Tag: bardh

  • Çoi Bardh Spahinë në SPAK, Edi Rama takim ‘falenderues’ me Mark Mollën në Shkodër

    Çoi Bardh Spahinë në SPAK, Edi Rama takim ‘falenderues’ me Mark Mollën në Shkodër

    Edi Rama ishte sot në Shkodër dhe nuk mund të mungonte dhe një takim i veçantë me ish-drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve,  Mark Molla i shkarkuar nga Bardh Spahia, kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Shkodrës.

    Pasi humbi gjyqet në Apel, Molla duket se është instruktuar nga personazhe të PS-së që të depozitonte një padi në SPAK kundër, Bardh Spahisë.

    Dhe prokuroria e posaçme, sikur nuk kishte asnjë dosje tjetër në dorë, u mor me denoncimin e Mollës, duke dërguar Spahinë në gjyq.

    E për këtë arsye, Rama sot i ka kthyer nderin Mark Mollës, duke e takuar personalisht në Shkodër.

    Por kush është Mark Molla, dhe pse Rama e takoi atë personalisht sot?

    Një personi që dikur ka qenë krahu i djathtë i Ademit dhe në fushatën e fundit elektorale është bërë bashkëpunëtor i ngushtë i Benet Becit, por që edhe dashuria me këtë të fundit nuk i ka zgjatur shumë, pasi Beci e përdori për zgjedhje dhe e hoqi nga puna edhe ai.

    Mark Molla është gjithashtu një person i dënuar me 8 vite burg për përvetësim prone, 10 muaj për shpërdorim detyre, dhe 10 muaj për falsifikim të dokumentit zyrtar.

    Gjë e cila i gjendet edhe në dëshminë e penalitetit që vërteton dënimet në fjalë dhe se ai është rehabilituar. Kur ishte Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër nuk e ka deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit.

    Me gjitha akuzat dhe dënimin ndaj tij, Mark Molla në kushtet kur gjykata e Shkodrës ishte djegur në vitin 1997 dhe dokumentet zyrtare mungojnë, u emërua si drejtor në bashkinë e Shkodrës pas zgjedhjeve lokale të 2015. Një vit pas emërimit KLSH, ushtroi një audit në ndërmarrjen që ai drejton dhe evidentoi disa shkelje të rënda, 4 nga të cilat lidhur me tenderit dhe procedurat e prokurimit. Kryebashkiakja Ademi nuk e mori parasysh asnjëherë raportin e KLSH për ta larguar nga detyra.

    Në vitin 2016 inspektoriati i kontrollit të pasurive e dënoi Mark Mollën me 100 mijë lekë gjobë për mosdeklarim të pasurisë. Kryebashkiakja Voltana Ademi është pyetur vazhdimisht për këtë fakt dhe është mjaftuar me deklaratën ‘jam për zbatimin e ligjit’.

    Për më tepër shihni vendimin e gjykatës, që mban datën 20/05/1961.

    Personi në fjalë njihet në Shkodër për rolin e sekserit në gjykatë dhe prokurori.

  • Bardh Spahia: Në Shkodër b*ndat janë aktivizuar, po kërcënojnë qytetarët

    Bardh Spahia: Në Shkodër b*ndat janë aktivizuar, po kërcënojnë qytetarët

    Bardh Spahia: Në Shkodër b*ndat janë aktivizuar, po kërcënojnë qytetarët

    Kandidati i PD-së, Bardh Spahia, deklaron se bandat kanë nisur që të kërcënojnë qytetarët në Shkodër me anë të telefonatave dhe takimeve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në terren.

    Sipas tij, po kërcënohen gjithashtu edhe njerëzit e PD-së në këtë qytet, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjerë.

    Spahia deklaron se strukturat e shtetit dhe SPAK-u nuk po veprojnë për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.

    “Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend.

    Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.

    Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve.

    Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.

    Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj.

    E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.

    Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD”- tha Spahia në SYRI TV.

  • Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar në Shkodër, po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

    Bardh Spahia: Bandat janë aktivizuar në Shkodër, po kërcënojnë qytetarët dhe njerëzit e PD

    ‘Kohë interesante, kohë dinamike dhe kohë ndryshimesh të mëdha’.
    Kështu u shpreh kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.
    Spahia ka denoncuar situatën e nderë dhe atë që po ndodh në Shkodër gjatë ditëve të fundit.

