Tag: barnave

  • Raporti i KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë, ilaçe të skaduara dhe me data të ndryshme nga sistemi

    Raporti i KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë, ilaçe të skaduara dhe me data të ndryshme nga sistemi

    Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah një situatë alarmante në trajtimin e pacientëve me tumor në Shqipëri, ku thuajse gjysma e barnave të autorizuara për këtë sëmundje nuk janë importuar asnjëherë, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të skaduara por ende figurojnë në sistem.
    ***
    Gjetjet e KLSH tregojnë një realitet të hidhur për pacientët që po vuajnë nga tumori në Shqipëri. Gati gjysma e barnave që luftojnë një nga sëmundjet më të rënda, nuk janë importuar asnjëherë në vendin tonë.
    “Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar në asnjë rast gjatë periudhës së auditimit janar 2021-mars 2025. Kjo situatë mbart risqe potenciale mbi efikasitetin e mekanizmave ekzistues”, thuhet në raportin e KLSH-së.
    Për 39 ilaçe në listën e rimbursueshme të 2024, FSDKSH nuk ka kontrata me importues, çka bën që në realitet këto barna të mos gjenden në sistemin publik në shërbim të sëmurëve.
    Ky fakt vë në dukje mungesën e mekanizmave efektivë që lidhin autorizimin me furnizimin real në treg.
    Madje në raport citohen edhe shembuj konkretë që tregojnë situatën e rëndë e shkaktuar nga mungesa e këtyre medikamenteve.
    Gjatë periudhës 2020-2024, fëmijë nga 2 deri 18 vjeç që vuajnë nga tumori janë detyruar të largohen jashtë vendit apo të sigurojnë ilaçin privatisht për t’u kuruar.
    “Specifikisht, rezultoi se nga 12 pacientë, 1 rast është trajtuar në Itali dhe ka ardhur në QSUNT për ndjekje pas terapisë, me mjekim të marrë jashtë vendit, ndërsa nga 11 rastet e tjera, rezultoi se 4 raste nuk janë trajtuar me medikamentin Actinomycin D, 5 raste janë trajtuar duke siguruar medikamentin privatisht dhe në 2 raste është ndjekur protokolli VAC”.
    Por jo vetëm kaq, ka edhe medikamente që janë të skaduara. Edhe pse sipas raportit ato ndodhen në depo dhe nuk shpërndahen, në sistem figuron që këto ilaçe janë në gjendje, duke bërë që autoritetet përkatëse mos bëjnë kërkesë për furnizim.
    “Evidentohet se këto barna, bari Ifosfamide dhe Methotrexate, pavarësisht se kanë skaduar rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave në sistem. Në këtë kontekst, nuk janë evidentuar masa të mëtejshme nga QSUNT”.
    Auditimi, i kryer gjatë muajve të para të këtij viti, në blloqet farmaceutike, zbulon një tjetër fakt shqetësues.
    Për disa ilaçe data e skadencës e shënuar në sistem nuk përputhej me atë të verifikuar fizikisht.
    Konkretisht data e skadencës e shënuar në sistem ishte 31.03.2027, ndërsa kur u verifikua fizikisht ishte 09.09.2026. Kjo mospërputhje u shkaktua nga mosrespektimi i parimit FIFO, që fillimisht jepen ato që e kanë afatin më të afërt për të skaduar.
    Po ashtu ka mungesa të theksuara të dokumentacioneve për mënyrën e shpërndarjeve të ilaçeve.
    Dy receta për të njëjtin pacient, apo edhe “ngatërresat” e mjekëve për regjistrimin e medikamentit në kartelat e gabuara ka sjellë paqartësi tek të dhënat zyrtare për shpërndarjen e barnave.
    “Nga testimet rezultuan receta të dublikuara gjatë ditës, mungesa shënimesh të plota dhe të sakta, shkarkime të gabuara të barnave në pacientë të tjerë, mungesa barnash nisur nga raporti sasi e kërkuar-sasi e shkarkuar, kërkesa të përsëritura dhe të paplotësuara në më shumë se 1 herë për të njëjtin pacient, periudha me gjendje progresive në sistem barnash ndërkohë që inventari i datës rezulton zero (diferenca në sasi gjendje progresive-inventar sistemi), etj”.
    Në raport flitet edhe për mungesën e protokolleve apo pajisjeve të avancuara për përgatitje e dozave të kombinuara për trajtimin e tumorit.
    Aktualisht, ato përgatiten nga vetë infermierët, duke u bazuar, siç thuhet edhe në raport, kryesisht në praktika të brendshme të vjetra.
    Nga ana tjetër shërbimet spitalore disponojnë vetëm pajisje manuale dhe jo pajisje të specializuara apo edhe të automatizuara. Madje siç thuhet në raport ato nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga futja në inventar.
    “Përfshirja e personelit infermieror në përgatitjen e barnave citostatike, pa protokolle të shkruara dhe pa mbikëqyrje farmaceutike të dokumentuar, përbën devijim nga praktikat e njohura ndërkombëtare të sigurisë, edhe nëse personeli është i trajnuar. Po kështu, pavarësisht kapaciteteve profesionale, nuk përjashtohet nevoja për monitorim apo dokumentim”.
    Buxheti që jep Ministria e shëndetësisë për barnat rezulton sipas raportit, të jetë i nënfinancuar dhe nuk mbulon nevojat reale të shqiptarëve që vuajnë nga kanceri, ndërsa plani buxhetor i QSUNT-së është sa për të për të respektuar “tavanin” financiar, pasi nuk reflekton kërkesat jetike të pacientëve.
    Po ashtu gjatë periudhës 2021-2024 u shënuan 49 raste vonesash të pajustifikuara nga importuesit farmaceutikë, edhe pse shumë pacientë ishin në pritje të këtyre medikamenteve.
    Megjithatë, edhe pse nuk kishte një arsye konkrete për këto vonesa, duke shkelur kështu kontratën, FSDKSH mori masa administrative vetëm për dy raste. Nëse do ishin zbatuar penalitetet, do të kapnin vlerën prej afro 49 milionë lekë.

