Tag: bardha

  • “Pacientët e Onkologjikut, 15 mln euro financim shtesë”, Rama: Rritje pagash për bluzat e bardha

    “Pacientët e Onkologjikut, 15 mln euro financim shtesë”, Rama: Rritje pagash për bluzat e bardha

    foto ilustrim: edi rama-onkologjiku

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë ditën e sotme në lidhje me buxhetin e vitit 2026. Përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama thekson se mbi 1 miliardë euro do të shkojnë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Rama tha se 15 milionë euro ekstra do të shkojnë në shërbim të pacientëve të onkologjikut, ndërs për herë të parë do të ketë një mbështetje speciale dedikuar grave dhe vajzave që vuajnë nga tumori në gjiri duke akorduar një fond prej 15 milionë eurosh ku kjo kategori do të përfitojë falas rikonstruksionin e gjirit.
    “Mbi 1 miliardë euro nga buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë, hapim një linjë financimi nga buxhti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikontruksionit të gjirit për vajzat dhe gratë që kalojnë kancerin do të jepet i plotë dhe falas për të gjitha. Rreth 4600 mjekë, infermierë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash, një mesazh i qartë ky për gjeneratëne re të blizave të bardha se në shqipëri qëndrohet dhe punohet me dinjitet”, tha Rama. 

  • Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi

    Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi
     
    Një tjetër mbrëmje me shi mjaftoi për të rikthyer në vëmendje një nga problemet më të turpshme urbane të Sarandës: përmbytjet e shëtitores kryesore dhe rrugëve të rikonsturuara vitet e fundit. Vetëm 15 minuta reshje mbrëmjen e djeshme ishin të mjaftueshme që ujërat e përzier – ato të bardha dhe të zeza – të përmbytin trotuaret, lokalet dhe Shëtitoren pranë detit.
     

     
    Përmbytjet nuk vijnë nga stuhitë tropikale apo reshje të pazakonta, por nga mungesa e një sistemi funksional të ndarjes së ujërave të bardha dhe atyre të ndotura, që sipas ekspertëve është projektuar dhe zbatuar në mënyrë të gabuar gjatë punimeve të kryera në vitin 2020.
     
    Pas përfundimit të investimit shumë të përfolur në infrastrukturën e shëtitores, qytetarët pritën një standard të ri urban dhe turistik. Por shumë shpejt, me reshjet e para, doli në pah një defekt serioz në rrjetin e kanalizimeve, që lejon përzierjen e ujërave të shiut me ato të zeza, duke krijuar jo vetëm përmbytje, por edhe ndotje dhe erë të rëndë në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
     
    Pavarësisht se kanë kaluar kaq vite, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë masa konkrete për ta korrigjuar këtë defekt teknik. As Bashkia Sarandë, as ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve nuk kanë ofruar një plan ndërhyrjeje, ndërkohë që turistët dhe qytetarët vazhdojnë të ecin nëpër ujëra të ndotura sa herë që bie shi.
     
    E njëjta situatë është vërejtur edhe në shumë nga rrugët e rikonsturuara vitet e fundit, ku rrjeti i kanalizimeve nuk është projektuar për të përballuar as reshjet më të lehta. Uji vërshon nëpër rrugë dhe kryqëzime, duke e bërë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve pothuajse të pamundur.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Përplasi dy këmbësorë në vijat e bardha, procedohet drejtuesi i automjetit në Vlorë

    Përplasi dy këmbësorë në vijat e bardha, procedohet drejtuesi i automjetit në Vlorë

    Një aksident është regjistruar në rrugën ‘Murat Tërbaçi’ në Vlorë.

    Shtetasi me iniciale D.M., 72-vjeç, ka përplasur dy këmbësore në vijat e bardha.
    “Procedohet penalisht shtetasi D. M., 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar në vija të bardha shtetaset N. M. dhe V. A., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • Vlorë, i moshuari përplas te vizat e bardha dy gra këmbësore

    Vlorë, i moshuari përplas te vizat e bardha dy gra këmbësore

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë.
    Një i moshuar, 72 vjeç, i cili ishte në drejtimin e një “Fiat Punto”, ka goditur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha.
    Për pasojë një prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze.
    Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë, por ka shoqëruar për në spital vetëm një prej tyre.
    Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia.

