Tag: bardh

  • Nuk u paraqit se kishte këmbën e thyer! Dështon në GJKKO seanca për Bardh Spahinë 

    Nuk u paraqit se kishte këmbën e thyer! Dështon në GJKKO seanca për Bardh Spahinë 

    Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ishte planifikuar për sot zhvillimi i seancës gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat, Bardh Spahia, por seanca ka dështuar për shkak të mosparaqitjes së tij në gjykatë. 
    Sot në seancë do të ishte vetë Spahia i cili do të jepte deklaratat e tij, por mungesa e tij është justifikuar nga avokatët për shkak se ka thyer këmbën prej 1 muaji dhe nuk i rekomandohet të lëvizë. 
    Prokurorja e çështjes, Dorina Bejko pasi ka shqyrtuar dokumentin e avokatëve për gjendjen shëndetësore të Bardh Spahisë, ajo i bëri me dije avokatit se klienti i tyre mund të lëvizë me paterica dhe se duhet të merren masa për paraqitjen e tij në seancën e ardhshme. 
    Seanca e radhës u caktua më 10 tetor dhe në pyetje do të merret Bardh Spahia. 
    Ndërkohë Bardh Spahia është paraqitur në seancat parlamentare të Kuvendit si dhe në mbledhjet e komisioneve apo dhe në ato të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse këmbën e ka të thyer. 
    SPAK e çoi për gjykim ish kryebashkiakun e Shkodrës më 26 shkurt. Sipas SPAK, Spahia ka vepruar në shkelje të ligjit duke shkarkuar drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, pavarësisht se kishte një vendim gjyqësor për pezullimin e këtij akti. 
    SPAK thotë se Spahia, në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër dhe njëkohësisht si Kryetar i Bashkisë Shkodër, më 18 korrik 2022 ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të administratorit Mark Molla dhe emëroi një anëtar të FRPD-së. 
     

  • Sami Flamuri: “Obraz” – Nderi (apo faqa e bardh) i Nikola Vukçeviq – një histori mbi nderin, guximin dhe njerëzinë

    Sami Flamuri: “Obraz” – Nderi (apo faqa e bardh) i Nikola Vukçeviq – një histori mbi nderin, guximin dhe njerëzinë

    Pas tetë viteve punë të palodhur, regjisori malazez Nikola Vukçeviq solli para publikut filmin e tij më të ri, “Obraz”, një rrëfim i fuqishëm mbi moralin, sakrificën dhe njerëzinë bazuar në kodin e kanunit te Lek Dukagjinit. Filmi u prit me ovacion dhe duartrokitje të pandërprera në premierën e tij kombëtare të mbajtur në kinemanë e hapur të Tivarit, ku u xhiruan edhe shumë skena kyçe – veçanërisht në Tivarin e Vjetër dhe në Xhaminë/Teqenë e Shkanajve.

    Një rrëfim që lindi nga këmbëngulja

    “Na u deshën tetë vjet që të rrëfejmë historinë e njeriut që guxoi t’i bëhej ballë forcës më të madhe – dhe të ndjekë rrugën më të vështirë: të mbrojë në shtëpinë e tij një fëmijë të një feje dhe kombi tjetër, duke rrezikuar jetët e familjes së vet, e kështu duke ruajtur jo vetëm atë fëmijë, por edhe nderin e shtëpisë së tij. Duke besuar se është e çmuar të rrëfehet kjo histori, sot, pas tetë viteve këmbëngulëse, jemi mbledhur në premierën kombëtare – një moment që për ne përfaqëson kulmin e emocioneve dhe përkushtimit,” – theksoi regjisori Nikola Vukçeviq.

    Besa dhe trimëria – vlera të përjetshme

    “Obraz”-Nderi nuk është vetëm rrëfimi për një njeri, por edhe për atë që na obligon të gjithëve – që në kohë të vështira të ruajmë njerëzinë, të mbrojmë më të dobëtin dhe të dëshmojmë se faqa e bardh është po aq e madhe sa edhe trimëria,” përfundoi Vukçeviq.

    Filmi thërret për kapërcimin e ndarjeve dhe për gjetjen e një gjuhe të përbashkët në humanizëm, sepse kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe përparimit të vërtetë.

    Nga tregimi i Zuvdija Hoxhiqit te ekrani i madh

    Inspirimi për filmin vjen nga tregimi antologjik “Obraz (Legjenda për Nur Dokën)” i akademikut Zuvdija Hoxhiq Ngjarja është vendosur në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, e bazuar në një histori të vërtetë në një vend të vogël të paemërtuar në Mal të Zi.

    Gjatë 36 orëve dramatike, një fëmijë ortodoks vllah i përndjekur, i cili humbi prindërit në një sulm të njësisë fashiste SS Skënderbeg dhe të Divizionit të Sanxhakut nga Novi Pazari, gjen strehim tek shqiptari Nur Doka. Ai përballet me një dilemë të rëndë morale – a ta dorëzojë fëmijën për të shpëtuar familjen, duke tradhtuar kodin e lashtë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, apo të rrezikojë gjithçka për ta mbrojtur.

