Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!
Analisti Andi Bushati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se çështja e pezullimit të Ballukut është sipas tij një problem moralo-politik që lidhet drejtpërdrejt me integritetin e qeverisjes.
Sipas Bushatit, një ministër i akuzuar për korrupsion duhet të largohet menjëherë nga detyra, ndërsa shton se Rama po e mbron Ballukun për interesa të vetat.
Sipas tij Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë.
“Debati po na imponohet si një debat juridik, ndërkohë që është një debat moralo-politik. Një ministër që akuzohet për hajdut duhet të iki dhe këtu s’ka më as konflikt kompetencash, as çështje imuniteti, asnjë gjë. Pra, është guri i parë që s’do Rama ta lëvizi, që një njeri që dyshohet, është kapur me fakte dhe dyshohet se ka vjedhur, ka zhdukur 50 milionë euro, duhet të iki. Ose duhet ta heqësh dhe këtu s’kemi më debat juridik. Ngaqë do duhet zhytur, heshtur, mbyllur ky debat moralo-etik, neve zihemi nëpër studio për debatin juridik, për kushtetueshmërinë e të tjera.
E dyta, çfarë më bëri përshtypje duke dëgjuar Ramën. Çfarë thotë Rama? Rama thotë, dëgjo thotë, s’ndodh në asnjë vend të ë Evropës, të botës po të doni ju, që gjykatësit dhe prokurorët t’i rrëmbejnë qeverisë një ministër duke hyrë në kompetencat e një pushteti tjetër.Po t’i shtojmë kësaj të parës, që këtu pezullimi duket si, duket si ndonjë sakrilegj i madh që ju bë Ballukut. Edhe fjalët që thotë, në fakt ato i thotë pa zemër, por që gjithsesi i ka shqiptuar po ai, për Veliajn. Ah, s’merret thotë një kryetar në detyrë pa qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Pra, Veliaj që s’ka imunitet, nuk merret dhe çojeni në zyrë i thotë Rama. Ballukun mos ma hiqni nga zyra dhe këtu ka shumë teori që thonë që ore po e kërcënon Balluku, jo Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë. Mua më duket më e thellë. Rama thjesht thotë, Veliaj në zyrë të kthehet. Balluku mos pezullohet dhe të vazhdojë të punojë. Shkurt, deviza është, ore na lini të vjedhim. Pra, këtu nuk është çështje Balluku. Këtu është, mos më shqetësoni kur jam duke vjedhur. Ke parasysh kur je duke bërë ndonjë punë edhe dikush të bërtet ose të grricet te veshi? Hiqmu qafe se jam duke punuar’,- është shprehur Bushati në Syri TV.
Tag: bashkëpunëtorë
-

Bushati: Rama s’do ta lëshojë Ballukun se janë bashkëpunëtorë!
-

Pretendon se janë bashkëpunëtorë të Izraelit, Hamasi kryen ekzekutime publike pas marrëveshjes së paqes
Hamasi kreu ekzekutime publike të hënën për të ndëshkuar ata që i konsideron “bashkëpunëtorë me Izraelin”, raportoi BBC.
Sipas medias britanike, qëllimi i spastrimeve të Hamasit është të ruajë kontrollin e Gazës nga fraksionet që janë krijuar në rajon kohët e fundit.
Videoja tregon tetë burra të rrahur dhe me sy të lidhur, të gjunjëzuar para se të ekzekutohen nga terroristët e Hamasit.Sipas BBC-së, Hamasi pretendon se ekzekutoi “kriminelët dhe bashkëpunëtorët e Izraelit”, megjithatë, nuk paraqiti asnjë provë për këto pretendime.
-

