Tag: bashës

  • “Personi që fshiu serverat, sot është në partinë e Bashës”

    “Personi që fshiu serverat, sot është në partinë e Bashës”

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar një fletëthirrje për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK me qëllim dhënien e deklaratave për 4 vrasjet e protestës së 21 janarit.
    Gazetari Enton Abilekaj, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, thotë se shumë prova janë zhdukur dhe se do të jetë shumë e vështirë sot për të gjetur personin e vërtetë që i ka dhënë urdhër Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit.
    Ndër të tjera ai thotë se e vetja dëshmi kryesore në SPAK është ajo e Lulzim Bashës, në atë kohë ministër i Brendshëm ndërsa shton se dhe personi që ka fshirë serverat, është anëtar i partisë së Bashës.
    “Kanë kaluar 14 vjet, shumë prova janë zhdukur. Edhe audio e gjetur për urdhrin për të goditur në mish, nuk e përcakton qartë se kush janë urdhëruesit dhe kush gjuan. 
    Vërtetë ka vendim të Gjykatës së Strasburgut se është krim shtetëror, por jo domosdoshmërisht duhet ta bënte hetimin SPAK. Gjykata e Lartë ia kaloi SPAK, me pretendimin se përfshihen zyrtarë të lartë.
    Fakti që iu imponua SPAK-ut nga Gjykata e Lartë, nuk të bën shumë optimist. Të gjithë gardistët që gjuajtën pas urdhërit mund të arrestohen, por a ishin ata autorët, apo ata që dhanë urdhërin? 
    Ata që dhanë urdhërin, është e vështirë të merret vesh me emër dhe mbiemër, edhe për faktin se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës. Po kështu njeriu që fshiu serverat është në partinë e Bashës.
    Mendoj se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme. Pra ia ka dhënë Gjykata e Lartë me detyrim. Berisha vërtetë mund të merret i pandehur, por deri tani do të thirret si person në dijeni“, tha ndër të tjera Abilekaj.

  • “Personi që fshiu serverat, sot është në partinë e Bashës”, gazetari: Urdhri për të qëlluar në 21 Janar nuk është i qartë…

    “Personi që fshiu serverat, sot është në partinë e Bashës”, gazetari: Urdhri për të qëlluar në 21 Janar nuk është i qartë…

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka lëshuar një fletëthirrje për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK me qëllim dhënien e deklaratave për 4 vrasjet e protestës së 21 janarit.
    Gazetari Enton Abilekaj, në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’, thotë se shumë prova janë zhdukur dhe se do të jetë shumë e vështirë sot për të gjetur personin e vërtetë që i ka dhënë urdhër Gardës së Republikës për të qëlluar mbi protestuesit.
    Ndër të tjera ai thotë se e vetja dëshmi kryesore në SPAK është ajo e Lulzim Bashës, në atë kohë ministër i Brendshëm ndërsa shton se dhe personi që ka fshirë serverat, është anëtar i partisë së Bashës.
    “Kanë kaluar 14 vjet, shumë prova janë zhdukur. Edhe audio e gjetur për urdhrin për të goditur në mish, nuk e përcakton qartë se kush janë urdhëruesit dhe kush gjuan. 
    Vërtetë ka vendim të Gjykatës së Strasburgut se është krim shtetëror, por jo domosdoshmërisht duhet ta bënte hetimin SPAK. Gjykata e Lartë ia kaloi SPAK, me pretendimin se përfshihen zyrtarë të lartë.
    Fakti që iu imponua SPAK-ut nga Gjykata e Lartë, nuk të bën shumë optimist. Të gjithë gardistët që gjuajtën pas urdhërit mund të arrestohen, por a ishin ata autorët, apo ata që dhanë urdhërin? 
    Ata që dhanë urdhërin, është e vështirë të merret vesh me emër dhe mbiemër, edhe për faktin se dëshmia kryesore është e Lulzim Bashës. Po kështu njeriu që fshiu serverat ësht në partinë e Bashës.
    Mendoj se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme. Pra ia ka dhënë Gjykata e Lartë me detyrim. Berisha vërtetë mund të merret i pandehur, por deri tani do të thirret si person në dijeni“, tha ndër të tjera Abilekaj.

  • SPAK konfirmon: Hetimi ndaj ministres Balluku nisi nga kallëzimi i Lulzim Bashës

    SPAK konfirmon: Hetimi ndaj ministres Balluku nisi nga kallëzimi i Lulzim Bashës

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se kallëzimi i parë penal ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Inovacionit, Belinda Balluku, është inicuar nga Lulzim Basha.
    Në njoftimin për mediat, SPAK shpjegon se kallëzimi kishte të bëjë me hetimin e një procedure prokurimi që lidhej me tunelin e Llogarasë, për të cilin ekzistojnë dyshime për përzgjedhje jo-konkurruese të operatorit, tejkalim të afateve, mungesë transparence dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve.
    Sipas të dhënave zyrtare, kallëzimi i Bashës mban datën 9 gusht 2024. Më shumë se një muaj më vonë, më 12 shtator 2024, në SPAK ka mbërritur edhe një kallëzim tjetër i depozituar nga Gazment Bardhi.I shqetësuar nga protagonizmi i ish-shefit të tij politik,Bardhi shpërndau në rrjetet e tij sociale pjesë nga dokumenti i SPAK, por duke hequr referencën për kallëzimin e parë të Bashës – një lëvizje fëmijnore, një përpjekje për të rishkruar historikun e ngjarjes.

