimin.
    8. Bashkëpunimi ndërkombëtarPjesëmarrja aktive në strukturat si Eurojust, Europol dhe EMPACT është thelbësore për trajtimin e krimeve ndërkufitare. Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore është mjeti më efektiv për ndarjen në kohë reale të provave dhe për të ndjekur penalisht krimin e organizuar ndërkombëtar.
     
     

    Top Channel

  • Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

    Merz: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

    Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha sot nga Tirana se është i lumtur që ndodhet për herë të parë këtu, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

    Merz tha para mediave se synimi i tij është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit.

    “Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh Merz në një prononcim për mediat.

  • Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi, Gërvalla: Ura miqësie dhe bashkëpunimi

    Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi, Gërvalla: Ura miqësie dhe bashkëpunimi

    Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi, duke shënuar një moment të veçantë dhe një hap të rëndësishëm në angazhimet e Kosovës për forcimin e lidhjeve me vendet e Azisë Juglindore dhe zgjerimin e pranisë së saj diplomatike në këtë rajon strategjik.
    Kështu thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të jashtme, ku theksohet se Malajzia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës në kryeqytetin e saj përfaqëson një dëshmi të përkushtimit të ndërsjellë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të thelluar marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektin dhe mirëkuptimin reciprok.
    “Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,”deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
    Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur synon të shërbejë si një urë e re bashkëpunimi në fushat e diplomacisë, tregtisë, shkëmbimeve kulturore dhe përkrahjes së qytetarëve të Kosovës në këtë pjesë të botës. Kjo hapje është rezultat i punës së vazhdueshme institucionale dhe përkushtimit strategjik për afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

  • VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal

    VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal

    VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, si një grup i strukturuar kriminal

    Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars, nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.

    Sipas Apelit të GJKKO-së përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë).

    Në vendimin e Apelit të GJKKO-së theksohet se “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.

    Kështu Gjykata i kalon “topin” prokurorëve të SPAK-ut, të cilët kanë kërkuar vetëm përgjimet, ku në bazë të fakteve dhe provave të grumbulluara për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule vëren se bashkëpunimi mes këtyre personave nën hetim ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal.

    Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material(pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

    VENDIMI I ZBARDHUR/ Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe

    Po ashtu në vendimin e Apelit të GJKKO-së janë zbardhur të gjitha shkrimet denigruese, fyese dhe kërcënuese ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

    / CNA.al

  • Dosja Veliaj/ Gjyqtari i Apelit të Posaçëm: Bashkëpunimi Veliaj-Xoxa-Abule, si një grup i strukturuar kriminal

    Dosja Veliaj/ Gjyqtari i Apelit të Posaçëm: Bashkëpunimi Veliaj-Xoxa-Abule, si një grup i strukturuar kriminal

    Më 13 mars, gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj.Sipas detajeve të reja që kanë dalë lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme, arsyetimi përfshin disa elemente të rëndësishme. Në këtë kontekst, gjykata thekson se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe Eman Bule kanë vepruar si një grup kriminal, duke përfituar të mira materiale.
    Gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, që përkon me atë të një grupi të strukturuar kriminal, i rregulluar nga neni 28/4 i Kodit Penal. Kjo, sepse përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre individë), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (si pastrimi i pasurive të fituara nga veprat penale të korrupsionit), si dhe moskrijimit të grupit rastësisht, pasi veprimtaria kriminale është kryer në mënyrë të përsëritur dhe për një periudhë të gjatë kohore.
    Megjithatë, gjykata shprehet se një formë e tillë bashkëpunimi ende nuk është atribuar këtyre personave në hetim dhe, për këtë arsye, nuk do të merret parasysh në këtë moment nga gjykata.
    “Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e nje bashkëpunimi te posaçëm, atij te grupit te strukturuar kriminal, i normuar nga neni 28/4 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave (tre persona), kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material (pastrimi i produkteve te veprës penale te korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, per rjedhojë, nuk do të merret në konsideratë ne këtë moment nga giykata’’, thuhet në vendim.

  • Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, grup i strukturuar kriminal

    Apeli i Posaçëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule, grup i strukturuar kriminal

    Ndaj Erion Veliajt mund të ngrihet një akuzë e re – ajo e grupit të strukturuar kriminal – që do të rëndonte më tej pozitën ligjore të kryebashkiakut të arrestuar.
    Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit Engert Pëllumbi të datës 13 Mars (kur u la në fuqi masa e arrestit me burg ndaj Veliajt) nënvizohet se, bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal.
    Në vendimin e gjykatës thuhet se përmbushen kriteret e pluralitetit të personave, kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë)
    Në vendimin e Apelit të GJKKO theksohet se “pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”.
    “Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm, atij të grupit të strukturuar kriminal, i normuar nga neni 2874 i Kodit Penal, duke qenë se përmbushen kriterete pluralitetit të personave(tre persona),kryerjes së veprimtarisë kriminale për qëllime përfitimi material(pastrimi i produkteve të veprës penale të korrupsionit) si dhe moskrijimit të grupit rastësisht (kryerja e veprimtarisë kriminale në mënyrë të përsëritur e për një kohë të gjatë), pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk i është atribuuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e llojit të masës së sigurimit pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit non reformatio in peius”, thuhet më tej në vendimin e Apelit të Posaçëm.
    Tani mbetet të shihet vendimmarrja e SPAK, nëse do të ngrejë akuzë të re ndaj Veliajt nisur nga konstatimet e gjykatës. Aktualisht, ndaj Veliajt rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrimi parash.