Tag: bardhezinjtë

  • E FUNDIT/ Juventusi nuk di të fitojë, bardhezinjtë humbasin edhe ndaj Lacios

    E FUNDIT/ Juventusi nuk di të fitojë, bardhezinjtë humbasin edhe ndaj Lacios

    Juventusi gjendet në një situatë të vështirë. Bardhezinjtë nuk dinë më se si të fitojnë. “Zonja e vjetër” është mposhtur sot edhe nga Lacion, duke regjistruar kështu humbjen e 3-të radhazi dhe njëkohësisht ndeshjen e 8 radhazi pa fitore.
    Bardhekaltërve u mjaftoi një gol për siguruar 3 pikët mbrëmjen e sotme. Sfida u vendos që në minutën e 9, kur Bashiçi e ndali topin në rrjetën e Juventusit. Tashmë bardhezinjtë gjenden në vendin e 8 në renditje me 12 pikë të grumbulluara. Sakaq, Lacio renditet vetëm 2 pozicione më poshtë në Serinë A, me vetëm 1 pikë më pak nga Juventusi./Sport Ekspres/

  • Nëse Tudor dështon me Juventus, bardhezinjtë synojnë të rikthejnë Enzo Maresca

    Nëse Tudor dështon me Juventus, bardhezinjtë synojnë të rikthejnë Enzo Maresca

    15 Tetor 2025

    10:43

    Telesport

    Nëse Juventus dhe trajneri aktual Igor Tudor do të ndahen në një të ardhme të afërt, atëherë bardhezinjtë do të synojnë të sjellin në Torino trajnerin italian Enzo Maresca.
    Duket se drejtuesit e Juventus kanë kohë që po e monitorojnë trajnerin aktual të Chelsea në Premier League. Lajmi konfirmohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Roman, në kanalin e tij në YouTube.
    Është e qartë se Juventus e pëlqen Maresca si trajner, i vlerëson aftësitë e tij menaxheriale dhe ai po bëhet një figurë kyçe për të ardhmen e klubit bardhezi.
    Dikur, Maresca ka veshur fanellën e bardhezinjve si lojtar (sezonet 2000-2004), duke shënuar edhe 4 gola në 37 ndeshje zyrtare.

  • Gjimshiti shkëlqen ndaj Juventusit, dominim pa fitore për bardhezinjtë

    Gjimshiti shkëlqen ndaj Juventusit, dominim pa fitore për bardhezinjtë

    Juventusi dhe Atalanta vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në Serinë A. Skuadrat janë ndarë me një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme në ndeshjen e zhvilluar në Torino. bardhezinjtë e nisën vrullshëm sfidën, por Atalanta i befasoi në fund të pjesës së parë. Pavarësisht dominimit të Juventusit, golin e shënoi Sulemana.
    “Zonja e vjetër” kërkoi me ngulm kthimin e rezultatit në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të kapitenit De Ron. Megjitha goli i vetëm i bardhezinjve u shënua në minutën e 78 nga Kabali. Pjesa e mbetur e lojës u zhvillua e gjitha në afërsi të zonës së Atalantës, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Një ndeshje e shkëlqyer nga Berat Gjimshiti, i cili ia doli me sukses të mbante larg portës lojtarët e Juventusit. Ndërkoha një paraqitje pozitive ka regjistruar edhe Edon Zhegrova, i cili dha shkëndija të rrezikshme për mbrojtjen e Atalantës./Sport Ekspres/

  • Juventus del me 1 pikë nga Verona

    Juventus del me 1 pikë nga Verona

    Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë me Veronën.
    Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të me atë të Konseisaos, por në minutën e 44-t të pjesës së parë, veronezët barazuan gjithçka në 1-1.
    Pavarësisht përpkjekveve të shumta në pjesën e dytë ,lrezultati mbeti i pandryshuar. Në fushë për bardhezinjtë ishte edhe Edon Zhegrova, i cili u fut në minutën e 83-të, por pa mundur të ndryshojë asgjë.

