Tag: bardheblutë

  • Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

    Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

    Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”.
    Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores foli për “Demat”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ të takimit me anë të Human.
    Bardheblutë u munduan të reagonin, por sulmet e njëpasnjëshme të “Demave” nuk i dhanë mundësitë e duhura të besuarve të Nuhiut.
    Goli i dytë erdhi në minutën e 66’, kur Skuka i vetëm përballë Tafas çoi topin drejt rrjetës dhe i dha goditjen e “KO” bardhebluve.
    Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të, 3 pikë larg zonës së “Final 4”.
    Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku makthet e Kategorisë së Parë nuk largohen.

  • Dinamoja ia bën 6-2 Tiranës, “nëndetësja” turpëron bardheblutë

    Dinamoja ia bën 6-2 Tiranës, “nëndetësja” turpëron bardheblutë

    Dinamoja ka marrë një fitore mbresëlënëse mbrëmjen e sotme. “Nëndetëdja blu” ka turpëruar Tiranën në derbi. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka fituar me rezultatin e thellë 6-2.
    Guindo (5′), Qardaku (11′, 61′), Bregu (25′, 67′ p) dhe Vila në minutën e 47 tundën rrjetën e Tiranës. Në krahun tjetër Rafa në minutën e 39 dhe Tare në minutën e 76 ngushtuan shifrat për bardheblutë. Tirana vazhdon kështu krizën e vështirë të këtij sezoni./Sport Ekspres/

  • Dinamo “shpërfytyron” Tiranën, bardheblutë e pësojnë keq në derbi

    Dinamo “shpërfytyron” Tiranën, bardheblutë e pësojnë keq në derbi

    Derbi i takon Dinamos. Dinamovitët triumfuan me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Tiranës, në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
    Te dinamovitët shkëlqyen me dopietë Qardaku dhe Bregu, ndërsa realizuar nga një gol edhe Guindo e Vila. Te bardheblutë “tundën rrjetën” Raphael dhe Tare.
    Ekipi i Dajës renditet në vendin e katërt me 23 pikë. Të besuarit e Nuhiut mbyllin klasifikimin.

  • Vora i jep goditje të madhe Tiranës, bardheblutë humbin prapë dhe shohin diferencën nga vendi i fundit

    Vora i jep goditje të madhe Tiranës, bardheblutë humbin prapë dhe shohin diferencën nga vendi i fundit

    Tirana ndodhet në momentin më të vështirë të vitet e fundit. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit të renditjes së Superiores me 6 pikë. Në ditën e sotme Tirana ka humbur në shifrat 0-2.Goli i Bardhit në minutën e 12 dhe i Kasallas në minutën e 33 vendosën për fitoren e Vorës, që i largohet kështu zonës së ftohtë. Ndërsa për Tiranën situata nis të bëhet akoma më serioze pasi në rast fitore të Partizanit me Teutën, atëherë diferenca me vendin që të dërgon në Play Out do të shkonte në 6 pikë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

    Çfarë po ndodh me Tiranën? Nuhiu e nis ters, bardheblutë nuk ngrenë dot kokë. Bylis merr 3 pikë të arta

    3 Nëntor 2025

    16:46

    Telesport

    Fitorja në derbi 0-3 ndaj Partizanit, u duk sikur do të ishte pika e kthesës për Tiranën, por jo. Në 10 javë, Tirana numëron vetëm një fitore, pikërisht atë në derbi dhe 3 barazime.
    Sot, bardheblutë janë mundur 0-2 nga Bylis në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Kjo ishte ndeshja e parë për Ardian Nuhiun në krye të bardhebluve, i cili u emërua pas shkarkimit të Roberto Bordin.
    Përsa i përket takimit të sotëm, Bylis gjeti avantazhin që në minutën e 8-të me Arlis Përgjoni, i cili përfitoi nga një gafë e Dembele në zonë dhe mposhti pa probleme Tafas.
    Goli që do të vuloste fitoren e Bylis u shënua në minutën e 70-të nga vetë futbollistët e Tiranës, ku argjentinasi Luciano Vera nuk kuptohet me Tafas dhe topi i kthyer mbrapsht me kokë prej tij shkon në rrjetë.
    Bylis i drejtuar nga Mirel Josa fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 6-të me 12 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të me vetëm 6 pikë.

  • Tirana nuk bën përpara, e mbyll me humbje me Bylis

    Tirana nuk bën përpara, e mbyll me humbje me Bylis

    Tirana-Bylis 0-2 (Arlis Përgjoni 9′, Vera aut 70′)

    Tirana zhgënjen akoma më keq në ditën e debutimit të Ardian Nuhiut në stol si trajner i tretë në 10 javë kampionat. Përballë Bylis në “Selman Stërmasi” bardheblutë nuk bënë asgjë për të fituar takimin. Një gabim i kaptenit Dembele në të 9′-ën i dha mundësi Arli Përgjonit të përfitojë e të godasë në portën e Tafas për të kaluar mallkastriotët në avantazh.