  • Mevlan Shanaj: Kujtimet e mia me më të madhin, Kadri Roshi

    Mevlan Shanaj: Kujtimet e mia me më të madhin, Kadri Roshi

    U befasova kur shikoja Naim Frashërin, Kadri Roshin, Prokop Mimën, Piro Manin, Mentor Xhemalin që nxirrnin krimba për peshkim.

    -Si u vendos në skenë  “Dhelpra dhe rrushtë” të Ezopit me regji të Mihal Luarasit dhe intepretim brilant të Kadri Roshit.-E pabesueshme si  e çuan për riedukim Kadriun me formulat e asaj kohe.– Kadri Roshi erdhi në kulmin e tij aktoresk me Arturo Ui (Bertolt Brecht ).– Tek filmi “Malet me blerim mbuluar” pasi më godiste fort më përkëdhelte flokët pas çdo dubli dhe më thoshte: ‘Më fal, sqap!’.-Tek filmi “Fletë të bardha” ku unë e mora si aktor, profesori im më thoshte: ‘Me leje regjisor?!’.– Kadriu në role na ka dhënë shqiptarin siç e dimë, siç e duam, siç do ta kërkojmë.

    Nga: Mevlan Shanaj

    Na ishte bërë lajtmotiv  ritheksimi  i shprehjes goditëse te “ Dhelpra dhe rrushtë” të Ezopit të shkrimtarit brazilian Guilherme Figueiredo, vënë në skenë nga Mihal Luarasi në mesin e viteve 1960  në Teatrin Popullor.  Akcentimi i përkryer nga Kadri Roshi ende më tingëllon sikur po e dëgjoj atë zë,  gati- gati si një refren i një melodie që të shoqëron shpirtin në një meditim pa fund, emocioni ndjellës.

    Ishim studentë në të njejtin mjedis të teatrit dhe këtë shfaqje madhështore,  mund ta kemi parë mbi 50 herë.  Në atë kohë Kadri Roshi që vinte në kulmin e tij aktoresk pak më vonë edhe me Arturo Ui (Bertolt Brecht ) e vendosën në majat e krijimit aktorial në Shqipëri duke pasur  Hamletin (Shakespeare ), apo Ferdinantin “Intrigë e dashuri”( Friedrich Schiller ), të Naim Frashërit. Vite më vonë Kadri Roshi përmes ekranit u shumëzua në Shqipëri tashmë si një “Mesia” i aktrimit.

    Bëmat e tij po vinin edhe si legjendë. E kishin dënuar për “ Riedukim”  me formula të asaj kohe (mendo: dënohej Kadri Roshi për riedukim!). Formulat e kohës kishin lëvizjet amatore. Ndërrmarja “ Rruga- ura” ku po ‘riedukohej’ Kadri Roshi , do jepte shfaqje, “Komandanti Rrapo”, dramatizim i Dritëro Agollit. Interesimi i jashtëzakonshëm për të parë Kadri Roshin në skenë, i cili u fut në teatër gati si ilegal në atë periudhë. Lotët ishin të përligjura! Mua më erdhi rasti të jem në “I teti në bronx”:  ‘Zamet e ke o Sali Protopapa, më puth njëherë, ta kem kujtim në botën tjetër!’ (kujtoni se në çdo dalje të tij para publikut është një thënie që nuk harrohet, sepse ishte ai që dinte ta përcillte,  “Gërrmo o Tare, gërrmo, se qenin e ngordhur do gjesh” apo te “Përballimi”, “Hani ju, hani”, “Lulëkuqet mbi mur”.  

