Tag: bashkëpunimi

  • Kriza në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike

    Kriza në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëpunimi mes forcave politike është i domosdoshëm për të arritur deri te konstituimi i Kuvendit.

    Haradinaj tha se, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, “janë pjekur kushtet për të kthyer votimin e hapur”.
    Haradinaj tha se do të kërkojnë një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari.

    Në këtë konsultë, Haradinaj tha se do të kërkohet mundësia e rikthimit të votimit të hapur dhe të mos procedohet me përpjekjen për votim të fshehtë.

  • Memorandum bashkëpunimi mes KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës

    Lëvizje e KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës, arrihet bashkëpunimi i rëndësishëm

    Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, Gao Zhidan, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, me qëllim rritjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë të dy Komiteteve Olimpike.

    Memorandumi do të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave në disiplina të ndryshme sportive, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.

    Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.

    Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjekjet e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm.

    Vazhdo leximin

  • Ilir Proda nga Berati: Rendi duhet të mirëorganizohet, SEPCA është garancia për sigurinë rajonale

    Ilir Proda nga Berati: Rendi duhet të mirëorganizohet, SEPCA është garancia për sigurinë rajonale

    Në qytetin historik të Beratit janë zhvilluar punimet e Asamblesë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore, një forum i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal në kuadër të presidencës shqiptare të SEPCA-s për vitin 2025. Policia e Shtetit, në rolin e Presidentes së SEPCA-s, po udhëheq këtë nismë me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik, kontrabandës së emigrantëve dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes strukturave hetimore e operacionale në rajon.
    Në ceremoninë zyrtare morën pjesë drejtues të lartë të policive të vendeve të Ballkanit, përfaqësues të organizatave partnere, si dhe zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Hodaj. Fjalën kryesore e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili përshëndeti të pranishmit duke i uruar mirëseardhjen në qytetin 2400-vjeçar të Beratit, “qytetin e një mbi një dritareve”, simbol i trashëgimisë botërore të njohur nga UNESCO.
    Proda u shpreh se ky takim nuk është thjesht një forum diskutimi, por një hap konkret drejt një vizioni të përbashkët për sigurinë:
    “Është një nder i veçantë të ndaj me ju këtë moment të rëndësishëm, në një kohë kur bashkëpunimi policor rajonal nuk është më thjesht i nevojshëm, është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”.
    Në fjalën e tij, ai theksoi se kriminaliteti është bërë gjithnjë e më i ndërlidhur dhe ndërkombëtar, prandaj edhe reagimi duhet të jetë i përbashkët.
    “Kur krimi organizohet, edhe rendi duhet të mirëorganizohet. Kjo është arsyeja pse Policia e Shtetit është tërësisht e përkushtuar për të ndërtuar partneritete reale, për të forcuar shkëmbimin e shpejtë dhe të besueshëm të informacionit, dhe për të garantuar veprim të koordinuar me të gjithë partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë”, tha Proda.
    Ai u ndal edhe tek roli i SEPCA-s si një urë bashkëpunimi strategjik, që lidh përvojat dhe forcon kapacitetin e përgjigjes ndaj sfidave të përbashkëta si trafikimi i narkotikëve, emigrantëve, qenieve njerëzore, krimi financiar, krimi kibernetik dhe terrorizmi.
    Duke përmendur konkretisht përpjekjet e Shqipërisë në kuadër të presidencës së SEPCA-s për vitin 2025, Proda prezantoi disa nga prioritetet kryesore të agjendës shqiptare: trajnime për hetimet financiare, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të emigrantëve, krimi kibernetik dhe sfidat që lidhen me përdorimin kriminal të kriptomonedhave dhe rrjeteve sociale, si dhe promovimi i rolit të grave në polici dhe barazia gjinore në strukturat e sigurisë.
    Një moment me rëndësi të veçantë në fjalën e tij ishte edhe thirrja për përfshirjen e plotë të Kosovës në SEPCA.
    “Kosova i mungon ende kësaj tryeze. Do të ishte në interesin e përbashkët të sigurisë rajonale që Kosova të ishte anëtare e plotë e SEPCA-s”, u shpreh Proda, duke përshëndetur në mënyrë të veçantë pjesëmarrjen e delegacionit të Policisë së Kosovës të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Gazmend Hoxha.
    Ai nënvizoi gjithashtu se Policia e Shtetit shqiptar është në një fazë transformimi të thellë, jo vetëm në strukturë dhe teknologji, por edhe në rritjen e profesionalizmit të burimeve njerëzore dhe forcimin e marrëdhënieve me komunitetin. Proda tha se Shqipëria do të vijojë të mbetet një partner i palëkundur në luftën kundër krimit dhe se integrimi europian është rruga e vetme drejt sigurisë së qëndrueshme.
    Në përmbyllje, ai theksoi se “në një botë pa kufij për krimin, detyra jonë është të ndërtojmë ura më të forta bashkëpunimi, besimi dhe veprimi të përbashkët. Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është më opsion është domosdoshmëri”.
    Asambleja e SEPCA-s në Berat u konsiderua si një shembull konkret i përkushtimit të Shqipërisë për të drejtuar me përgjegjësi sfidat e sigurisë në rajon dhe për të avancuar bashkëpunimin policor në nivelin më të lartë.