    Në bisedë me Adi Krastën, Saphia u shpreh se, bandat kanë nisur sërish që të kërcënojnë qytetarët në Shkodër, me anë të telefonatave dhe takimeve. Sipas tij, po kërcënohen gjithashtu edhe njerëzit e PD-së në këtë qytet, komisionerët apo dhe zyrtarë të tjera.
    ‘Shumë shpejt, kemi bindjen absolute se shqiptarët do të zgjedhin për ndryshime të mëdha në këtë vend.
    Fatkeqësia e madhe është simbioza, lidhja e ngushtë që është krijuar mes shtetit që shfryëzon krimin e organizuar dhe e përdor dhe në fushata elektorale.
    Zgjedhjet e dy viteve të kaluara, ishin shëmbëlltyra e një batërdie elektorale, që veç votime nuk mund të quheshin. Kishim prezentë të krimit të organizuar të paktën 4 muaj përpara datës së zgjedhjeve, ku thërrsnin me listë, persona me influencë të zonave të ndryshme, i kërcënonin ose i blenin me para, në mënyrë që të tjetërsonin vullnetin e qytetarëve.
    Pastaj ditën e zgjedhjeve, parakalimi i bandave nga qendra në qendër votimi.
    Fatkeqësia e madhe është se ka filluar edhe sot, intimidimi, kërcënimi i rëndë i strukturave kriminale, krimit të organizuar, bandave ndaj njerëzve të PD, komisionerëve etj.
    E realizojnë nëpërmjet telefonave, përfaqësuesve të tyre në terren dhe gjëja e trishtë është se strukturat e shtetit edhe ai SPAK-u i famshëm nuk po vepron për ta frenuar këtë fenomen tejet shkatërruar për procesin zgjedhor.
    Ne do bëjmë gjithçka për ta frenuar si fenomen, por edhe për ta dokumentuar. Edhe krijimi i asaj Task Force, është prej denoncimeve dhe fakteve të ofruara nga PD’, tha ndër të tjera, Bardh Spahia në SYRI TV.

  • Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV-ja në pritje të rezultateve

    Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV-ja në pritje të rezultateve

    Një bakterie e gjetur në mishin e bardh në Shqipëri, alarmoi edhe Kosovën.
    Është fjala për salmonelën e gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol” në shtetin fqinj.
    E të menjëhershëm ishin edhe reagimet në Kosovë, ku filluan kontrolle të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mishin që importohet nga Brazili.
    “Menjëherë pas raportimit në media mbi incidentin për mishin e bardh me origjinë nga Brazili, ne kemi ngrit masat e kontrollit por deri më tani nuk ka asnjë fakt që lidh incidentin e ndodhur në Shqipëri me produktet në Kosovë. Ne kemi marr konfirmim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë se nuk ka pasur asnjë ri-eksport të ngarkesave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës”, tha zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi.
    Tutje, Thaçi tregoi se janë duke pritur rezultatet nga mostrat e mishit që janë marrë në Kosovë.
    “Mbi bazën e kësaj ne menjëherë e kemi ngritur masat e kontrollit duke mostruar secilën ngarkesë që vjen në import, dhe deri më tani kanë ardh shtatë, të gjitha janë mostruar dhe pritet që të dal rezultati. Këto ngarkesa qëndrojnë të bllokuara deri sa të vjen rezultati i analizave, po ashtu në kontrollin e brendshëm kemi kryer kontrollet në pikat shitëses dhe në depon e importuesit të njërit lloj të produktit. Edhe tek depoja edhe tek pikat shitëse është urdhëruar tek pikat shitëse tërheqja nga tregu. Ndërsa tek depoja është urdhëruar që të mos dalin në treg asnjë produkt i cili është në stok”.
    Bakteria salmonelë që është gjetur në mishin e bardh në Shqipëri shkakton disa simptoma, si: diarre, ethe e dhembje barku.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Bardh Spahia nga SPAK: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën

    Bardh Spahia nga SPAK: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën

    Bardh Spahia nga SPAK: Qeveria përdor kriminelët e 2 prillit për të sulmuar opozitën

    ish-kreu i Bashkië Shkodër, Bardh Spahia, në një prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, u shpreh se mendimet e tij shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë.

    Ai shtoi se mendimet e tij shkojnë sot për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për qytetin.

    Spahia nënvizoi se, sot për fat të keq, shqiptarët po kërkojnë edhe një herë mbrojtjen e votës së lirë dhe shkëputjen e krimit nga shteti, që sipas tij ka kapur çdo zyrë të tij.

    Ish-deputeti theksoi se, çështja e tij që po shqyrtohet nga Gjykata është një formalitet, dhe se ai ka kërkuar një gjykim të drejtë, duke hedhur poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar, pasi e konsideron këtë një padi të përgatitur nga zyrat e Partisë Socialiste.

    Ai bëri thirrje për drejtësi dhe shprehu dyshimet e tij se ky proces është i lidhur me një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, i cili, sipas tij, po përdoret për të ngritur padi ndaj tij.

    Bardh Spahia:

    ‘Mendimet e mia shkojnë për ata katër të rinjtë që humbën jetën në qytetin e Shkodrës, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë, 34 vjet më parë, për familjarët e 2 prillit, për familjarët e 100 të plagosurve dhe për tërë popullin e Shkodrës, duke përkujtuar një prej datave më të rëndësishme për popullin shkodran.

    Sot nuk munda të jem prezent për ta përkujtuar në Shkodër, edhe pse isha një ish-pjesëmarrës në atë protestë, por mu desh të isha në SPAK.

    Për fat të keq, edhe një herë shqiptarët kërkojnë mbrojtjen e votës së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti, i cili ka kapur çdo zyrë të tij. Po atyre kriminelëve të 2 prillit, sot drejtojnë qeverinë.