    Më vonë po rrinim nën një diell dhjetori rrëzë kalasë në Libohovë dhe po pinim nga e njëjta faqore raki, kur Kadriu  nisi të recitonte “ Këngë Pleqërishte” një magji e kënduar sipas shpirtit kur ke hedhur pak raki dhe më thotë: ‘Ky diell kërthi dhe kjo raki e bëri kaq bukur këtë çast!’ Unë i thashë këtë kërthi e përdorim edhe ne në Mallakastër! U çudit që isha nga vendi i tij. Unë nuk e dija nga ishte. Ai aty më tha se e quante veten mallakastriot. Ishim në filmin “ Malet me blerim mbuluar” më pas te çasti që më qëllon me shpullë sa i hante krahu, më përkëdhelte flokët pas çdo dubli dhe më thoshte: -Më fal, sqap! Kaluan vite dhe e mora në filmin “ Fletë të bardha”.

    Për specialistët apo kritikët e ndershëm, aty Kadri Roshi ka një krijim të një qytetari bashkëkohor shqiptar në përsosmëri. Nga gjithë bashkëpunimet e mia me të gjithë emrat e mëdhenj të artit shqiptar, mbaj mend sjelljen prej nxënësi të fillores të Kadri Roshit, gjatë përgatitjes së xhirimit ku ngrinte dy gishtat dhe thoshte: Me leje regjjsor?! Eh, ç’mund të thuhet më tej, pasi këto dy ditë e kisha në ekran te “ Fletë të bardha” pas 30 vjetësh , nxënësin më të madh që kam njohur në jetë?!  E konsideroj veten me fat që kam punuar me këtë  magjistar të interpretimit.

    U kujtova për pasionin e Kadri Roshit, peshkimin.

    Nga fillimi i pjesës së parë të viteve 1970 kisha filluar të merresha me dokumentarë në TVSH dhe me kamerën e Stefan Gajos, u nisëm me një grup artistësh për peshkim në Lezhë, kuptohet që natën. Arritëm atje në mugëtirën e mëngjesit dhe sa ndaluam, artistët peshkatarë u zhytën në llucë për të kapur krimba për karemat e peshkut.

    U befasova kur shikoja Naim Frashërin, Kadri Roshin, Prokop Mimën, Piro Manin, Mentor Xhemalin, Hysen Pelinkun në baltovina me llërët përveshur në nxjerrjen e krimbave. Më pas u bë rituali i mëngjesit me kafe dhe ndonjë gotë raki. Prit e prit peshkimin. Unë u mërzita me pritje dhe e shpreha. Kadri Roshi më tha: ‘Duket që nuk vuan nga nervat, se po të kishe probleme do shkarkoheshe me peshkimin’. Vite më vonë kur xhironim “Fletë të bardha” i kisha premtuar se do jemi në lagunat e Divjakës.

    Ishte dhjetori 1989, Kadriu me Gjergj Lucën çoheshin natën, ende pa u zbardhur dhe në ngricën e dhjetorit shkonin për peshkim. Çdo mbrëmje kënaqej kur shikonte grupin e xhirimit që pinte dhe hante nga gjuetia e tij. Njeriu që merrte një peshk të vogël para gotës me raki ishte ai Kadri Roshi. Na shikonte i përmalluar ! Nuk mundesha ta mbaja për vete këtë ndodhi kaq fisnike të njeriut që na ka dhënë shqiptarin siç e dimë, siç e duam, siç do ta kërkojmë.

    Lexo edhe:

    MEVLAN SHANAJ: NUK MË PËLQEN ZHURMA POR NUK PAJTOHEM AS ME HESHTJEN…

  • Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VIDEO)

    Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VIDEO)

    Shqipëria do të zbresë në fushë në orën 20.45, për ndeshjen kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë.
    Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku shihet se kuqezinjtë do të mbajnë të veshur fanellat e bardha, ndërkaq serbët si vendas ato të kuqe.
    Ekipi i Sylvinhos është në vendin e dytë. Të besuarit e Stojkovic janë në vendin e 3-të.

  • Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VDEO)

    Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes (VDEO)

    Shqipëria do të zbresë në fushë në orën 20.45, për ndeshjen kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë.
    Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku shihet se kuqezinjtë do të mbajnë të veshur fanellat e bardha, ndërkaq serbët si vendas ato të kuqe.