  • KLSH trondit Ministrinë e Shëndetësisë, nga viti 2021 deri në 2025 munguan barnat onkologjike, në sistem u gjetën…

    KLSH trondit Ministrinë e Shëndetësisë, nga viti 2021 deri në 2025 munguan barnat onkologjike, në sistem u gjetën…

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dhënë alarmin mbi mungesën e medikamenteve apo prezencës së ilaçeve të skaduara në Spitalin Onkologjik. Raporti i është dorëzuar javën e shkuar drejtorisë së QSUT-së. KLSH ka audituar periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, ku thekson se një numër shumë i madh barnash antitumorale kanë munguar në periudha të gjata. Kjo, sipas raportit, ka sjellë që një numër gjithashtu i madh pacientësh të kalojnë një situatë të vështirë dhe rrezikun për jetën e tyre. Në dokumentin e siguruar nga “News 24”, rezulton një skandal i rëndë, ku në sistemin e brendshëm të Farmacisë Qendrore, i quajtur Pentaho, kanë rezultuar 2 medikamente kimio të skaduara.
    Pacientët me kancer gjaku, sipas raportit, vuajnë mungesën e barit daratumumab, për të cilin QSUT edhe në vitin 2025 ka bërë një furnizim prej 4000 mijë flakonesh, por përsëri për pacientët rezulton se nuk ka, duke hedhur dyshime për keqmenaxhim. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Shqipëria, nga 253 barna antitumorale, 116 nuk janë importuar, ose e përkthyer ndryshe: nga viti 2021–2025, 46% e kimioterapive nuk kanë hyrë në Shqipëri. Sa i takon barit “Actinomycin”, raporti thotë se drejtoria e QSUT nuk ka asnjë kontratë aktive për importimin e këtij medikamenti.
    Gjithashtu, edhe për barin tjetër, Phesgo, i cili përdoret për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, thuhet se në kohë të caktuara, gjendja në farmacinë qendrore ka qenë zero. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit vë theksin se barnat onkologjike janë të nënfinancuara nga shteti shqiptar, duke rritur rrezikun e mostrajtimit siç duhet dhe kur duhet të pacientëve me kancer.
    KLSH: Spitali i Traumës me ilaçe të skaduara dhe pa morg
    Por nuk është hera e parë që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka ngritur alarmin. Edhe para disa vitesh KLSH ka publikuar një raport për auditimin e kryer në Spitalin Universitar të Traumës për periudhën 2021-2022. Ky auditim ka zbuluar se në magazinën e farmacisë së spitalit por edhe në pavione ka ilaçe dhe materiale të tjera të skaduara, ndërsa vetë spitali nuk ka ambiente morgu për të bërë administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në këtë spital. Ndërsa theksohet se në vitin 2021 pranë këtij spitali kanë ndërruar jetë 90 pacientë. Në magazinën e farmacisë se SUT dhe ne pavijone deri në fund te periudhës se auditimit, gjendet një sasinë me medikamente te skaduara ne vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim jo eficent për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit.
    Më tej në raport thuhet se ambiente të papërshtatshme përdoren për ruajtjen e barnave dhe materialeve të mjekimit. Sipas raportit kjo magazinë nuk plotëson në asnjë drejtim kushtet e ruajtjes së barnave duke shtuar këtu se në këtë ambient gjenden dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit si radiografi etj. Barnat dhe materialet e mjekimit të verifikuar në akt verifikimin e datës 13.01.2023, ruheshin në magazinën e mallrave të spitalit të Traumës, ku krahas mallrave gjendeshin dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit e me rrezikshmëri për shëndetin e njërit. Ndërsa në kontratat me FSDKSH nuk është përcaktuar procedura e planifikimit të barnave dhe medikamenteve.