    Vijon të kërkojë Bylis por goli i dytë i tyre duket dhuratë e mbrojtësit Vera i cili kthen një top në portë me Tafas që nuk arrin të kontrollojë. Topi pushon për herë të dytë në rrjetë. Në këtë fraksion bardheblutë u munduan ta nisin më mirë por gabimi i Verës i shuajti përfundimisht shpresat e tyre për të dalë me pikë nga kjo ndeshje,

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Bylisi zhyt më keq Tiranën në krizë, bardheblutë rrezikojnë më shumë se kurrë këtë sezon

    VIDEO/ Bylisi zhyt më keq Tiranën në krizë, bardheblutë rrezikojnë më shumë se kurrë këtë sezon

    Bylisi ka arritur që të fitojë ndaj Tiranës në shifrat 0-2. Trajneri Ardian Nuhiu ka debutuar me humbje te bardheblutë dhe nuk ka arritur dot që të bëjë mrekullinë në fare pak ditë që pas uljes së tij në pankinë.
    Përgjoni do të shënonte golin e parë të ndeshjes në minutën e 9, ndërsa autogoli i Veras vendosi gjithçka në të 71. Me këtë rezultat, Tirana mban vendin e parafundit me gjashtë pikë, por me një ndeshje më shumë të luajtur se Partizani dhe Vora që gjenden përpara. Për fat të mirë për Tiranën, këto dy ekipe do të kenë një ndeshje direkte dhe kështu humbet mundësia që të dyja skuadrat të shkëputen për të krijuar mirazhin e frikshëm të fund sezonit për Tiranën. /Sport Ekspres/

  • Tirana dominon me tre gola ndaj Partizanit, ndryshon renditja e skuadrave në Superligë

    Tirana dominon me tre gola ndaj Partizanit, ndryshon renditja e skuadrave në Superligë

    Tirana është fituesja e derbit të parë të kryeqytetit, duke mundur 0-3 Partizanin.

    Një derbi i dominuar nga bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19’ nga Falaye.Në minutën e 31’ Patsatsia dyfishoi shifrat me anë të një penalltie duke i çuar të qetë në dhomat e zhveshjes bardheblutë.
    Djemtë e Bordon ishin më të saktë dhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 74’ Tabekou shënoi dhe golin e tretë, ndërsa më pas tensioni pushtoi fushën me lojtarët e të dyja skuadrave që u përplasën me njëri-tjetrin.
    Tirana del me tre pikët e para të sezonit nga kjo sfidë, duke u ngjitur kështu në vendin e 8-të të renditjes me 5 pikë, ndërsa Partizani bie në vendin e parafundit me 4 pikë.
    REZULTATI:PARTIZANI 0-3 TIRANAFalaye 19’, Patsatsia 31’ (P), Tabekou 74’

  • Tirana spektakël ndaj Partizanit, fitore bindëse e bardhebluve. Të kuqtë zhyten më shumë…

    Tirana spektakël ndaj Partizanit, fitore bindëse e bardhebluve. Të kuqtë zhyten më shumë…

    Derbi i parë i këtij sezoni me Partizanit dhe Tiranës është mbyllur 0-3 për bardheblutë, i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të, ku një top i gjatë i Soler për Falaye dhe sulmuesi nigerian mposht me kokë Alban Hoxhën, duke përfituar dhe nga një dalje e gabuar e portierit legjendar të të kuqve.
    Në minutën e 28-të, Patsatsia pengohet brenda zonës nga Marku, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, jep penallti për Tiranën. Sulmuesi gjeorgjian Patsatsia mposht Hoxhën dhe i jep avantazhin e dyfishtë Tiranës.
    Nuk mungon nervozizmi në fushë sidomos nga lojtarët e të dy ekipeve, portieri i bardhebluve Tafas ndëshkohet me të verdhë. Në minutën e 40-të, trajneri i Partizanit bën një zëvendësim në sulm duke parë rezultatin, futet Skuka në vend të Qokthit.
    Në fund të shtesës së pjesës së parë, të kuqtë patën një shans të mirë për të rrezikuar nga goditja e dënimit, por gjuajtja e Skukës përfundon larg portës. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bardheblutë, falë dy gafave të dhuruara nga vetë futbollistët e Partizanit.
    Partizani e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime të detyruara si shkak dëmtimi. Largohet portieri Alban Hoxha dhe në vend të tij Pano Qirko, si dhe Ndreka po i dëmtuar dhe në vend i tij u fut Bytyçi.
    Në minutën e 60-të, Vogli kishte shansin e artë të shënonte golin e tretë, por nuk ia del as të gjuajë drejt portës dhe as të driblojë Qirkon. Në minutën e 74-të, pas një topi të gjatë nga Tafas dhe asistit perfekt të Ismajli, Serge Tabekou shënon me mjaft klas golin e tretë. Nuk mungojnë përplasjet mes lojtarëve të dy skuadrave, por situata qetësohet shpejt dhe loja fillon normalisht.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Tirana fiton me plotë meritë derbin dhe kalon Partizanin në renditje. Bardheblutë renditen në vendin e tetë me 5 pikë, Partizani në vendin e nëntë me 4 pikë. Nesër dhe pasnesër luhen ndeshjet e tjera të javës së gjashtë.