  • Kryepolici Proda: Kur krimi organizohet, edhe rendi duhet të mirorganizohet

    Kryepolici Proda: Kur krimi organizohet, edhe rendi duhet të mirorganizohet

    Nga qyteti i Beratit, Policia e Shtetit, në cilësinë e Presidentes së SEPCA-s për vitin 2025, po drejton punimet e Asamblesë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore.
    Në fokus:🔹 Lufta kundër krimit të organizuar;🔹 Përballja me krimin kibernetik;🔹 Goditja e rrjeteve të kontrabandës së emigrantëve;🔹 Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale.

    Së bashku, për një rajon më të sigurtë dhe pa kufij përballë krimit!
    Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, gjatë ceremonisë për Asamblesë së Parë të SEPCA-s për vitin 2025:
    Të nderuar miq dhe kolegë, përfaqësues të organizatave partnere,
    I nderuar z. Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm,
    Të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të SEPCA-s,
    Kam kënaqësinë që, në emër të Policisë së Shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri. Gjithashtu, kam privilegjin t’ju uroj mirëseardhjen në qytetin e mrekullueshëm të Beratit, qyteti 2400-vjeçar, i cili që nga viti 2008 është caktuar nga UNESCO si vend i trashëgimisë botërore dhe njëkohësisht eshtë emërtuar nga qytetarët e tij, si “qyteti i një mbi një dritareve”.
    Është një nder i veçantë të ndaj me ju këtë moment të rëndësishëm, në një kohë kur bashkëpunimi policor rajonal nuk është më thjesht i nevojshëm, është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë.
    Gjej momentin të falënderoj të gjithë ata që me mbështetjen dhe punën e tyre, kanë kontribuuar në organizimin e Asamblesë së Parë të SEPCA-s për vitin 2025.
    Një falënderim shkon dhe për të ftuarit që kanë pranuar ftesën tonë për të qenë sot këtu, në veçanti delegacionin nga Kosova, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, për t’iu treguar të gjithëve se SEPCA-s i mungon dhe një vend anëtar dhe do ishte në interesin e luftës së përbashkët ndaj krimit, që Kosova të ishte anëtare dhe pjesë e kësaj nisme rajonale.
    Të nderuar miq,
    SEPCA është dëshmuar ndër vite si një platformë strategjike bashkëpunimi mes policive të Europës Juglindore, një urë që lidh përvojat tona, forcon koordinimin dhe mbështet ndërtimin e një sigurie të përbashkët.
    Kjo asamble është më shumë sesa një forum diskutimi. Ajo është një mundësi për reflektim, për frymëzim dhe për angazhime konkrete për të përballuar sfidat e reja të sigurisë me vendosmëri dhe vizion të përbashkët.
    -Kur krimi organizohet, edhe rendi duhet të mirorganizohet. Kjo është arsyeja pse Policia e Shtetit është tërësisht e përkushtuar për të ndërtuar partneritete reale, për të forcuar shkëmbimin e shpejtë dhe të besueshëm të informacionit, dhe për të garantuar veprim të koordinuar me të gjithë partnerët tane rajonalë dhe ndërkombëtarë.
    -Fenomenet kriminale nuk njohin më kufij. Krimi i organizuar, trafikimi i narkotikëve, kontrabandimi i emigrantëve, trafikimi i qenieve njerëzore, terrorizmi, krimi financiar dhe ai kibernetik janë sfida tashmë globale dhe vetëm së bashku mund t’i përballojmë.
    Prandaj, ne besojmë se përgjigjja ndaj këtyre sfidave duhet të jetë giithëpërfshirëse, e koordinuar dhe e qëndrueshme. Kjo kërkon më shume sesa masa të zakonshme, kërkon vizion, lidership dhe mbi të gjitha, besim reciprok.
