Tag: barnave

  • Shqipëria nuk zbaton marrëveshjen/ Vitia: Kërkuam disa herë hemodializë falas për qytetarët e Kosovës, s’ka përgjigje

    Shqipëria nuk zbaton marrëveshjen/ Vitia: Kërkuam disa herë hemodializë falas për qytetarët e Kosovës, s’ka përgjigje

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Kosova ka kërkuar disa herë nga Shqipëria që të ofrojë shërbimet e hemodializës falas për qytetarët e Kosovës, njësoj siç vepron Kosova me shtetasit shqiptarë.

    Sipas tij, këto kërkesa janë bërë përmes ambasadorëve të Shqipërisë në Kosovë, si dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministren e Shëndetësisë në Shqipëri. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për zbatimin e kësaj kërkese.

    “Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018, jemi shkuar duke rregulluar akoma, qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në spitalin e Gjakovës por edhe të Prizrenit. Ne e kemi kërkuar tri ose katër herë përmes ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës që të ofrohet ky shërbim edhe për qytetarët tanë falas, edhe për qytetarët nga Kosova kur shkojnë në pushime. Akoma nuk kemi marrë përgjigje në këtë drejtim. Në një bisedë telefonike që kam pasur me ministren e shëndetësisë në Shqipëri më kanë premtuar do të jenë agil dhe do të bëjnë maksimumin për ta realizuar këtë marrëveshje, por kur do të bëhet nuk kam informata zyrtare akoma”, tha Vitia.

    Këtë deklarim Vitia e bëri pasi mori pjesë në përurimin e shërbimit të hemodializës në spitalin e Podujevës.

    Ai u pyet nga gazetarët edhe për mungesën e disa barnave për shkak të mungesë së ofertuesve.

    “Ligji i prokurimit duhet të zbatohet patjetër”, tha Vitia, duke theksuar se proceset ligjore janë të detyrueshme, edhe kur pengojnë furnizimin e shpejtë.

    Ministri shtoi se aktualisht ekzistojnë disa mungesa në barnat e SHSKUK-së dhe kjo situatë mund të lidhet edhe me zbatimin e ligjit për çmimin tavan të barnave, që ka ndikuar në gatishmërinë e operatorëve për të ofertuar.

    “Janë disa procese procedurale kur jemi te ligjet e prokurimit. Ligji i prokurimit duhet të zbatohet patjetër. Në momentin kur hapet procedura tenderuese një herë nuk ofertues. Hapet edhe dy herë nuk ka ofertues. Pastaj, me një kërkesë përmes agjencionit kosovar për produkte dhe pajisje medicinale dhe pastaj edhe miratimet e MSH-së gjenden rrugët për të ardhur këto barna të cilat mungojnë. Natyrisht, ne duhet konsumuar këto procedura sepse nuk mund të shkojmë direkt në këtë mënyrë. Prandaj, edhe ekzistojnë disa mungesa të këtyre barnave në SHSKUK…Kjo mund të ketë ndoshta me fillimin e implemetimit të ligjit për çmimeve të barnave, çmimin tavan të barnave sepse disa ofertues pa thënë për rastin e veçantë sepse nuk e di. Mirëpo disa ofertues e di që kanë filluar të mos ofertojnë sepse më herët kur kanë ofertuar kanë qenë çmime të cilat kanë qenë në dorën e tyre se sa të ofertojnë shpeshherë kemi parë që disa që kanë pasur vetëm disa produkte speciale kanë ofertuar përtej çdo limit të çmimeve”, u shpreh Vitia./ indeks online/ 

  • Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, shtohen rastet në kardiologji

    Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, shtohen rastet në kardiologji

    Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
    Rënie është shënuar edhe te numri i pacientëve të shtruar te spitalet psikiatrike.

    Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.
    Pavarësisht rënies së përgjithshme të shtrimeve, janë rritur rastet në kardiologji. Për periudhën janar-prill 2025 numri i pacientëve të trajtuar në kardiokirurgji është rritur me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 3,899 pacientë. Ky është numri më i lartë i pacientëve të trajtuar në kardiologji që nga viti 2020, duke sinjalizuar parashikimet e bëra nga mjekët për shtim të rasteve me probleme kardiologjike si rezultat i ndotjes së ajrit, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.
    INSTAT raportoi sw fundmi se vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.
    Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe te pacientët e trajtuar me katarakt (sëmundja e syve) me 15%, si dhe në seancat e dializës, që u rritën me 3%, duke arritur në 68,848 seanca.
    Shërbimi i urgjencës mjekësore, shënoi një rritje me 6%, pas një rënieje të ndjeshme që kishte nisur pas pandemisë së Covid-19.
    Nga ana tjetër, shërbime të rëndësishme si radioterapia kanë shënuar rënie me 15% për periudhën janar-prill 2025, krahasuar me vitin 2024, duke kaluar nga 10,133 që u trajtuan vjet me seanca radioterapie në 8,662 pacientë.
    Bie 15% numri i pacientëve të trajtuar me receta të barnave të rimbursueshme
    Për periudhën janar-prill 2025 janë trajtuar 333,283 pacientë me recetat e barnave të rimbursueshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i tyre ëhstë ulur 15%.
    Sipas të dhënave të raportit të monitorimit për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar për janar-prill rreth 3,8 miliardë lekë apo 31% e planit vjetor prej 12,6 miliardë lekë. Në këtë periudhë janë pranuar listëtregues të barnave në vlerën 3,9 mld lekë, ose 253,5 mln lekë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (94%).
    Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 51,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 20% e planit vjetor. Për janar-prill kanë përfituar nga fishat e diabetit 46,048 pacientë, ose 3,641 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë.
    Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024, përfituan përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe mbi 65 vjeç, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.
    Prej muajit gusht 2024 listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 50 barna dhe medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Pas shtimit të tyre në total numri i barnave nga lista e rimbursueshme arriti në 1,345 bana nga 1,191 që ishte më parë.
    Barnat nga lista e rimbursueshme mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj./ Monitor

  • Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

    Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

    Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.
    Rënie është shënuar edhe te numri i pacientëve të shtruar te spitalet psikiatrike.
    Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.
    Pavarësisht rënies së përgjithshme të shtrimeve, janë rritur rastet në kardiologji. Për periudhën janar-prill 2025 numri i pacientëve të trajtuar në kardiokirurgji është rritur me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 3,899 pacientë. Ky është numri më i lartë i pacientëve të trajtuar në kardiologji që nga viti 2020, duke sinjalizuar parashikimet e bëra nga mjekët për shtim të rasteve me probleme kardiologjike si rezultat i ndotjes së ajrit, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.
    INSTAT raportoi sw fundmi se vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.
    Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe te pacientët e trajtuar me katarakt (sëmundja e syve) me 15%, si dhe në seancat e dializës, që u rritën me 3%, duke arritur në 68,848 seanca.
    Shërbimi i urgjencës mjekësore, shënoi një rritje me 6%, pas një rënieje të ndjeshme që kishte nisur pas pandemisë së Covid-19.
    Nga ana tjetër, shërbime të rëndësishme si radioterapia kanë shënuar rënie me 15% për periudhën janar-prill 2025, krahasuar me vitin 2024, duke kaluar nga 10,133 që u trajtuan vjet me seanca radioterapie në 8,662 pacientë.
    Bie 15% numri i pacientëve të trajtuar me receta të barnave të rimbursueshme
    Për periudhën janar-prill 2025 janë trajtuar 333,283 pacientë me recetat e barnave të rimbursueshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i tyre ëhstë ulur 15%.
    Sipas të dhënave të raportit të monitorimit për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar për janar-prill rreth 3,8 miliardë lekë apo 31% e planit vjetor prej 12,6 miliardë lekë. Në këtë periudhë janë pranuar listëtregues të barnave në vlerën 3,9 mld lekë, ose 253,5 mln lekë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (94%).
    Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 51,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 20% e planit vjetor. Për janar-prill kanë përfituar nga fishat e diabetit 46,048 pacientë, ose 3,641 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë.
    Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024, përfituan përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe mbi 65 vjeç, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.
    Prej muajit gusht 2024 listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 50 barna dhe medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Pas shtimit të tyre në total numri i barnave nga lista e rimbursueshme arriti në 1,345 bana nga 1,191 që ishte më parë.
    Barnat nga lista e rimbursueshme mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj./ Monitor

  • Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

    Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

    Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.Rënie është shënuar edhe te numri i pacientëve të shtruar te spitalet psikiatrike.Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.Pavarësisht rënies së përgjithshme të shtrimeve, janë rritur rastet në kardiologji. Për periudhën janar-prill 2025 numri i pacientëve të trajtuar në kardiokirurgji është rritur me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 3,899 pacientë. Ky është numri më i lartë i pacientëve të trajtuar në kardiologji që nga viti 2020, duke sinjalizuar parashikimet e bëra nga mjekët për shtim të rasteve me probleme kardiologjike si rezultat i ndotjes së ajrit, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.INSTAT raportoi sw fundmi se vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.2024, rritet vdekshmëria nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe te pacientët e trajtuar me katarakt (sëmundja e syve) me 15%, si dhe në seancat e dializës, që u rritën me 3%, duke arritur në 68,848 seanca.Shërbimi i urgjencës mjekësore, shënoi një rritje me 6%, pas një rënieje të ndjeshme që kishte nisur pas pandemisë së Covid-19.Nga ana tjetër, shërbime të rëndësishme si radioterapia kanë shënuar rënie me 15% për periudhën janar-prill 2025, krahasuar me vitin 2024, duke kaluar nga 10,133 që u trajtuan vjet me seanca radioterapie në 8,662 pacientë. Bie 15% numri i pacientëve të trajtuar me receta të barnave të rimbursueshme Për periudhën janar-prill 2025 janë trajtuar 333,283 pacientë me recetat e barnave të rimbursueshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i tyre ëhstë ulur 15%.Sipas të dhënave të raportit të monitorimit për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar për janar-prill rreth 3,8 miliardë lekë apo 31% e planit vjetor prej 12,6 miliardë lekë. Në këtë periudhë janë pranuar listëtregues të barnave në vlerën 3,9 mld lekë, ose 253,5 mln lekë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (94%).Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 51,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 20% e planit vjetor. Për janar-prill kanë përfituar nga fishat e diabetit 46,048 pacientë, ose 3,641 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë.Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024, përfituan përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe mbi 65 vjeç, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.Prej muajit gusht 2024 listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 50 barna dhe medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Pas shtimit të tyre në total numri i barnave nga lista e rimbursueshme arriti në 1,345 bana nga 1,191 që ishte më parë.Barnat nga lista e rimbursueshme mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Boom i barnave për dobësim, blerjet online rrisin rrezikun për konsumatorët

    Boom i barnave për dobësim, blerjet online rrisin rrezikun për konsumatorët

    Në një botë që kërkon gjithçka me shpejtësi—ushqim të shpejtë, modë të shpejtë, teknologji të shpejtë—nuk është çudi që edhe dobësimi i shpejtë është kthyer në fiksimin më të ri global. Por kjo kërkesë për rënie të menjëhershme në peshë ka hapur një kapitull të debatueshëm në shëndetin publik: përdorimi në masë i barnave të diabetit, si Ozempic dhe Mounjaro, për arsye estetike.

    Këto barna, që bëjnë pjesë në klasën GLP-1, janë krijuar për trajtimin e diabetit të tipit 2. Megjithatë, efekti i tyre anësor—humbja e ndjeshme në peshë—i ka kthyer ato në zgjedhje të preferuar për njerëz pa ndonjë nevojë mjekësore të mirëfilltë. Ekspertët paralajmërojnë se kjo tendencë mund të përshkallëzohet në një krizë globale.

    Sipas të dhënave, mbi 1 miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet dhe mbi 830 milionë përballen me diabet. Në Europë, më shumë se gjysma e popullsisë adulte është mbi peshë dhe 17% janë obezë. Federata Botërore e Obezitetit parashikon se deri në vitin 2050, 60% e të rriturve në mbarë botën do të jenë mbi peshë ose obezë.

    Barnat GLP-1, si Ozempic, Wegovy, Mounjaro dhe Saxenda, janë projektuar për të ndihmuar në menaxhimin e këtyre rasteve, duke rregulluar nivelin e insulinës, ngadalësuar tretjen dhe reduktuar ndjesinë e urisë. Tek personat me obezitet dhe probleme shëndetësore të lidhura, këto barna përfaqësojnë një përparim. Por për të tjerët—sidomos të rinjtë e ndjeshëm ndaj imazhit—ato janë kthyer në një rrugë të shkurtër për të humbur peshë pa dietë apo aktivitet fizik.

    Pavarësisht kufizimeve ligjore, këto barna janë të disponueshme online me një lehtësi shqetësuese. Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet dhe paraqiten dhjetëra faqe që ofrojnë “konsulta dixhitale” ku përdoruesit plotësojnë një pyetësor, ngarkojnë një kartë identiteti dhe shpesh marrin recetën pa folur fare me mjek. Në disa vende, procedura është edhe më e lirshme, duke lejuar abuzime të mundshme përmes dokumenteve të falsifikuara ose farmacive që mbyllin sytë para rregullave.

    Një treg gri lulëzon në mënyrë paralele. Grupi privat në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve funksionojnë si tregje të zeza digjitale. Brenda pak minutash, përdoruesit mund të shfletojnë, porosisin dhe paguajnë për barna GLP-1 të pakontrolluara—pa recetë, pa pyetje. Madje, shumë prej tyre ndajnë foto me produktet e sapoardhura, duke e kthyer rrezikun shëndetësor në trend rrjetesh sociale.

    Kjo rritje e përdorimit jashtë indikacioneve mjekësore ka pasoja serioze. Efektet anësore përfshijnë nauze, të vjella, diarre, kapsllëk, humbje oreksi dhe dehidratim. Raste më të rënda përfshijnë pezmatim të pankreasit, sëmundje të tëmthit që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, humbje të masës muskulore, dëmtime të veshkave dhe hipoglicemi, sidomos kur kombinohen me barna të tjera. Studime të kryera në kafshë kanë treguar rrezik për zhvillimin e tumoreve të tiroides.

    Për më tepër, ekziston rreziku i falsifikimeve. Në vitin 2023, autoritetet në Austri dhe Mbretërinë e Bashkuar raportuan raste shtrimesh në spital si pasojë e përdorimit të stilolapsave falsë të Ozempic, disa prej të cilëve përmbanin insulinë në vend të semaglutidit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi një paralajmërim global për versione të falsifikuara të këtij ilaçi të gjetura në Britani, SHBA dhe Brazil.

