Tag: bashën

  • Rama i përgjigjet komentuesit që i kërkon foto me Bashën: Fizikisht nuk puqemi

    Rama i përgjigjet komentuesit që i kërkon foto me Bashën: Fizikisht nuk puqemi

    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti nëse do të bëjë foto me Lulzim Bashën, duke iu referuar videove me këngë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.
    “Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shok në diasporë?”, shkruan një komentues.

    “Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër”, iu përgjigj Rama.

  • Foto me Bashën? E do me autograf?! Rama i përgjigjet kërkesës: Jemi të lidhur me zemër!

    Foto me Bashën? E do me autograf?! Rama i përgjigjet kërkesës: Jemi të lidhur me zemër!

    Në mesin e komenteve drejtuar kryeministrit Edi Rama, nuk mungojnë as ato “ngacmuese” për replikat e tij me kreun e Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha. Mëngjesin e kësaj të Enjteje, një qytetar i kërkoi Ramës foto me Bashën, pas dialogut të vazhdueshëm që kanë pasur online.
    Këtë kërkesë, kreu i qeverisë e mori me sportivitet dhe me humor tha se “ata janë të lidhur me zemër”.
    “E do me autograf shoku? Për foto nuke di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër! Vetëm se nuk jemi larg syve, larg zemrës…Larg syve dhe sytë në zemër”, u përgjigj Rama.

  • Rama krahason Bashën me Koçin te filmi me teto Ollgën: Tek pull mbi qerre nëpër fshat

    Rama krahason Bashën me Koçin te filmi me teto Ollgën: Tek pull mbi qerre nëpër fshat

    Kryeministri Edi Rama përmes një video në rrjetet sociale, e krahason Lulzim Bashën me personazhin e Koçit te filmi ‘Zonja nga Qyteti’, i cili pasi dështoi të martohej, përfundoi i vetëm në fshat mbi një qerre.
    Rama i tha me ironi Bashës se ai e ka masakruar dy herë në zgjedhje dhe pasi mundi atë, u përball edhe me Berishën, duke e mundur sipas kryeministrit edhe këtë të fundit.

    “Vallahi Lulo këtë Fotaqin nuk e mbaj mend, se pushtat janë fusha jote me thënë të drejtën, se ti bën sikur s’kupton, kur të pyesin ore ça bëhet me Gaz Ballokumen. Unë mbaj mend Koçin, atë të teto Ollgës, artistin që e zgjodhën për dhëndër, por që nuk ngjiti dhe që ngeli tek pull në qerre duke ardhur vërdall në fshat. Ti rruar e qeth je edhe kur të ikën berberi me pushime. Mua më masakrove 2 herë, pastaj iu ktheve bufit, e bone telef fare nuk i le asnjë pupël. Eh mor euroatlantik, katil i madh je”, iu përgjigj Rama.