Tag: bardhyl

  • Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

    Bardhyl Londo: Petro Marko e kish lënë amanet t’mos i bëhej asnjë nderim shtetëror…

    Nga Bardhyl Londo

    Petro Marko mbylli sytë një ditë të premte. U ktheva rreth orës tetë të mbrëmjes në shtëpi kur mora vesh lajmin e hidhur. Atëherë drejtoja gazetën “Drita” dhe duhej shkruar diçka patjetër. Por koha ishte shumë e shkurtër. Kompjutera ende nuk kishim, shtypshkronja punonte ende me radhitje me dorë. Unë e njihja mirë jetën dhe vetë Petro Markon dhe nuk e pata të vështirë shkrimin. Shkrimtari që mundi tre diktatura. Më vonë shkrimi u botua në librin tim “Panteoni”, brenda dhe jashtë.Por nga nxitimi kisha bërë një gabim: nuk ishin tre regjimet që kishte luftuar shkrimtari i madh, por katër: kisha harruar luftën e tij kundër diktaturës së Frankos në Spanjë.Petro Marko si republikan ishte nga gazetarët më aktivë kundër mbretërisë së Zogut, si antifashist u internua në pushtimin fashist, ndërsa në regjimin komunist provoi burgun por sidomos censurën e rafinuar komuniste një nga censurat më të tmerrshme që ka njohur njerëzimi. Librat e tij pasi botoheshin (jo të gjitha) pas shumë peripecive, disa ndaloheshin, bëheshin karton siç ndodhi me romanin “Një emër në mes të katër rrugëve”. Por goditjen më të tmerrshme ia dhanë me të birin, Jamarbërin të cilën e burgosën në moshë shumë të njomë në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Më vone Jamarbri vrau veten.Kur vdiq Petro Marko e kish lënë amanet të mos i bëhej asnjë nderim shtetëror, të mos përcillej nga asnjë zyrtar dhe të varrosej në vendlindje, në Dhërmi. Ndonëse është nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës shqipe ai nuk pranoi deri sa vdiq asnjë dekorim shtetëror.

    Lexo edhe:

    LAJM I HIDHUR, NDËRROI JETË POETI I NJOHUR, BARDHYL LONDO

  • Bardhyl Londo: Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër…

    Bardhyl Londo: Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër…

    Bardhyl Londo

    Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,Dita mbi dritare si perde tymnxirë.Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.Di, vallë ti, një botë më të mirë?Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.Qielli në dritare kallkan i ngrirë.Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.Di vallë ti një botë më të mirë?Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër.Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë.Ti duart shtrin dhe lutesh për mua.Di vallë ti, një Zot më të mirë?

    *Titulli i origjinalit: “Kushtim”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR BARDHYL LONDO FLISTE PËR HAVZI NELËN: NUK E NJOHIM AKOMA ASHTU SIÇ DUHET TA NJOHIM

    Nga Bardhyl Londo

    Mirëdita, përshëndetje të gjithëve!Në fakt nuk isha përgatitur fare për të folur.E vërteta është kjo, që sot është një datë për të cilën sa krenohemi aq edhe duhet të mendohemi, aq duhet t’i vëmë dhe gishtin kokës, aq duhet të ndiejmë dhe dhimbje të thellë në shpirt.I ngjan pak 27 janarit që është edhe ditë e Holokaustit dhe ditëlindja e Moxartit. Dhe meqë Preç Zogaj e filloi me polakët, disidentët polakë unë po përmend Sakajevskin dhe ai thotë pikërisht për 27 janarin: Nuk dimë ç’të bëjmë thotë, të gëzohemi apo të hidhërohemi se janë dy data krejt të ndryshme.

    Megjithatë unë mendoj që ajo që lënë Havzi Nela, ajo që ka shkruar, ajo që tregoi me jetën, me vargjet e tij, është aq e madhe sa e mbyt gjithçka tjetër. Është diçka e përjetshme, aq tragjike, por edhe historinë e re nuk e kemi më pak të dhimbshme.Havziu është një shembull që na mëson që t’i besojmë gjithnjë virtytit dhe të mos përkulemi para asgjëje.Mund të thuhen shumë fjalë për Havziun, por unë mendoj që deri tani pothuajse nuk është thënë asnjë gjë.Edhe ne që mblidhemi kështu bëjmë mirë, por gjithësesi ne nuk e njohim akoma Havzi Nelën ashtu siç duhet ta njohim.Unë duhet të falënderoj dhe përshëndes për punën që ka bërë Petrit Palushi nëpërmjet të cilit jemi njohur me portretin deri diku të plotë të Haxziut, por mendoj se është shumë shumë e pakët gjithçka që është bërë deri tani.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bardhyl Zaimi: Gjithnjë i kam pasur zët lamtumirat