    “Këto produkte të falsifikuara mund të jenë të rrezikshme për jetën,” paralajmëroi Dr Yukiko Nakatani nga OBSH. “U bëjmë thirrje njerëzve të ndalojnë përdorimin e produkteve të dyshimta dhe t’i raportojnë menjëherë.”

    Megjithë rritjen e ndërgjegjësimit, zbatimi i ligjit ngec. Aplikacionet e mesazheve ku zhvillohen këto shitje funksionojnë pa mbikëqyrje të mjaftueshme. Grupet me emra që nënkuptojnë “fitnes” apo “shëndet” janë shpesh thjesht vitrina dixhitale për tregti të paligjshme. Algoritmet nuk arrijnë të dallojnë mes këshillave të dobishme dhe produkteve të rrezikshme—derisa të ndodhë një incident.

    Ky boshllëk rregullator nënvizon një pikë të dobët në mbikëqyrjen globale. Ndërsa autoritetet shëndetësore kontrollojnë farmacitë dhe klinikat, platformat më të përdorura të komunikimit mbeten terren i pakontrolluar në përhapjen e barnave të rrezikshme.

    Një zëdhënës i Komisionit Europian deklaroi se, sipas Aktit për Shërbimet Dixhitale të BE-së (DSA), platformat online kanë detyrim të mbrojnë konsumatorët. Ky akt kërkon që përdoruesit të kenë mundësi të raportojnë shpejt përmbajtje dhe produkte të paligjshme, që platformat t’i heqin ato dhe që tregjet online të mund të gjurmojnë shitësit e tyre.

    “DSA i detyron platformat të adresojnë rrezikun nga përmbajtjet dhe produktet e paligjshme që shpërndahen në faqet e tyre,” deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se Komisioni po monitoron zbatimin dhe nuk do të hezitojë të nisë hetime të reja.

    Rritja e barnave për dobësim ka sjellë një dilemë të re për mjekësinë dhe shoqërinë. Këto janë mjete të fuqishme që mund të transformojnë jetë—por vetëm kur përdoren në mënyrë të sigurt dhe për qëllime të drejta. Ndërsa rregullatorët përpiqen të mbajnë hapin me kërkesën, edhe kompanitë teknologjike dhe platformat digjitale duhet të marrin përgjegjësinë e tyre. Shëndeti nuk është thjesht çështje personale—por një sistem i tërë. Dhe pa masa më të forta mbrojtëse, etja për zgjidhje të shpejta mund të sjellë pasoja afatgjata.

  • Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

    Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

    Zinxhiri i këputur i kontrollit minon besimin te tregu farmaceutik shqiptar

    Industria prej qindramilionë euro e farmaceutikës në Shqipëri vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit institucional, duke i shtyrë gjithmonë e më shumë pacientët shqiptarë drejt kërkimit të medikamenteve nga jashtë shtetit.

    Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën.

    “Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana. “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që më vijnë nga Amerika, tensioni më stabilizohet për një javë,” shtoi ajo.

    E moshuara nuk është e vetmja që ndan mendimin popullor se medikamentet që qarkullojnë në Shqipëri nuk janë eficente. Një grup pacientësh, mjekësh dhe ekspertë të fushës i thanë BIRN në intervista të veçanta se nuk kanë besim te tregu farmaceutik shqiptar, i cili vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit.

    Çështja e cilësisë dhe efikasitetit të medikamenteve mbetet një temë e diskutuar prej të paktën një dekade, që kur Ministria e Shëndetësisë ndryshoi ligjin dhe vendosi që ta hapte tregun ndaj medikamenteve të lira gjenerike, që jo domosdoshmërisht mbartin garancinë e konsumit nga qytetarë të Bashkimit Evropian.

    Në mungesë të studimeve të besueshme apo transparencës, gjithmonë e më shumë shqiptarë po zgjedhin që t’i blejnë medikamentet e tyre jashtë shtetit si garanci për efikasitetin e tyre.

    “Jo gjithmonë gjëja e lirë është e mirë. Dhe këtu po flasim për shëndetin e njerëzve, ku kostoja nuk matet dhe nuk është vetëm lekë,” thotë Florian Toti, shefi i shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Ekspertët e sistemit shëndetësor ia faturojnë mungesën e besimit një institucioni – Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila nuk arrin të analizojë një pjesë të madhe të medikamenteve që qarkullojnë në vend.

    “Pjesa dërrmuese e barnave që qarkullojnë në vendin tonë nuk testohen, ato bazohen vetëm në dosjen që dorëzon kompania. Ato (barnat) mund të jenë edhe cilësore, por përderisa nuk testohen ne nuk kemi nga ta dimë”, ngre pikëpyetje Ilir Pecnikaj, profesor i Kimisë Organike pranë departamentit të Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

    Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, i zhvlerëson shqetësimet për mungesën e kontrollit të ilaçeve dhe thekson se “barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë përmbushin kriteret e cilësisë dhe sigurisë”.

    “Theksojmë se nuk ka parashikim ligjor të posaçëm që të detyrojë kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të çdo bari (*molekule) që vendoset në treg në Republikës së Shqipërisë,” tha AKBPM në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke e cilësuar punën e saj në linjë me praktikat e BE-së.

    “Regres i madh”

    Medikamente mjekesore ne nje farmaciNë vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” në emër të një reforme për reduktimin e kostove. Ligji asociohet me emrin e ministrit të kohës së Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe efektin kryesor e pati te zgjerimi i vendeve të origjinës së medikamenteve përtej Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera të Perëndimit.

    Për t’u tregtuar në Shqipëri, një medikament tashmë nuk ka nevojë që të jetë i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve – EMA- por mjafton që të qarkullojë në njërin nga vendet e Ballkanit apo shtete të tjera.

    Ndryshimi i ligjit solli një ndryshim thelbësor në strukturën e tregut farmaceutik shqiptar me një qarkullim total prej 25.4 miliardë lekësh [259 milionë euro].

    Sipas të dhënave të siguruara nga Doganat, edhe pse Gjermania apo Italia vazhdojnë që të jenë ndër importuesit kryesorë të medikamenteve, ato po konkurrohen gjithnjë e më shumë nga Turqia, Serbia, Bullgaria apo Qipro. Dhe kjo për ekspertët e mjekësisë nuk është një shenjë e mirë.

    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se pas ndryshimeve ligjore, cilësia dhe siguria e medikamenteve ka pësuar “një regres të madh”.

    “Me idenë që duke ulur çmimin ulim edhe koston për pacient, në fakt është ulur cilësia,” tha Toti, i cili e lidh këtë me largimin e mjaft medikamenteve patentë dhe zëvendësimin e tyre me gjenerikë.

    Edhe mjeku Erion Dasho, i cili e ushtron prej vitesh profesionin në Gjermani, mendon se ndryshimi i ligjit nuk ofron më garanci për cilësinë.

    “Kjo ka bërë që pacientët të kenë më pak besim,” tha Dasho për BIRN.

    Edhe Diana Toma, ish-drejtuese e Urdhrit të Farmacistit, e sheh me shqetësim këtë përmbysje të origjinës së medikamenteve që qarkullojnë në vend.

