Ish-deputeti socialist në 3 legjislatura, Bardhyl Agasi, një nga politikanët më të vjetër ndër radhët e PS, ka risjellë në kujtesë marrëdhënien e tij me liderin historik të së majtës, Fatos Nano.
Agasi tha se me Nanon e lidh një marrëdhënie e ngushtë shoqërore nga viti 1992 deri në vitin 2005 dhe futet tek rrethi i miqve më të afërt që nuk i shkëputën marrëdhëniet e tyre deri vonë.
Për ish-deputetin Agasi, Fatos Nano mbetet një shembull i politikanëve, në situata të vështira ka ditur ta drejtojë timonin. Sipas tij, ai do të mbahet mend si lideri që shndërroi komunistët në socialistë duke reformuar PS dhe duke futur një mentalitet të ri.
“Ne erdhëm nga ajo parti e punës, edhe PD. Le ta rrahin gjoksin, dhe nga mentaliteti, përfshi dhe Berishën. Nano ishte shumë i avancuar dhe një demokrat i madh. Unë që flas kisha bindje komuniste, ai na futi mentalitetin e ri si socialistë. Futi alternativat në zgjedhje, nuk zgjidheshe deputet apo kryeministër pa votën e bazës. Ishte qytetar dhe aspak hakmarrës”, tha ish-politikani Bardhyl Agasi.
Bardhyl Agasi: Unë kam shkruar një libër “Në krah dhe përballë”, ku pjesë e tij është dhe Fatos Nano. Unë njihem si një nga njerëzit më të ngushtë të tij. Kemi qenë bashkë që nga 1992-2005. Mbetet një shembull i politikanëve, në situata të vështira ka ditur ta drejtojë timonin. Ne erdhëm nga ajo parti e punës, edhe PD. Le ta rrahin gjoksin, dhe nga mentaliteti, përfshi dhe Berishën. Nano ishte shumë i avancuar dhe një demokrat i madh. Unë që flas kisha bindje komuniste, ai na futi mentalitetin e ri si socialistë. Futi alternativat në zgjedhje, nuk zgjidheshe deputet apo kryeministër pa votën e bazës. Ishte qytetar dhe aspak hakmarrës.
Në mbledhjen e famshme të KPD, kishte mendim të lirë. Ishte meritë e tij që ne vazhduam.
Fatosin e shanin ai i propozonte deputet. Ai do të ishte president shumë i mirë, sepse ishte njeri i kompromisit.
Kam miq në PD, deri dhe në kryesi. Ja njoh meritën Berishës por nuk mund të sulmojmë njëri-tjetrin.
Tag: bardhyl
-

“Ishim komunistë dhe Fatos Nano na bëri socialistë”, rrëfimi i pazakontë i ish-deputetit socialist: Na ndryshoi mendësinë!
-

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lezhës, Bardhyl Shehu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 19 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Lezhës, Bardhyl Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit në prokurorit Shehu ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Prokurori Bardhyl Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 10 gusht 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia.
Bardhyl Shehu e nisi karrierën në vitin 1985 dhe punoi për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi në Prokurorinë e Kurbinit. Pas miratimit të hartës së re gjyqësore dhe deri në shkarkimin nga detyra, Shehu e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. -

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin përfundimtar të prokurorit të Lezhës Bardhyl Shehu, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe përpjekje për ta fshehur atë.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu”, thuhet në njoftimin e KPA-së.
Bardhyl Shehu e ka nisur karrierën në vitin 1985 dhe ka punuar për gati dy dekada si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Kurbinit e më pas në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
-

Vetingu, Kolegji i Apelimit shkarkon prokurorin e Lezhës Bardhyl Shehu

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Shehu u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Alma Faskaj.
Gjatë seancës dëgjimore Komisioni vuri në dukje se kishte gjetur gjatë hetimit pamundësi të prokurorit Bardhyl Shehu dhe bashkëshortes së tij për të krijuar pasuritë në vlera të mëdha që zotërojnë. KPK po ashtu ngriti dyshime për përfshirje të këtij subjekti në transaksione të paprovuara ligjërisht si dhe në deklarime të pasakta me qëllim justifikimin e burimeve të tyre.
Shehu që nuk u paraqit dhe as u përfaqësua me avokat në seancë, ndërsa një kërkesë e tij për shtyrje me pretendimin se ishte sëmurë nuk u konsiderua nga KPK që vijoi relatimin e rezultateteve të hetimit administrativ..
gijotina.com/ -

Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur
Një grabitës ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas një ndjekje e cila përfundoi edhe me dy makina të përplasura nga ana e tij.
Policia bën me dije se 35-vjeçari pasi vodhi në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl” një automjet, gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, përplasi 2 automjete të tjera.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje”, njoftojnë Uniformat Blu. -

