Tag: bardha

  • Aksident i rëndë/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha, i plagosuri paraqitet në sptal në gjendje të…

    Aksident i rëndë/ Automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha, i plagosuri paraqitet në sptal në gjendje të…

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare.
    Një makinë e llojit Renault Clio e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar aksidenton një tjetër të moshuar tek vijat e bardha.
    Ky i fundit plagoset rëndë. I demtuari ne aksident është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës. Do të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

  • Aksident në Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

    Aksident në Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare.

    Një makinë e llojit Renault Clio e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar ka aksidentuar një të moshuar tek vijat e bardha.
    Ky i fundit është plagosur rëndë dhe është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.
    Policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e makinës që aksidentoi të moshuarin.

    Top Channel

  • Aksident në Lungomare/ 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

    Aksident në Lungomare/ 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

    Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalimi për këmbësorë, ku një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

    E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Deri në këto momente, nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprimet procedurale.

  • Këmbësori përplaset nga makinë në vijat e bardha në Fier, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Këmbësori përplaset nga makinë në vijat e bardha në Fier, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Fier – Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Kastriot Muço”, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ndërsa drejtuesja e mjetit është një femër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ambulanca. Këmbësori është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Sipas burimeve, policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe ka marrë deklarimet e drejtueses së mjetit. Dyshohet se mosrespektimi i përparësisë për këmbësorët mund të ketë qenë shkak i përplasjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe dhënien e përparësisë në vijat e bardha, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë jetën e qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen edhe Erdoganit, ja çfarë i tha

    Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen edhe Erdoganit, ja çfarë i tha

    Atletet e bardha me yll të kryeministrit Edi Rama morën sot vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt këtë të premte në kryeqytet.
    Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër, dhe nuk ishte veshur ashtu siç e kërkon etika të cilën e rrespektojnë të gjithë liderët e tjerë.
    Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, dhe duke  qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.

    Cumhurbaşkanı Erdoğan, Arnavutluk Başbakanı Edi Rama tarafından karşılandı. pic.twitter.com/uIshxr11hg
    — Gazete.net (@gazetenette) May 16, 2025

  • FBI-ja i jep përparësi emigracionit të paligjshëm, ul fokusin në krimet e ‘jakave të bardha’

    FBI-ja i jep përparësi emigracionit të paligjshëm, ul fokusin në krimet e ‘jakave të bardha’

    FBI-ja ka urdhëruar agjentët e saj të përqendrohen më shumë në zbatimin e ligjit për imigracionin dhe më pak në krimet e punonjësve të administratës, thanë për Reuters katër burime të njohura me çështjen.

    Ky ndryshim i politikës vjen pasi Departamenti i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, lëshoi udhëzime të reja për rastet e punonjësve të “jakave të bardha” që duhet të kenë përparësi.
    Në një sërë takimesh, agjentët e FBI-së morën udhëzime për të kaluar rreth një të tretën e kohës së tyre në luftën kundër imigracionit të paligjshëm, një përparësi kyçe për republikanët që që nga janari, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë në qendër të politikës së tij.
    Për më tepër, ata u informuan se hetimet për krimet e jakave të bardha do të kenë një prioritet shumë më të ulët për pjesën tjetër të vitit 2025, sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti.
    Agjencia e lajmeve Reuters vëren se nuk mundi të verifikonte nëse këto urdhra do të prekin të gjithë shërbimin dhe zyra e FBI-së në të gjithë vendin.
    Një zëdhënëse e FBI-së nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
    Po ashtu, dje, Matthew Galetti, zyrtari i Departamentit të Drejtësisë përgjegjës për ndjekjen penale të krimeve, lëshoi udhëzime të reja për prokurorët, duke kufizuar hetimet në rastet e krimeve të jakave të bardha. Këto krime, që janë ndjekur me ashpërsi tradicionale, përfshijnë korrupsionin, ryshfetet ndërkombëtare, praktikat kleptokratike dhe ushtrimin e ndikimit të padrejtë.
    Sipas memorandumit të tij, theksi tani duhet të vihet te rastet e mashtrimit ndaj institucioneve të sigurimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor, doganave, mashtrimit financiar, veçanërisht atyre që përfshijnë “organizatave kineze të pastrimit të parave” dhe financimin e “terrorizmit”. Kjo kategori përfshin gjithashtu kartelet e drogës dhe bandat ndërkombëtare. Për më tepër, theksi do të vihet gjithashtu te rastet që përfshijnë shkeljen e sanksioneve. Në mënyrë më të gjerë, direktiva e re thekson se prokurorët duhet të sigurohen që çështjet të jenë “të denja” për ndjekje penale nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit.

    Top Channel

  • Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

    Aksident në Lezhë, përplaset një këmbësore në vijat e bardha

    Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.
    Raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.
    Mësohet se e dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, zbardhen detajet e para

    Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, zbardhen detajet e para

    Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.
    E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

    Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje kritike për jetën

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.
    E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Kandidati i ‘Euroatlantikëve’ propozon paga dinjitoze dhe fonde të veçanta

    Largimi i mjekëve nga Shqipëria/ Kandidati i ‘Euroatlantikëve’ propozon paga dinjitoze dhe fonde të veçanta

    Gazment Koduzi

    TIRANË- Gazment Koduzi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik në listën e hapur për deputet të Tiranës, ka folur në lidhje me një nga problematikat në mjekësi, ku bluzat e bardha po largohen jashtë vendit. 
    Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë krahasuar me mesataren europiane, dhe për këtë kandidati i Koalicionit Euroatlantik ka propozuar disa pika që do të ndryshojnë rrënjësisht shëndetësinë. Koduzi renditi disa prej arsyeve kryesore që shkaktojnë largimin e bluzave të bardha, si pagat e ulëta, kushtet e këqija të punës dhe represioni politik.
    Gazment Koduzi: Largimi i bluzave të bardha është plagë që kullon gjak e sistemit shëndetësor por edhe e shoqërisë. Mjekët largohen për shkak të pagave të ulta, mungesës së karrierës profesionale dhe shkencore, kushte të papërshtatshme pune dhe spitale që drejtohen edhe nga mësues historie apo punonjës social. Koalicioni Euroatlantik ju propozon bluzave të bardha paga dinjitoze të krahasueshme me kolegët e tyre europiane, specializime në qendrat e ekselencës në Bashkimin europian, kushte të përshtatshme pune, fond i vecantë për kërkim shkencor dhe institucione të drejtuara nga profesionistë.