    “Ne jemi pushtuar nga Turqia, por edhe nëse e pranojmë këtë, a mund të bëjmë një analizë: përse erdhi Turqia? Erdhi se u preferua nga qytetari shqiptar apo se u boshatis qëllimisht tregu nga molekula të tjera dhe kjo ishte forma më komode,” pyet në mënyrë retorike ajo.

    Pacientët janë gjithashtu të pakënaqur dhe po i kërkojnë zgjidhjet për sëmundjet e tyre jashtë shtetit.

    Mira kurohet prej vitesh nga hipertensioni dhe pësoi së fundmi një goditje ishemike të damarëve të këmbës. Efikasiteti i një kure që bleu në Itali i ka rritur dyshimet për medikamentet që ka përdorur prej vitesh.

    “U habita sa shpejt më dhanë efekt,” thotë e moshuara 75-vjeçare. “Ne me pension jetojmë, por më mirë i marr me lekë jashtë, se sa i marr falas,” shtoi ajo me bindjen se ilaçet e blera në Shqipëri “nuk të bëjnë asgjë”.

    Pavarësisht shqetësimeve, mjeku Florian Toti bën thirrje që gjërat të mos ekzagjerohen dhe jo të gjithë duhen futur në një thes. Sipas tij, ndonjëherë ka barna shumë cilësore nga Turqia apo India, por ka edhe shumë barna të tjera që nuk u dihet origjina.

    Kontrolli i munguar

    Foto ilustruese nga Pixabay.Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, u krijua në vitin 1965 dhe është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në zemër të misionit të Agjencisë qëndron laboratori i kontrollit të barnave, si e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së tyre në vend.

    Pasi marrin autorizimin për tregtim nga AKBPM, kompanitë prodhuese janë të detyruara të dorëzojë mostra të barnave në laboratorin e kontrollit. Por shumica e këtyre mostrave nuk testohen.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se laboratori i AKBPM ka kapacitete të limituara dhe kryen nga 230 deri në 270 analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në vit – një shifër kjo e papërfillshme në raport me medikamentet që qarkullojnë në treg.

    Sipas një auditi të vitit 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, liberalizimi i tregut të origjinës së medikamenteve dhe kapacitetet e limituara të kontrollit i kanë ekspozuar qytetarët shqiptarë ndaj barnave që “nuk kanë cilësinë dhe sigurinë e standardeve të BE-së”.

    “Laboratori i kontrollit të analizave pranë AKBPM nuk funksionon me kapacitet të plotë dhe është pothuajse inekzistent, fakt i cili nuk jep siguri për cilësinë e të gjitha barnave që importohen”, thuhet në raportin e KLSH.

    Kapacitetet e limituara laboratorike dëshmohen edhe nga numri i paktë i analizave. Gjatë viteve 2020-2023, AKBPM ka pajisur me autorizime dhe riautorizime 3624 medikamente, por ka kryer vetëm një numër shumë të vogël analizash për vetëm 644 prej tyre.

    “Kjo shifër është alarmante,” thotë Taulant Muka, një shkencëtar i fushës së mjekësisë, i angazhuar me tregun farmaceutik jashtë vendit.

    “Analizat duhet të jenë të rregullta, sistematike dhe të bazuara në përzgjedhje të rastësishme për të garantuar kontrollin real të cilësisë,” shtoi ai, duke e vënë theksin te barnat që nuk janë të certifikuara nga agjenci të njohura ndërkombëtarë si EMA/FDA.

    Kapacitetet e reduktuara e këtij laboratori janë një sekret që e dinë të gjithë mjekët, të cilët në rast se u duhet të bëjnë verifikime të medikamenteve, janë të detyruar t’i dërgojnë jashtë vendit.

    “Unë personalisht nuk kam pasur rast, por ka pasur disa mjekë që kanë kërkuar të bëhen analizat e disa tabletave që nuk kanë pasur as emër as asgjë tjetër dhe kemi kërkuar të dimë p.sh a është leverotoksinë kjo apo jo dhe janë çuar jashtë,” tha Toti nga shërbimi i Endokrinologjisë.

    “Teorikisht çdo medikament që futet duhet të jetë aprovuar dhe i kontrolluar nga qendra e kontrollit të barnave, praktikisht agjecia nuk ka asnjë lloj laboratori për të verifikuar barnat,” shtoi ai.

    Vetë AKBPM thotë se ka ndërmarrë masa për kryerjen e analizavre dhe prej 31 janarit 2025, dy laboratorët testues, ai fiziko-kimik dhe mikrobiologjik janë akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, “duke bërë të mundur akreditimin për 105 indekse si laborator testues”.

    “Akreditimi me ISO 17025:2017 tregon se një laborator funksionon në mënyrë kompetente dhe gjeneron rezultate të sakta, duke përmirësuar besimin në shërbimet që ai ofron,” tha AKBPM, duke shtuar se ky akreditim vendos “një standard të munguar”.

    Mirëpo ekspertët e shohin me dyshim faktin se akreditimi do të ketë ndonjë ndikim real në situatën e medikamenteve që qarkullojnë në treg.

    “Ne nuk vuajmë nga fakti është i akredituar apo jo, ne vuajmë se sa reale janë përgjigjet e analizave që dalin,” tha Diana Toma, duke shtuar se laboratori duhej të ishte aprori i akredituar.

    Toma është kritike ndaj përdorimit të marrëveshjes CEFTA në tregun farmaceutik, ndërsa thekson se problemi kryesor i shëndetësisë sot është fakti që tregtia po prevalon mbi cilësinë.

    “Tregun farmaceutik ti e sheh vetëm si tregti, pra nuk prevalon siguria e barit, por prevalon efektoi financiar,” tha ajo.

    Në momentin që një medikament regjistrohet për përdorim në Shqipëri, kompania prodhuese apo firma farmaceutike duhet të sjellë certifikatën e origjinës, por për ekspertët AKBPM ka detyrimin ligjor të bëjë verifikimin e çdo medikamenti dhe jo ti besojë vetëm dosjes.

    Profesori Ilir Pecnikaj thotë se në tregun shqiptar qarkullojnë rreth 244 molekula, ndërkohë akreditimi për 105 indekse tregon për një vlerë minimale të ekzaminimeve që mund të kryhen.

    “Kontrolli filestar duhet bërë për çdo regjsitrim bari, por ne sot bëjmë vetëm kontrollin e dosjes, dhe jo analiza laboratorike,” tha Pecnikaj për BIRN.

    “Përveç principit aktiv duhet të analizohen edhe mbushësit, por të paktën sasinë e lëndëve aktive është e detyruar të bëhet për çdo medikament, por nuk bëhet,” shtoi ai.

    Zinxhiri i këputurNjë nga mekanzimat që Agjencia e Barnave ka në dispozicion për të monitoruar cilësinë dhe sigurinë e medikamenteve është farmakovigjilenca, një mekanizëm që synon të mbledhë të gjithë raportimet për efekte të padëshiruara të medikamenteve apo problematika të tjera.

    Megjithatë, edhe ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet.

    Një farmaciste në zonën e Astirit thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që të njoftohet nga Agjencia për probleme me ndonjë medikament, gjë që sipas saj e bëjnë vetë kompanitë prodhuese.

    “Njëherë kam tentuar me farmakovigjilencën, një blister që e bleu pacienti në farmacinë time i doli i mykur dhe menjëherë njoftova agjencinë nëpërmjet farmakovigjilencës, por nuk m’u përgjigjën asnjëherë,” thotë farmacistja.

    “Unë i besoj shtetit tim, dhe besoj se shteti e ka kontrolluar, por mua më del produkti jo në rregull dhe askush se vuri ujin në zjarr edhe pas njoftimit,” shtoi ajo.

    Ndonëse AKBPM e konsideron farmakovigjilencën si një ndër shtyllat kryesore, në fakt njoftimet për problemet me medikamentetet, që merren direkt nga EMA, janë jo vetëm shumë të pakta, por me disa javë e deri në disa muaj vonesë.

    BIRN verifikoi disa prej njoftimeve në faqen e AKBPM dhe rezulton se ato datojnë 1 deri në 3 muaj vonesë në raport me EMA. Një vonesë e tillë për probleme që mund të sjellë pasoja serioze te konsumatorët konsiderohet e papranueshme nga ekspertët.

    “Agjencia e barnave duhet të jetë në alert në mënyrë imediate me të gjitha instituconet e tjera, nuk është se nuk i vjen njoftimi, por nuk bën implemtimin dhe lidhjen me sistemin e alertit në kohë. Agjencia e barnave është inekzistente në të gjitha këto raste, pasi nuk funksionon i gjithë zinxhiri,” thotë pedagogu Pecnikaj.

    Për Diana Tomën, fakti që nuk ka pasur denoncime tek farmakovigilenca nuk tregon mungesën e problemeve, por mungesën e besimit.

    “…sa kohë që në faqen zyrtare nuk kemi informacion, sa kohë që akreditimi i instituconit është i vonët krahasuar me historikun e tij, për sa kohë ne kemi pushtim të tregut nga barna që origjinën e kanë më pak të pëlqyer se sa barnat që tregtohen në komunitetit evropian, sigurisht që besimi i pacientëve do të lëkundet,” theksoi Toma.

    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se origjina nuk është i vetmi problem me barnat në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk ruhen dhe transportohen siç duhet.

    Toti merr si shembull insulinat, të cilat duhet të ruhen në 2-8 gradë ose në të kundërt siguria e tyre është e dyshimtë. Por sipas tij mungon sistemi i gjurmimit.

    “Në doganë kamioni pret 1-5 ditë dhe askush nuk të garanton më a është respektuar ky protokoll. Medikamentet transportohen në cepat më të largët, të mos harrojmë që edhe në mes të Tiranës energjia mungon për orë të tëra. Pastaj konsumatori e mban 5- 6 orë në çantë, pra zinxhiri është i pamonitoruar,” thekson ai.

    Ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se mungesa e transparencës dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe krijon një sistem shëndetësor me dy nivele: një për ata që kanë mundësi të gjejnë mëyra dhe të trajtohe me medikamnete që i marrin jashtë vendit dhe një për të tjerët që mbesin pas. Në këtë situatë, nuk mungojnë edhe sugjerimet për një reformë të re.

    “Rishikimi i mënyrës së licencimit të farmacive, vendosja e standardeve për shitjen e barnave, dhe mbi të gjitha, forcimi i kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Barnave,” thotë eksperti Muka për ndërhyrjet që duhen bërë.

    “Mungesa e besimit të qytetarëve është tregues i qartë se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,” përfundoi ai.