    Ballkani Perëndimor ka mundësinë por edhe përgjegjësinë që të shndërrohet në një zonë sigurie kolektive, në një shembull konkret bashkëpunimi policor ndërkombëtar.
    Në këtë drejtim, Policia e Shtetit ka përforcuar marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe, përfshirë bashkëpunimin me INTERPOL-in, EUROPOL-in, SELEC-un, si dhe përmes mekanizmave të përbashkët për kontroll kufitar dhe shkëmbim informacioni.
    Jemi përqendruar ne hetime proaktive kundër narkotikëve dhe kemi goditur objektiva me rrezikshmëri të lartë. Po ashtu, kemi rritur kapacitetin operativ dhe bashkëpunimin ndërinstitucional kundër kontrabandimit të emigrantëve, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe pastrimit të parave.
    Veçanërisht, kemi intensifikuar hetimet financiare me qëllim goditjen e burimeve ekonomike të grupeve kriminale dhe rikuperimin e pasurive të paligjshme. Kjo është një përparësi strategjike në vizionin tonë për një sistem drejtësie më efikas dhe më të drejtë.
    Policia e Shtetit shqiptar është duke kaluar një transformim thelbësor, nga struktura, te teknologjia, nga profesionalizimi i burimeve njerëzore, te forcimi i marrëdhënieve me komunitetin dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë.
    Shqipëria mbetet një vend që beson në partneritetin dhe integrimin europian si rruga e vetme drejt sigurisë afatgjatë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
    Në kuadër të Presidencës Shqiptare të SEPCA-s për vitin 2025, më lejoni të ndaj disa nga momentet më të rëndësishme të angazhimit tonë të përbashkët:-trajnime mbi hetimet financiare;-lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të emigrantëve;-lufta kundër krimit kibernetik, kriptovalutat, rrjetet sociale dhe platforma digjitale kriminale;-promovimi i rolit të grave në polici, lidershipi dhe barazia gjinore në struktura;-prezantimi i raportit të vlerësimit të kercënimeve rajonale – SEPCA.
    Këto nuk janë thjesht aktivitete, por janë hapa konkretë drejt ndërtimit të një platforme më të fortë bashkëpunimi dhe të një kulture të përbashkët sigurie.
    Të nderuar miq dhe kolegë,
    Asnjëra nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin, besimin dhe perkushtimin e gjithësecilit në këtë tryezë bashkëpunimi.
    Në një botë pa kufij për krimin, detyra jonë është të ndërtojmë ura akoma më të forta dhe efikase komunikimi, bashkëpunimi dhe besimi.
    Policia e Shtetit shqiptar do të vazhdojë të investojë në njerëzit e saj, në teknologji moderne dhe në marredhënie të qëndrueshme me komunitetin dhe partnerët tanë.
    Ne jemi dhe do të mbetemi një partner i besueshëm në luftën kundër narkotikëve, terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Të gjithë jemi këtu sot për të rikonfirmuar një të vërtetë të qartë, bashkëpunimi ndërkombëtar nuk eshtë një opsion por është domosdoshmëri, është një mision i përbashkët për sigurinë tonë kolektive.
    Ju falënderoj per vëmendjen, për bashkëpunimin dhe për angazhimin tuaj të vazhdueshëm.
    Uroj që kjo asamble të jetë frymëzuese, praktike dhe të hapë rrugë të reja bashkëpunimi për të ardhmen.
    Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partner aktiv, i angazhuar dhe i sigurtë në këtë përpjekje të përbashkët.
    Faleminderit!

  • VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”…

    VIDEO – UNISHK dhe “Mjekësia” marrëveshje bashkëpunimi, “Doktoraturë” edhe në “Luigj Gurakuqi”…

    Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar në kryeqytet nga dy rektorët respektivë, Tonin Gjuraj dhe Xheladin Draçini. Parashikohet një bashkëpunim në shumë fusha, por më i rëndësishmi është ai për udhëheqjen apo bashkëudhëheqjen e programit të tretë të studimeve, doktoraturë.
    
    Marrëveshja do të ketë një kohëzgjatje 4 vjeçare, me të drejtë zgjatjeje në heshtje ose me dëshirën e dy universiteteve nënshkruese të saj. Përmbyllja e marrëveshjes, është në vazhdën e transformimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe zbatimit të projektit me të cilin rreth një vit më parë, Tonin Gjuraj u zgjodh rektor.
    KLIKONI KËTË LINK PËR TË LEXUAR TË PLOTË MARRËVESHJEN

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Platformë bashkëpunimi në industrinë e transportit detar

    Platformë bashkëpunimi në industrinë e transportit detar

    Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Industrisë së Transportit Detar nisi në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore, me nënshkrimin e 70 projekteve kryesore me një total prej mbi 40 miliardë juanësh (rreth 5.6 miliardë dollarë amerikanë) investimesh, duke u bërë një platformë e rëndësishme bashkëpunimi në këtë sektor ,sipas organizatorit të eventit, shkruan “Xinhua”.
    Këto projekte përfshijnë sektorë kritikë si prodhimi i pajisjeve detare, logjistika portuale dhe e transportit detar, tregtia, karburantet e gjelbra dhe financimi i transportit detar.
    Organizatorët thanë se këto projekte do ta forcojnë ndjeshëm rolin e qytetit si një qendër ndërkombëtare e transportit detar në veri dhe do të përshpejtojnë integrimin e portit, industrisë dhe zhvillimit urban.
    Eventi, i cili përmban nëntë zona ekspozitash tematike që mbulojnë mbi 50.000 metra katrorë, ka tërhequr mbi 440 ndërmarrje, porte të njohura dhe shoqata të industrisë.

  • Spiropali me homologen bullgare: Bashkëpunimi me Sofjen, intensiv

    Spiropali me homologen bullgare: Bashkëpunimi me Sofjen, intensiv

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ndodhet në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.
    Gjatë fjalës së saj, Spiropali u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve është intensiv. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi përpjekjet e Bullgarisë për fuqizimin e nismave rajonale.
    “Me homologen, Kiselova, shprehëm vullnetin e përbashkët për të intensifikuar e zgjeruar bashkëpunimin parlamentar mes grupeve të miqësisë, komisioneve dhe deputetëve. Shqipëria dhe Bullgaria kanë bashkëpunuar dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë si anëtare aktive të NATO-s në shërbim të paqes. Të dy vendet tona ndërveprojnë aktivisht në nisma rajonale, si iniciativa për Europën Qëndrore, procesi i bashkëpunimit në Europën Juglindore, presidencën e të cilës Shqipëria e mban prej qershorit 2024. Ne vlerësojmë përpjekjet e Bullgarisë për fuqizimin e nismave rajonale dhe rritjen e ndikimit të tyre në prespektivën eruopiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, thekson Spiropali.
    Kryetarja, Spiropali ndër të tjera gjatë fjalës së saj tha se Bullgaria është një partner ekonomik i Shqipërisë. Ajo shtoi se të dyja vendet do tëvazhdojnë të mbështesin luftën e drejtë dhe sigurinë e Ukrainës.
    “Bullgaria është një partner ekonomik i Shqipërisë, por mendoj se ka ende potenciale për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Plani i përbashkët për turizmin mund të pasohet nga aspekte të tjera bashkëpunimi si nga Korridori i Tetë i cili është një projekt me rëndësi strategjike, që janë jo vetëm investime ekonomike, por edhe kontribute për sigurinë në rajon. Të dyja vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin luftën e drejtë dhe sigurinë e Ukrainës si pjesë e një kuadri më të gjerë të mbrojtjes evropiane. Ndajmë të njëjtat vlerësime se komunitetet tona kanë mbështetjen e Parlamenteve, qeverive dhe institucioneve për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, në zhvillimin dhe prosperitetin si asete me vlerë dhe ura miqësie mes dy vendeve tona”, shprehet Spiropali.

  • Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

    Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

    Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund të vitit 2024.
    Të dhënat zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) tregojnë se ky është një rritje me 26% krahasuar me vitin 2023.
    Falë këtij progresi, Shqipëria është ngjitur në vendin e pestë në listën e investitorëve më të mëdhenj në Kosovë, duke lënë pas shumë vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Kjo e bën Kosovën vendin ku shqiptarët investojnë më shumë jashtë kufijve shtetërorë.
    Sipas strukturës së investimeve, sektori i ndërtimit përfiton pjesën më të madhe të kapitalit shqiptar, me rreth 13% të totalit. Pas tij vijnë pasuritë e paluajtshme me 8%, industria përpunuese me 7.7% dhe sektori i tregtisë me rreth 5%.
    Megjithatë, për arsye konfidencialiteti, të dhënat për sektorët e financës dhe energjisë nuk janë bërë publike, edhe pse besohet se ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të investimeve.
    Analistët vlerësojnë se rritja e investimeve shqiptare është rezultat i disa faktorëve, përfshirë lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve, lidhjet kulturore dhe gjuhësore, si dhe një klimë biznesi gjithnjë e më e favorshme në Kosovë.
    Po ashtu, bashkëpunimi institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës ka njohur intensifikim të ndjeshëm në dekadën e fundit.
    Deri më sot, Shqipëria dhe Kosova kanë firmosur mbi 180 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, që nga ekonomia, energjia, transporti, arsimi, e deri te integrimi rajonal dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këto marrëveshje kanë ndihmuar në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm për rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të ndërsjellë.
    Ekspertët presin që ky trend të vazhdojë edhe në vitet në vijim, me projekte të reja në infrastrukturë, energji dhe sektorë të tjerë strategjikë që do të forcojnë më tej lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

  • Marrin fund spekulimet, FSHF zbulon si do të quhet “Arena Kombëtare” për 5 vitet e ardhshme

    Marrin fund spekulimet, FSHF zbulon si do të quhet “Arena Kombëtare” për 5 vitet e ardhshme

    Stadiumi kryesor i Tiranës do të mbajë sërish emrin “Air Albania Stadium” për pesë vitet e ardhshme. Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania ajrore kombëtare “Air Albania” kanë firmosur një marrëveshje të re për të drejtat e emërtimit të impiantit, duke rikthyer kështu zyrtarisht emrin që stadiumi ka mbajtur që prej rindërtimit në vitin 2019.
    Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe Administratori i “Air Albania”, Sinan Isik, ritheksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për sportin shqiptar dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
    Duka deklaroi se kjo marrëveshje përfaqëson një model modern bashkëpunimi mes sportit dhe biznesit, ku emri i stadiumit është më shumë se një markë tregtare, por pjesë e identitetit dhe krenarisë kombëtare. Ai vlerësoi vazhdimësinë e partneritetit dhe kontributin e kompanisë në promovimin e vlerave shqiptare.
    Nga ana e tij, administratori i “Air Albania”, Sinan Isik, e konsideroi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për të garantuar stabilitet dhe prestigj për stadiumin më të madh në vend. Ai theksoi përkushtimin e kompanisë për të qenë më shumë sesa një operator ajror – një pjesë aktive e jetës sportive dhe kulturore të Shqipërisë.
    Ky rinovim vjen si konfirmim i suksesit të një bashkëpunimi që nisi me guxim dhe vizion të ri për futbollin dhe marketingun sportiv në vend.

  • Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

    Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

    Një astronaut amerikan në pension i tha Radios Evropa e Lirë se misionet e përbashkëta me Rusinë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duhet të reduktohen, duke i krahasuar me bashkëpunimin me Gjermaninë Naziste në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.
    “Bashkëpunimi me rusët në ISS është sikur të shkohet në ekspeditë në Antarktikë me nazistët më 1943”, tha Terry Virts, ish-komandant i ISS-së. “Moralisht, thjesht është e turpshme”, shtoi ai.
    Që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë një ndër fushat e rralla ku bashkëpunimi mes Rusisë dhe Perëndimit ka vazhduar. Astronautët nga NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) kanë shërbyer përkrah homologëve rusë.
    Kanadaja dhe Japonia po ashtu janë përfshirë në atë që NASA e përshkruan si “një nga bashkëpunimet më të ndërlikuara ndërkombëtare që ndonjëherë është tentuar të bëhet”.
    “Stacioni është dizajnuar që të jetë i ndërlidhur dhe mbështetet në kontributet nga të gjithë partnerët me qëllim që të funksionojë”, thotë NASA. “Asnjë nga partnerët aktualisht nuk ka kapacitet që të funksionojë pa të tjerët”. Virts tha se nuk e kundërshton këtë qëndrim, por kërkoi që bashkëpunimi me Rusinë të kufizohet. Konkretisht, ai deklaroi se ka dy fusha ku ky kufizim do të ishte e mundshëm dhe i dëshirueshëm.
     “Ne duhet të ndalojmë së dërguari amerikanë në hapësirë me kapsulën ruse, Soyuz”, tha ai, duke shtuar se “ne nuk duhet të dërgojmë me raketat tona kozmonautë, derisa ata në mënyrë aktive po shkatërrojnë miken dhe aleaten tonë, Ukrainën”.
    Aktualisht, dërgimi i njerëzve dhe ngarkesave drejt dhe nga ISS-ja është një përgjegjësi e ndarë. Ekuipazhet dhe pajisjet janë transportuar nga kapsulat Soyuz, SpaceX, dhe së fundmi edhe nga kapsula e re Starliner e Boeing-ut.
    “Stacioni hapësinor duhet ende të funksionojë, dhe kjo është e mundur… Ai do të jetë në shërbim vetëm edhe për disa vite”, tha Virts.
    “Por, mendoj se duhet të tërhiqemi”, shtoi ai. Për Virtsin, kjo çështje është shumë personale. Karriera e tij ka qenë e lidhur ngushtë me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Fluturimi i tij i parë si pilot i Space Shuttle në vitin 2010 solli modulet e fundit të përhershme të ISS-it, përfshirë grupin më të madh të dritareve që ka fluturuar ndonjëherë në hapësirë.
    Katër vjet më vonë, gjatë qëndrimit në ISS, ai ishte dëshmitar i lëshimit të raketave në lindje të Ukrainës, kur separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një kryengritje atje. Luftimet nisën pasi trupat ruse morën Krimenë nga Ukraina dhe Virts tha se ai u trondit nga reagimi i kozmonautëve. Dëshmoi shpërthime raketash në Ukrainën lindore, teksa separatistët e mbështetur nga Rusia nisën një kryengritje atje. Kjo ndodhi pas marrjes së Krimesë nga ana e trupave ruse, dhe Virts thotë se mbeti i tronditur nga reagimi i një kozmonauti.
    “Komandanti i Soyuz-it tim, Anton Shkaplerov, është nga Sevastopoli në Krime. Bashkëshortja e tij është ukrainase. Ai thoshte: ‘Krym nash, Krym nash’, që do të thotë ‘Krimeja është e jona’. Ai ishte shumë krenar që ata e kishin marrë Krimenë”, tha Virts.
    Por më vonë, Virts u shqetësua edhe më shumë nga tre kozmonautët e tjerë me të cilët kishte fluturuar – Aleksander Samokutyaev, Maksim Surayev dhe Yelena Surova – të cilët që të tre më pas u bënë deputetë të partisë, Rusia e Bashkuar, e presidentit rus, Vladimir Putin.
