Tag: bashës

  • Gjyqet që fitoi Rama me PD-në! Rrëzimi i padisë për Bashën, vjen pas 11 çështjeve të fituara nga kryeministri

    Gjyqet që fitoi Rama me PD-në! Rrëzimi i padisë për Bashën, vjen pas 11 çështjeve të fituara nga kryeministri

    Pa ia përmendur emrin Ëngjëllushe Tahirit gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama të enjten publikoi një koment të gjatë kritikues për rrëzimin e padisë për shpifje bërë nga ai ndaj Lulzim Bashës.

    Edi Rama pasi thotë se kësaj gjyqtareje i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzion, e vlerëson vendimin si satirë gjyqësore.
    Zanafilla e padisë së Ramës është një deklaratë e Lulëzim Bashës në 2018 nga shkallët e selisë të PD ku deklaroi se “Rama bashkë me Fatmir Xhafaj dhe Donika Prelën po bëjnë gjithçka që hetimi ndaj Vangjush Dakos të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm”
    Këtë deklarim të Bashës, Edi Rama e konsideroi shpifje.
    Por argumenti i gjyqtares në këtë çështje lexuar palëve në sallën e gjyqit, ishte se “paditësi Edi Rama s’ka pësuar ndonjë dem, pasi dhe aktualisht mban detyrën e kryeministrit dhe deklarata nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj tij në publik”
    Gjykatësja Tahiri argumenton më tej në vendim se “deklarata është bërë përpara selisë të PD-së dhe se i padituri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të një ngjarjeje që kishte ndodhur dhe që përbënte interes publik dhe se deklarata e Bashës është në kuadrin e dhënies së opinioneve”.
    Por gjyqtarja Ëngjëllushe Taniri nuk e shikon deklaratën si një shprehje nga Basha të një fakti konkret të cilin paditësi Edi Rama e vlerëson një fakt konkret shpifës.
    Në njoftimin e gjykatës thuhet thjesht rrëzohet padia, pa dhënë arsyetimin e marrjes së këtij vendimi.
    Edhe pse gjykata e shkallës së parë Tiranë ka pasur 11 çështje te fituara nga Rama për shpifje gjatë këtyre viteve, për herë të parë kjo gjykatë nxjerr një njoftim për shtyp për të informuar mbi pikërisht atë padi që është rrëzuar, dhe asnjëherë për çështjet e tjera të fituara prej tij.
    Ky standart i ri i Gjykatës së Tiranës, me këtë njoftim për shtyp nuk jep asnjë informacion publikut mbi argumentimin apo argumentat në lidhje me rrëzimin e padisë.
    Publikisht Edi Rama ka deklaruar se me ata të cilët shpifin në adresë të tij do të përballet në gjykatë.Dhe kështu ka ndodhur.
    Të dhënat e gjykatës së shkallës së parë Tiranë mbledhur nga Top Channel tregojë se kryeministri Edi Rama për deklarata të ngjashme si ato të Bashës, prej vitin 2019 në 11 raste i është drejtuar me padi kësaj gjykate.
    Kjo tabelë tregon të listuara të gjitha gjyqet e përfunduara të kryeministrit për shpifje.
    Në harkun kohor 2019-2025 Edi Rama ka dalë fitues në 11 raste ndërkohë në përballjen me Lulzim Bashës ai shënon një gjyq të fituar dhe këtë më të fundit ditën e djeshme me padi të rrëzuar prej gjyqtares Engjëllushe Tahiri.
    Numri më i madh i padive të fituara nga Rama 5 të tilla janë me Sali Berishën. Në 2019 gjykata gjeti fajtor për shpifje ndaj Ramës demokratët Jorida Tabaku dhe Arben Imami.
    Tre vite më pas Rama fiton një tjetër gjyq për shpifje me deputeten Albana Vokshi. Nuk janë vetëm politikanët të cilët janë përballur me Ramën në gjykatë për deklarime shpifëse.
    Edi Rama ka fituar edhe një tjetër gjyq me aktivisten e shoqërisë civile me Sevim Arbanën në 2022 pasi ajo deklaroi se kishte parë Ramën duke pickuar një ministre grua.
    GJYQET E EDI RAMËS PËR SHPIFJE:
    22.10.2019 Edi Rama kundër Arben Imamit- Fituar nga Rama23.10.2019 Edi Rama kundër Jorida Tabaku-Fituar Rama27.12.2019 Edi Rama kundër Sali Berishës- Fituar nga Rama24.02.2020 Edi Rama kundër Lulzim Bashës-Fituar nga Rama22.06.2022 Edi Rama kundër Sali Berishës- Fituar nga Rama04.07.2022 Edi Rama kundër Sali Berishës-Fituar nga Rama04.11.2022 Edi Rama kundër Albana Vokshit- Fituar nga Rama17.11.2022 Edi Rama kunder Sevim Arbana-Fituar nga Rama26.06.2023 Edi Rama kundër Sali Berishës- Fituar nga Rama14.11.2023 Edi Rama kundër Sali Berishës-Fituar nga Rama15.12.2023 Edi Rama kundër Sali Berishës-Fituar nga Rama13.06.2025 Edi Rama kundër Lulëzim Bashës-Rrëzohet padia.