    Ekipi i Sylvinhos është në vendin e dytë. Të besuarit e Stojkovic janë në vendin e 3-të.
     

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Manastirliu takim me bluzat e bardha: Tirana sociale, më shumë shërbime për familjet dhe komunitetin

    Manastirliu takim me bluzat e bardha: Tirana sociale, më shumë shërbime për familjet dhe komunitetin

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, u takua me mjekë dhe infermierë, si një nga grupet e interesit, për të diskutuar rolin që ka bashkia në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
    Duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e bluzave të bardha, për rolin e tyre si profesioniste, gra e nëna ajo tha se Tirana duhet të zhvillohet si një qytet social, ku çdo projekt i ri të ketë në qendër nevojat e fëmijëve, të moshuarve dhe familjeve.
    “Tirana sociale është në themel të çdo pune që bëhet në Tiranë. Qoftë në infrastrukturë, në ndërtim, fokusi do të jetë te ndikimi që ka te fëmijët, te të moshuarit, te familjet. Do të kemi vëmendjen për të plotësuar nevojat e një komuniteti që zhvillohet, që është në rritje, që kërkon dhe beson te shërbimet publike, në çerdhe, kopshte, shkolla që kemi në plan për të rritur numrin e tyre”.

    Manastirliu u shpreh se pushteti vendor mund të bëjë më shumë për përmirësimin e shërbimeve sociale, duke ngritur qendra të posaçme për kategoritë me nevoja specifike.
    “Bashkia mund të bëjë më shumë për shërbimet sociale, sidomos për personat me aftësi ndryshe. Kemi nevojë të hapim më shumë qendra për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe për të mbështetur familjet e tyre. Ndaj jemi të angazhuar për të ngritur një rrjet të strukturuar dhe solidar për mbështetje, që nga kopshti e më tej, për t’i integruar në jetën sociale.”
    Po ashtu, një pjesë e rëndësishme e programit është përmirësimi i pastrimit të qytetit, me riorganizimin e mbledhjes së mbetjeve dhe pastrimin e çdo rruge e çdo kontenieri, për një Tiranë më të pastër dhe më të shëndetshme

  • Aksidentet në vijat e bardha, Vlora mbetet një nga qytetet problematike, shtatë aksidente vetëm këtë vit

    Aksidentet në vijat e bardha, Vlora mbetet një nga qytetet problematike, shtatë aksidente vetëm këtë vit

    Në vetëm nëntë muaj në qytetin e Vlorës kanë ndodhur 7 aksidente këmbësorësh mbi vijat e bardha. Por të dhënat e policisë tregojnë se këto shifra janë më të ulëta se një vit më parë.

    “Në të gjitha rastet e aksidenteve mbi vijat e bardha, autorët janë ndaluar e proceduar sipas ligjit, por policia thotë se në këtë drejtim ka shtuar kontrollet, me synim kapjen e shkelësve që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë rrugore.”, shprehet Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës.
    Shefi i policisë rrugore thotë se gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 edhe numri total i aksidenteve janë në ulje, por është rritur numri i të plagosurve rëndë.
    “Për periudhën janar–shtator 2025 janë regjistruar 73 aksidente në qytetin e Vlorës, krahasuar me 99 aksidente gjatë vitit 2024. Arrestimet dhe kontrollet janë shtuar, duke treguar angazhim më të fortë për parandalim”, shton Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës.
    Pavarësisht masave të marra, edhe vetë drejtuesit e policisë e pranojnë që vetëm ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve mund të shmangë raste si ai i pak ditëve më parë, kur këmbësorja Zabite Myrtaj, punëtore në një fasoneri u përplas mbi vijat e bardha e përfundoi në spital me fraktura.
     

    Top Channel

  • Ishte duke kaluar te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

    Ishte duke kaluar te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

    Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit.
    Një 60-vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vizat e bardha.
    I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
    Ky është një rast i përsëritur i përplasjeve të këmbësorëve nga automjetet në vijat e bardha, ku disa prej rasteve kanë qenë me pasoja fatale për jetën.