    Bardhyl Zaimi: Gjithnjë i kam pasur zët lamtumirat

    Gjithnjë i kam pasur zët lamtumirat, poezi nga Bardhyl Zaimi

    Çdo lëvizje është një përgjigje për tëMë lexon me hermetikë dashurieDeri në qelizat më të imta të shpirtitDhe ashtu thotë :”Përmendësh të njohDi një libër mirë të lexuar”Kur grindemi dhe udhë si lëshojmë njëri-tjetritHidhërimi si një mace kotet në dyshemeM’i njeh mirë dallditë hokatareQë ia gudulisin xhelozinë e çmendurMe fjalë dramatike nuk dorëzohetMë kryqëzon me bisht të syritDhe sakaq e pushon shikimin në teket e miaE ndjej nga afër kryeneçësinë e kohës dhe dashurinëQë luajnë si dy hije në tavanE afroj dhe ia puth sytëQë i shkëlqejnë si diamantNga dashuria dhe inati bashkëPastaj marr xhaketën dhe paqen me veteDhe nisem udhëve të dalldisëDashuritë nuk vjetrohenTë rrinë ulur në stolin e melankolisëMe kokë të dehura e të lëvaruraE me gishta lexohen mes vetiNuk kanë nevojë për fjalë për betimeJanë pavetore si yjetGjithnjë kështu i kam kuptuarPa i thënë kurrë fjalët që duhenSepse gjithnjë i kam pasur zët lamtumirat

    ObserverKult

    ——————

    Kliko edhe:

    ALBANA BEQIRI: UNË E DI, LAMTUMIRAT NUK JANË TË LEHTA

    RUMI: LAMTUMIRAT JANË VETËM PËR ATA QË DASHUROJNË ME SY…

    XHABIR TABAKU: LAMTUMIRAT S’THUHEN ME ZA

  • Bardhyl Oseku: Eja, i përgjërohej të dashurës…

    Bardhyl Oseku: Eja, i përgjërohej të dashurës…

    Poezi nga Bardhyl Oseku

    EjaI përgjërohej të dashurësEjaDhe në qerpikun e syrit timThure folenë e dashurisëSyri im i kaltër të bëhet qielli ytDiell dashurie do të jetë drita e syrit timShikimi im i ngrohtë të bëhet pranverë e zemrës sateLotët e mi të bëhen ujvarë e ëndrrave tuaEjaMos e bjerr kohën në shkurtësinë e kësaj jeteMos ua vër veshin fjalëve të predikuesve me fytyra e zemra të akulltaTa dishParajsa apo e kundërta e saj njerëzve në këtë botë u varet në qafë.

    ObserverKult

    ———————-

    Lexo edhe:

    MË DO, MË PUTH EDHE KUR FLE?… POEZI NGA BARDHYL OSEKU

    E dashuronte.Çdo natë, kur të dashurën e zinte gjumi,e priste hënën të zbriste në dritare.Nën rrezet e sajbutësisht ia puthte duart, sytë, tërë trupin.Një natë, për çudi,fshehtësia e dashurisë ia nxori gjumin.Më do, më puth edhe kur fle?

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    BARDHYL OSEKU: KUR TI QAN

    Kur ti qanTë gjitha frutat kalben në degët e pemëveKur ti qanShterojnë të gjitha pusetKur ti qanAkrepat e orëve ndryshkenKur ti qanZogjtë harrojnë këngën dhe fluturimin…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

  • Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…

    Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…

    Bardhyl Londo

    Poezi nga Bardhyl Londo

    Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti,herë zbardh, herë zverdh si vrer veremi.Një rrugë të ndjell për nga apokalipsi,tjetra për nga Jeruzalemi.

    Një kryq gjithkënd e pret. i rëndë, i lehtë,në agim të rrugës a në të ngrysur.Jeta mund të jetë Dhjatë e Vërtetëpor mund të jetë dhe dhjatë e përmbysur.

    Kryqin nuk mund ta shmangësh. Golgotajote mund të jetë mal, mund të jetë e vogël sa gishti,në rrugën tënde gjithmonë hapur Kerkaporta*

    Pret e bardhë a e verdhë vrer veremi.Brenda teje lind dhe vdes Apokalipsi,brenda teje Jeruzalemi.

    __________

    *)Një portë e vogël dhe fare e parëndësishme në Konstantinopojë, e cila u harrua fatalist hapur dhe nëpërmjet saj otomanët hynë dhe pushtuan kryeqytetin e Bizantit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JE E MOSHUAR, JE E SHËNDOSHË, SHKURTOJ FLOKËT…MJAFT ME KËSO KOMENTE!