    Top Channel

  • Padia ndaj Lulizm Bashës në 2018, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës, ja arsyetimi

    Padia ndaj Lulizm Bashës në 2018, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës, ja arsyetimi

    Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës.

    Kjo padi është bërë në vitin 2018 nga kryeministri Edi Rama ndaj Lulzim Bashës, në lidhje me një deklaratë të bërë nga ky i fundit ndaj numrit një të PS.
    Gjykata ka shpallur sot vendimin, duke rrëzuar kërkesën e Ramës dhe duke renditur arsyet e këtij vendimi.
    “Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova”, deklaron Gjykata.
    Basha kishte deklaruar se Edi Rama në Durrës dhe në Dibër i kishte fituar zgjedhjet me ndihëm e bandave.
    Njoftimi i Gjykatës: 
    Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt:
    1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
    2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.
    Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,
    PËR KËTO ARSYE; Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile
    V E N D O S I:1. Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.3. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025.
     

    Top Channel

  • Basha ‘realizon ëndrrën’, fiton njëherë ndaj Ramës!

    Basha ‘realizon ëndrrën’, fiton njëherë ndaj Ramës!

    Edi Rama dhe Lulzim Basha

    TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka rrëzuar padinë e bërë nga kryesocialisti, Edi Rama, kundrejt ish-kryedemokratit, Lulzim Basha. Sipas institucionit të drejtësisë, padia e bërë nga i pari i qeverisë nuk është e bërë mbi bazën e provave e të ligjit. Në padinë e bërë, kryeministri Edi Rama kërkonte 1 mln lekë (të vjetra) dëmshpërblim nga Basha me pretendimin se deklaratat e bëra prej tij janë të pavërteta. Rama e kishte paditur për cenim të nderit dhe personalitetit pas deklaratave publike të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”.
    Deklarata e Bashës është bërë më 22 Tetor 2018, para selisë së Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha reagoi për arrestimet masive të Policisë së Shtetit, duke kërkuar prangosjen e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. 
    “Është kapur në flagrancë në përgjime me krimin. Pra në shkëmbim të votave për PS duke u ofruar tendera, peshku i madh quhet Vangjush Dako. Këta të tjerët janë peshq të vegël që serviren për të shpëtuar Dakon dhe për të shkatërruar hetimet. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër Prela. Peshqit e vegël që janë arrestuar mbrëmë do të lirohen. Sot kemi një celulë kriminale, që duke i servirur opinionit disa peshq të vegjël, cironka të mbyllet hetimi për Dakon dhe katër deputetë të tjerë të PS. Kjo ka shfryrë dosjen Dako-krim i organizuar. Unë ua kam thënë para dy vitesh këtë,”-tha Basha. Ndërsa po atë ditë ka marrë edhe një përgjigje nga Rama. Deklaratës së Bashës, Rama iu përgjigj në “X” (asokohe Tëitter).
    “Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet,”-shkruante Edi Rama, kryeministër.
    Por, Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen nuk ka gjetur prova për të provuar fajësinë e Bashës. Sipas togave të zeza, deklaratat e Bashës përbënin një opinion politik të ligjshëm, të mbështetur në fakte të njohura publikisht, dhe të bërë në funksion të detyrës së tij si lider i opozitës.
    VENDIMI I GJYKATËS:
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditësë, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur Lulzim Basha, me objekt:
    1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditesit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
    2. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë padisë”.
    Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova,
    PËR KËTO ARSYE;Gjykata mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile
    V E N D O S I:
    Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj e në prova.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Juridiksioni i Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.Shpallet sot në Tiranë më datë 11 qershor 2025
    Kjo shënon herën e dytë që Basha fiton ndaj Ramës në karrierën e tij politike. Herën e parë i mori Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe hera e dytë është vendimi i sotëm gjyqësor./ZËRI