    Në lidhje me Planifikimi i barnave dhe medikamenteve, nga auditimi rezulton se, për planifikimin e nevojave vjetore për barna dhe materiale mjekësore nga Shërbimet mjekësore në SUT, gjatë hartimit të projektbuxhetit dhe planit buxhetor (pas miratimit), nuk bëhet analizë mbi gjendjen e ilaçeve, sasinë e konsumit të tyre vjetore, në mënyrë që të justifikojnë listën për nevojat e këtyre barnave. Gjithashtu është konstatuar se planifikimi nga shërbimet mjekësore është kryer pa marrë në konsideratë kërkesën dhe sasinë reale, sipas nevojës vjetore të secilit pavion. Për këto gjetje por edhe të tjera po kaq të rënda, KLSH ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së spitalit të Traumës, Edlira Bode dhe dy zëvendës drejtorëve të tjerë, atij Teknik dhe Ekonomik. “Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për: Edlira Bode me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së”, thoshte KLSH në raport.

  • Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

    Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, nga gratë gjatë shtatzënisë, përcjell A2.
    Kësisoj, ai e ngriti në qendër të politikës shëndetësore të SHBA-së një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore.
    “Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, tha EMA në një deklaratë për Reuters.
    Agjencia shtoi se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë kur është i nevojshëm, por gjithmonë në dozën dhe shpeshtësinë më të ulët efektive.

  • Agjencia Evropiane e Barnave: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë!

    Agjencia Evropiane e Barnave: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë!

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja, që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të rajonit për përdorimin e paracetamolit, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë shtatzënisë.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave të fëmijërisë dhe marrjen e ilaçit të njohur kundër dhimbjeve, Tylenol, nga gratë gjatë shtatzënisë.

    Kësisoj, ai e ngriti në qendër të politikës shëndetësore të SHBA-së një pretendim që nuk mbështetet nga prova shkencore.

    “Provat e disponueshme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, tha EMA në një deklaratë për Reuters.

    Agjencia shtoi se paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë kur është i nevojshëm, por gjithmonë në dozën dhe shpeshtësinë më të ulët efektive./ REL.

  • “Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike”, ministrja Sala: Mjekët e rinj do ti mbajmë në Shqipëri

    “Të zgjidhim sa më parë rimbursimin e barnave onkologjike”, ministrja Sala: Mjekët e rinj do ti mbajmë në Shqipëri

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala.
    Evis Sala, në fjalën e saj tha se me besim dhe përkushtim do të çojë përpara projekte me rëndësi.
    Ajo theksoi se është urgjente të zgjidhet sa më parë rimbursimi i barnave onkologjike, teksa nënvizoi se mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri.
    Sala: Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur
    Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar.  Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon.
     Ajo ku unë do e fokusoj punën time është, mendoj që është shumë e rëndësishme rimbursimi i barnave onkologjike, është e papranueshme për ne si vend europian. Mendoj që përputhet dhe me vizionin e kryeministrit. Kyç është dhe riorganizimi i shërbimit diagnostik, nuk mundet që një spital të mbingarkohet nga pacientë që mund të diagnostikohen në pak minuta.

