Tag: bashkëpunime

  • Halla e Shpat Kasapit: Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet

    Halla e Shpat Kasapit: Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet

    E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.
    “Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.

    Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në Itali me ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.
    Në një intervistë për mediat vëllai i këngëtarit ka deklaruar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. Në gjendje të rënduar nga lajmi, ai citohet të ketë thënë se ky lajm që u erdhi nga Italia shpresonte të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua. Më tej vëllai i artistit ka shtuar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë.

  • Elhaida, tre bashkëpunime të mëdha në një album

    Elhaida, tre bashkëpunime të mëdha në një album

    Showbiz E Premte, 12 Shtator 2025 12:06
    Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida Dani ka vendosur ta ndajë me publikun një nga projektet më të veçanta të saj.
    Bëhet fjalë për një EP të ri, të cilin e ka përgatitur në bashkëpunim me Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin, dy figura që këngëtarja gjithmonë i ka konsideruar si ëndërr të realizuar.

    “Ky projekt është shumë i dashur për mua. Prej një viti e kam mbajtur pranë vetes sepse më dukej i brishtë, por erdhi momenti ta ndaj me publikun,” shprehet ajo për RevistaWho. EP-ja përmban pesë këngë të regjistruara me Darko Dimitrovin, producentin që Elhaida e cilëson si një nga më të preferuarit në Ballkan.
    Veçantia e këtij projekti nuk qëndron vetëm te ndjeshmëria personale, por edhe te bashkëpunimet që e pasurojnë atë. Tre nga pesë këngët sjellin artistë që Elhaida i admiron prej kohësh. MC Kresha, figura ikonike e rap-it shqiptar, Olsi Bylyku, artisti i njohur për energjinë dhe origjinalitetin, si dhe Don Phenom, një zë i fuqishëm nga Shkodra, janë pjesë e këtij kapitulli të ri muzikor.
    Ky EP nuk është vetëm një hap i rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Elhaidës, por edhe një dëshmi e qartë e përkushtimit të saj për të sjellë muzikë të ndërtuar mbi emocione të sinqerta dhe bashkëpunime me peshë.

  • Meta kërkon lirinë, SPAK shton provat/ Avokati Kara: Hetimet vazhdojnë, ka bashkëpunime me Prokurori të huaja

    Meta kërkon lirinë, SPAK shton provat/ Avokati Kara: Hetimet vazhdojnë, ka bashkëpunime me Prokurori të huaja

    Avokati Romeo Kara, i ftuar në një edicion foli lidhur me çështjet ligjore që janë nën ngarkim të çiftit Meta-Kryemadhi. Seanca e parashikuar për Metën do të mbahet në datë 26 qershor pasi SPAK ka prova të reja lidhur me ish presidentin. Kara tha se hetimi vazhdon dhe se ka bashkëpunime me prokurori të huaja lidhur me shpenzimet jashtë vendit që çifti ka bërë ndër vite.
    “Në këtë seancë që është shtyrë, kemi paraqitjen e një prove të re tregon që hetimi vazhdon.
    Kemi dhe një provë tjetër që e përforcon dhe do të bëj të lëviz deri në origjinë lidhur me kartën dhe shpenzimet e bëra. Mund të ketë dhe karta të tjera, është folur për shpenzime luksi dhe mjekësore në Austri, Francë dhe SHBA. Ka bashkëpunime me prokurori të huaja dhe është e bindur organi i akuzës që ka fshehje pasurie dhe ka përfitime të jashtëligjshme.”, tha avokati.

  • “Bashkëpunime me këngëtar të njohur”, Mc Kresha dhe Lyrical Son vijnë me surpriza, ja kur do të publikohet albumi i ri

    “Bashkëpunime me këngëtar të njohur”, Mc Kresha dhe Lyrical Son vijnë me surpriza, ja kur do të publikohet albumi i ri

    Mc Kresha dhe Lyrical Son ndanë eksluzivisht në Vizion Plus detaje nga projeket e reja në fushën e muzikës.
    I ftuar nga  Albano Bogdo në 2984, Mc Kresha zbuloi emrin e albumit të tyre më të ri dhe frymëzimin që qëndron pas tij, duke theksuar lidhjen me traditën e këngës kreshnike dhe figurat legjendare të folklorit shqiptar.
    Ata gjithashtu treguan dy prej këngëtarët që do të kenë bashkëpunime në album.

    Pjesë nga biseda:
    Albano Bogdo: Do ndani ndonjë informacion për albumin e ri që do nxirrni? Shkurtimisht, nëse dëshironi. Sa të dëshironi ju
    Mc Kresha: SalihixFerizi e ka emrin albumi. Është si kuel i rapsodit të Rapsdosit. Ndoshta duhet ta sqaroj për opinionin publik, sidomos për pjesën jugore, ku muzika e kreshnikëve nuk është shumë prezente ose tradicionale. Malësia e ka traditë të këndojë këngë kreshnike. Edhe ata kanë qenë dy rapsod, shqiptarët e parë që kanë fituar titull ndërkombëtar, titullin e kontestin e këngës folkloristike në Londër në vitet e ‘60-ta, edhe ne i konsiderojmë si legjenda. Ata kanë kënduar dhe për pushkë edhe për dashni.
    Albano Bogdo: Keni bashkëpunime?
    Mc Kresha: Po. Albumi del tani në maj. Elai, Dhurata Dora janë disa mysafirët në albumin tonë.