  • Gjykata konfirmon akuzat e Lulzim Bashës për lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, rrëzohet padia e kryeministrit…

    Gjykata konfirmon akuzat e Lulzim Bashës për lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, rrëzohet padia e kryeministrit…

    Pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm ka konfirmuar se deklaratat e Bashës për dosjen famëkeqe “339” ishin të ligjshme, të bazuara në fakte dhe me interes publik. Rama, që kërkonte të heshtte opozitën përmes gjykatës, është përballur me një dështim të bujshëm juridik dhe moral. Vendimi e vë qartë në qendër të vëmendjes bashkëpunimin e strukturave të Partisë Socialiste me krimin për blerje votash, një krim elektoral që nuk mund të mbulohet më. Pra tani që drejtësia foli, heshtja politike s’është më zgjedhje, pasi është bashkëfajësi.
    Detajet
    Konkretisht ish-kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha ka fituar dje përballjen gjyqësore me Kryeministrin Edi Rama, i cili e kishte paditur për cenim të nderit dhe personalitetit pas deklaratave publike të vitit 2018 mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në aferat e dosjes “339”. Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë rrëzoi padinë e Ramës, duke vlerësuar se deklaratat e Bashës përbënin një opinion politik të ligjshëm, të mbështetur në fakte të njohura publikisht, dhe të bërë në funksion të detyrës së tij si lider i opozitës. Në qendër të deklaratave të kontestuara ishin akuzat për përfshirjen e Vangjush Dakos dhe strukturave të PS-së në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash, akuza të ngritura nga Basha dhe të mbështetura më pas nga përgjime zyrtare të Prokurorisë, si dhe nga raportime të mediave ndërkombëtare si “BILD” dhe “Zëri i Amerikës”. Në thelb, gjykata pranoi se Basha kishte të drejtë të denonconte publikisht ndërhyrjen e politikës në drejtësi dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar, si pjesë e një debati politik me interes të lartë publik.
    Çfarë ka ndodhur?
    Ndërkohë kujtojmë se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në shkurt të vitit 2019 se po përgatitet arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa shtoi se askush nuk mund ta shpëtojë Ramën. “Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot”, deklaroi ai. Sipas Bashës, Edi Rama mund të flijojë edhe persona të tjerë të afërt me të, por pavarësisht kësaj Kryeministri nuk shpëton dot. Më tej ai u shpreh se protestat për rrëzimin e kësaj qeverie do të jenë të vazhdueshme.
    Prej kohësh Partia Demokratike akuzonte ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale. Nga ana tjetër, asokohe, edhe kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” një ditë pas vizitës së liderit demokrat Lulzim Basha në Berlin. Kreu i qeverisë deklaroi se dosja 339 është mbajtur në sirtar për shantazh, duke shtuar se Vangjush Dako tashmë është njeri i lirë dhe mund të hetohet deri në fund. Rama e konsideron absurd urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ndaluar mediat në publikimin e përgjimeve.
    “Për sa i përket çështjes, unë them që çështja ka disa aspekte. Kam neveri nga përgjimet, jo nga përdorimi i përgjimeve sepse janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta sepse mund të nxirren nga e vërteta. Ka një aspekt edhe moral. Jemi në kushtet kur kryetari i bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat. Është një person i lirë që duhet të përgjigjet deri në fund. Përgjimet nuk janë prova, janë indice. Shikoj që ka një shëmti dhe më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara. Ajo që është me rëndësi është se sa këto janë muhabete të materializuara me fakte dhe muhabete të njerëzve që bëjnë sikur zgjidhin çështjet në planet. Aspekti ligjor është një katastrofë nga pikëpamja e menaxhimit të këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorëve të ruajnë përgjimet”, deklaronte Rama.

  • Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku…

    Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku…

    Luan Haka, ish-kandidati për deputet i Lulzim Bashës në zgjedhjet e kaluara parlamentare, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në burg, pasi u arrestua nga policia për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave” dhe “falsifikimit të logove dhe stampave”.
    Vendimi është marë nga Gjykata e Tiranës, e cila përveç lënies në burg të ish-kandidatit të Bashës, Luan Haka, ka caktuar masën e arrestit në burg për Ali Bushatin dhe shtetasin turk Okzan Sulun.
    Për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave, gjykata u mbështet dhe tepretendimet apo provat, e paraqitura në sallën e gjyqit nga prokurori i çështjes.

    Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj, gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke bërë që hetimi ndaj tyre të zhvillohet në gjëndje të lirë.

    Sipas hetimit, materialet kontrabandoheshin kryesisht në Turqi dhe të gjitha magazinoheshin në 2 fabrika në fshatin Brar, në periferi të Tiranës, ku më pas treftoheshin në tregun e brendshëm.

  • Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku dhe një tjetër

    Falsifikonin veshjet markë/ Mbetet në burg ish-kandidati i Bashës, në qeli edhe turku dhe një tjetër

    Luan Haka, ish-kandidati për deputet i Lulzim Bashës në zgjedhjet e kaluara parlamentare, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në burg, pasi u arrestua nga policia për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave” dhe “falsifikimit të logove dhe stampave”.

    Vendimi është marë nga Gjykata e Tiranës, e cila përveç lënies në burg të ish-kandidatit të Bashës, Luan Haka, ka caktuar masën e arrestit në burg për Ali Bushatin dhe shtetasin turk Okzan Sulun.

    Për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tre personave, gjykata u mbështet dhe tepretendimet apo provat, e paraqitura në sallën e gjyqit nga prokurori i çështjes.

    Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Lindon Haka dhe Xhuljo Lecaj, gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, duke bërë që hetimi ndaj tyre të zhvillohet në gjëndje të lirë.

    Sipas hetimit, materialet kontrabandoheshin kryesisht në Turqi dhe të gjitha magazinoheshin në 2 fabrika në fshatin Brar, në periferi të Tiranës, ku më pas treftoheshin në tregun e brendshëm.

  • “Berisha ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”, deputeti i PD: U kthye në parti për interesa personale

    “Berisha ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”, deputeti i PD: U kthye në parti për interesa personale

    Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
    Xhaferaj deklaroi se Berisha nuk ka investuar për një lidership të ri pas humbjes së vitit 2013, por ka mbështetur një drejtues si Lulzim Basha që, sipas tij, garantonte interesat familjare të Berishës.
    Ai akuzoi ish-kryeministrin se ka ndërhyrë në garën mes Bashës dhe Olldashit dhe më pas ka qenë “garanti” i qëndrimit të Bashës edhe pas humbjeve në 2017 dhe 2021.
    “Berisha ndërtoi një fabul të pasinqertë për t’u rikthyer në krye të PD-së pas largimit nga Basha. Pretendoi se e bëri për partinë, por në fakt veprimet e tij shërbyen vetëm interesave personale”, u shpreh Xhaferaj në një interviste në News24.
    Duke ironizuar deklaratat e Berishës se drejtësia është e kapur nga Rama, Xhaferaj pyeti: “Kush ia dha vulën e partisë Berishës? Nëse është drejtësia e kapur, atëherë a nuk ishte pikërisht Rama që ja dha?”
    Deputeti demokrat kritikoi dhe mënyrën se si u ndërtua koalicioni për zgjedhjet, duke e cilësuar si “koalicionin që do donte Edi Rama”, me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, në vend të një bashkimi më të gjerë opozitar me figura si Agron Shehaj apo Adriatik Lapaj.
    “Listat u bënë siç i donte Rama. Sjellja e Berishës ka qenë ajo që i leverdis më shumë Ramës,” theksoi ai, duke shtuar se “Berisha është sot në një situatë të vështirë. Nëse nuk pretendon se zgjedhjet janë vjedhur, i mbetet vetëm të japë dorëheqjen.”
    Xhaferaj parashikoi një reformim të Partisë Demokratike nga vjeshta deri në pranverë, duke theksuar se tashmë “ka një presion të qartë që PD të futet në reformim të thellë dhe të sinqertë”.