    Sot shqiptarët po kërkojnë mbrojtjen e votës së lirë, mbrojtjen e vetes së tyre dhe shkëputjen e krimit nga shteti që sot ka kapur gjithçka.

    Kjo e sotmja ishte një formalitet i Gjykatës për ta dërguar çështjen time në gjykim. Sigurisht, unë nuk pranova gjykimin e shkurtuar, por kërkova gjykim normal, i bindur se kjo është një padi e përgatitur në zyrat e PS-së, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Tiranë, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje e korrupsion, ndaj të cilit kontrolli i latë i shtetit ka bërë një lidhje dhe ka kërkuar shkarkimin e tij për abuzime. Sot, ky person përdoret për të ngritur padi ndaj meje’.

  • Akuza e SPAK ndaj Bardh Spahisë, Berisha: Mbrojti institucionin, shpejt merrni vesh çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit.

    Akuza e SPAK ndaj Bardh Spahisë, Berisha: Mbrojti institucionin, shpejt merrni vesh çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit.

    Duke folur pikërisht nga Shkodra, ku mori pjesë në përkujtimin e 2 prillit, Berisha u shpreh se një dosje ekziston për kryebashkiakun socialist, Benet Beci.

    “Bardh Spahia na nderon dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit.
    Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari i cili nuk mund të pranojë delikuente në administratë. Ai proces na bën nder të gjithëve ne”, tha Berisha. Sipas tij “Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin që e mban peng Edi Rama, por ne jemi kundër politikës së pengjeve”.

    Top Channel

  • VIDEO – Ish- kryebashkiaku i Shkodër Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, gjykata zhvillon seancën paraprake

    VIDEO – Ish- kryebashkiaku i Shkodër Bardh Spahia paraqitet në GJKKO, gjykata zhvillon seancën paraprake

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00. Kjo gjykatë ka shqyrtuar dokumentat e prokurorisë dhe të mbrojtjes për të vendosur nëse çeshtja do të kalojë për gjykim sipas kërkesës së SPAK. Në fund, është marrë vendim që çeshtja të kalojë për gjykim të zakonshëm.
    Bardh Spahia është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

    Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, pa të drejtë. Vetë ish- kryebashkiaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

  • GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Bardh Spahisë

    GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Bardh Spahisë

    GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, për veprën penale të “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.
    Sipas SPAK, nga pozicioni i kryebashkiakut Spahia ka larguar nga detyra, M.M., administrator i Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe ka emëruar një person tjetër.
    I pari ka kundërshtuar gjyqësisht këtë urdhër dhe gjykata ka pezulluar urdhrin e largimit deri në një vendim të formës së prerë. Por, referuar hetimit, edhe pse ka pasur dijeni për vendimin e Gjykatës Spahia ka emëruar një tjetër administrator.

  • Spahia nga GJKKO: Qesharake! Akuzohem pse hoqa nga puna një të korruptuar dhe hajdut

    Spahia nga GJKKO: Qesharake! Akuzohem pse hoqa nga puna një të korruptuar dhe hajdut

    Gjykata e Posaçme ka pranuar ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.
    Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
    Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e kryebashkiaku  në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime në korrik të vitit 2022, për të liruar nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, shtetasin Marko Molla dhe ka emëruar në këtë detyrë shtetasin Arvit Bushati.
    I larguari nga detyra ka ushtruar padi në gjykatë, që e ka pranuar kërkesën e tij dhe po ashtu ka vendosur pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia për emërimin e administratorit të ri, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata lidhur me këtë çështje.
    Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Spahia, megjithëse ka qenë në dijeni të vendimit të gjykatës që ishte i qartë dhe i ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershme, e ka anashkaluar këtë urdhërim gjyqësor. Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin Marko Molla, dhe ka emëruar të njëjtin person si administrator. Këto veprime vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
    Në një prononcim për mediat pas daljes nga GJKKO, Bardh Spahia bëri me dije se nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar, por ka kërkuar gjykim normal. Ai tha se përdoret një person i dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi, që sipas tij, është përgatitur në zyrat e PS-së. Sipas Spahisë, akuza nuk qëndron, duke e konsideruar atë si qesharake.
    Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.
    Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj. Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish drejtori kur kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetarit të asamblesë së Ujësjellësi Shkodër.

  • Bardh Spahia në GJKKO: Akuza qesharake, porosi politike! Kam zbatuar vetëm ligjin

    Bardh Spahia në GJKKO: Akuza qesharake, porosi politike! Kam zbatuar vetëm ligjin

    Bardh Spahia

    TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure në GJKKO. Pas përfundimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme, ish-kryebashkiaku ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka zbatuar vetëm ligjin. Spahia ka hedhur akuza se padia kundër tij është përgatitur në zyrat e Partisë Socialiste, për ta përdorur politikisht në kohë elektorale. Ai deklaron se gjatë seancës ka kërkuar gjykim normal.
    Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale. Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj. Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish-drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetrarit të asamblesë së sha Ujësjellësi Shkodër.
    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
    Gjatë paraqitjes së tij në SPAK, Spahia ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht./ZËRI