Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, ndërsa vëmendjen i ka tërhequr edhe deputetit demokrat Klevis Balliu.
Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit “je i paaftë”, ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët do të kërkojë masë disiplinore ndaj Bardhit për përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Tag: bardhin
-

Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun (VIDEO)
-

Hodhën mjete të forta në seancë/ PS kërkon masë ndëshkimore për Gaz Bardhin dhe Fidel Krekën
Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore për kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe deputetin Fidel Krekën.
Deputeti Gazment Bardhi goditi disa herë me mjete te forta në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjatë seancës për votimin e programit dhe kabinetit qeveritar.
Po ashtu dhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si Bardhi. Tashmë pritet të mblidhet Komisioni i Etikës, për të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve -

VIDEO / Murrizi i kujton Berishës akuzat me Bardhin: Keni karakter bastard! B*** lëpirjet tuaja…
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka publikuar një përmbledhje të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ndaj njëri-tjetrit.
Akuza që janë bërë vetëm pak vite më parë, ndërsa sot ata janë bashkë.
Murrizi thotë se kjo tregon qelbësirllëkun politik në të cilin është zhytur Partia Demokratike.
“Kush harron shpejt gabon shpesh.
Por kush mendon qe na i shet si “gabime” pazaret e pista per bythen e tij me çdo bythëlepires tjeter ne kurriz te demokrateve nuk meriton as respekt, as mbeshtetje, as vleresim e as mirenjohje per çdo gje te mire qe mund te kete bere pa “dashje”.
Bythëlepirjet mes njeri- tjetrit nuk janë as parime morale, as kauza per opozitaret, por thjesht tregojne karakterin tuaj bastard qe lepini çdo gelbaze qe keni hedhur ne surratin e njeri- tjetrit kur ju eshte cenuar interesi i bythes tuaj te perdredhur.
Me kete video kuptohet qarte qelbesirlliku politik i qelbesirave te politikes qe mendojne se te gjithe te tjeret qe nuk jane pjese e kesaj tufe qelbanikesh mund t’i harrojne meqe i pertypni ju fytyra te pista”, shkruan Murrizi, pasi Berisha, pavarësisht humbjes së thellë në Fier, e bëri Gazment Bardhin kryetar të grupit parlamentar të PD. -

Ministrat e “shkarkuar” reagojnë pas vendimit të Ramës/ Flasin deputetët e rinj, Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar
Ulsi Manja, Delina Ibrahimaj, Blendi Gonxhe dhe Ulsi Manja kanë reaguar për ndryshimet e pozicioneve në qeveri, të cilët kryeministri Edi Rama i prezantoi një ditë më parë.
Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, reaguan edhe rreth vendimeve të kryesocialistit për të mos i lënë në pozicionet ministrore të mandatit të kaluar.
“Jemi shumë entuziastë, do të marrim detyra të reja. Është bërë ndarja e detyrave. I uroj pasardhëses sime shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Gjithmonë PS-ja e ka treguar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme, ajo është kolege me shumë përvojë”, deklaroi Ervin Hoxha.
“Jemi shumë entuziastë, do të marrim detyra të reja. Është bërë ndarja e detyrave. I uroj pasardhëses sime shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Gjithmonë PS-ja e ka treguar se barazia gjinore është shumë e rëndësishme, ajo është kolege me shumë përvojë”, deklaroi Ervin Hoxha.
“Privilegj, nder, shumë përgjegjësi. Për të rinjtë në Parlament, suksese të gjithëve dhe bashkëpunim”, u shpreh Blendi Gonxhe.
“Kënaqësia e madhe dhe privilegj i madh. Nuk do ta zhgënjej”, Delina Ibrahimaj.
“Dua ti uroj mbarësi kolegëve të mi deputetë. Qoftë një legjislaturë e mbarë. Jemi në proces integrimi të Shqipërisë në BE. Komisioni i ligjeve do të mbajë peshën më të madhe të përafrimit të legjislacionit me BE-në, kështu që jam aty ku duhet të jem”, tha Ulsi Manja.Nga ana tjetër socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin, teksa theksoi se do përgjegjësia e saj është e dyfishtë.
“Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.Top Channel
-

Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament
Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin në parlament.
Ajo theksoi se fokusi i saj është që t’u shërbejë qytetarëve të Roskovecit dhe atyre që e votuan atë dhe Maldrita Bardhon.
“Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi. -

‘Heroi im Gazment Bardhi’, këshilltari i PD publikon postimin e Açkës më 2021: Me djem të tillë e kemi gatuar fitoren
Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha konfirmimin që ta rikandidojë për kreun e grupit. Açka e akuzon Bardhin për përçarje brenda Partisë Demokratike dhe sipas saj kreu i grupit nuk i takon atij, por Luçiano Boçit.
Në postimin e tij, Marash Logu ka zgjedhur të mos flasë me fjalë, por ka ndarë një postim të Flutura Açkës në vitin 2021, kur fliste me superlativa për Bardhin. Ndërsa sot e quan një humbës ekzemplar, 4 vite më parë Açka e quante Bardhin, hero dhe më të thonte se kishin gatuar fitoren në zgjedhje.
“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka. -

Përplasja në PD/ Marash Logu “thumbon” Açkën: Ja si e lavdëronte Bardhin katër vite më parë
Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha konfirmimin që ta rikandidojë për kreun e grupit. Açka e akuzon Bardhin për përçarje brenda Partisë Demokratike dhe sipas saj kreu i grupit nuk i takon atij, por Luçiano Boçit.
Në postimin e tij, Marash Logu ka zgjedhur të mos flasë me fjalë, por ka ndarë një postim të Flutura Açkës në vitin 2021, kur fliste me superlativa për Bardhin. Ndërsa sot e quan një humbës ekzemplar, 4 vite më parë Açka e quante Bardhin, hero dhe më të thonte se kishin gatuar fitoren në zgjedhje.
“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë! Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka. -

Berisha konfirmon Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD: E ka kryer detyrën me dinjitet
Megjithëse kujdeset të thotë se vendimin do ta marrë grupi parlamentar, Sali Berisha e ka konfirmuar sot Gazment Bardhin si drejtuesin e deputetëve në Kuvend në 10 shtator.
I pyetur në konferencën për shtyp, Berisha u shpreh me vlerësime maksimale për Bardhin.
Do shkoni me Gazment Bardhin si kryetar grupi në shtator?
Berisha: Do ta përcaktojë grupi parlamentar.
Është mundësia që Bardhi të mos jetë kryetar i grupit parlamentar në shtator?
Berisha:Nuk po prononcohem, por kam vlerësim qartësisht pozitiv për detyrën që Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton.
Ju do e votoni?
Berisha:A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Kaq.
Do ta hapni seancën e 10 shtatorit?
Berisha:Nuk mund ta hap kurrë një Parlament jolegjitim, nuk mund t’i bëj vendit tim një anti-shërbim të tillë. Po të ishte legjitim, do ta bëja me kënaqësi. Ky Parlament nuk përfaqëon vullnetin e qytetarëve shqiptarë.Top Channel
-

Ironizoi drejtuesin e listës së opozitës në fushatë, numëruesit e PD-së tradhtojnë Gazment Bardhin, i shtuan votat Zegjinesë për t’u bërë deputete
Rinumërimi i votave në Tiranë nuk solli asnjë lëvizje si në mandatet e partive ashtu edhe në atë të deputetëve që garonin në listat e hapura. Por kjo nuk mund të thuhet për qarkun e Fierit, aty ku lëvizja më e madhe e votave ishte bërë pikërisht në listat e hapura.
Zegjine Ccaushi kandidatja e PS-së në listën e hapur, u bë shpesh herë virale në rrjetet sociale për komentet ironike që i drejtonte kryesuesit të listës së PD-së në Fier, Gazment Bardhi. Jo vetëm në videot që bënte nga zona e Roskovecit, por edhe në mitingun përmbyllës të PS-së në Fier ajo u tall me Bardhin duke i parashikuar atij humbjen e thellë në këtë qark.
Pas numërimit të votave në 11 maj, Zegjine Ccaushi rezultonte fituese e mandatit të deputetit me 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë. Nisur nga ky rezultat Zegjineja mori pjesë edhe në trajnimin që bëri PS-ja me deputetët e rinj në Kuvend.
Por gjatë rinumërimit rezultoi se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardho kishte marrë 10 vota më shumë se Zegjineja, duke ia marrë mandatin në kutitë e fundit.
Rinumërimi tregoi se numëruesit e djathtë e kishin mbyllur një sy dhe ia kishin toleruar 48 vota më shumë Zegjine Ccaushit, ndërkohë që Maldrita Bardhos i kishin hequr 26 vota.
Megjithëse kandidatja që e akuzoi më shumë se kushdo tjetër Gazment Bardhin, numëruesit e PD-së nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi votave të kundërshtares së tyre, duke e bërë atë që të ëndërronte për rreth 2 muaj që në shtator do të merrte mandatin e deputetit. Ëndërr të cilën ia prishën numëruesit e KQZ-së.Top Channel
-

“Bardhi ka qenë shërbëtor i Bashës”, Kadilli kritika Këlliçit: Nuk di të mbajë një qendrim…
I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV me gazetarin Roland Qafoku, Fatbardh Kadilli, ka folur pa doreza për disa nga figurat kryesore të opozitës, Belind Këlliçin dhe Gazment Bardhin.
Për Këlliçin, Kadilli u shpreh se nuk ka asnjë pritshmëri politike:
“Djalë, i informuar, e kam edhe mik, rrimë shpesh bashkë, por politikisht nuk pres asgjë nga ai. I ka pasur mundësitë, nuk i ka përdorur. Nuk ka treguar vullnet për të ndryshuar gjëra.”
Ai e akuzoi Këlliçin për mungesë qëndrimi në momentet kritike për Partinë Demokratike:
“Në vitin 2021, pas një humbjeje të dytë, kur u përsërit e njëjta mazhorancë dhe e njëjta opozitë, duhej mbajtur një qëndrim. Ai zgjodhi të bie dakord fillimisht me Bashën, pastaj me Berishën. Kështu bëri edhe gjithë Forumi Rinor.”
Ndërsa për Gazment Bardhin, Kadilli u shpreh se e ka vlerësuar si zyrtar, por jo si politikan me vizion të pavarur:
“E kam njohur si zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë, shumë i përgatitur, sistematik. Por në politikë, pyetja është: Pse je aty? Ai ka qenë shërbëtor i Lulzim Bashës. E kam thënë edhe në kryesi, madje debatet nuk i kam pasur me Bashën, por me Bardhin.”
Kadilli theksoi se Bardhi ka qenë pengesë për reformimin e partisë dhe refuzues ndaj propozimeve të tij për ndryshime statutore:
“Pas garës për kryetar, unë çova propozimet e mia politike për ndryshime statutore. Të gjitha i hidhte poshtë me arrogancë.”