  • “Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

    “Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

    Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në fjalën e saj të parë në këtë post, ka deklaruar se u rimbursimi i plotë i barnave onkologjike është një nga prioritetet e saj kryesore në këtë detyrë.
    “Jam shumë e vetëdijshme që është një sfidë e madhe, por ata që më njohin e dinë që unë kam një dëshirë të madhe për të përballuar sfida. Megjithatë, sfidat i kam përballuar gjithmonë me një ekip. Kur skuadra është e suksesshme, edhe shefi i skuadrës është i suksesshëm.
    Sigurisht, duhen bërë ndryshime. Ajo ku unë dua të fokusoj punën time, është në disa iniciativa kryesore. Të tjera do shtohen.Mendoj që është shumë e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të plotë të barnave onkologjike. Është e palejueshme për ne, si një vend europian dhe si një vend që do të futemi në BE brenda vitit 2030, që barnat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursuara për pacientët me kancer. Kjo është personale për mua. Është jo vetëm sfidë e detyrës, por edhe sfidë e karrierës. Besoj se është e bëshme dhe besoj se përputhet me vizionin e Kryeministrit”, tha ministrja Sala.

  • 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

    3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

    Në një proces mëse të mirëorganizuar, një prodhues vendas i madh, tetë subjekte import- shpërndarje me shumicë dhe dyshimi i arsyeshëm për përcaktim çmimesh dhe cilësie, kanë kthyer 3069 farmaci të licensuara në të gjithë vendin si shitore të produkteve të diktuara nga grosistët e barnave.
    Krahas dominimit të tregut nga subjekte të mëdha prodhuese dhe tregtuese, ekspertët e fushës ngrenë shqetësimin e rënies së cilësisë së medikamenteve, jo vetëm atyre të rimbursueshme por edhe atyre që tregtohen në farmacitë e hapura.
    “Tregu shqiptar i farmacive të rrjetit të hapur, por zhytet nën kthetrën e monopolizimit”, thotë për Faktoje.al, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma.
    Edhe vetë institucionet shtetërore e konstatojnë monopolizimin e tregut në përcaktimin e çmimit dhe llojeve të medikamenteve, duke ua lënë në duar pak subjekteve një proces zinxhir prodhim dhe tregtim shumicë-pakicë.
    “Çmimi i barnave në tregun farmaceutik nuk është element konkurrues pasi fiksimi i tij për të paktën një periudhe 6 mujore dhe përcaktimi i tij në pullën e kontrollit e bën atë të pandryshueshëm, duke sjellë kufizim të konkurrencës me çmimet e produkteve në tregun farmaceutik nga aktorët e këtij tregu”. Me këtë përfundin arrin Autoriteti i Konkurrencës pas një hetimi të gjatë, duke dalë me një raport përfundimtar (i fundit) në tetor të vitit 2022.
    Kontrolli i plotë çmim-produkt!
    “Në Shqipëri janë 3069 farmaci të licencuara; importues dhe shpërndarës në tregun farmaceutik (Tregtimi me shumicë i barnave) janë 233 licenca; Prodhuese në sektorin farmaceutik (Prodhimi i barnave) janë 10 licenca dhe farmaci spitalore (Shërbime spitalore), janë 27 licenca”, thotë QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit), për Faktoje.al.
    Edhe pse janë dhënë 233 licensa për subjekte të tregtim me shumicë të barnave, numri real i tyre është shumë më i vogël.
    Nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se në vitin 2022 ishin 13 kompani të mëdha farmaceutike.
    Ndërkohë nga verifikimet e Faktoje.al dhe pas përpunimit të të dhënave që vijnë edhe nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se aktualisht janë vetëm tetë subjekte të mëdha të cilët kontrollojnë tregun, por pasi hapin filiale me emra të tjerë tregtarë, “mbulojnë” aktivitetin e tyre, ç’ka japin ‘de jure” idenë se në vend ka shumë kompani tregtimi me shumicë.
