Tag: bardhezinjtë

  • Cambiaso hesht tifozët në “Signdal Iduna Park”, Juventus fiton ndaj Dortmund (video)

    Cambiaso hesht tifozët në “Signdal Iduna Park”, Juventus fiton ndaj Dortmund (video)

    10 Gusht 2025

    19:26

    Telesport

    Dortmund dhe Juventus u përballën mes tyre në një miqësore të luajtur në “Signal Iduna Park”, ku bardhezinjtë fituan 1-2. Stadiumi ishte i tejmbushur, edhe pse ishte thjesht një nddeshje miqësore.
    Protagonisti kryesor i takimit ishte Andrea Cambiaso, i cili shënoi gy golat e fitores për bardhezinjtë. Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, pas një krosimi në zonë të Pierre Kalulu, Cambiaso shtyu topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. SHIKOGOLIN1
    Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Cambiaso që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, pas asistit të marrë nga Kenan Yildiz. SHIKOGOLIN2 Në fund të kohës së rregullt, verdhezinjtë ngushtojnë shifrat me golin e Maximilian Beier, i cili shënoi pas një veprimi të bukur brenda zonës. Rezultati përfundimtar, 1-2 për bardhezinjtë. SHIKOGOLINEBEIER
    Ajo që e bëri më të veçantë këtë ndeshje, ishte lamtumira përfundimtare nga futbolli e Matts Hummels. 36-vjeçari u rikthye për një ndeshje të fundit para tërheqjes nga futbolli, duke qenë kapiten i Dortmundit për herë të fundit. Sigurisht që në momentin e zëvendësimit, u përcoll me duartrokitje të shumta nga tifozët.

  • Liverpool nuk ndalet në merkato, 40 milionë euro për “të padëshiruarin” e Juventus

    Liverpool nuk ndalet në merkato, 40 milionë euro për “të padëshiruarin” e Juventus

    6 Gusht 2025

    18:50

    Telesport

    Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do të largohet nga bardhezinjtë vetëm pas një sezoni dhe e ardhmja e tij do jetë në Premier League.
    Tottenham, Everton, Leeds United, West Ham dhe Nottingham Forest po monitorojnë situatën e lojtarit prej ditësh, por “Caughtoffside” raporton ditën e sotme se është edhe Liverpool që është futur fuqishëm në garë për transferimin e Douglas Luiz.
    Kampioni në fuqi i Anglisë sipas raportimit në fjalë do i dërgojë Juventusit një ofertë prëj 40 milionë eurosh, shifër e kënaqshme për bardhezinjtë. Arne Slot pëlqen sidomos aftësinë mbrojtëse të brazilianit dhe e sheh atë si një lojtar ideal për të bërë rotacion në mesfushë.
    Para se të transferohej në Serie A, Douglas Luiz ishte një nga lojtarët më të mirë në mesfushë në Premier League dhe ndaj ka një interesim për të nga disa prej klubeve të mëdha angleze, por deri tani më afër tij duket Liverpool.

  • Juventus hedh sytë nga Darwin Nunez, Liverpool ka dy alternativa për bardhezinjtë

    Juventus hedh sytë nga Darwin Nunez, Liverpool ka dy alternativa për bardhezinjtë

    29 Korrik 2025

    18:13

    Telesport

    Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez. Në rast se nuk gjehet gjuha e përbashkët me PSG-në, Juventus ka piketuar një tjetër emër të njohur për sulmin siç është Darwin Nunez.
    Me përforcimet që ka bërë Liverpool këtë verë, shanset e Nunez që të jetë titullar janë shumë të pakta, ndaj largimi i tij është një opsion shumë i mundshëm. Juventus dhe Serie A mund të ishte destinacioni ideal për sulmuesin uruguian për të rilindur, pas mungesës së qëndrueshmërisë që ka shfaqur te Liverpool.
    Marrëveshja mes klubeve nuk do të jetë aspak e lehtë. Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë Nunez për një shifër të majme 60-65 milionë euro, gjë që vështirë të pranohet nga Juventus. Pavarësisht kësaj, klubi anglez është i gatshëm të shqyrtojë mundësi të tilla si një huazim me mundësi blerjeje, gjë që do të ishte më e favorshme për bardhezinjtë.

