Buka e bardhë është një element bazë në tryezën e shumë njerëzve sot, të cilët e konsumojnë shpesh pa e ditur se si ajo ndikon nivelin e sheqerit në gjak. I ftuar në Apostrof Podcast, mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji shpjegon se impakti i saj në trupin tonë nuk është aspak neutral. Mielli i bardhë, i pastruar nga krundet, fibrat dhe nga shumica e strukturës së tij ushqyese, vepron pothuajse njësoj si sheqeri në momentin që hyn nbë organizëm. Madje, në raste të caktuara mund të jetë edhe më i dëmshëm.
Në mungesë të fibrave, të cilat mundësojnë një tretje më të ngadaltë, mielli i përpunuar përthithet shuë më shpejt, duke shkaktuar një kulm sheqeri. Në përgjigje të kësaj, trupi reagon duke shkaktuar një kulm insuline, por kulme të tilla jo vetëm që e dobësojnë metabolizmin, por ato shkaktojnë edhe uri më të shpeshtë, duke i shtyrë njerëzit të konsumojnë më shpesh dhe më shumë ushqim.
Ndërsa brezat e mëparshëm e bluanin miellin në mulli duke marrë bashkë me të edhe krundet, të cilat vepronin si element ushqyes dhe rregullator njëkohësisht, shumë produkteve të përftuara nga mielli i bardhë i përpunuar sot, iu mungon ajo strukturë mbrojtëse.









