Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për dy ura të reja mbi lumin Ibër, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për lidhjen mes veriut dhe jugut të Mitrovicës. Ai deklaroi se kjo është shprehje e përkushtimit të qeverisë për të promovuar komunikimin, qarkullimin e lirë, bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy pjesëve të qytetit.“Kemi kaluar kohën e barrikadave, tani është koha e bashkëpunimit, e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit,” tha Kurti. I pyetur për takimin e thirrur nga presidentja Osmani, ai shtoi se është për “ura bashkëpunimi” dhe e mbështet çdo iniciativë për dialog.Kryeministri në detyrë shtoi se veprimet e qeverisë janë në përputhje me ligjet dhe janë për të mirën e qytetarëve, duke ftuar ata që kanë dilema të kontaktojnë institucionet për sqarime.Për mundësinë e barrikadave në veri, Kurti u shpreh se “ka kaluar koha e barrikadave” dhe beson se urat do të shfrytëzohen nga të gjithë, përfshirë edhe serbët në veri të Mitrovicës.Projekti i ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër pritet të përfundojë në vjeshtë, me një kosto prej afro 3 milionë euro. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit, përveç kryeministrit Kurti, morën pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, si dhe ministrat në detyrë Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.Ky projekt është pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, duke synuar përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore dhe forcimin e bashkëpunimit lokal.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për dy ura të reja mbi lumin Ibër, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për lidhjen mes veriut dhe jugut të Mitrovicës. Ai deklaroi se kjo është shprehje e përkushtimit të qeverisë për të promovuar komunikimin, qarkullimin e lirë, bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes dy pjesëve të qytetit.“Kemi kaluar kohën e barrikadave, tani është koha e bashkëpunimit, e qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit,” tha Kurti. I pyetur për takimin e thirrur nga presidentja Osmani, ai shtoi se është për “ura bashkëpunimi” dhe e mbështet çdo iniciativë për dialog.Kryeministri në detyrë shtoi se veprimet e qeverisë janë në përputhje me ligjet dhe janë për të mirën e qytetarëve, duke ftuar ata që kanë dilema të kontaktojnë institucionet për sqarime.Për mundësinë e barrikadave në veri, Kurti u shpreh se “ka kaluar koha e barrikadave” dhe beson se urat do të shfrytëzohen nga të gjithë, përfshirë edhe serbët në veri të Mitrovicës.Projekti i ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër pritet të përfundojë në vjeshtë, me një kosto prej afro 3 milionë euro. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit, përveç kryeministrit Kurti, morën pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, si dhe ministrat në detyrë Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.Ky projekt është pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, duke synuar përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore dhe forcimin e bashkëpunimit lokal.
Tag: barrikadave
-

Çfarë po ndodh në Kosovë? Gjykata lëshon 10 urdhër-arreste, vendosen barrikada në Veri
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar të mërkurën fletarrestime për Millan Radojçiçin dhe 10 të dyshuar të tjerë, në lidhje me ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe në vitin 2022.
Radojçiç dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letërrreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Millan Radojçiç.
Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022”, tha për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Radojçiç, i cili veçse kërkohet në Kosovë për krime lufte dhe për sulmin në Banjskë, ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale më 2022. Miratimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për lëshimin e fletarrestimeve për të dhe të tjerët vjen në ditën kur dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë u shty, pasi avokati i tij ishte sëmurë. -

Ogerta Manastirliu u kërkon votën banorëve te rruga e “Barrikadave” në Tiranë
Ogerta Manastirliu shkruan: “Në takimin me banorë të rrugës së Barrikadave në Njësinë 9 në Tiranë, biseduam për punët e mira që kemi bërë për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën publike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe atë që do të bëjmë më tej, për rritjen e mirëqënies për çdo familje.
Me besimin e qytetarëve në 11 maj për Partinë Socialiste do të përmbushim misionin tonë historik për ta çuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane”. -

Ogerta Manastirliu te rruga e “Barrikadave” në Tiranë
Ogerta Manastirliu shkruan: “Në takimin me banorë të rrugës së Barrikadave në Njësinë 9 në Tiranë, biseduam për punët e mira që kemi bërë për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën publike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe atë që do të bëjmë më tej, për rritjen e mirëqënies për çdo familje.
Me besimin e qytetarëve në 11 maj për Partinë Socialiste do të përmbushim misionin tonë historik për ta çuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane”.
