Tag: bashkëpunimi

  • Dumani takon kryeprokurorin Special të Malit të Zi, në fokus të bisedës bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

    Dumani takon kryeprokurorin Special të Malit të Zi, në fokus të bisedës bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, gjatë vizitës së tij në Podgoricë zhvilloi një takim me kyeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novovic.
    Lajmi për takimin është bërë i ditur nga SPAK përmes rrjeteve sociale.
    Në takim është vlerësuar bashkëpunimi mes dy institucioneve në luftën luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

    Postimi i SPAK:
    Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović.
    Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet.

  • Kim dhe Putin mesazh të qartë Perëndimit: Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po forcohet

    Kim dhe Putin mesazh të qartë Perëndimit: Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po forcohet

    Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është thelluar më tej, në bazë të traktatit të nënshkruar në qershor të këtij viti, ku të dy vendet u zotuan për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni.

    Gjatë një takimi të zhvilluar sot, udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un tha se marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në një fazë të re dhe më të fuqishme bashkëpunimi.
    “Marrëveshja që nënshkruam vitin e kaluar është traktati më i fortë ndonjëherë për vendin tonë”, u shpreh Kim, duke iu referuar dokumentit që përfshin një klauzolë për mbrojtje të ndërsjellë.
    Sipas tij, bashkëpunimi mes Phenianit dhe Moskës duhet të zgjerohet edhe më tej në fusha të ndryshme, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj aleance në kontekstin aktual ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Kidda dhe reperi francez në një projekt unik, me Edon Zhegrovën në rol surprizë

    Kidda dhe reperi francez në një projekt unik, me Edon Zhegrovën në rol surprizë

    Showbiz E Hënë, 25 Gusht 2025 17:09
    Bashkëpunimi i ri i Kidda-s me reperin francez ZKR nuk është i rastësishëm. Futbollisti kosovar Edon Zhegrova, i cili do të shfaqet në klip, luan aktualisht për ekipin francez Lille, duke lidhur në mënyrë natyrale dy kulturat, muzikën shqiptare dhe franceze.
    Ky projekt vjen pas suksesit të Kidda-s me Kidën dhe Dardanin dhe pritet të tërheqë vëmendje jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në skenën ndërkombëtare. Klipi do të publikohet gjatë javës së fundit të gushtit, duke ngritur pritshmëritë për një projekt me energji të veçantë dhe elemente surprizë.

    Për fansat, ky kombinim simbolizon një lidhje unike mes sportit dhe muzikës, ku Zhegrova dhe ZKR sjellin një dimension të ri bashkëpunimi artistik dhe ndërkombëtar.

  • Gjesti dhe Ylli drejt një bashkëpunimi muzikor

    Gjesti dhe Ylli drejt një bashkëpunimi muzikor

    Showbiz E Martë, 19 Gusht 2025 17:59
    Bonart Ajvazi, CEO i “Three60”, i cili menaxhon artistët Yll Limani dhe Gjesti, bëri të ditur se një duet mes tyre mund të ndodhë në të ardhmen, edhe pse aktualisht nuk ka asgjë konkrete që t’i konfirmojë planet e tyre.
    Të dy janë të zënë me zhvillime të rëndësishme në karrierën e tyre. Ylli Limani është gati të mbajë një koncert historik në Shkup nesër, ndërsa Gjesti po përballet me një problem të papritur me kompaninë e distribuimit të muzikës në YouTube.

    Kjo situatë tregon se bashkëpunimi i mundshëm ka nxitur kuriozitetin e fansave, momentalisht prioritetet e tyre janë të ndara dhe të fokusuar tek sfidat personale dhe arritjet profesionale.

  • Azerbajxhani: Bashkëpunimi energjetik me Ukrainën nuk do të pengohet nga sulmet ruse

    Azerbajxhani: Bashkëpunimi energjetik me Ukrainën nuk do të pengohet nga sulmet ruse

    Presidenti i Azerbajxhanit dënoi të dielën sulmet ajrore ruse mbi objektet e naftës dhe gazit të Azerbajxhanit në Ukrainë, por tha se bashkëpunimi energjetik midis dy vendeve do të vazhdojë.

    Ilham Aliyev zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
    “Gjatë bisedës, të dyja palët dënuan sulmet ajrore të qëllimshme nga Rusia në një objekt magazinimi nafte në pronësi të SOCAR të Azerbajxhanit në Ukrainë, si dhe në objekte të tjera azerbajxhane dhe një stacion kompresori gazi që transporton gaz azerbajxhanas në Ukrainë”, tha shërbimi për shtyp i Aliyevit në një deklaratë.

    Ata theksuan besimin e tyre se këto sulme nuk do të pengonin bashkëpunimin energjetik midis Azerbajxhanit dhe Ukrainës.

  • Nard Ndoka: Zhgënjimi më i madh ka qenë bashkëpunimi me Bashën, një gjumash funksional

    Nard Ndoka: Zhgënjimi më i madh ka qenë bashkëpunimi me Bashën, një gjumash funksional

    Nard Ndoka, i ftuar në podcastin “Flet” nga Ilnisa Agolli, ndau me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, përfshirë edhe bashkëpunimet që sot i quan të gabuara.
    Ndoka theksoi se pendesa dhe zhgënjimi më i madh i tij ka qenë bashkëpunimi me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
    Cila është pendesa jote më e madhe?
    – Mund të them që pendesa dhe zhgënjimi më i madh, ka qenë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Zgjohej shumë vonë, një gjumash funksional, por nuk ishte kjo e meta më e madhe e tij.
    Se gjumi ndonjëherë të ripërtërin, të jep energji, ndërsa tek ai bënte të kundërtën. Ishte një përgjumje e karakterit.
    U duk sikur ishit në luftë me njëri-tjetrin se kush bën më shumë meme…
    – Ai e diskreditoi memen (qesh). E bëri memen që të qeshte me vete prej Lulit.
    Kush është memexhiu më i madh i politikës shqiptare?
    – Ka nga ata që tentojnë në mënyrë teveqale. Shumë prej tyre. Tentoi Luli, që e bëri memen me turp. E ka stil Rama, ka një raport me memen. Ai edhe lojërat e fjalëve i bën pikërisht për këtë, është mjeshtër i kësaj, i këtyre fjalëve, dredhirave. I bie nga Kina, me pak fjalë.

  • AMA bashkëpunim me platformën ‘X’

    AMA bashkëpunim me platformën ‘X’

     
    TIRANË-Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin social X. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
    “Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojejta e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka shkruar Krasnqini, ndërsa ka shprehur falenderimet për këtë bashkëpunim të gjetur me X.
     
     

  • “Bashkëpunimi”/ Në 24 orë, goditen 4 raste të shitjes të drogës, 5 në pranga

    “Bashkëpunimi”/ Në 24 orë, goditen 4 raste të shitjes të drogës, 5 në pranga

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin “Bashkëpunimi”, duke goditur në 24 orët e fundit 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
    Në pranga janë vënë 5 persona të dyshuar për tregtim të drogës. Gjatë operacionit janë sekuestruar doza kokainë dhe kanabis, si dhe sende të tjera përfshirë 3 celularë dhe një automjet. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.
    Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Vihen në pranga 5 shtetas.
    Sekuestrohen sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 celulare dhe 1 automjet.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, kanë vijuar kontrollet në të gjithë kryeqytetin dhe si rezultat kanë goditur 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këto raste:
    -Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 24 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në Kamzë, kryesisht në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën doza kokaine;
    -Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” arrestuan në flagrancë shtetasit:
    E. T., 27 vjeç dhe Xh. O., 27 vjeç, pasi u ndaluan në rrugën “Ali Kelmendi”, gjatë kohës që qarkullonin me një automjet të cilin shtetasi E. T. dyshohet se e përdorte për shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, ndërsa shtetasi Xh. O. nuk ka kallëzuar për krimin;S. K., 23 vjeç, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, gjatë kontrollit fizik i gjetën një sasi kanabisi, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza;-Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kryeparlamentarja Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike

    Kryeparlamentarja Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi këtë të mërkurë një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
    Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin e rrallë kolektiv të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Ajo tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike si siguria, mbrojtja kibernetike, teknologjia, energjia dhe turizmi. ”U angazhuam për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar për më shumë shkëmbime cilësore”, bëri të ditur kryeparlamentarja.

  • Macron vizitë zyrtare në Londër: Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi përballë sfidave globale

    Macron vizitë zyrtare në Londër: Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të hapin shtigje të reja bashkëpunimi përballë sfidave globale

    Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të “hapin shtigje të reja bashkëpunimi” për t’u përballur me “sfidat e mëdha” të botës, tha Presidenti francez Emmanuel Macron ndërsa mbërriti në Britani për një vizitë zyrtare tre-ditore.

    “Ky është një moment i rëndësishëm për vendet tona, është gjithashtu një moment i rëndësishëm për Evropën tonë.”
    “Ne do t’i qasemi problemeve të mëdha së bashku në Siguri, mbrojtje, energji bërthamore, hapësira, inovacioni, inteligjenca artificiale, migrimi, kulturë. Ka shumë fusha në të cilat duam të ndërmarrim veprime të përbashkëta, për të thelluar bashkëpunimin tonë në një mënyrë të prekshme, efektive dhe të përhershme”, shkroi kreu i shtetit francez në X.

    I am arriving in the United Kingdom for a State Visit, followed by a Franco-British summit.
    An important moment for our two nations.
    The United Kingdom is a strategic partner, an ally, a friend. Our bond is longstanding, forged by History and strengthened by trust.…
    — Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) July 8, 2025

    “Vullneti i shprehur nga Mbretëria e Bashkuar për t’u afruar me Bashkimin Evropian është një tregues i fortë që unë e mirëpres. Na angazhon kolektivisht për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi me respekt për interesat e ndërsjella.”
    Emmanuel Macron ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Brigitte. Kjo është vizita e parë zyrtare e një udhëheqësi evropian që nga Brexit.
    Princi i Kurorës William dhe bashkëshortja e tij Kate pritën çiftin presidencial francez teksa zbritën nga avioni.

    👑 Macron kisses Princess of Wales’s hand
    Follow the latest ⬇️https://t.co/8qPIjdv96G pic.twitter.com/xwOhvIEr1n
    — The Telegraph (@Telegraph) July 8, 2025

    Çifti do të pritet më pas në Kështjellën Windsor nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla.

    Top Channel