Hamasi ekzekuton publikisht 3 palestinezë/ U akuzuan si bashkëpunëtorë të Izraelit (Pamjet)
Një video e Hamasit duke ekzekutuar publikisht tre palestinezë të akuzuar si “bashkëpunëtorë me Izraelin” është shpërndarë në kanalet Telegram të lidhura me grupin terrorist.
Videoja tregon burra të armatosur me fytyrë të mbuluar që qëndrojnë mbi tre palestinezë me sy të lidhur, të gjunjëzuar me duart e lidhura pas shpine.
Duke folur para një turme që brohoriste “Allahu Ekber”, një nga personat e armatosur i përshkroi burrat si “bashkëpunëtorë që tradhtuan atdheun e tyre dhe iu bashkuan pushtimit për të vrarë popullin e tyre”. Tre palestinezët u ekzekutuan me të shtëna në kokë dhe trup.
Sipas mediave ndërkombëtare, Hamasi vendosi mbishkrime në arabisht mbi trupat, të cilat shkruanin: “Tradhtia juaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Një ndëshkim i ashpër ju pret.”
Portia izraelite e lajmeve Ynet raportoi se një copë letër tjetër e vendosur mbi njërin prej trupave shkruante: “Mercenarë të shpatës, është koha t’ju presim kokat.”
Sipas Hamasit, anëtarë të dy organizatave të tjera terroriste, Xhihadi Islamik dhe Brigadat Muxhahide, morën pjesë në ekzekutim.Hamas publicly executed three Palestinians yesterday.
Mehdi Hasan? Not a word.
Ana Kasparian? Not a word.
Cenk Uygur? Not a word.https://t.co/J2Pesl9tPF
— Eyal Yakoby (@EYakoby) September 23, 2025 -

U akuzuan si bashkëpunëtorë të Izraelit, Hamasi ekzekuton publikisht 3 palestinezë
Një video e Hamasit duke ekzekutuar publikisht tre palestinezë të akuzuar si “bashkëpunëtorë me Izraelin” është shpërndarë në kanalet Telegram të lidhura me grupin terrorist.
Videoja tregon burra të armatosur me fytyrë të mbuluar që qëndrojnë mbi tre palestinezë me sy të lidhur, të gjunjëzuar me duart e lidhura pas shpine.
Duke folur para një turme që brohoriste “Allahu Ekber”, një nga personat e armatosur i përshkroi burrat si “bashkëpunëtorë që tradhtuan atdheun e tyre dhe iu bashkuan pushtimit për të vrarë popullin e tyre”. Tre palestinezët u ekzekutuan me të shtëna në kokë dhe trup.Hamas publicly executed three Palestinians yesterday.
Mehdi Hasan? Not a word.
Ana Kasparian? Not a word.
Cenk Uygur? Not a word.https://t.co/J2Pesl9tPF
— Eyal Yakoby (@EYakoby) September 23, 2025Sipas mediave ndërkombëtare, Hamasi vendosi mbishkrime në arabisht mbi trupat, të cilat shkruanin: “Tradhtia juaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Një ndëshkim i ashpër ju pret.”
Portia izraelite e lajmeve Ynet raportoi se një copë letër tjetër e vendosur mbi njërin prej trupave shkruante: “Mercenarë të shpatës, është koha t’ju presim kokat.”
Sipas Hamasit, anëtarë të dy organizatave të tjera terroriste, Xhihadi Islamik dhe Brigadat Muxhahide, morën pjesë në ekzekutim.Top Channel
-