    “U ndjeva i tradhtuar”
    “E doja gjuhën ruse, njerëzit, ushqimin. Mendoja se stacioni hapësinor mund të ishte një bashkëpunim i madh, në vend të një konflikti. Dhe, tani ata po mbështesin luftën më të ligë dhe moralisht më të neveritshme. Dhe, kjo ishte shumë e dhimbshme. U ndjeva i tradhtuar”, theksoi ai.
    Samokutyaev vazhdon të jetë anëtar i Dumës shtetërore ruse (Parlamentit) dhe është sanksionuar nga Britania, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
    BE-ja njoftoi për vendosjen e sanksioneve një ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, teksa Samokutyaev kishte votuar për njohjen e entiteteve separatiste në Ukrainë, si shtete të pavarura. Kjo ishte një lëvizje kryesore që krijoi pretekstin ligjor të Kremlinit për pushtimin. Departamenti amerikan i Thesarit tha se ai dhe anëtarë të tjerë të Dumës u sanksionuan për “bashkëfajësi në luftën e Putinit”, për shkak të votimit për njohjen e entiteteve separatiste, të mbështetura nga Moska. Surayev dhe Surova më nuk janë në Dumë, por kanë vazhduar të bëjnë fushatë në mbështetje të Putinit dhe agresionit të tij në Ukrainë.
    Për shembull, Surayev ishte mbështetës i Putinit gjatë fushatës zgjedhore më 2024. Ai u pa në një video më 2024 në Donjeckun e pushtuar nga Rusia. Mediat ruse kanë raportuar se ai gjatë kësaj vizite ka folur për rolin që kanë luajtur kozmonautët në “operacionin e posaçëm ushtarak” – formulim që Kremlini përdor për t’iu referuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Surova tani është këshilltare e guvernatorit rajonal të Moskës. Më 8 mars, mediat ruse raportuan se ajo po u dërgonte “ndihma” trupave në vijat e frontit në Ukrainë, përfshirë dronë.
    “Shumë qytetarë të përkushtuar po ndihmojnë mbrojtësit tanë, duke dërguar furnizime vitale në front. Së bashku, ne jemi ekipi i vetëm, grushti i fortë, që askush nuk mund ta mposhtë”, citohet të ketë thënë ajo.
    “Një mit u rrëzua”
    Asnjë nga këta ish-kozmonautë nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë, përfshirë edhe pyetjen se si përkrahja për Putinin dhe për luftën në Ukrainë përputhet me parimet humanitare të bashkëpunimit ndërkombëtar në Hapësirë. Virts tha se ata nuk po i flas as atij.
    “Miqtë e mi ukrainas më duan. Miqtë e mi rusë nuk më flasin më”, tha ai. Gjithashtu ka kundërthënie edhe sa i përket një kozmonauti që aktualisht është pjesë e ekuipazhit të ISS-së. Alexey Zubritsky, i lindur në Ukrainë më 1992, muajin e kaluar u raportua nga Current Time i REL-it se në vendlindjen e tij është shpallur në kërkim për tradhti.
    Më 2014, Zubritsky shërbente si pilot në Forcat Ajrore të Ukrainës dhe ishte i stacionuar në Krime. Kur trupat ruse pushtuan gadishullin, ai nuk zbatoi urdhrat për t’u tërhequr në një bazë ukrainase jashtë Krimesë, por zgjodhi të qëndronte atje dhe të kalonte në anën e Rusisë.
    ISS pritet të vazhdojë operimin deri më 2030. Pak pasi tanket ruse hyn në Ukrainë më 2022, Moska kërcënoi me tërheqje nga bashkëpunimi në stacionin hapësinor, por më pas tha se do të mbetej e përfshirë deri në vitin 2028.
    “Ne kemi bashkëpunuar shumë mirë në stacionin hapësinor. Kemi krijuar shumë miqësi”, tha Virts. “Unë përkrahja idenë që bashkëpunimi në hapësirë mund të ndihmonte që gjërat në Tokë të jenë më mirë. Por, ai mit është rrëzuar”. REL