Tag: bashkëpunimi

  • Romë, nis mbledhja e dy qeverive, TCH zbulon 16 marrëveshjet dhe memorandumet që priten të nënshkruhen

    Romë, nis mbledhja e dy qeverive, TCH zbulon 16 marrëveshjet dhe memorandumet që priten të nënshkruhen

    Në Romë për herë të parë është duke u zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj shqiptare.

    Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në  Villa Doria Pamphili Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.
    Seanca plenare e mbledhjes së dy qeverive pritet të nisë pas 30 minutash ku nga kabineti qeverisës Rama katër marrin pjesë 11 ministra. Në ora 14:00 parashikohet shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit .
    Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri  në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
    Për të vijuar tek  Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.
    Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon  disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;
    Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të  shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G  shihet  një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Top Channel

  • Mbledhja e dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

    Mbledhja e dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

    Mbledhja e parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane do të zhvillohet ditën e enjte.
    Kryeministri Edi Rama së bashku me 10 ministra udhëtojnë këtë të mërkurë në Romë, ku një ditë më pas do të zhvillohet takimi e ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.
    Kjo vizitë e nivelit të lartë, nis rreth orës 11:40 me një takim mes kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe homologes së tij Georgia Meloni.

    Më pas në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive për t’u pasuar me nënshkrimin e marrëveshjeve në orën 14:00, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.
    Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.
    Nga ana tjetër në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh dy vendet fqinj.
    Pritet gjithashtu që të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë.

  • “T’i japim Universitetit Bujqësor markën e ekselencës”, Rama: Bashkëpunimi me Boku solli 20% studentë më shumë

    “T’i japim Universitetit Bujqësor markën e ekselencës”, Rama: Bashkëpunimi me Boku solli 20% studentë më shumë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ishte i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ekspertë nga brenda dhe jashtë vendit ndanë dijen për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.
    Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek transformimi që po kalon Universiteti Bujqësor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me Universitetin Boku të Vienës që, sipas tij, ka sjellë rritje të numrit të studentëve dhe një frymë të re optimizmi në institucion.
    Rama: Kjo konferencë është mjaft kuptimplotë sepse zhvillohet në një atmosferë transformimi për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rektori i Universitetit mu drejtua me një sens urgjence dhe paniku, për shkak të rënies së numrit të studentëve dhe domosdoshmërisë për të mundësuar që Universiteti të mos mbetej pa studentë.

    Praktikisht më ka kërkuar që të mbështes idenë e uljes së mëtejshme të mesatares së pranimit në këtë Universitet. Pra të shkonim në një drejtim që do të sillte mbase në këtë territor kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit më shumë njerëz, por që do të kompromentonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhivillimit të vendit në një sektor jetik sa bujqësia.
    Unë i thashë që duhet t’i japim niversitetit markën e ekselencës dhe të frymëzojmë të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin perspektivën e tyre përmes një mundësie të re. Kështu lindi ideja për të shkuar së bashku me ministren në atë kohë dhe me zëvendësrektoren dhe një grup, si një delegacion në dyert e universitetit Boku.
    Kështu filloi bashkëpunimi që sot ka sjellë një situtatë optimizmi, sot ka rezultuar me 20% plus studentë në Universitetin Bujqësor.
    Fakti që UBT sot ka arritur të realizojë një reformë që i vlen jo thjesht universitetit, por që hap një dritare për të gjithë botën tonë universitare është shumë kuptimplotë.  

  • “Bashkëpunimi”/ E kishin kthyer lavazhin në biznes droge, arrestohen tre persona

    “Bashkëpunimi”/ E kishin kthyer lavazhin në biznes droge, arrestohen tre persona

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
    Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një tjetër shtetas, për moskallëzim krimi.
    Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një pajisje për bllokimin e valëve, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”.
    Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:-D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Rita Ora dhe Yll Limani bashkojnë forcat! Bashkëpunimi i shumëpritur është zyrtarisht rrugës

    Rita Ora dhe Yll Limani bashkojnë forcat! Bashkëpunimi i shumëpritur është zyrtarisht rrugës

    Një moment në rrjete sociale ka mjaftuar për të ndezur entuziazmin e fansave. Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka ndarë së fundmi në Instagram një bisedë të veçantë me Yll Limanin, duke ngritur menjëherë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm, që tashmë është konfirmuar.
    Në një screenshot të publikuar në Instagram Story, Rita zbuloi bisedën e tyre private, pasi të dy ishin bërë miq në rrjet. Ylli i kishte shkruar menjëherë:
    “Rita, e dua ‘All Natural’.”
    Këngëtarja iu përgjigj;
    “Oh legjendë! Faleminderit, do të thotë shumë për mua e thënë nga një shok shqiptar.”
    Duke mos humbur kohë, Ylli i propozoi me humor:
    “Bashkëpunim?”
    Dhe përgjigjja e Rites erdhi menjëherë, pa asnjë hezitim:
    “Do ta doja këtë.”
    Pas këtij komunikimi që u bë viral në pak orë, labeli i Yll Limanit, Three60 Music, konfirmoi lajmin që fansat po prisnin:
    “Sekreti më në fund u zbulua, Rita Ora ft. Yll Limani, së shpejti!”

    Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, një ndërthurje mes stilit ndërkombëtar të Ritës dhe ndjeshmërisë së veçantë të Yllit, që pritet të sjellë një hit të verës që do pushtojë listat muzikore.
    Fansat kanë shpërthyer në komente dhe reagime pozitive, duke e cilësuar këtë duet si “ëndrrën shqiptare që më në fund po bëhet realitet”.

  • ‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘, Bardhi: Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

    ‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘, Bardhi: Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me aferën e dyshuar korruptive në projektin e Tunelit të Llogarasë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për zhdukjen e 50 milionë eurove nga ky projekt.
    ‘Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama,’ deklaron Bardhi në një reagim në Facebook.
    Sipas tij, bashkëpunimi në korrupsion ka bërë që Rama të mos ketë më asnjë mundësi të distancohet nga Balluku.
    ‘Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze,’ thekson kreu i grupit parlamentar të PD.
    Në përfundim, ai i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë dhe të vendosë drejtësi.
    ‘Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.’

  • ‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi: Edi Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

    ‘Bashkëpunimi në korrupsion ia ka lidhur duart‘/ Bardhi: Edi Rama nuk e shkarkon dot Ballukun

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me aferën e dyshuar korruptive në projektin e Tunelit të Llogarasë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për zhdukjen e 50 milionë eurove nga ky projekt.

    ‘Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama,’ deklaron Bardhi në një reagim në Facebook.

    Sipas tij, bashkëpunimi në korrupsion ka bërë që Rama të mos ketë më asnjë mundësi të distancohet nga Balluku.

    ‘Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze,’ thekson kreu i grupit parlamentar të PD.

    Në përfundim, ai i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë dhe të vendosë drejtësi.

    ‘Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.’

  • Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë

    Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë

    Belfast, 9 tetor 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt sot në Belfast, nën drejtimin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, dhe me pjesëmarrjen e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa. 
    Takimi, i cili zhvillohet në prag të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet më vonë këtë muaj në Londër, trajtoi çështje të politikës së jashtme, pajtimit, sigurisë, migracionit dhe integrimit rajonal. 
    Duke folur në takim, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, theksoi rolin e organizatës në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe arritjen e rezultateve konkrete përmes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. 
    “Ne mblidhemi në një kohë kur rendi global përballet me tensione dhe pasiguri. Pikërisht në kohë të tilla, bashkëpunimi rajonal bëhet monedha jonë më e fortë. Paqja, parashikueshmëria dhe rritja janë të pandashme – njëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën,” tha Kapetanović. 
    Ministrat që morën pjesë në takim mirëpritën rezultatet konkrete të arritura përmes bashkëpunimit rajonal, duke përmendur iniciativa si Tregu i Përbashkët Rajonal si shembull se si përpjekjet e përbashkëta sjellin përfitime të dukshme për qytetarët. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë të angazhimeve të dakordësuara si mënyrë për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore. 
    “Tregu i Përbashkët Rajonal nuk është vetëm një projekt ekonomik, por një angazhim politik për të ndërtuar një hapësirë besimi, transparence dhe mirëqenieje të përbashkët. Çdo hap që hedhim drejt integrimit më të thellë – nga ‘Roam Like at Home’ dhe njohja e ndërsjellë e kualifikimeve profesionale deri te pagesa e parë SEPA midis BE-së dhe rajonit tonë – e afron Ballkanin Perëndimor me Evropën në mënyrë të prekshme,” shtoi ai. 
    Gjatë takimit, Kapetanović prezantoi koordinimin që RCC po bën për rezultatet kryesore të Procesit të Berlinit që do të prezantohen në Samitin e Londrës, duke përfshirë fusha të gjera transformuese, nga financat e gjelbra dhe investimet e qëndrueshme, edukimi financiar dhe harmonizimi i taksonomisë, te promovimi i turizmit dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me Planin e saj të Rishikuar të Veprimit. Së bashku, këto iniciativa ndërthurin integrimin ekonomik me drejtësinë sociale, tranzicionin e gjelbër dhe lëvizshmërinë njerëzore, duke treguar se bashkëpunimi ynë prek çdo dimension të jetës së qytetarëve. 
    Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë në rajon nën ombrellën e RCC-së dhe rëndësinë e angazhimit politik dhe zbatimit në kohë të angazhimeve të dakordësuara, veçanërisht në fushën e lëvizshmërisë dhe njohjes së ndërsjellë. 
    “Bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm përgatitje për anëtarësim në BE, por është një provë se si do të veprojmë kur të jemi pjesë e Unionit,” përfundoi ai. 
    Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Belfast përgatit terrenin për Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më vonë këtë muaj në Londër dhe do të fokusohet në avancimin e integrimit rajonal dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor. 

