Artion Barjamaj, ish-kryetar i FRPD në Durrës, ka komentuar në emisionin Off the Record në A2 CNN zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike dhe takimin e gjerë të organizuar së fundmi me strukturat lokale. Ai e cilësoi aktivitetin si “një mbrëmje shumë të rëndësishme” me pjesëmarrje masive, duke theksuar se demokratët kërkojnë komunikim, jo përplasje.
Barjamaj u shpreh se grupi organizator nuk po kërkon të fajësojë askënd, por synon të hapë një proces reflektimi brenda PD-së. “Ne duam të shikojmë çfarë është bërë mirë dhe çfarë jo, për të sjellë një parti demokratike kompetitive që jep shpresë”, tha ai. Edhe pse vetë nuk ka përjetuar presion për të mos marrë pjesë në takim, ai pranoi se mesazhe të tilla janë shpërndarë, duke i cilësuar ato si “hap i nxituar politik”.
Ish-kreu i FRPD theksoi se demokracia e brendshme është thelbësore për ringritjen e PD-së dhe se anëtarët duhet të kenë mundësi të mblidhen e të flasin lirshëm. Ai shtoi se situata në vend është alarmante, për shkak të krimit, drogës, mungesës së drejtësisë dhe arrogancës së pushtetit, çka e bën edhe më urgjente bashkimin e opozitës, shkruan A2 CNN.
Barjamaj falënderoi Sali Berishën si lider historik të PD-së, duke theksuar se pjesëmarrësit nuk kishin dalë për ta sulmuar apo për të cenuar figurën e tij, por për të ndërtuar urë komunikimi me lidershipin. Sa i përket deklaratës së Berishës, i cili tha se “nuk njihen mbledhjet jashtë forumeve”, Barjamaj u përgjigj se sfidat nuk i trembin. “Ai vetë na ka mësuar të mos tërhiqemi përballë sfidave”, tha ai.
Tag: barjamaj
-

Ish-kreu i FRPD Durrës: Mesazhet për të mos marrë pjesë në takim ishin gabim! Anëtarësia është shkëputur nga lidershipi
-

Vrau të miturin në Vlorë, lihet në burg i dehuri në timon me shpejtësi 150 km/h
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Hajri Barjamaj, i cili dy ditë më parë përplasi me makinë, duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Leandro Shametaj në bulevardin e Vlorës.
Hajri Barjamaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës rreth orës 13:00 të kësaj të enjteje, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar fillimisht nga Policia e Vlorës. Blutë e qytetit e arrestuan 32-vjeçarin në flagrancë, menjëherë pas aksidentit, pasi u konstatua se ai po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe nën efektin e alkoolit.
Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe është drejtuar nga gjyqtari Etien Isak. Pas vlerësimit të dosjes hetimore, provave të mbledhura në vendngjarje dhe dëgjimit të pretendimeve të prokurorisë, e cila kërkonte lënien në fuqi të masës së arrestit, gjykata ka vendosur që 32-vjeçari të qëndrojë në burg.
Në sallën e gjyqit, Barjamaj ka pranuar akuzat dhe, sipas burimeve, është shprehur i penduar për krimin e kryer, duke kërkuar falje familjarëve të viktimës. Seanca gjyqësore ka përfunduar rreth orës 14:00, ndërsa i akuzuari është dërguar më pas në paraburgimin e Vlorës.
Pas përfundimit të seancës, për mediat ka folur daja i Leandro Shametajt, i cili e ka cilësuar vendimin e gjykatës si plotësisht të merituar. Ai kërkoi gjithashtu ashpërsimin e ligjit për raste të tilla, duke theksuar se kjo ngjarje nuk mund të konsiderohet thjesht një aksident, por “vrasje me dashje”.
“Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë… nuk kemi fjalë”, u shpreh ai.
“Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për ne është vrasje me dashje”.
Në pamjet e rënda nga aksidenti, të siguruara nga A2 CNN, por të papublikuara për shkak se janë sensitive, shihet automjeti i llojit Porsche, i cili godet nga pas motorin e drejtuar nga 17-vjeçari Shametaj në bulevard, duke e tërhequr për disa metra, ndërsa trupi i viktimës mbetet nën mjet.
Sipas dosjes hetimore, Hajri Barjamaj po drejtonte mjetin me një shpejtësi mbi 150 km/h, në një segment rruge ku lejohet maksimumi 30 km/h. Testi i alkoolit ka rezultuar në nivel shumë të lartë, disa herë mbi normën e lejuar.