  • “Ja po të kaloj ministrin…”, avokati: SPAK ka regjistrim të Bashës që flet në radio në 21 Janar

    “Ja po të kaloj ministrin…”, avokati: SPAK ka regjistrim të Bashës që flet në radio në 21 Janar

    Dorian Matlija, avokat, duke komentuar thirrjen e Lulzim Bashës në SPAK, u shpreh se në audipërgjimin që ka prokuroria dyshohet se ka pjesë të tij, që flet në radiomarrëse, në rolin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe.
    “Kam përfaqësuar disa nga familjarët e viktimave. Familjen Nika jo, por duhet të kemi parasysh që cështja është hapur me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta detyruar SPAK të hetojë 21 janar, pasi SPAK fillimisht mori vendim se nuk i takonte si kompetencë.
    Hetimi ka lidhje me predhën që u gjet në trupin e Aleks Nikës. Sot ka mjete më të specializuara. Edhe me audiopërgjimin që ka SPAK, mund të zbardhet ngjarja. Shoh që ka mundësi të mira.
    Kemi parasysh që Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Jo vetëm kaq, por edhe në audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK përmendet një frazë ja po të kaloj ministrin. Këtu audio pritet, por më kanë thënë që audio që ka shkuar në prokurori është më e gjerë dhe ka pjesë të Bashës që flet në radio.
    Predha ka qenë shumë e deformuar, dyshohet se mund të ketë dalë nga arma e komandatit të Gardës, por do të duhet riekspertim, nuk e kam informacionin ku e kanë çuar pasi janë hetime sekrete”.

  • Minga: Demokratët zgjohen në 12 të drekës, ia kalojnë dhe Bashës! Baçi: Ti nuk fle me ne, s’ke nga ta dish

    Minga: Demokratët zgjohen në 12 të drekës, ia kalojnë dhe Bashës! Baçi: Ti nuk fle me ne, s’ke nga ta dish

    Kush janë kandidaturat demokrate që do të garojnë për Bashkitë?
    Ishte kjo pyetja që ka sjellë përplasje mes analistëve dhe përfaqësuesve të opozitës në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
    Gazetari Denis Minga kritikoi vonesat e PD-së në shpalljen e kandidatëve, duke theksuar se duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Ai u shpreh se socialistët zgjohen që në orën 4 të mëngjesit, ndërsa demokratët që janë në opozitë zgjohen në orën 12 të drekës, duke ia kaluar edhe Bashës.
    Ndërkohë, deputeti demokrat Luan Baçi u përgjigj duke thënë se gazetari nuk fle me ta dhe nuk ka nga ta dijë.

    Pjesë nga biseda:
    Dervishi: Një aset politik i PD-së për të garuar për Bashkinë e Tiranës mund të ishte Gazmend Bardhi. Do ishte një përballje e bukur edhe për t’u parë nga ana politike. Një emër jo politik do ishte Brisida Shehaj, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve.
    Minga: PD nuk duhet të vazhdojë kështu me këto vonesa. Duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Nxirrini kandidatët se duhet të jenë në terren ata të punojnë. Ata që janë në pushtet çohen që në 4 të mëngjesit, këta që janë në opozitë çohen në 12, ia kalojnë edhe Bashës.
    Baçi: Ti nuk fle me ne ta dish kur çohemi.
    Minga: Ishte në mënyrë figurative. Pse nuk janë kandidatët në Vlorë? Në Berat pse s’e ke kandidatin?
    /vizionplus.tv

  • Kurti përplaset me veteranët e UÇK-së! Shkak, kërkesa për shkarkimin e Dimal Bashës-

    Kurti përplaset me veteranët e UÇK-së! Shkak, kërkesa për shkarkimin e Dimal Bashës-