Hetimet për Veliajn, Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një emision televiziv, Lala tregoi se në përfundim të hetimit rezulton se në çështje janë të përshirë edhe shumë individë të tjerë, të identifikuar si familjarë e bashkëpunëtorë të bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxës.
Lala theksoi se nga dosja me 30 të pandehur dhe 12 shoqëri, Veliaj ka numrin më të lartë të akuzave, me 13 prej tyre.
“Është përfunduar hetimi për Veliajn dhe personat e tjerë dhe është gjyqtarja Etleva Deda, e cila ushtron funksionin e gjyqtares që kur janë themeluar Krimet e Rënda. Veliaj kërkon zbutjen e masës se hetimi është mbyllur, se nuk intimidon dëshmitarët dhe nuk ka pushtet politik.
Janë 30 të pandehur, individë dhe 12 shoqëri. Numrin më të lartë e ka zoti Veliaj, janë 13 akuza ndaj tij. Akuza e shtuar është ajo e “shpërdorimit të detyrës” që zoti Veliaj ka dhënë për një pallat shumëkatësh ku ka interesa Ajola Xoxa. Janë shumë bashkëpunëtorë dhe familjarë të zonjës Xoxa që janë marrë të pandehur. Veç biznesmenëve u shtua edhe ish-deputetja Klotilda Bushka.
Sipas SPAK, çifti Xoxa-veliaj kanë përfituar para, Veliaj ka qarkulluar fonde për llogari të kompanive dhe OJF e Xoxës. Kompanitë e Xoxës dhe “Rametal” e Elman Abules janë përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale.
Prokurorët pretendojnë se çifti Xoxa-Veliaj qarkullonin shumë para cash. Veliaj i ka kundërshtuar këto përmes avokatëve, se s’ka asnjë provë kundër tij, ka patur dhunim gjatë shoqërimit në spital, nuk është lejuar të takojë avokatët e huaj etj”- tha Lala. -

Sot armiq përpara drejtësi, por dikur bashkëpunëtorë në trafikun me tonelata të kokainës
Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj janë në mesin e 6 të arrestuarve nga SPAK gjatë operacionit që shkatërroi organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Evropian.
Kësaj organizate i janë kapur 6 ton kokainë gjatë periudhës 2020-2021 me vlerë 411 milionë Euro në vendet e BE-së. Por teksa në atë periudhë, Alibej dhe Dervishaj duket se kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt në trafik kokaine, sot ata janë dy kundërshtarë përballë drejtësisë.
Erion Alibej është bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë” dhe ka zbërthyer një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, shumica e të cilave të zhvilluara në Elbasan.
Plaurent Dervishaj, i cili u ekstradua nga SPAK më 14 gusht 2024, konsiderohet nga SPAK si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019. Ai akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit.
Vetëm para disa ditësh, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj u përplasën ashpër në një seancë gjyqësore të GJKKO, ku Alibej po rrëfente ngjarje kriminale.
Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, krijoi tension dhe debate të forta në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme. -

Vr*sja e 56-vjeçarit nga vajza, Poli Hoxha: I mas*kruar në organet gjenitale, dyshohet se…
Gazetari Poli Hoxha flet për ngjarjen e vrasjes së 56-vjeçarit në Frashër të Fierit, ku vajza mbyti të atin, ka sjell një element të fortë që bën të dyshosh që ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë përveç së ëmës. Sipas Hoxhës, 56-vjeçari është masakruar në organet gjenitale, përveç mbytjes me tel në grykë, çka ka bërë që policia të dyshojë se në vrasje mund të kenë marrë pjesë edhe autorë të tjerë, për të cilët po hetohet.
”Zakonisht këto lloj vrasjesh janë si pasojë e traumave dhe dramave brenda familjes. Me gjitha gjasat, nga elementet që kanë dalë deri tani, është pak shumë kështu, sepse fillimisht, vajza nuk e ka pranuar, pastaj më vonë para policisë ka thënë se nuk më linte të vishesha, të dilja dhe gjëra të tjera.Por edhe këto që ka thënë, nga informacionet e fundit që kam unë, është vënë në dyshim dhe dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë, sepse nga këqyrja e trupit të viktimës, pasi e kanë larë dhe kanë dashur të heqin sa më shumë gjurmë.
Duket se mund të ketë bashkëpunëtorë, por më kryesorja është se nuk është mbytur vetëm me telin në fyt, por është masakruar edhe nga organet gjenitale. Ky është elementi i ri që duket se i hap hetimet dhe që sjell një dramë të më thellë, një urrejtje e akumuluar”.