Tiranë: Vodhi automjetin dhe përplasi dy makina të parkuara
Policia e Tiranës ka ndaluar një 35-vjeçar, i dyshuar për vjedhje automjeti dhe shkaktim dëmi në rrugë publike.
Ngjarja ndodhi në rrugët “Bardhyl” dhe “Mihal Duri”Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi D. M., 35 vjeç, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30 tetor 2025 ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ai ka përplasur dy automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”.
Pas përplasjes, i dyshuari ka braktisur automjetin e vjedhur në vendngjarje dhe është ndaluar më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj. Ndaj 35-vjeçarit pritet të merren masat ligjore për veprat penale të dyshuara.
-

Pse ika nga Shqipëria? Rrëfimi i ish-deputetit të PD për përplasjet me Berishën dhe ëndrrën e humbur të së djathtës (VIDEO)
Bardhyl Reso i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga rrëfeuarsyet e largimit të tij nga Shqipëria, një vendim i ndikuar thellësisht nga zhgënjimi dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike, si një ish-deputet.
Ai pranon se kontradiktat me drejtuesit kryesorë të PD-së, veçanërisht me Sali Berishën, e bënë të pamundur vazhdimin e angazhimit të tij politik.
Madje, ai përmend sinqerisht edhe një lloj frike nga “temperamenti i tropojanëve” si një nga faktorët që ndikuan në vendimin e tij për t’u larguar. Sot, ai reflekton me një ndjenjë pendese, duke menduar se ndoshta duhej të ishte kthyer më herët për të luftuar për çështjet në të cilat besonte, përfshirë atë të pronave.
Sipas tij, tentativa për të krijuar një të djathtë të vërtetë, me figura si Butka e Dosti, dështoi për shkak të pragmatizmit dhe interesave personale që i shtynë shumë figura t’i bashkoheshin Sali Berishës.
Ish-deputeti i PD-së, kur kaloi 7501! Berisha na tha ta votojmë! Flet Bardhyl Reso
Ai e përshkruan PD-në e asaj kohe si një parti ku ishte e vështirë të krijoje grupe me mendim ndryshe, duke e cilësuar atë si një “të djathtë me komunistë”, një trashëgimi e lënë nga Ramiz Alia për të mos lejuar krijimin e një opozite të vërtetë.
Ky rrëfim hedh dritë mbi dinamikat e brendshme të politikës së tranzicionit dhe kostot personale të atyre që guxuan të kundërshtonin liderin./dritare.net
-

Bardhyl Londo: Mesnatë në Korçë
Poezi nga Bardhyl Londo
E dua këtë qytet. Dhe ai më do herë pas here.Kur jemi larg krahët tundim drejt njëri-tjetrit si mullinj ere.
Kur jemi pranë qeshim, heshtim, qajmë,Malli mbi katedralen e qytetit tingëllon kambanë.
Tani kalldrëmeve eci i vetëm në mesnatë,pa një kitarë malli, pa një mall serenate.
Pa shokë, pa miq shpërndarë nëpër botë për jetëme një hënë të huaj që nuk di ç’ndriçon as vetë.
Hapuni porta, u bërtas, s’më njihni? Jam miku juaj.Është vonë, thonë ato, ç’kërkon kaq vonë o i huaj?
Mbi kalldrëmet e ashpër si me gurë strrallinuk shkel këmba ime por ngadalë zvarritet malli.
S’ka një tavernë hapur, një pijetore zhurmëshume,i verbër si Homeri ngjan qyteti, do verbohem edhe unë.
Të desha, i bërtas dhe ti më doje herë pas here,pse më fshihesh tani, pse s’më hapet asnjë derë?
Në këmbanore do ngjitem, kambanës ti bie pa pra,në këtë qytet nuk kam më asgjë, në këtë qytet kam gjithçka.
Korçë, qershor 2020
ObserverKult
Lexo edhe:
RRËFIMI I BARDHYL LONDOS PËR LETËRSINË EDHE POLITIKANËT QË VRASIN ËNDRRAT E SHQIPTARËVE ÇDO DITË
Vëllimi poetik “Prilli i hidhur” e pati rikthyer muaj më parë autorin (tashmë të ndjerë) pranë lexuesit me disa cikle poetike. Nuk munguan në të vargjet për Skënderbeun, aktualitetin e trishtë shqiptar në këto 30 vite tranzicion, por edhe për pandeminë Covid 19.
Për “ReportTV” poeti Bardhyl Londo pati treguar zymtësinë, në të cilën po jetojnë shqiptarët për shkak të mungesës së vizionit të politikanëve. Nënvlerësimin e kulturës, por edhe përpjekjet që bëri si kryetar i ish-Lidhjes së Shkrimtarëve në fillim të viteve ’90 për një organizëm, që ishte krijuar për një sistem tjetër, siç ishte regjimi socialist…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës nga rryma elektrike, PD: Vrasje shtetërore! Prokuroria të nisë hetimet
Sekretarja e Marrëdhënieve me publikun nga Partia Demokratike në Durrës, Viola Kapidani ka reaguar për vdekjen 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshit më 11 shtator. Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë pasi preku shtyllën e ndriçimit në rrugë dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike.
Kapidani për mediat i ka bërë thirrje institucioneve për të reaguar për rastin në fjalë, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 ku një 15-vjeçar ndërroi jetë po në të njëjtën formë.
Demokratja është shprehur e vdekja e 43-vjeçarit erdhi si pasojë e mosfunksionimit të shtetit dhe organeve përkatëse, ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për ngjarjen.
“Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin tonë, ku humbi jetën tragjikisht 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, babai i tre fëmijëve, ka tronditur çdo qytetar të Durrësit. Humbja e jetës së tij nuk është një aksident i rastësishëm. Është një vrasje shtetërore, një krim institucional, i shkaktuar nga shpërfillja dhe papërgjegjshmëria e institucioneve.
Shtyllat elektrike janë pronë e shtetit. Banorët e zonës kishin ditë të tëra që kishin denoncuar rrezikun e shtyllës me qark elektrik. Por asgjë nuk u bë. Kjo tragjedi ndodhi në një kohë kur qytetarët e Durrësit po vuanin pasojat e përmbytjeve, dhe mbi dhimbjen e tyre u shtua edhe kjo humbje e rëndë.
Ky nuk është një rast i izoluar. Në vitin 2015, një adoleshent vetëm 15 vjeç humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Historia po përsëritet, viktimat shtohen, por shteti nuk reagon.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë reaguar që në momentin e parë, duke ngritur zërin për këte krim shtetëror. Ky është një denoncim i radhës, sepse për fat të keq kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por një dramë e përsëritur që tregon qartë degradimin institucional.
Ndërkohë, deri në këtë moment, nuk kemi parë asnjë reagim nga Bashkia Durrës, kryetarja Emirjana Sako, apo OSHEE. Heshtja e tyre është tregues i qartë i papërgjegjshmërisë dhe i bashkëfajësisë institucionale.
Partia Demokratike Dega Durrës i bën thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. Përgjegjësia politike bie mbi kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Askush nuk mund të fshihet pas heshtjes.
Ne kërkojmë drejtësi për Bardhyl Kaloshin dhe familjen e tij. Kjo tragjedi nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi. Jeta e qytetarëve nuk mund të jetë më viktimë e paaftësisë dhe shpërfilljes së shtetit”, tha ajo.
Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë më 11 shtator në Durrës pasi preku shtyllën e ndriçimit dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike. Po atë ditë, Durrësi u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut. -