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij nga Prokuroria.
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Guca, theksoi se kryeparlamentari Basha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për atë që ka shkruar vetë nëpërmjet një deklarate.
    Veteranët e UÇK-së po ashtu u kanë dërguar një kërkesë krerëve të grupeve parlamentare të subjekteve politike dhe të gjithë deputetëve, ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Bashës.
    Ndaj këtyre qëndrimeve ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e ka mbrojtur Bashën, duke akuzuar qeveritë e mëparshme.
    “Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë, nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim një artikulli me bashkautorësi, ku ky nuk është autori i atij kapitulli të para më shumë se një dekadë. Problemet kanë lindur kur është nënshkruar “Zajednica” në vitin 2013, kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri, po ashtu në vitin 2013, kur është votuar Gjykata Speciale në 2015, kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin, dhe kur janë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe dhe pazaret për ndarjen e Kosovës, e jo tek ky artikull ku manipulohet kreu i Kuvendit, i cili nuk ka fare autorësi,” shtoi Kurti.
    I sapozgjedhuri si kryetar i Parlamentit, Dimal Basha, së bashku me një studiuese nga Maqedonia e Veriut, është autor në punimin akademik ku UÇK-ja përmendet, duke thënë se u financua jo vetëm nga diaspora, por edhe nga trafikantë droge që dërgonin para dhe njerëz për të luftuar. Vetë Basha mohon se ka shkruar ndonjëherë kundër UÇK-së, duke theksuar se kontributi i tij u kufizua vetëm në një kapitull për islamin radikal.

  • Ministri Liburn Aliu jep dorëheqjen, për shkak të zgjedhjes së Bashës, kryeparlamentar

    Ministri Liburn Aliu jep dorëheqjen, për shkak të zgjedhjes së Bashës, kryeparlamentar

    Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë.
    “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, shkroi Aliu në Facebook.
    Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.
    “Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu. REL/

  • Kriset qeveria e Kurtit, ministri Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

    Kriset qeveria e Kurtit, ministri Liburn Aliu jep dorëheqjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

    Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, një ditë më parë.
    “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, shkroi Aliu në Facebook.
    Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.
    Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.
    “Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu. /REL/

  • VIDEO/ Spahiu: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, lojë nervash nga Kurti. PDK surprizoi

    VIDEO/ Spahiu: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, lojë nervash nga Kurti. PDK surprizoi

    Analisti nga Kosova Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për SYRI TV, gjatë emisionit ‘Edicioni i Pasdites’ me moderator Arnold Karriqi, u shpreh se, zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar Kuvendi ishte rezultat i një loje nervash të drejtuar nga Albin Kurti.

    Spahiu tha se, PDK surprizoi me votën pro Bashës.

    ‘Në fakt, zgjedhja e kryetarit të ri u bë në një lojë nervash në mënyrë aksidentale. Po i njëjti kandidat nuk mori votat e PDK-së dhe Vetëvendosja nuk besoi që do të marrë vota, por PDK befasoi, i dha votat dhe kështu që Kosova u bë më në fund me kryetarin e parlamentit.

    Tashmë ka ngecur ngushtë zgjedhja e nënkryetarit që i takon komunitetit serb. Kjo gjë do të marrë një kohë nëse nuk do të ketë një vullnet për t’u zgjedhur ky kryetar, edhe kjo është një telashe në vazhdën e një interpretimi të gabuar të Kushtetutës.

    Besoj që qëllimi për zgjedhjen e Dimal Bashës ishte një lojë nervash, që zhvilloi Albin Kurti, i cili ose do e bëjë qeverinë ashtu si do ai ose do e shtyjë sa më shumë deri në zgjedhjet e ardhshme. Ai do përpiqet që tashmë të bëjë numra për qeverinë, por varet pse do të ndodhë kjo gjë,’ tha analisti Nexhmendin Spahiu për SYRI TV.

  • Basha kryetar i Kuvendit në Kosovë, Gazetari Seiti: Mundësitë janë të kemi zgjedhje të parakohshme

    Basha kryetar i Kuvendit në Kosovë, Gazetari Seiti: Mundësitë janë të kemi zgjedhje të parakohshme

     Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të marten duke i dhënë fund tejkalimit të ngërçit politik të nisur me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Por si e sheh këtë zhvillim gazetari i Syri TV Gazment Seiti?Për të është hapja e rrugës për të shkuar Kosova në zgjedhje të parakohshme.  

    “Nëse nuk arrihet dot të zgjidhet qeveria e re me 61 vota pro lind e drejta për të shkuar në zgjedhje të parakohshme me zgjedhjet e parlamentit të ri. Të bën përshtypje votimi kundër i Nismës Social Demokrate për Dimal Bashën.

    Mundësitë janë shumë të mëdha që të kemi zgjedhje të parakohshme. Sepse dy partitë opozitare PDK e LDK nuk besoj se do të votojnë për qeverinë e Albin Kurtit.

    Albin Kurti deri tani ka 57 deputetë, por duhen 61 vota për të formuar qeverinë e re.

    Janë pazaret që mund të bëhen me komunitetet apo deputetët që mund të tregtohen nga “PDK” e “LDK” e Kosovës.

    Mund të jetë dhe një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe partive të tjera për të zgjedhur kreun e ri të Kuvendit dhe për ta çuar në vendin në zgjedhje të parakohshme. Sepse vetë propozimi i Dilmal Bashës nga VV ishte në mëdyshje, ndërsa brenda PDK-së kishte kundërshtime për zgjedhjen e Bashës në krye të kuvendit”

    Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan.  Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.