  • Iluzioni i fitores, – si i mori në qafë demokratët rikthimi i Berishës

    Iluzioni i fitores, – si i mori në qafë demokratët rikthimi i Berishës

    Nga Skënder Minxhozi/

    Sali Berisha ka një huq të vjetër që ja njeh i madh e i vogël. Në çdo ambjent, situatë apo komunikim me një të tretët ai flet dhe sillet si në një miting. Ngre zërin, të drejton gishtin tregues dhe të siguron orë e çast se ajo që po thotë është e vetmja e vërtetë e mundshme. Ky është një ndër tiparet që i kanë siguruar Sali Berishës një karrierë të lavdishme dhe të palëkundur politike. E kanë parë vazhdimisht si kartën fituese, si prodhuesin e frymës fitimtare, si liderin e paepur dhe si gurin vendimtar në lojë. Njeriu i situatave edhe kur ato ishin dramatike.

    Kjo është në fakt sot, 34 vite pasi Berisha mori në dorë Partinë Demokratike, rrethana fatale dhe primare që e ka lënë në “kënetë”, siç e quan Edi Rama, vetë Partinë Demokratike e bashkë me të edhe panelin opozitar në tërësi. Pra, riciklimi i ndjesisë së vjetër e cila sugjeron se mjafton që të kesh Berishën në zyrën e kryetarit dhe i ke të sigurta zgjedhjet dhe atë që ndodh mes tyre. Opozita humbi rëndë dhe tragjikisht më së pari sepse bëri një zgjedhje që bazohej në nostalgjinë për Doktorin, e jo në logjikë të ftohtë, në besnikëri naive e jo në arsye objektive, në iluzionin e fitores së premtuar e jo në realitetin cinik të humbjes së mundshme.

    Iluzioni i fitores është artifici që çoi PD drejt humbjes së thellë. Ai iluzion që ofron Sali Berisha, si politikani me një karrierë të mbushur plot në të shkuarën, por bosh në të tashmen. Ëndrra në beze thonë shkodranët në këto raste – ky është Sali Berisha që bridhte nëpër Shqipëri gjatë kësaj fushate duke kujtuar se gjërat ishin si në vitet 2005 apo 2009, duke refuzuar të “shohë vitet dhe shëndetin”, siç e këshillonte ai tregtari krutan me nënqeshje ironike.

    Sali Berisha i ushqeu me lugë boshe ithtarët dhe votuesit e tij, pasi i shiste gjithë ditën amerikanët e blerë me para për t’i hequr statusin non grata, si dallëndyshet e Donald Trump, të dërguara nga vetë ai, për të rrëzuar Edi Ramën. Doktori e pati të lehtë që të ndërtojë përballë ngrehinës prej letre të Lulzim Bashës, një kështjellë iluzive rikthimi dhe fitoreje që ishte e tillë edhe përballë Edi Ramës. Gabim fatal, jo vetëm sepse Rama nuk është Basha, por sepse edhe vetë Berisha nuk është më ai që ishte një herë e një kohë.

    Operacioni “nostalgjia” rezulton sot si shkaku themeltar për rrëzimin e zhurmshëm të PD në zgjedhje. Ata që besuan apo bënë sikur besuan se rikthimi i Berishës ishte i mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë në zgjedhje, sot përballen me realitetin therës të një opozite që humbi një dyzinë mandate krahasuar me 2021, duke e bërë të duket i bukur dhe tërheqës edhe një imazh gjysëm qesharak si ai i Lulzim Bashës! Berisha i premtoi popullit opozitar një grusht florinjsh dhe kur hapi dorën u pa se ofronte një grusht me miza.