    “Në tregun farmaceutik kemi një shtresëzim të tillë; import-shpërndarje një kategori dhe prodhues një kategori tjetër, por produktet e të dy kategorive, shpërndarjen tek qytetari e realizojnë përmes farmacive të rrjetit të hapur. Fundi i hinkës është farmacia e rrjetit të hapur. Një pjesë nëpërmjet tenderave shkon në spitale, dhe një pjesë tjetër lëvrohet për qytetarët në farmaci”, thotë Toma.
    Subjektet e mëdha prodhuese
    Faktoje.al iu referua hetimit të Autoritetit të Konkurrencës i cili në një analizë të detajuar qartësisht dallon vetëm një kompani prodhuese barnash vendase, Profarma dhe tetë kompani të tjera tregtuese.
    QKB ka të regjistruar 10 subjekte prodhuese, por Diana Toma saktëson se “vetëm një kompani është prodhuese barnash, (Profarma), ndërsa kompanitë e tjera prodhojnë produkte teknike mjekësore ose produkte parafarmeceutike”.
    Autoriteti i Konkurrencës në të njëjtin raport (tetor 2022 i fundit) mori në shqyrtim tregun e ilaçeve dhe konstatoi se: “Mbështetur në analizën e të dhënave mbi vlerën e barnave të prodhuara në vend dhe të tregtuara nga ndërmarrjet e autorizuara për prodhim dhe tregtim, rezultoi se, ndërmarrja Profarma është prodhuesi më i madh farmaceutik në vend, i ndjekur nga Noval dhe Florfarma. Nga një kryqëzim i të dhënave të depozituar nga Profarma SHA dhe FSDKSH (lista e barnave te rimbursueshme), konstatohet se në listën e barnave të rimbursueshme, produktet e Profarma janë pothuajse në të gjitha rastet, alternativa më e lirë brenda barit xhenerik”, thotë AK, që gjithashtu nuk konstaton shkelje, pasi ndonëse sheh dominim tregu, e mbulon me çmimin e ulët të ilaceve, veçanërisht atyre të rimbursueshme.
    Subjektet tregtuese
    Autoriteti i Konkurrencës në hetimin e saj thekson se institucionet shtetërore, veçanërisht Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) nuk i kishin vënë në dispozicion dokumentet përkatëse mbi kompanitë prodhuese dhe tregtuese, sa ilaçe kanë importuar dhe mbi cilësinë e tyre. Megjithatë Autoriteti i Konkurrencës del në përfundimin se për vitin 2022 “ndërmarrjet më të mëdha të importit të barnave mjekësore janë (Rejsi Farma SHPK, Incomed SHPK, Evita SHPK, IMI Pharma SHPK, Trimed SHPK, Aldosch Farma SHPK, Fufarma SHA, Pegasus SHPK, CFO Pharma SHPK, Delta Pharma-AL SHPK, Megapharma SHPK dhe Intermed SHPK)”.
    AK konstaton gjithashtu se një subjekt tregtar ka dominuar përgjatë vitit 2020 me “vaksinën anti grip”, duke e konsideruar këtë shkelje, pasi rreth 75 % e kësaj vaksine gjendej vetëm në farmacitë e hapura, rrjet i këtij subjekti importues.
    “Në përfundim të procedurave hetimore, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se: ’fiksimi i çmimet të shitjes së barnave në çdo nivel tregtimi, të përcaktuara në VKM nr. 143, datë 18.2.2015 “Për përcaktimin e marzheve të tregtimit dhe fabrikimit të barnave”, pika 1,2 dhe 3 sjell kufizim të konkurrencës në tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave”. Gjithashtu po ky institucion konstaton se, “ekzistenca e integrimit vertikal të ndërmarrjeve importuese farmaceutike dhe farmacive të rrjetit të pakicës, mund të sjellë krijimin e pozitës dominuese në treg”.
    Pavarësisht qëndrimit të Autoritetit të Konkurrencës, tregu farmaceutik në vend jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po thellon kontrollin nga një grup i vogël prodhuesish dhe tregtuesish me shumicë dhe pakicë të ilaçeve.
    “…Tek farmacitë e hapura ka kompani të mëdha importuese të cilat duket se kanë bërë shtrirje nga tregtia me shumicë deri në pjesën fundore. Kanë hapur rrjetet e tyre farmaceutike”, thotë Toma, ndërsa shton se kjo ka sjellë “monopolizim të plotë nga prodhimi, depo të mëdha farmaceutike, shpërndarja dhe pastaj tregtia me pakicë nëpërmjet rrjeteve të tyre të farmacive të hapura”
    Hap e farmaci…!
    Tre ligje kontroverse të viteve 2009, 2014 dhe 2015, nën sloganin e hapjes së madhe për licensimin e shumë farmacive dhe uljes së çmimeve të ilaçeve, duket se tashmë kanë sjellë dominim të tregut farmaceutik nga një grup i vogël biznesmenësh një prodhues vendas të barnave dhe tetë subjekteve të mëdha importuese të cilët kanë edhe rrjetet farmacish të shitjes me pakicë për të mbyllur ciklin prodhim-tregtim-shitje.