  • Zhduket magjia e minutave shtesë për Juventusin, bardhezinjtë ndalen nga Verona

    Zhduket magjia e minutave shtesë për Juventusin, bardhezinjtë ndalen nga Verona

    Juventusi ka marrë barazimin e parë në kampionat. Bardhezinjtë janë ndalur sot nga Verona në një barazim 1-1. Konseisao tundi rrjetën në minutën e 19 të takimit me një gjuajtje që përfundoi në këndin e poshtëm të portës. Por një minutë përpara mbarimit të pjesës së parë, Orbani mposhti Di Gregorion nga pika e bardhë e penalltisë.
    Juventusi provoi të gjente golin e fitores në pjesën e dytë të lojës, por pa sukses. Pavarësisht akordimit të 7 minutave shtesë, këtë herë magjia e minutave të fundit nuk funksionoi për Juventusin. Pas rënies së trefishtë të bilbilit nga arbitri, skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga stadiumi. Në transfertën ndaj Veronës pati minuta edhe për Edon Zhegrovën. Ky i fundit hyri nga stoli në minutën e 83-të, duke bërë kështu debutimin e tij në Serinë A./Sport Ekspres/

  • Një “Derby d’Italia” totalisht i çmendur, Juventus fiton në frymën e fundit falë një 19-vjeçari (video)

    Një “Derby d’Italia” totalisht i çmendur, Juventus fiton në frymën e fundit falë një 19-vjeçari (video)

    “Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit, i 253-ti në histori, është mbyllur 4-3 për bardhezinjtë, duke dhuruar emocione nga fillimi i ndeshjes e deri në sekondën e fundit.
    Igor Tudor e nisi me këtë formacion titullar: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Locatelli, Thuram, McKennie; Koopmeiners, Yildiz; Vlahovic
    Ndërsa Cristian Chivu e nisi me këtë formacion titullar: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Lautaro, Thuram.
    Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku Lloyd Kelly shënon golin e parë me fanellën e Juventusit dhe e bën pikërisht në derbi. Anglezi shënoi pas një aksioni të gjatë të bardhezinjve dhe asistit të Bremer.
    Barazimi i zikaltërve do të vinte në minutën e 30-të me Hakan Çalhanoglu, i cili shënoi një supergol me një goditje fantastike nga kujfijtë e zonës së rreptësisë.
    Në minutën e 38-të, shënon ylli tjetër turk, këtë herë për Juventusin, Kenan Yildiz, i cili po ashtu realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastik nga distanca, e cila përfundoi në rrjetën e Sommer.  Pjesa e parë u mbyll 2-1 për bardhezinjtë.
    Goli i barazimit për zikaltrit erdhi në minutën e 64-të sërish nga Hakan Çalhanoglu, i cili ashtu si edhe në golin e parë, edhe këtë herë, shënoi një gol super të bukur, pas asistit të marrë nga Piotr Zielinski, i sapo futur në fushë.
    Pas golit të barazimit, Tudor bëri tre zëvendësime direkt, ku u fut edhe Lois Openda, por zikaltrit ishin më të mirë në fushë, ndaj dhe gjetën dhe golin e tretë. Dimarco kroson nga goditja e këndit, Marcus Thuram shënon me kokë, duke kaluar zikaltrit për herë të parë në avantazh.
    Bardhezinjtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 82-të me Khéphren Thuram. Francezi shënoi me kokë njësoj si vëllai i tij, pas krosimit perfekt të Kenan Yildiz nga goditja e dënimit.
    Të zotët e shtëpisë nuk ishin dakord me barazimin dhe kërkuan golin e fitores, të cilin e gjetën në minutën e 92-të, ku Vasilije Adžić, i arhdur nga ekipi i të rinjve të Juventusit, shënoi golin e fitores së madhe me një super goditje nga distanca. Për zikaltrit nuk ka më kohë, derbi mbyllet 4-3 për bardhezinjtë.
    SHIKOGOLAAAAAT

  • Milan nuk ka hequr dorë nga Vlahovic, ja plani i kuqezinjve

    Milan nuk ka hequr dorë nga Vlahovic, ja plani i kuqezinjve

    6 Shtator 2025

    16:05

    Telesport

    Edhe pse u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Juventus, Dusan Vlahovic në fund qëndrojë te bardhezinjtë. Një nga klubet e interesuara për sulmuesin serb ishte edhe Milan, por kuqezinjtë ishin të dyzuar për transferimin e Vlahovic për shkak të rrogës së tij, 12 milionë euro në sezon.
    “Calciomercato.com” raporton se kuqezinjtë do tentojnë transferimin e sulmuesit serb gjatë merkatos së janarit, duke shpresuar që ai s’do rinovojë me Juventus dhe transferimi do jetë për një shifër të ulët, duke ditur që kontrata aktuale i skadon në qershorin e vitit 2026.
    Vlahovic e ka nisur shumë mirë sezonin e ri me bardhezinjtë, duke shënuar 2 gola në dy ndeshjet e para në Serie A, edhe pse ka qenë zëvendësues. Pavarësisht qëndrimit te Juventus, deri tani nuk ka asgjë të re për një rinovim mes palëve, ndaj te Milan shpresojnë që transferimi i Vlahovic mund të arrihet në merkaton e janarit.