    Është thënë deri në mërzi këto vite, se ajo që po ndodhte në PD ishte antihistorike. Tetë janari i vitit 2022 që sot shumë shqiptarë të thjeshtë e kanë harruar, ishte triumfi i dumbabizmit në një parti e cila u drejtua keq prej një “avatari” të Sali Berishës për tetë vjet rresht. Ajo kacafytje për muret dhe bedenat e selisë së PD ishte preludi i rrënimit gradual ku do të hynte partia në javët dhe muajt në vijim. Një rrënim të cilin e shohim sot tek nebuloza e siglave partiake të dala nga barku i PD, apo edhe tek përqindjet jo të vogla që po marrin partitë e reja nga votat e mbetura jetime pas rëniës së opozitës zyrtare.

    Rënia e Bashës dhe turravrapi i ethshëm i partisë drejt nostalgjisë për Berishën, i dha një sens totalisht antihistorik dhe antilogjik ecurisë së procesit për gjetjen e një kryetari të ri në partinë më të madhe të opozitës dhe përgjithësisht për refreskimin e saj. Ndërsa në PS figura e Fatos Nanos, kundërpalës historike të Berishës gjatë tranzicionit, ishte zbehur e harruar, PD rikthente shefin e vjetër në krye të punëve njëzet vjet më vonë, pa e pyetur aspak veten nëse ky veprim po sillte diçka më të mirë se hipoteka e zbehtë e Bashës.

    Me rezultate në dorë ne dimë sot se PD ra me dorën e Sali Berishës në një hon të tillë përfaqësimi, sa epoka e Lulit po duket e ndritshme edhe pse s’qe aspak e tillë. Sot opozita nuk është më një forcë politike pushteti, por një grup i vogël besnikësh të kryetarit të plakur. E keqja është se këtë fund e ka përgatitur me cinizëm të heshtur dhe të zhveshur nga çdo ndjesi vetë kryetari i partisë. Për të cilin projekti personal i rehabilitimit në SHBA dhe mbrojtjes nga drejtësia, janë të vetmet komponente që kanë vlerë. Të tjerat, ku hyjnë edhe marrja e pushtetit e rotacioni politik, janë vetëm fasada e ngjyer me bojë blu.

    Berisha deklaroi zyrtarisht se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Po përpiqet të gjejë trukime dhe shkelje kudo, madje edhe tek votat e Agron Shehajt apo tek zyra “klandestine” e Erion Braçes. Po kërkon gjithashtu të thërrasë popullin e pakësuar opozitar “nën armë”, për të protestuar ditën që krerët e Evropës do të jenë në Tiranë.

    Fund më dëshpërues s’ka: Edi Rama në mes të sheshit Skëndërbej me Macron e Starmer, Berisha në rrugë me të vetët pas zinxhirëve të policisë disa kilometra më tutje. E dyta herë që organizon protestë teksa liderët evropianë vizitojnë Tiranën, por me një ndryshim: atëhere merrte një goditje nga një i çekuilibruar por kishte shumë më tepër vota e mbështetje se tani. Kishte në krah edhe Ilir Metën që sot s’e ka më…

  • Agron Duka i përgjigjet Bashës: Ka rolin e Zegjinesë, por as atë s’po e bën mirë

    Agron Duka i përgjigjet Bashës: Ka rolin e Zegjinesë, por as atë s’po e bën mirë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Koalicioni Euroatlantik: Beteja e Lulzim Bashës për një rikthim politik