    / Esmeralda Keta / BIRN

  • Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë

    Investigimi: Ilaçet në Shqipëri pa cilësi, pacientët kërkojnë medikamente nga jashtë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën.
    “Ndryshimi i ilaçeve që më vijnë nga Amerika është si nata me ditën me këto në Shqipëri,” thotë me këmbëngulje gruaja nga Tirana.
    “Nëse përdor ilaçet e tensionit që i marr me rimbursim, më duhet një muaj për ta stabilizuar [tensionin], kur përdor këto që më vijnë nga Amerika, tensioni më stabilizohet për një javë,”- shtoi ajo.
    E moshuara nuk është e vetmja që ndan mendimin popullor se medikamentet që qarkullojnë në Shqipëri nuk janë eficente. Një grup pacientësh, mjekësh dhe ekspertë të fushës i thanë BIRN në intervista të veçanta se nuk kanë besim te tregu farmaceutik shqiptar, i cili vuan nga keqfurnizimi dhe mungesa e kontrollit.
    Çështja e cilësisë dhe efikasitetit të medikamenteve mbetet një temë e diskutuar prej të paktën një dekade, që kur Ministria e Shëndetësisë ndryshoi ligjin dhe vendosi që ta hapte tregun ndaj medikamenteve të lira gjenerike, që jo domosdoshmërisht mbartin garancinë e konsumit nga qytetarë të Bashkimit Evropian.
    Në mungesë të studimeve të besueshme apo transparencës, gjithmonë e më shumë shqiptarë po zgjedhin që t’i blejnë medikamentet e tyre jashtë shtetit si garanci për efikasitetin e tyre.
    “Jo gjithmonë gjëja e lirë është e mirë. Dhe këtu po flasim për shëndetin e njerëzve, ku kostoja nuk matet dhe nuk është vetëm lekë,”- thotë Florian Toti, shefi i shërbimit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
    Ekspertët e sistemit shëndetësor ia faturojnë mungesën e besimit një institucioni – Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila nuk arrin të analizojë një pjesë të madhe të medikamenteve që qarkullojnë në vend.
    “Pjesa dërrmuese e barnave që qarkullojnë në vendin tonë nuk testohen, ato bazohen vetëm në dosjen që dorëzon kompania. Ato (barnat) mund të jenë edhe cilësore, por përderisa nuk testohen ne nuk kemi nga ta dimë,”- ngre pikëpyetje Ilir Pecnikaj, profesor i Kimisë Organike pranë departamentit të Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, i zhvlerëson shqetësimet për mungesën e kontrollit të ilaçeve dhe thekson se “barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë përmbushin kriteret e cilësisë dhe sigurisë”.
    “Theksojmë se nuk ka parashikim ligjor të posaçëm që të detyrojë kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të çdo bari (*molekule) që vendoset në treg në Republikës së Shqipërisë,”- tha AKBPM në një përgjigje me shkrim për BIRN, duke e cilësuar punën e saj në linjë me praktikat e BE-së.
    “Regres i madh”
    Në vitin 2014, qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” në emër të një reforme për reduktimin e kostove. Ligji asociohet me emrin e ministrit të kohës së Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe efektin kryesor e pati te zgjerimi i vendeve të origjinës së medikamenteve përtej Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara apo vendeve të tjera të Perëndimit. Për t’u tregtuar në Shqipëri, një medikament tashmë nuk ka nevojë që të jetë i certifikuar nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve – EMA- por mjafton që të qarkullojë në njërin nga vendet e Ballkanit apo shtete të tjera. Ndryshimi i ligjit solli një ndryshim thelbësor në strukturën e tregut farmaceutik shqiptar me një qarkullim total prej 25.4 miliardë lekësh [259 milionë euro].
    Sipas të dhënave të siguruara nga Doganat, edhe pse Gjermania apo Italia vazhdojnë që të jenë ndër importuesit kryesorë të medikamenteve, ato po konkurrohen gjithnjë e më shumë nga Turqia, Serbia, Bullgaria apo Qipro. Dhe kjo për ekspertët e mjekësisë nuk është një shenjë e mirë.
    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se pas ndryshimeve ligjore, cilësia dhe siguria e medikamenteve ka pësuar “një regres të madh”.
    “Me idenë që duke ulur çmimin ulim edhe koston për pacient, në fakt është ulur cilësia,”- tha Toti, i cili e lidh këtë me largimin e mjaft medikamenteve patentë dhe zëvendësimin e tyre me gjenerikë. Edhe mjeku Erion Dasho, i cili e ushtron prej vitesh profesionin në Gjermani, mendon se ndryshimi i ligjit nuk ofron më garanci për cilësinë.
    “Kjo ka bërë që pacientët të kenë më pak besim,”–tha Dasho për BIRN.
    Edhe Diana Toma, ish-drejtuese e Urdhrit të Farmacistit, e sheh me shqetësim këtë përmbysje të origjinës së medikamenteve që qarkullojnë në vend.
    “Ne jemi pushtuar nga Turqia, por edhe nëse e pranojmë këtë, a mund të bëjmë një analizë: përse erdhi Turqia? Erdhi se u preferua nga qytetari shqiptar apo se u boshatis qëllimisht tregu nga molekula të tjera dhe kjo ishte forma më komode,”-pyet në mënyrë retorike ajo.
    Pacientët janë gjithashtu të pakënaqur dhe po i kërkojnë zgjidhjet për sëmundjet e tyre jashtë shtetit. Mira kurohet prej vitesh nga hipertensioni dhe pësoi së fundmi një goditje ishemike të damarëve të këmbës. Efikasiteti i një kure që bleu në Itali i ka rritur dyshimet për medikamentet që ka përdorur prej vitesh.
    “U habita sa shpejt më dhanë efekt,”-thotë e moshuara 75-vjeçare.
    “Ne me pension jetojmë, por më mirë i marr me lekë jashtë, se sa i marr falas,” shtoi ajo me bindjen se ilaçet e blera në Shqipëri “nuk të bëjnë asgjë”.
    Pavarësisht shqetësimeve, mjeku Florian Toti bën thirrje që gjërat të mos ekzagjerohen dhe jo të gjithë duhen futur në një thes. Sipas tij, ndonjëherë ka barna shumë cilësore nga Turqia apo India, por ka edhe shumë barna të tjera që nuk u dihet origjina.
    Kontrolli i munguar
    Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, u krijua në vitin 1965 dhe është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në zemër të misionit të Agjencisë qëndron laboratori i kontrollit të barnave, si e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së tyre në vend. Pasi marrin autorizimin për tregtim nga AKBPM, kompanitë prodhuese janë të detyruara të dorëzojë mostra të barnave në laboratorin e kontrollit. Por shumica e këtyre mostrave nuk testohen. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se laboratori i AKBPM ka kapacitete të limituara dhe kryen nga 230 deri në 270 analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në vit – një shifër kjo e papërfillshme në raport me medikamentet që qarkullojnë në treg.
    Sipas një auditi të vitit 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit, liberalizimi i tregut të origjinës së medikamenteve dhe kapacitetet e limituara të kontrollit i kanë ekspozuar qytetarët shqiptarë ndaj barnave që “nuk kanë cilësinë dhe sigurinë e standardeve të BE-së”.
    “Laboratori i kontrollit të analizave pranë AKBPM nuk funksionon me kapacitet të plotë dhe është pothuajse inekzistent, fakt i cili nuk jep siguri për cilësinë e të gjitha barnave që importohen”, thuhet në raportin e KLSH.
    Kapacitetet e limituara laboratorike dëshmohen edhe nga numri i paktë i analizave. Gjatë viteve 2020-2023, AKBPM ka pajisur me autorizime dhe riautorizime 3624 medikamente, por ka kryer vetëm një numër shumë të vogël analizash për vetëm 644 prej tyre.
    “Kjo shifër është alarmante,”-thotë Taulant Muka, një shkencëtar i fushës së mjekësisë, i angazhuar me tregun farmaceutik jashtë vendit.
    “Analizat duhet të jenë të rregullta, sistematike dhe të bazuara në përzgjedhje të rastësishme për të garantuar kontrollin real të cilësisë,” shtoi ai, duke e vënë theksin te barnat që nuk janë të certifikuara nga agjenci të njohura ndërkombëtarë si EMA/FDA.
    Kapacitetet e reduktuara e këtij laboratori janë një sekret që e dinë të gjithë mjekët, të cilët në rast se u duhet të bëjnë verifikime të medikamenteve, janë të detyruar t’i dërgojnë jashtë vendit.
    “Unë personalisht nuk kam pasur rast, por ka pasur disa mjekë që kanë kërkuar të bëhen analizat e disa tabletave që nuk kanë pasur as emër as asgjë tjetër dhe kemi kërkuar të dimë p.sh a është leverotoksinë kjo apo jo dhe janë çuar jashtë,”-tha Toti nga shërbimi i Endokrinologjisë.
    “Teorikisht çdo medikament që futet duhet të jetë aprovuar dhe i kontrolluar nga qendra e kontrollit të barnave, praktikisht agjecia nuk ka asnjë lloj laboratori për të verifikuar barnat,”-shtoi ai.
    Vetë AKBPM thotë se ka ndërmarrë masa për kryerjen e analizavre dhe prej 31 janarit 2025, dy laboratorët testues, ai fiziko-kimik dhe mikrobiologjik janë akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, “duke bërë të mundur akreditimin për 105 indekse si laborator testues”.
    “Akreditimi me ISO 17025:2017 tregon se një laborator funksionon në mënyrë kompetente dhe gjeneron rezultate të sakta, duke përmirësuar besimin në shërbimet që ai ofron,”- tha AKBPM, duke shtuar se ky akreditim vendos “një standard të munguar”. Mirëpo ekspertët e shohin me dyshim faktin se akreditimi do të ketë ndonjë ndikim real në situatën e medikamenteve që qarkullojnë në treg.
    “Ne nuk vuajmë nga fakti është i akredituar apo jo, ne vuajmë se sa reale janë përgjigjet e analizave që dalin,”-tha Diana Toma, duke shtuar se laboratori duhej të ishte aprori i akredituar. Toma është kritike ndaj përdorimit të marrëveshjes CEFTA në tregun farmaceutik, ndërsa thekson se problemi kryesor i shëndetësisë sot është fakti që tregtia po prevalon mbi cilësinë.
    “Tregun farmaceutik ti e sheh vetëm si tregti, pra nuk prevalon siguria e barit, por prevalon efektoi financiar,”- tha ajo. Në momentin që një medikament regjistrohet për përdorim në Shqipëri, kompania prodhuese apo firma farmaceutike duhet të sjellë certifikatën e origjinës, por për ekspertët AKBPM ka detyrimin ligjor të bëjë verifikimin e çdo medikamenti dhe jo ti besojë vetëm dosjes. Profesori Ilir Pecnikaj thotë se në tregun shqiptar qarkullojnë rreth 244 molekula, ndërkohë akreditimi për 105 indekse tregon për një vlerë minimale të ekzaminimeve që mund të kryhen.
    “Kontrolli filestar duhet bërë për çdo regjsitrim bari, por ne sot bëjmë vetëm kontrollin e dosjes, dhe jo analiza laboratorike,”- tha Pecnikaj për BIRN.
    “Përveç principit aktiv duhet të analizohen edhe mbushësit, por të paktën sasinë e lëndëve aktive është e detyruar të bëhet për çdo medikament, por nuk bëhet,”-shtoi ai.
    Zinxhiri i këputur
    Një nga mekanzimat që Agjencia e Barnave ka në dispozicion për të monitoruar cilësinë dhe sigurinë e medikamenteve është farmakovigjilenca, një mekanizëm që synon të mbledhë të gjithë raportimet për efekte të padëshiruara të medikamenteve apo problematika të tjera. Megjithatë, edhe ky mekanizëm nuk funksionon siç duhet. Një farmaciste në zonën e Astirit thotë se nuk i ka ndodhur asnjëherë që të njoftohet nga Agjencia për probleme me ndonjë medikament, gjë që sipas saj e bëjnë vetë kompanitë prodhuese.
    “Njëherë kam tentuar me farmakovigjilencën, një blister që e bleu pacienti në farmacinë time i doli i mykur dhe menjëherë njoftova agjencinë nëpërmjet farmakovigjilencës, por nuk m’u përgjigjën asnjëherë,”- thotë farmacistja.
    “Unë i besoj shtetit tim, dhe besoj se shteti e ka kontrolluar, por mua më del produkti jo në rregull dhe askush se vuri ujin në zjarr edhe pas njoftimit,”- shtoi ajo.
    Ndonëse AKBPM e konsideron farmakovigjilencën si një ndër shtyllat kryesore, në fakt njoftimet për problemet me medikamentetet, që merren direkt nga EMA, janë jo vetëm shumë të pakta, por me disa javë e deri në disa muaj vonesë. BIRN verifikoi disa prej njoftimeve në faqen e AKBPM dhe rezulton se ato datojnë 1 deri në 3 muaj vonesë në raport me EMA. Një vonesë e tillë për probleme që mund të sjellë pasoja serioze te konsumatorët konsiderohet e papranueshme nga ekspertët.
    “Agjencia e barnave duhet të jetë në alert në mënyrë imediate me të gjitha instituconet e tjera, nuk është se nuk i vjen njoftimi, por nuk bën implemtimin dhe lidhjen me sistemin e alertit në kohë. Agjencia e barnave është inekzistente në të gjitha këto raste, pasi nuk funksionon i gjithë zinxhiri,”- thotë pedagogu Pecnikaj.
    Për Diana Tomën, fakti që nuk ka pasur denoncime tek farmakovigilenca nuk tregon mungesën e problemeve, por mungesën e besimit.
    “…sa kohë që në faqen zyrtare nuk kemi informacion, sa kohë që akreditimi i instituconit është i vonët krahasuar me historikun e tij, për sa kohë ne kemi pushtim të tregut nga barna që origjinën e kanë më pak të pëlqyer se sa barnat që tregtohen në komunitetit evropian, sigurisht që besimi i pacientëve do të lëkundet,”- theksoi Toma.
    Shefi i shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti thotë se origjina nuk është i vetmi problem me barnat në Shqipëri, të cilat sipas tij nuk ruhen dhe transportohen siç duhet. Toti merr si shembull insulinat, të cilat duhet të ruhen në 2-8 gradë ose në të kundërt siguria e tyre është e dyshimtë. Por sipas tij mungon sistemi i gjurmimit.
    “Në doganë kamioni pret 1-5 ditë dhe askush nuk të garanton më a është respektuar ky protokoll. Medikamentet transportohen në cepat më të largët, të mos harrojmë që edhe në mes të Tiranës energjia mungon për orë të tëra. Pastaj konsumatori e mban 5- 6 orë në çantë, pra zinxhiri është i pamonitoruar,”- thekson ai.
    Ekspertët e shëndetësisë këmbëngulin se mungesa e transparencës dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe krijon një sistem shëndetësor me dy nivele: një për ata që kanë mundësi të gjejnë mëyra dhe të trajtohe me medikamnete që i marrin jashtë vendit dhe një për të tjerët që mbesin pas. Në këtë situatë, nuk mungojnë edhe sugjerimet për një reformë të re.
    “Rishikimi i mënyrës së licencimit të farmacive, vendosja e standardeve për shitjen e barnave, dhe mbi të gjitha, forcimi i kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Barnave,”- thotë eksperti Muka për ndërhyrjet që duhen bërë.
    “Mungesa e besimit të qytetarëve është tregues i qartë se sistemi aktual nuk funksionon si duhet,”-përfundoi ai./BIRN

  • Lista e barnave, buxheti për rimbursim arrin në 12.6 miliardë lekë

    Lista e barnave, buxheti për rimbursim arrin në 12.6 miliardë lekë

    Lista e barnave të rimbursueshme ka hyrë në fuqi që me datë 1 mars. Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Liman Morina tha se në këtë listë ka barna të reja që janë shtuar.

    “Për të gjitha kategoritë e sëmundjeve bëhet rimbursimi i ilaçeve. Nga viti në vit ka ndryshime në listë sepse ka shtesa të barnave”, u shpreh Liman Morina, Drejtor i FSDKSH, Kukës

    Qytetarët mund të informohen për të drejtën e tyre për rimbursim nëpërmjet mjekut të tyre të familjes.

    “Çdo qytetar informohet sepse ka mjekun e familjes dhe ai i jep informacionin e duhur dhe jep rekomandimet për të përfituar ilaçet me rimbursim”, tha Morina.

    Në buxhetin 2025 fondi i rimbursimit të barnave është përcaktuar 12,6 miliardë lekë rreth 126 milionë euro nga 12 miliardë lekë që u përcaktua në ndryshimet e aktit të pestë normativ të vitit 2024.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni Euroatlantik, Basha: Me programin tonë paraja ndjek pacientin, jo klientët e pushtetit

    Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni Euroatlantik, Basha: Me programin tonë paraja ndjek pacientin, jo klientët e pushtetit

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka shpalosur programin e shëndetësisë në një takim të zhvilluar me ekspertë të sistemit të shëndetësisë. Basha tha se parimi “paraja ndjek pacientin”, ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e shëndetësisë, duke përcaktuar çmimet e diagnozave dhe trajtimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
    Ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë financiare për të ofruar një shërbim shëndetësor të nivelit të standardeve ndërkombëtare, si ai italian, me efikasitet më të lartë. Pjesë të programit Basha tha se është edhe rimbursimi sipas diagnozës, veçanërisht për pensionistët, me qëllim që të eliminohet kostoja e barnave për ata që janë në nevojë. Një tjetër pikë ku u ndal ishte edhe reforma në sistemin farmaceutik. Ai tha se qeveria aktuale largoi praktikën e homologimit të barnave dhe hapjen e tregut për barna me origjinë të dyshimtë. Sipas tij, do të ketë një sistem të rreptë kontrolli për barnat, duke u fokusuar në medikamentet e homologuara nga vendet me standarte të larta të shëndetësisë dhe eliminimin e barnave të pasigurta.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Konkluzioni tjetër është shqipërisë sot nuk i mungojnë financat për të reformuar rrënjësisht sistemin shëndetësor dhe për t’i ofruar pacientëve shqiptarë në totalitet një shërbim pse jo i standartit italian, me minimalisht të njëjtën kosto që harxhojnë sot por me gjasa edhe me një efiçencë më të lartë nëse sistemi reformohet. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi detajuar në propozimin tonë programor.
    Parimi i parë është paraja ndjek pacientin. Paraja ndjek pacientin do të thotë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri në institucionet aktuale të shëndetit publik duke filluar me hartimin e grupeve të diagnozave dhe çmimimin e tyre sipas praktikave më të mira bashkëkohore. Nuk po them që do kalojmë nga zero në majë menjëherë, por gradualisht çmimin e diagnozave dhe çmimimin e trjatimeve në sistemin tonë publik, me qëllim që destini i parasë publike me sistemin aktual të bëhet sipas ofrimit të shërbimit.
    Përgjegjësia e spitaleve si ndërmarrje me përgjegjësi financiare për veten e tyre, specializimi i tyre. Dyfishimi i kapaciteteve univeristare për të diplomuar mjekë të rinj, po e njëjta gjë edhe për sektorët e tjerë të shëndetësisë që nga infermieria e të tjera. Investime thelbësore publike. Infrastruktura e fakulteteve dhe e universiteteve mjekësore dhe mundësinë e tyre për të ofruar një arsimim realisht dinjitoz dhe efiçentë për mjekët tanë të ardhshëm që do t’i shërbejë edhe trjatimit të plagës aktuale po pse jo dhe të vazhdueshme, se ne duhet të jetojmë me këmbë në tokë të largimit të një pjese të mjekëve në kërkim të një të ardhme më të mirë në Europën perëndimore, gjë që nuk zgjidhet duke vendosur klonin me gjemba për mjekët e rinj. Një mentalitet shumë i vjetër, puro bolshevik. Por zgjidhet vetëm duke rritur përmasat e ofertës tonë dhe duke përmirësuar kushtet e personelit shëndetësor, qoftë në institucionet aktualisht publike me synim kapjen drejt vetëadministrimit. Qoftë duke i dhënë mundësi sektorit privat, pa cënuar parimin paraja ndjek pacientin të japin shërbime me efiçencë pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike të qytetarit.
    Dhe këtu vij te karta shëndetësore e pacientit shqiptar, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe digjitalizimi i këtyre të dhënave në mënyrë që në 2025, kur edhe shumë segmente të ekonomisë e të rinisë shqiptare arrijnë të korrin benefitet e erës digjitale, edhe pacientet shqiptarë edhe sistemi shëndetësor shqiptar, të kenë mundësinë që bazën e të dhënave për pacientit, mos të jetë më një çështje kartelash, letrash që shkojnë apo nuk shkojnë në destinacion, por të jetë gjithçka e degjitalizuar.
    E fundit që dua të prek, ka të bëjë me sistemin farmaceutik. E kam thënë dhe dua ta përsëris, mafia e barnave vret më shumë shqiptarë se çdo lloj tjetër mafie. Arsyeja pse kjo ka ndodhur është sepse kjo qeveri 12 vite më parë e hoqi praktikën e homoligimit të barnave, i hapi rrugë barnave me origjinë të dyshimtë, gjë që merr fund me programin tonë që ditën e parë. Çfarë do të thotë kjo, të gjitha barnat e homologuara me Bashkimin Europian, Kanadanë, SHBA, Britaninë e Madhe, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Zvicrën, Norvegjinë e ndonjë vend tjetër që mund të kem harruar, të gjitha këto barna nuk i nënshtrohen një kontrolli tjetër laboratorik, por sigurisht konsiderohen të sigurta në sistemet shëndetësore të këtyre vendeve padiskutim më të avancuara dhe me standartin më të lartë të jetesës dhe shëndetësisë në botë, ashtu futen në qarkullim këtu, Çdo medikament tjetër që vjen nga një origjinë tjetër, padiskutim që do t’i nënshtrohet kontrlleve më të rrepta dhe më rigoroze për të pamundësuar futjen e barnave të lira dhe jo efektive që shiten këtu për të favorizuar një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin dhe që në rastin më të mirë nuk kanë efektin e dëshiruar dhe në rastin më të keq janë kundër produktive në procesin e mjekimit të pacientëve shqiptarë. Që do të ndiqet nga një tjetër parim i reformës shëndetësore, që është rimbursimi sipas diagnozës. Kjo do të jetë në radhë të parë për pensionstët, ku vet qasja jonë synon të zerojë koston e barnave për moshën e tretë. Kjo do të arrihet me parimin e rimbursimit sipas diagnozës dhe në raste të veçanta, siç i dimë as vendet më të avancuara nuk i mbulojnë gjithçka, me paketa fikse, në veçanti për pensionet në 300 mijë lekë të vjetra.

  • EMA paralajmëron: Varësia nga lënda e parë dhe pengesat e transportit rrezikojnë furnizimin me ilaçe radioaktive në BE

    EMA paralajmëron: Varësia nga lënda e parë dhe pengesat e transportit rrezikojnë furnizimin me ilaçe radioaktive në BE

    Sektori radiofarmaceutik i Bashkimit Evropian përballet me sfida të mëdha përtej kapaciteteve të prodhimit. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) paralajmëron se varësia nga lëndët e para të importuara, sidomos nga Rusia dhe SHBA, si dhe pengesat në transportin ndërkufitar, po kërcënojnë seriozisht zinxhirin e furnizimit me ilaçe jetike.

    Në një dokument të përbashkët të publikuar të hënën nga EMA dhe Drejtuesit e Agjencive të Barnave (HMA), BE-së i kërkohet të ndërmarrë hapa urgjentë për të forcuar furnizimin me radiofarmaceutikë — ilaçe që përmbajnë izotope radioaktive dhe përdoren për diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve si kanceri.

    Ndër shqetësimet kryesore është varësia nga Uraniumi i Pasuruar me Vlerësim të Lartë (HALEU), që përdoret në reaktorët për prodhimin e izotopeve mjekësore. Aktualisht, Rusia është furnizuesi i vetëm tregtar që mund të ofrojë HALEU në shkallë, ndërsa SHBA vetëm kohët e fundit ka rifilluar prodhimin e tij pas më shumë se shtatë dekadash.

    EMA u bën thirrje institucioneve evropiane të investojnë në kapacitete të brendshme për pasurimin e uraniumit dhe të mbështesin nismat strategjike si Iniciativa Evropiane e Luginës së Radioizotopeve (ERVI) dhe SAMIRA, që synojnë zhvillimin e prodhimit vendas dhe rritjen e pavarësisë strategjike.

    Por sfidat nuk mbarojnë këtu. Transporti i këtyre barnave kërkon kontejnerë të specializuar dhe respektim të rreptë të afateve kohore, ndërkohë që rregulloret e ndryshme në shtetet anëtare po krijojnë vonesa të rrezikshme. EMA bën thirrje për harmonizimin e standardeve të certifikimit dhe njohjen reciproke të dokumentacionit të transportit në gjithë BE-në.

    Për më tepër, planet e BE-së për të ndaluar përdorimin e plumbit në kontejnerët mbrojtës — për shkak të rreziqeve mjedisore — po ngrejnë shqetësime shtesë për zinxhirin e furnizimit. EMA paralajmëron se çdo vendim në këtë drejtim duhet të marrë parasysh ndikimin në shpërndarjen e barnave që shpëtojnë jetë.

    Në një kohë kur kërkesa për trajtime onkologjike dhe diagnostikime precize po rritet në të gjithë kontinentin, EMA thekson se siguria farmaceutike e Evropës varet jo vetëm nga sa prodhon, por edhe nga sa shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme mund të shpërndajë.

    Nëse do një version të lajmit më të shkurtër për media online apo për TV, ta përgatis menjëherë./ Euronews – Syri.Net