    Nga Mara Venier

    “Nuk i duroj dot më komentet e tipit: “je e moshuar”, “je e shëndoshë”, “shkurtoji flokët, se të janë rritur”.

    Në një fundjavë që kalova në bregdet me tim shoq, postova një foto pranë tij gjatë kohës së perëndimit. Ndihesha e lumtur dhe të dy ishim duke pirë koktejl mojito. Nuk mund të mungonin komente të tilla si: “Priji flokët, se je e moshuar”, “Mos pi alkool, nis dietën se je shëndoshur”.

    Fillimisht u ndjeva keq, mëpas fillova të mendohesha nëse ia vlente të mërzitesha dhe nisa të reagoja ndaj çdo komenti negativ”, thotë Mara Venier, aktore dhe prezentuese italiane.

    “Ka kaq shumë ligësi në qarkullim. Ato lidhur me flokën, apo me moshën, janë më të padurueshmet. Dhe më e bukura është se ua thonë vetëm grave. Askush nuk kapet me moshën, apo shëndetin e meshkujve…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Kur Bardhyl Londo fliste për Havzi Nelën: Nuk e njohim akoma ashtu siç duhet ta njohim

    Kur Bardhyl Londo fliste për Havzi Nelën: Nuk e njohim akoma ashtu siç duhet ta njohim

    Bardhyl Londo

    Nga Bardhyl Londo

    Mirëdita, përshëndetje të gjithëve!Në fakt nuk isha përgatitur fare për të folur.E vërteta është kjo, që sot është një datë për të cilën sa krenohemi aq edhe duhet të mendohemi, aq duhet t’i vëmë dhe gishtin kokës, aq duhet të ndiejmë dhe dhimbje të thellë në shpirt.I ngjan pak 27 janarit që është edhe ditë e Holokaustit dhe ditëlindja e Moxartit. Dhe meqë Preç Zogaj e filloi me polakët, disidentët polakë unë po përmend Sakajevskin dhe ai thotë pikërisht për 27 janarin: Nuk dimë ç’të bëjmë thotë, të gëzohemi apo të hidhërohemi se janë dy data krejt të ndryshme.Megjithatë unë mendoj që ajo që lënë Havzi Nela, ajo që ka shkruar, ajo që tregoi me jetën, me vargjet e tij, është aq e madhe sa e mbyt gjithçka tjetër. Është diçka e përjetshme, aq tragjike, por edhe historinë e re nuk e kemi më pak të dhimbshme.Havziu është një shembull që na mëson që t’i besojmë gjithnjë virtytit dhe të mos përkulemi para asgjëje.Mund të thuhen shumë fjalë për Havziun, por unë mendoj që deri tani pothuajse nuk është thënë asnjë gjë.Edhe ne që mblidhemi kështu bëjmë mirë, por gjithësesi ne nuk e njohim akoma Havzi Nelën ashtu siç duhet ta njohim.Unë duhet të falënderoj dhe përshëndes për punën që ka bërë Petrit Palushi nëpërmjet të cilit jemi njohur me portretin deri diku të plotë të Haxziut, por mendoj se është shumë shumë e pakët gjithçka që është bërë deri tani.Por duhet të theksoj dhe gjënë tjetër që Havziu u vra njëherë, po me ato që bëjmë jo ne, po ndoshta të tjerët, akoma vazhdojnë ta vasin atë dhe martirët e tjerë.Sepse duke mos treguar të vërtetën e tij duke përhapur lloj lloj gjërash që nuk kanë fare lidhje me Havziun apo me martirët e tjerë, neve po mundohemi ti vrasim për së dyti ata.Nuk është e rastit që të hapim debat, siç u hap për atë burgun, kampin e famshëm të Tepelenës se arritën ta quajnë gati si kamp pushimi.Çfarë është kjo?Është t’i vrasësh prapë ata martirët, ata vuajtës atë që kanë hequr aty në kampin e Tepelenës.Ose edhe për Havziun e si vëllezërit e tij martirë, mundohen të përhapin lloj lloj gjërash, që ta zvogëlojnë sa më shumë figurën e tij madhore.Por një gjë duhet ta dinë mirë që këta do të jenë gjithmonë këtu, të tjerët do të ikin e do të vijnë, të tjerët do të harrohen shumë shpejt, Havziu dhe martirët e tjerë nuk kanë për t’u harruar kurrë. Sepse ata na mësojnë gjithmonë siç na kanë mësuar dhe do të vazhdojnë të na mësojnë.Ju faleminderit!

    *Fjalimi u shkëput nga libri Shkrimtarët për Havzi Nelën me titull “SHPIRTI I LIRË I LUMËS”, Klubi i Poezisë, Tiranë 2018.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HAVZI NELA: KURRË S’U ULËM NË NJI SOFËR, KURRË, O NANA IME…