    Në vitin 2009, Parlamenti miratoi ligjin 10081, për licensat dhe lejet, të propozuar nga qeveria.
    “Nëse deri në 2009 kishim dhënjen e lejes për hapjen e farmacive nga Ministria e Shëndetësisë mbi kritere profesionale, distance etj, pas miratimit të këtij ligji këto kritere rrëzoheshin dhe me dëshirën e çdo individi i cili gjente një ambient edhe ngjitur me një farmaci tjetër, vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit që bëhej, QKB-së, gëzonte të drejtën e hapjes së farmacisë”, thotë për Faktoje.al, Diana Toma, ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve.
    “Në vitin 2009 kur ju dha e drejta gjithkujt për të hapur farmaci, ndodhi që u shkëput lidhja mes farmacistit dhe farmacisë në pronësi. Pesha e përgjegjësisë iu la drejtuesit teknik dhe në këtë formë, i krijuam një mburojë artificiale pronarit të farmacisë që të bënte shkelje pa kokëçarje, pasi ‘faturat’ do i paguante drejtuesi teknik i farmacisë që tashmë nuk ishte pronar i subjektit”, thotë Toma, ndërsa këmbëngul se kjo formë largoi profesionistin farmacist nga tregu dhe i dha rëndësi konceptit tregtar edhe në fushën shëndetësore.
    Dy ligjet që larguan cilësinë dhe ‘kapën’ tregun…!
    Në vitin 2014 ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja për disa muaj premtoi ndryshime rrënjësore në sistemin shëndetësor në ligjin për barnat për shërbimin farmaceutik, duke premtuar ulje çmimesh dhe kontroll nga shteti. Gjithashtu edhe amendimet e këtij ligji një vit më vonë çimentuan industrinë farmaceutike në vend, duke paracaktuar çmimet, cilësinë dhe në mënyrë indirekte edhe kompanitë që do kishin më shumë akses në këtë treg të rëndësishëm. “Origjina e barnave që erdhën zëvendësuese, të barnave patentë, patjetër do i ketë çmimet më të lira, por kjo solli atmosferë mbytëse për kompanitë prestigjioze”, thotë Toma. “Kemi shumë farmaci që falimentojnë dhe që janë në pronësi të farmacistëve profesionistë dhe shtohet numri i këtyre farmacive që janë në pronësi të këtyre rrjeteve. Shohim që rrjetet farmaceutike shesin produkte më lirë sesa ne i blejmë në depo. Para cilit fenomen jemi? Para fenomenit që po investohet për të mbyllur farmacitë e tjera që është shkelje dhe mbyllje në mënyrë të pandershme apo para fenomenit që po pastrohen para”, thekson ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve.
    Kush kontrollon?
    Agjencia Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al tha se në vendin tonë janë të autorizuara për tregtim:
    “Barnat e prodhuara në vendin tonë; barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi, Norvegji, Islandë dhe Mbretëri e Bashkuar; barnat që kanë marrë autorizim për tregtim lokal dhe që qarkullojnë në vend; barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre dhe barnat e pajisura me autorizimin e tregtimit nga (EMA) ose (FDA)”.
    Ndonëse janë pesë autorizime, dominuese të tregut për përdorim spitalor dhe në farmaci private janë barna të prodhuara në vendin tonë, Turqi, apo një nga vendet e Ballkanit, kryesisht Serbi.
    “Kompanitë e huaja prestigjioze që ishin deri në atë kohë, (viti 2015), u larguan të detyruara nga ana ligjore, apo konstatuan se nga përcaktimi i qeverisë do uleshin çmimet, që do të thotë se nuk do të kishin treg”, thotë ekspertja e farmaceutikës Diana Toma.
    Sipas saj, largimi i detyruar i kompanive të mëdha farmaceutike nuk ishte i paqëllimtë. “Zhvendosja e tregut në vlerësimin tim është bërë vetëm për interesa të pastra fitimi për një shtresë apo kategori të caktuar individësh, duke mos e patur fare parasysh rëndësinë e prezencës së përfaqësive farmaceutike në Shqipëri të cilat në vetëvete janë garantues të stabilitetit të tregut farmaceutik të një vendi”.
    /Faktoje.al/