  • Juventus ka një listë të gjatë lojtarësh që do të largohen, bardhezinjtë synojnë të arkëtojnë 100 milionë euro

    Juventus ka një listë të gjatë lojtarësh që do të largohen, bardhezinjtë synojnë të arkëtojnë 100 milionë euro

    Juventus ka disa lojtarë të tepërt që duhet t’i largojë këtë verë. I pari në listë është Dusan Vlahovic, një çështje e hapur prej muajsh. Bardhezinjtë po presin oferta konkrete për të zgjidhur përballjen kokë më kokë midis serbit dhe klubit.
    Një tjetër lojtar që pritet të largohet është Nicolo Savona, i cili kërkohet nga Newcastle, por edhe portieri Perin, të cilin Juve do të ishte i lumtur ta mbante, por dëshiron më shumë kohë loje. Në listë është Timothy Weah, i cili po shkon drejt Marsejës së De Zerbit.
    Nicolò Savona, ka kërkesa nga Anglia, ku përveç Newcastle po vëzhgohet me interes edhe nga Manchester City. Lojtari është aktualisht i lënduar, pasi ka ndrydhur kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes së Kupës së Botës për klube kundër Manchester United dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj. Një transferim i mundshëm do të sillte një tarifë midis 20 dhe 25 milionë eurove.
    Mattia Perin rinovoi kontratën e tij disa muaj më parë dhe Juve do të donte ta mbante atë si asistent të Di Gregorio, një rol që po fillon të ndihet i kufizuar për të. Megjithatë, e vetmja mundësi është largimi i tij. Projekti i Como mund ta prekë edhe atë.
    Në fund është Douglas Luiz. Pas interesit nga West Ham dhe Aston Villa, sipas “TEAMtalk”, ekipi i Everton tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare për të siguruar mesfushorin brazilian, në formë huazimi me detyrim blerjeje.

  • Një makineri golash është dëshira e merkatos për Juventusin, bardhezinjtë piketojnë Viktor Gyokeres-in

    Një makineri golash është dëshira e merkatos për Juventusin, bardhezinjtë piketojnë Viktor Gyokeres-in

    Pas një sezoni jo pozitiv tashmë të mbyllur, drejtuesit e Juventusit po hartojnë planin për sezonin e ardhshëm. Një makineri golash është dëshira e kësaj merkatoje vere për bardhezinjtë. “La Gazzetta dello Sport” na bën me dije se drejtuesit e klubit italian kanë piketuar Viktor Gyokeres-in.
    Ky i fundit ka shkëlqyerme fanellën e Sportigut të Lisbonës, duke tërhequr vëmende të madhe në Europë. Sulmuesi suedez ka një klauzolë prej 100 milioë eurosh, por përpjekjet mund ta ulin vlerën 70 milionë euro. Në garë për Gykeres-in është edhe Arsenali./Sport Ekspres/

  • “Intriga” Juventus-Napoli! Bardhezinjtë mund të rikthejnë Conten dhe të transferojnë Osimhen, në stolin e “Azzurëve” vjen…

    “Intriga” Juventus-Napoli! Bardhezinjtë mund të rikthejnë Conten dhe të transferojnë Osimhen, në stolin e “Azzurëve” vjen…

    Ndërsa kanë mbetur vetëm 90 minuta deri në përfundimin e sezonit, Napoli dhe Juventusi janë ende në ndjekje të objektivave të tyre sportivë.

    Por ndërkohë që fusha mbetet vendimtare, prapaskenat e merkatos kanë nisur të nxehen.
    Dy klubet e mëdha italiane rrezikojnë të përplasen në disa fronte të rëndësishme gjatë verës, si në zgjedhjen e trajnerit ashtu edhe në afrimet e bujshme në sulm.
    Sipas raportimeve të gazetarit Alfredo Pedullà, javën e kaluar ka pasur një takim interesant në margjinat e Kampionatit Ndërkombëtar të Tenisit në Romë: presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është parë duke biseduar me Massimiliano Allegrin.

    Ish-trajneri i Juventusit është një emër i dashur për De Laurentiis-in, i cili kishte tentuar ta sillte në Napoli që në pranverën e vitit 2021 përpara se të firmoste me Luciano Spallettin.
    Allegri mbetet një kandidat serioz për stolin e Napolit në rast se Antonio Conte largohet, pavarësisht kontratës së tij aktuale që zgjat deri në vitin 2027.
    Një rikthim sensacional i Contes te Juventusi, pas 11 vitesh, nuk përjashtohet. Në këtë kontekst, takimi me Allegrin shihet si një lëvizje strategjike nga ana e Napolit, edhe pse vendimet përfundimtare priten pas përfundimit të kampionatit.
    Një nga arsyet pse AdL preferon Allegrin është qasja e tij më e thjeshtë në menaxhimin e merkatos, në kontrast me kërkesat e shumta të Contes.
    Napoli do të përballet me një sezon të ngjeshur, ku përveç Ligës së Kampionëve, do të synojë të konkurrojë edhe në Kupën e Italisë dhe Superkupën, ndaj do të kërkojë përforcime të qëndrueshme pa shpenzime të ekzagjeruara.
    Ndërkohë, Juventusi ka prioritet një tjetër: një sulmues i ri. Me kontratën e Dusan Vlahoviç që skadon në vitin 2026 dhe pa sinjale për rinovim, bardhezinjtë janë në kërkim të alternativave. Randal Kolo Muani do të rikthehet te PSG pas huazimit, por çmimi i tij prej 40-50 milionë eurosh është i papërballueshëm për momentin.
    Ëndrra e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli është Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian, i cili sapo është shpallur kampion në Turqi me Galatasaray, shihet si profili ideal për të udhëhequr sulmin e ri të Juventusit. Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 85 milionë euro për shërbimet e tij – 10 milionë më shumë se klauzola e tij e largimit e vlefshme për klubet jashtë Italisë.
    Verës po i shtohet zjarr, dhe përballja mes Napolit dhe Juventusit nuk do të jetë më vetëm në fushë.