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës nga rryma elektrike, Kapidani: Kjo është vrasje shtetërore! Prokuroria të nisë hetimet
Sekretarja e Marrëdhënieve me publikun nga Partia Demokratike në Durrës, Viola Kapidani ka reaguar për vdekjen 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshit më 11 shtator. Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë pasi preku shtyllën e ndriçimit në rrugë dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike.
Kapidani për mediat i ka bërë thirrje institucioneve për të reaguar për rastin në fjalë, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 ku një 15-vjeçar ndërroi jetë po në të njëjtën formë.
Demokratja është shprehur e vdekja e 43-vjeçarit erdhi si pasojë e mosfunksionimit të shtetit dhe organeve përkatëse, ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për ngjarjen.
“Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin tonë, ku humbi jetën tragjikisht 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, babai i tre fëmijëve, ka tronditur çdo qytetar të Durrësit. Humbja e jetës së tij nuk është një aksident i rastësishëm. Është një vrasje shtetërore, një krim institucional, i shkaktuar nga shpërfillja dhe papërgjegjshmëria e institucioneve.
Shtyllat elektrike janë pronë e shtetit. Banorët e zonës kishin ditë të tëra që kishin denoncuar rrezikun e shtyllës me qark elektrik. Por asgjë nuk u bë. Kjo tragjedi ndodhi në një kohë kur qytetarët e Durrësit po vuanin pasojat e përmbytjeve, dhe mbi dhimbjen e tyre u shtua edhe kjo humbje e rëndë.
Ky nuk është një rast i izoluar. Në vitin 2015, një adoleshent vetëm 15 vjeç humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Historia po përsëritet, viktimat shtohen, por shteti nuk reagon.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë reaguar që në momentin e parë, duke ngritur zërin për këte krim shtetëror. Ky është një denoncim i radhës, sepse për fat të keq kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por një dramë e përsëritur që tregon qartë degradimin institucional.
Ndërkohë, deri në këtë moment, nuk kemi parë asnjë reagim nga Bashkia Durrës, kryetarja Emirjana Sako, apo OSHEE. Heshtja e tyre është tregues i qartë i papërgjegjshmërisë dhe i bashkëfajësisë institucionale.
Partia Demokratike Dega Durrës i bën thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. Përgjegjësia politike bie mbi kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Askush nuk mund të fshihet pas heshtjes.
Ne kërkojmë drejtësi për Bardhyl Kaloshin dhe familjen e tij. Kjo tragjedi nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi. Jeta e qytetarëve nuk mund të jetë më viktimë e paaftësisë dhe shpërfilljes së shtetit.”
Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë më 11 shtator në Durrës pasi preku shtyllën e ndriçimit dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike. Po atë ditë, Durrësi u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut.