Tag: bardhezinjtë

  • Super aksion i bardhezinjve, Juventus shënon edhe golin e dytë ndaj Lecce-s (video)

    Super aksion i bardhezinjve, Juventus shënon edhe golin e dytë ndaj Lecce-s (video)

    12 Prill 2025

    21:26

    Telesport

    Juventusit i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit në “Allianz Stadium”, në ndeshjen ndaj Lecce-s, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Bardhezinjtë gjetën golin me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 33-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë pas një aksioni fantastik të finalizuar me sukses nga Kenan Yildiz. SHIKOVIDEON
    Juventusit i duhet me patjetër fitorja për të siguruar një biletë për në Champions League. Bardhezinjtë duket sikur kanë rilindur pas ardhjes së Igor Tudor dhe shkarkimit të Thiago Motta-s.

  • Juventus bën lëvizjen surprizë në merkato, Giuntoli këmbëngul për golashënuesin e Serie A

    Juventus bën lëvizjen surprizë në merkato, Giuntoli këmbëngul për golashënuesin e Serie A

    10 Prill 2025

    11:19

    Telesport

    Te Juventus duken të bindur se do të humbasin sulmuesin serb Dusan Vlahovic verën e ardhshme. Ndaj, prej kohësh bardhezinjtë kanë nisur të kërkojnë një zëvendësues të denjë.
    Të gjithë ëndërrojnë ardhjen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, por duket se kostoja e lartë e këtij transferimi ka stepur bardhezinjtë. Për pasojë, orët e fundit kanë hedhur sytë nga Mateo Retegui.
    Sulmuesi italian aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2028 me Atalanta, ku në 29 ndeshje në Serie A ka realizuar 22 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë. Pra, ai është gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.
    Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtori sportiv i Juventus, Giuntoli, ka intensifikuar bisedimet me Atalanta për lojtarin (kostoja është 45 milionë euro). Duket se Retegui do të jetë surpriza e merkatos së verës për Juventus.

  • Juventus merr lajmin e keq nga Anglia, bardhezinjtë mund të mbeten pa Kolo Muani për sezonin e ri

    Juventus merr lajmin e keq nga Anglia, bardhezinjtë mund të mbeten pa Kolo Muani për sezonin e ri

    1 Prill 2025

    19:15

    Telesport

    Randal Kolo Muani u huazua në merkaton e janarit nga PSG te Juventus deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerjeje. Sulmuesi francez ka bërë paraqitje shumë të mira me bardhezinjtë, të cilët synojnë ta mbajnë atë dhe për sezonin e r
    Plani i Juventusit është ose të kërkojë huazimin e tij për një sezon tjetër me opsionin e blerjes ose të arrijë një marrëveshje me PSG-në për të tentuar blerjen përfundimtare këtë verë, opsioni i dytë duket i vështirë.
    Bardhezinjtë marrin lajmin e keq nga Anglia, TBR Football raporton se Kolo Muani është në listën e merkatos verore për të paktën 6 nga klubet e Premier League, si Liverpool, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Aston Villa dhe Newcastle.
    Ndryshe nga Juventus që ka si opsionin parësor huazimin e sulmuesit me të drejtë blerje, klubet e Premier League janë të gatshme të bindin PSG-në duke i ofruar 50-60 milionë euro, shifër e kënaqshme për klubi parizien, duke ditur që Kolo Muani nuk ka vend në ekipin e tyre pasi është jashtë planeve të Luis Enrique.

  • Trajneri i ri i Juventusit e nis me fitoren, bardhezinjtë marrin tre pikë që i afrojnë me zonën Champions

    Trajneri i ri i Juventusit e nis me fitoren, bardhezinjtë marrin tre pikë që i afrojnë me zonën Champions

    Igor Tudori e ka nisur me fitore aventurën e tij te Juventusi. Bardhezinjtë kanë mposhtur Xhenoan në ndeshjen e parë të trajnerit kroat në krye të pankinës. “Zonjës së vjetër” i ka mjaftuar vetëm një gol mbrëmjen e sotme për të mposhtur Xhenoan.
    Ndeshja u vendos nga Kenan Jëlldizi, i cili mes dy kundërshtarëve në zonë, ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 25. Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 55 pikëve, vetëm 1 më pak se Bolonja e vendit të 4-t./Sport Ekspres/