  • Spiropali nga New York: Bashkëpunimi rajonal, nevojë strategjike për integrimin në BE

    Spiropali nga New York: Bashkëpunimi rajonal, nevojë strategjike për integrimin në BE

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në konferencën e Ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator.

    Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet se ‘me partnerët e Nismës Adriatiko-Joniane theksoi bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës’.
    Më tej Spiropali shkruan se kjo është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë.
    “Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë.”, shprehet Spiropali.

    Top Channel

  • Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia

    Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia

    Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të rëndësishme të investimit privat, në dekadën e fundit, bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar sidomos në nivel shtetëror, me shumë marrëveshje të nënshkruara pas vitit 2015.Në muajin mars të këtij viti, ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Busso, dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Albana Koçiu, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MM) për të avancuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.Marrëveshja përfshin bashkëpunimin midis ministrive të shëndetësisë të vendeve për zhvillimin e projekteve mjekësore, nxitjen e inovacionit dixhital në shëndetësi, rritjen e gatishmërisë për emergjenca, shkëmbimin e njohurive në lidhje me kujdesin për viktimat masive dhe të drejtat e pacientëve, si dhe mësimin e ndërsjellë nga përvojat e tyre përkatëse në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.Si pjesë e marrëveshjes, të dyja palët janë zotuar të avancojnë bashkëpunimin në kërkimin mjekësor dhe zhvillimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore.Qëllimi është të nxisin lidhjet midis institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe sektorëve të biznesit në të dy vendet, për të nxitur tregtinë dhe inovacionin në sektorin e shëndetësisë.Vitin e kaluar, Qendra Spitalore Universitare nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sheba Medical Center, qendër spitalore nga Izraeli e specializuar sidomos në trajtimin e tumoreve.Marrëveshja ka synim forcimin e Shërbimeve Onkologjike në Spitalin “Nënë Tereza”, nëpërmjet formimit të një grupi të përbashkët pune me vizita të rregullta në vend dhe koordinim në distancë, ofrimin e trajnimeve në Sheba për udhëheqësit, mjekët, infermierët dhe teknikët shqiptarë, duke përfshirë programet afatshkurtra dhe bursat e plota, ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë konsultative për ekipet e “Nënë Terezës” për menaxhimin e rasteve komplekse të onkologjisë, etj.Këtë vit, kompania shtetërore shqiptare e industrisë së mbrojtjes, KAYO sh.a., nënshkroi një marrëveshje me kompaninë izraelite të teknologjisë ushtarake, Elbit Systems Ltd, për të ringritur në qytetin e Vlorës Shkollën e Aviacionit, ku do të përgatiten pilotë ushtarakë dhe civilë.Ky projekt do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit, duke garantuar mbështetje të qëndrueshme për Forcat e Armatosura në fushën e aviacionit. Sipas KAYO, rihapja e Akademisë së Aviacionit pritet të ulë kostot e trajnimit, të garantojë certifikim të pavarur dhe të rrisë ndjeshëm kapacitetet kombëtare në fushën e mbrojtjes dhe të aviacionit civil.Vitin e kaluar, ministrat e Turizmit të Shqipërisë dhe të Izraelit nënshkruan një deklaratë të përbashkët, për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e turizmit.Që prej vitit 2023, mes Shqipërisë dhe Izraelit ekziston edhe një memorandum mirëkuptimi për sigurinë kibernetike.Bashkëpunimi i parashikuar nga ky Memorandum Mirëkuptimi përfshin shkëmbimin e informacionit mbi politikat, procedurat, incidentet, dokumentacionin dhe praktikat më të mira të sigurisë kibernetike; zhvillimin e burimeve njerëzore; promovimin e sipërmarrjeve të përbashkëta me industrinë kibernetike dhe akademinë për të rritur nivelin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar; promovimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të kapaciteteve; etj.Ndërkohë, më herët, në periudhën 2015 – 2022 janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi mes institucioneve publike të të dy vendeve, në fusha si nxitja e investimeve, taksat (shmangia e tatimit të dyfishtë) shëndetësia, siguria, arsimi dhe shkenca, etj.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.