  • Zhegrova bën realitet ëndrrën e madhe, ja detajet e transferimit te Juventus

    Zhegrova bën realitet ëndrrën e madhe, ja detajet e transferimit te Juventus

    31 Gusht 2025

    20:04

    Telesport

    Edon Zhegrova ka bërë realitet ëndrrën e tij, fantazisti dardan mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit. Sipas ekspertit të transferimeve, Alredo Pedulla, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 20 milionë euro në total, 18 milionë euro direkt plus 2 milionë euro bonuse.
    Ditën e nesërme, Zhegrova do të kryejë testet mjekësore te bardhezinjtë dhe më pas do të vijë firma në kontratë. Zhgerova do të firmosë deri në vitin 2030 me bardhezinjtë dhe do të përfitojë një rrogë 2.5 milionë euro në sezon.
    Ky është padyshim një hap i madh në karrierë për Zhegrovën, duke bërë realitet ëndrrën e tij të luajë për një nga ekipet më të mëdha në botë. Te Juventus, Zhegrova do të gjejë edhe Jonathan David, i cili u transferua falas në fillim të merkatos nga Lille te bardhezinjtë.

  • Juventus marrëveshje me Lillë për Zhegrova, ja shuma që bardhezinjtë ofrojnë për kosovarin

    Juventus marrëveshje me Lillë për Zhegrova, ja shuma që bardhezinjtë ofrojnë për kosovarin

    20 Gusht 2025

    11:39

    Telesport

    Juventus nuk po bën shaka dhe është gati të bëjë një lëvizje konkrete për Edon Zhegrova. Bardhezinjtë duan që sulmuesi kosovar të jetë partner i Jonathan David në repartin e avancuar këtë sezon.
    Kjo do të thotë që Juventus do të ringjallë dyshen sulmuesin që ishte te Lille, sipas tyre e denjë edhe për të luajtur në Serie A. Negociatat duket se janë duke ecur mirë, madje janë drejt përfundimit.
    Sipas “Tuttosport”, Juventus ka arritur një marrëveshje me agjentin e Zhegrova, Hasan Çetinkaya, për një kontratë deri në vitin 2030 dhe me një pagë prej 2.5 milionë eurosh, plus bonuse.
    Lille kërkon rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, por duke qenë se afati i transferimeve është gati të mbyllet, shifra mund të reduktohet në rreth 18-20 milionë euro. Gjithçka duket gati për t’u mbyllur.

  • Juventus arrin marrëveshjen me PSG, sulmuesi francez rikthehet sërish në huazim te bardhezinjtë

    Juventus arrin marrëveshjen me PSG, sulmuesi francez rikthehet sërish në huazim te bardhezinjtë

    15 Gusht 2025

    10:01

    Telesport

    Kthimi i Kolo Muani te Juventus është tashmë një marrëveshje e kryer. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me PSG për sulmuesin francez, i cili pritet të mbërrijë në Torino në ditët në vijim dhe të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të sezonit (të dielën, 24 gusht kundër Parmës).
    Marrëveshja pritet të jetë një huazim prej 10 milionë eurosh, me një opsion të detyrueshëm blerjeje të vendosur në 45 milionë euro. Negociatat, të cilat kishin vazhduar për disa javë, e kanë kënaqur lojtarin, i cili gjithmonë kishte shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer te Juventus.
    Juventus dhe PSG arritën marrëveshjen pasi parisienët këmbëngulnin për një tarifë prej rreth 65 milionë eurosh. Ndërsa bardhezinjtë arritën të siguronin një zbritje të vogël me formulën 10 milionë euro tani + 45 euro në fund të sezonit të ardhshëm.
    Kolo Muani mbërriti te Juventus në huazim në janar. Sulmuesi 26-vjeçar francez shënoi tetë gola në 16 paraqitje në Serie A, duke bindur Tudor, i cili këmbënguli për rikthimin e tij. Tani, Juventus përballet me lojtarë që po largohen.