    Koalicioni Euroatlantik: Beteja e Lulzim Bashës për një rikthim politik

    Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ofron mbështetje për drejtësinë dhe subvencione për familjet, por analistët janë kritikë ndaj programit dhe e shohin atë si përpjekje të Bashës për të qëndruar në skenën politike.
    Nga Vladimir Karaj
    Lulzim Basha ka zhveshur kostumin e dikurshëm partiak dhe po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit me një profil më sportiv dhe retorikë populiste, në një betejë për mbijetesën e tij politike.
    Pasi humbi në gjykatë përplasjen me ish-kumbarin e tij politik, Sali Berisha, për siglën dhe vulën e Partisë Demokratike, Basha themeloi “Demokratët Euroatlantikë” së bashku me një grup të vogël deputetësh që i qëndruan atij besnikë.
    Ai garon në zgjedhjet e 11 majit si “Koalicioni Euroatlatik”- një nga fraksionet e shkëputura nga trungu i Partisë Demokratike pas konfliktit të brendshëm 4-vjeçar që nisi me vendimin e Bashës për të përjashtuar Berishën nga partia pas shpalljes së tij non- grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Në dallim nga PD e Berishës, Koalicioni Euroatlantik i Bashës mbështet pa doreza Prokurorinë e Posaçme, SPAK dhe synon që të kapitalizojë vota të djathta në këtë drejtim.
    “Koalicioni Euroatlantik është i vendosur të  mbështesë drejtësinë dhe të forcojë luftën kundër korrupsionit. Duke luftuar korrupsionin, ne mundësojmë më shumë investime, punësim, mirëqenie dhe shërbime cilësore për qytetarët tanë,” thuhet në përmbledhjen e programit që iu vu në dispozicion BIRN.
    Koalicioni prezanton një program të qendrës së djathtë, me taksa të ulëta dhe kthimin e pronës te pronarët, por nga ana tjetër përfshin stimuj socialë për familjet dhe premtime për mbështetje të rritjes së lindshmërisë apo buxhetit për arsimin.
    Sa i përket kostove, Koalicioni Euroatlatik premton se paratë do t’i nxjerrë përmes luftës ndaj korrupsionit dhe ngritjes së një strukture të re për konfiskimin e pasurive të grabitura.
    Megjithatë, programi i tij nuk i ka bindur analistët politikë se mund të sjellë ndonjë ndryshim në zgjedhjet e 11 majit.
    Neritan Sejamini, konsulent strategjish dhe analist politik, e konsideron Koalicionin e Bashës një “projekt personal”, ndërsa programin e prezantuar prej tij si një “seri bulletpoints” (pika referimi), pa ide të reja dhe vizion.
    “Modeli i Bashës nuk sjell asgjë të re, por përfaqëson modelin e politikanit shqiptar që nuk pranon të ikë,” thotë Sejamini.
    Ndërkohë, gazetari dhe analisti Arion Sulo e sheh programin e Koalicionit Euroatlantik si një përpjekje për të adresuar problematika, por thekson se zgjedhjet nuk do të varen nga programet elektorale.
    “Është në letër një përpjekje që adreson problematika të forta, të cilat rrezikojnë ta kthejnë vendin në një azil të moshuarish”, tha Sulo.
    “Zgjedhjet tek ne nuk varen nga programi që ke, por nga fuqia financiare, faktorët elektoralë të ligjshëm e të paligjshëm, klientelizimi që është pothuaj i gjithi me partinë në pushtet dhe  mediat që e mbështesin”, theksoi ai.
    Kritikat për programin
    Lulzim Basha ka tashmë një përvojë 20 vjeçare në politikë, i angazhuar fillimisht si drejtues i KOP-it, një nismë e Partisë Demokratike për të afruar figurat e reja në vitin 2005. Gjatë dy mandateve të qeverisjes së Berishës [2005-2011], Basha mbajti portofole të rëndësishme qeveritare, duke u projektuar si pasardhësi i Berishës në PD.
    Në vitin 2011, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës përballë Edi Ramës në një garë të kontestuar ashpër. Pas dorëheqjes së Berishës nga drejtimi i partisë në vitin 2013, Basha u zgjodh kryetar me mbështetjen e tij dhe e drejtoi Partinë Demokratike në 4 fushata elektorale kombëtare, tre nga të cilat i humbi dhe në njërën prej tyre (zgjedhjet lokale 2019) nuk mori pjesë.
    Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2021, Basha e gjeti veten në një përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin tentoi ta mënjanonte nga politika aktive për shkak të shpalljes non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Si rezultat, Basha u detyrua të largohej nga Partia Demokratike dhe bashkë me mbështetësit e tij, u grupuan te Koalicionin Euroatlantik, duke pretenduar të qëndrojnë njëherazi kundër Ramës dhe Berishës.
    Në rast fitoreje, Koalicioni Euroatlantik premton heqje vizash me SHBA-të brenda mandatit të parë dhe mbështetje me 20 mijë euro për familjet që sjellin në jetë fëmijën e tretë. Në ato që quhen zotimet kryesore të programit parashikohet subvencionim i familjeve të reja dhe ofrimi i ushqimit në shkolla për fëmijët, subvencion direkt dhe indirekt me 150 milionë euro në vit për fermerët, pensione të posaçme për ish-të përndjekurit politikë dhe krijimi i një force të re policore të pagëzuar si “xhandarmëri”.
    Në ndryshim nga PD-ja zyrtare, Euroatlantikët e kanë bazuar fushatën në akuzat dhe dënimet ndaj figurave të rëndësishme të mazhorancës. Në një seri replikash në distancë me kryeministrin Edi Rama, batutat e Bashës “Rama ku i ke shokët” dhe “7 X 7 baraz 313” u bënë virale në rrjet të shoqëruara edhe me këngë rap.
    Gjithashtu, partia premton zgjerim të mbështetjes për drejtësinë dhe ngritje të institucioneve të reja për rikuperimin e pasurive të vjedhura.
    Por Arion Sulo e sheh të zbehtë programin e Koalicionit Euroatlantik, ashtu sikurse edhe të partive të tjera opozitare, të cilat nuk adresojnë sipas tij problemin themelor të një sistemi autokratik në Shqipëri.
    “Çfarë qasje kanë për oligarkinë ekonomike, kriminale dhe mediatike? Pa zgjidhur ndryshimin e modelit dhe sistemit që është vendosur prej 10 vitesh, programet elektorale janë pa vlerë”, tha Sulo.
    Duke arsyetuar se teknikalitetet në programe nuk do i bindin votuesit, Sulo thotë se Basha duhej të kishte synuar një koalicion më të madh të së djathtës.
    “Basha minimumi duhet të ishte pjesë e një koalicioni të gjerë të partive opozitare, qoftë dhe pa PD-në e Berishës. Një bashkim me Lapaj, Shabanin, Alibeaj, Topin, Shehin etj do të kishte një kuptim politik dhe numerik dhe nuk do të digjte mijëra vota të së djathtës, që do të shkojnë për PS dhe Ramën në 11 maj,” shtoi ai.
    Për Neritan Sejaminin, pikat e prezantuara nga Koalicioni Euroatlantik  nuk mund të shihen si program elektoral, pasi premtimet janë të shkëputura nga çdo analizë apo mekanizëm zbatimi dhe nuk përmbajnë asnjë kosto reale.
    “Nuk ka programe fare, të gjitha këto janë një tufë premtimesh në nivelin primitiv,” tha ai, duke iu referuar edhe partive të tjera. “Takojnë një njeri, ai u thotë një problem dhe këta i premtojnë që do ta zgjidhin,” shtoi më tej Sejamini.
    Në aspektin elektoral, Sejamini është skeptik për suksesin e koalicionit jashtë Tiranës për shkak të sistemit zgjedhor, ku “dy partitë e mëdha dominojnë krejtësisht.” Ai thotë se edhe në kryeqytet, Basha duhet të provohet për herë të parë si lider i një force politike.
    Përtej partisë së Bashës, Sejamini thotë se fushatës për zgjedhjet e 11 majit i mungojnë emocionet dhe nuk sheh se si ajo do të prekë votuesin.
    “E gjithë kjo fushatë, nga të gjitha partitë politike, janë e njëjta gjë si gjithmonë, fushata amatore, kritiko-kritiko, pa krijuar një lidhje emocionale me votuesit, pa krijuar një imazh që i prek votuesit në nivel emocional,” tha Sejamini, ndërsa shtoi: “votuesi nuk analizon programe në mënyrë teknike”.