  • 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve!

    3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve!

    Nga Sebi Alla

    Sipas saj, largimi i detyruar i kompanive të mëdha farmaceutike nuk ishte i paqëllimtë. “Zhvendosja e tregut në vlerësimin tim është bërë vetëm për interesa të pastra fitimi për një shtresë apo kategori të caktuar individësh, duke mos e patur fare parasysh rëndësinë e prezencës së përfaqësive farmaceutike në Shqipëri të cilat në vetëvete janë garantues të stabilitetit të tregut farmaceutik të një vendi”/ Faktoje.al/

  • 3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve në Shqipëri

    3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve në Shqipëri

    Sipas saj, largimi i detyruar i kompanive të mëdha farmaceutike nuk ishte i paqëllimtë. “Zhvendosja e tregut në vlerësimin tim është bërë vetëm për interesa të pastra fitimi për një shtresë apo kategori të caktuar individësh, duke mos e patur fare parasysh rëndësinë e prezencës së përfaqësive farmaceutike në Shqipëri të cilat në vetëvete janë garantues të stabilitetit të tregut farmaceutik të një vendi”/ Faktoje.al

  • Agjencia italiane e barnave miraton ilaçin për kancerin e gjirit/ I disponueshëm brenda tre muajsh në Itali

    Agjencia italiane e barnave miraton ilaçin për kancerin e gjirit/ I disponueshëm brenda tre muajsh në Itali

     Agjencia italiane e barnave ka miratuar një ilaç që ndihmon në luftimin e kancerit të gjirit. Ilaçi shitet tashmë në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Konkretisht ilaçi nuk e shëron sëmundjen, por ngadalëson përparimin e saj. Ky lloj medikamenti pritet të jetë i disponueshëm në Itali brenda tre muajsh.

    Siç raportohet, do të prodhohet nga kompania farmaceutike shumëkombëshe Menarini në Piza në një qendër të dedikuar zhvillimit të molekulave të reja me potencial të lartë terapeutik, një klasë inovative e barnave onkologjike që kombinon saktësinë e antitrupave monoklonalë me aktivitet të fuqishëm citotoksik, i cili çon në vdekjen e qelizave tumorale.

    “Ky është një arritje e jashtëzakonshme. Një sistem që investon në njohuritë dhe dinjitetin e njerëzve. Elacestrant nuk e shëron, por bllokon metastazat. Ai ngadalëson sëmundjen aty ku ilaçet e tjera nuk mund ta bëjnë më. Dhe e bën këtë me një tabletë të vetme, pa kimioterapi. Kjo është shkenca toskaneze që përmirëson cilësinë e jetës, që i flet botës, që shpëton jetë. Kjo është Toskana në të cilën besojmë. Ajo që krijon vlerë për komunitetin, ndërton një të ardhme dhe kujdeset për njerëzit edhe në kohët më të vështira,” komentoi Antonio Mazzeo, President i Këshillit Rajonal të Toskanës.