    Top Channel

  • Melo, largimi i parë nga Laçi

    Melo, largimi i parë nga Laçi

    Kampionati përfundoi keq për bardhezinjtë kurbinas të cilët e panë vetën të rrëzohen nga kategoria në fund të këtij edicioni 2024/25. Me grupin tashmë pushim lojtarë të caktuar duket se do të jenë me valixhe në duar.

    I pari që i paraprin sagës së largimëve nga skuadra e Laçit, figuron Uilliam Kordeiro Melo. Braziliani ka njoftuar zyrtarisht largimin përmes një postimi në “InstaStory” me mbishkrimin: FALEMINDERIT

    Vazhdo leximin

  • Tonali drejt rikthimit në Itali, bardhezinjtë i “hapin derën”

    Tonali drejt rikthimit në Itali, bardhezinjtë i “hapin derën”

    Juventusi dëshiron ta rikthejë në Serie A Sandro Tonalin. Siç shkruan sot e përditshmja “Tuttosport”, nuk është më një sekret që bardhezinjtë e shohin ish-mesfushorin e Milanit si njeriun ideal për të ngritur nivelin e mesfushës.
    Nuk do të jetë e lehtë, megjithatë, ta marrin nga Neëcastle, klub me fuqi financiare që nuk ka nevojë për të shitur.
    Për momentin, çmimi i vendosur nga klubi anglez është rreth 70 milionë euro. Shumë e rëndësishme, që Juventusi do të donte ta ulte përmes përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje.

    Një nga emrat që është në tryezë është Douglas Luiz, i cili vazhdon të tërheqë interesin e disa klubeve angleze, pavarësisht një sezoni të vështirë në Serie A.
    Veçanërisht, braziliani mund të bëhet zëvendësuesi ideal i Bruno Guimarães, objektivi i deklaruar i Manchester City. Një lloj “derbi merkatoje” mes fuqive të Gjirit Persik, me Neë/castle i mbështetur nga PIF dhe Manchester City nga “City Football Group” i Emirateve.
    Por nuk mbaron me kaq. Edhe Dusan Vlahovic mund të përfshihet në operacion. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, ka një pagë shumë të lartë (12 milionë euro neto në sezon), që vetëm pak klube mund ta përballojnë.
    Neëcastle është një nga këto, ndaj mund të jetë i interesuar ta shtojë një profil si i tij në skuadër, në funksion të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

  • Një 19-vjeçar është shndërruar në yllin e ri të Juventusit, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 3-të në Serinë A

    Një 19-vjeçar është shndërruar në yllin e ri të Juventusit, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 3-të në Serinë A

    Igor Tudori ka arritur të kthejë Juventusin në rrugën e duhur. Bardhezinjtë kanë marrë një tjetër fitore në Serinë A. “Zonja e vjetër” ka mposhtur me rezultatin 2-1 Leçen dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e 3-të në renditje.
    Kopmajnersi ndëshkoi kundërshtarërshtarët që në minutën e 2-të, ndërsa Jëlldizi dyfishoi shifrat në minutën e 34-t. Lojtari 19-vjear është shndërruar në yllin e skuadrës, pasi po gjen vazhdimisht rrugën e rrjetës dhe po ndihmon skuadrën të marrë pikët e nevojshme për të arritur objektivat r saj./Sport Ekspres/

  • Juventusit i duhen vetëm 120 sekonda për të kaluar në avantazh ndaj Lecce-s (video)

    Juventusit i duhen vetëm 120 sekonda për të kaluar në avantazh ndaj Lecce-s (video)

    12 Prill 2025

    20:57

    Telesport

    Juventusit i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit në “Allianz Stadium”, në ndeshjen ndaj Lecce-s, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.
    Bardhezinjtë gjetën golin me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic. Juventusit i duhet me patjetër fitorja për të siguruar një biletë për në Champions League. Bardhezinjtë duket sikur kanë rilindur pas ardhjes së Igor Tudor dhe shkarkimit të Thiago motta-s.
    Dy shqiptarët e Lecce-s, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani, të dy janë në stol.
    SHIKOGOLIN