    Interpretim i fuqishëm aktorial

    Të gjithë aktorët, të udhëhequr nga Edon Rizvanolli dhe i riu Elez Axhoviq, sollën interpretime të fuqishme dhe të ndjeshme, që na kujtojnë se histori të tilla janë të mundshme dhe se duhet të dëgjohen.

    Në veçanti, u theksua edhe roli i fundit i legjendarit Selman Jusufi, i cili portretizon babain bajraktar Nuredin Dokën. Në çdo skenë të filmit, ai lë një gjurmë të pashlyeshme të mjeshtërisë së tij aktoriale.

    “Obraz” “Nderi “është një film që ngre pyetje të mëdha morale, por edhe na kujton se humanizmi, faqa e bardh besa nderi dhe trimëria janë vlera që kapërcejnë kohën, fenë dhe kombin.

  • Rama lavdëron rektorin e UBT-së, ‘thumbon’ demokratin: Këta bardhët e djathtë janë lloj lloj, po ky është Bardh i ndriçuar

    Rama lavdëron rektorin e UBT-së, ‘thumbon’ demokratin: Këta bardhët e djathtë janë lloj lloj, po ky është Bardh i ndriçuar

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ka shkëmbyer batuta në lidhje me emrin e rektorit të UBT, Fatbardh Sallaku.
    “Falë Bardhit arritëm të kishim një reformë që ka bërë diçka radikale.Këta bardhët e djathtë janë lloj lloj, po ky është Bardh i ndriçuar.Ka spostuar bërjen e kurikulave nga duart e shefave të departamenteve. Në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t në rajon.Shqipëria si gjithë bota përballet me ndryshimet klimaterike, rritjen e temperaturave, humbjen e ekosistemeve, dhe këto janë ato që janë të pa ndashme nga jeta jo në planet dhe të pandashme nga qenia jonë në BE”, tha ai.

  • “Mos më kap me dorë…”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

    “Mos më kap me dorë…”, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia përplasen me policët në Theth: Legen, afrohu se qenke i fortë…!

    VIDEO

    Në fshatin turistik të Thethit vijon prej 6 ditësh aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e sotme ishin në Theth edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Dy drejtuesit politikë të PD-së të Shkodrës nuk janë lejuar të afrohen në vendin ku po bëheshin prishjet e radhës, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike dhe verbale, me palët që kanë shkëmbyer edhe fyese. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në pamjet shihet qartë se se policët nuk kanë lejuar dy eksponentët e PD të kalojnë rripin e sigurisë, me deputetin Luçiano Boçi që i ka kërkuar një polici: Mos më kap me dorë…! Ndërsa një tjetri i është drejtuar me fjalët: Legen, afrohu se qenke i fortë…!Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

    Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

    Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.
    “Për hir të së vërtetës këto pamje nuk i ka provuar kjo zonë që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriotë të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar”, tha ai.
    Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si një besprerë tipik”.
    “Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha ai duke e cilësuar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi Partinë Socialiste më 11 maj.
    Ndërkohë Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës.
    “Duke goditur qytetarë e Thethit kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë”, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japë atë “klientëve të tij”./ Tv Klan

  • Gjyqi për Bardh Spahinë, ish-drejtori i Ujësjellësit Shkodër: U shkarkova me postë, nisi luftë

    Gjyqi për Bardh Spahinë, ish-drejtori i Ujësjellësit Shkodër: U shkarkova me postë, nisi luftë

    Mark Molla dhe Bardh Spahia

    TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ku SPAK i ka ngritur akuzën e “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”. Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër, njëherësh personi që ka paditur Bardh Spahinë është paraqitur në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga Prokuroria.
    Në dëshminë e tij, Molla tha se në maj 2022 ishte njoftuar me një urdhër largimi të ardhur me postë dhe se nuk ishte ftuar kurrë në asnjë mbledhje të asamblesë për vendimin e shkarkimit. Ai theksoi se gjykatat nuk e njohën asnjërin prej vendimeve të Spahisë për ta larguar nga detyra.
    Sipas Mollës, pas urdhrit të tretë të largimit, një përfaqësues i Bashkisë i kërkoi të lironte zyrën, por ai refuzoi pa një vendim gjyqësor. Ai shtoi se ndërtesa e ujësjellësit u rrethua nga policia dhe se zyra e tij u thye nga një komision, i cili ishte miratuar një ditë pas thyerjes. Ai deklaroi gjithashtu se nga 320 punonjës, Spahia kishte urdhëruar që vetëm 62 persona të kishin akses në institucion.
    Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër: Gjatë vitit 2022 kam qenë administrator tek ujësjellësi. Kam bërë detyrën mirë. Ujësjellësi ka qenë ndër më të mirët në Shqipëri. Ka pasur 0 fonde. Kam bërë kallëzim penal se ish-kryebashkiaka në detyrë më ka emëruar tre vjet më parë. I jam drejtuar Prokurorisë Shkodër, se jam njohur me shkresa zyrtare dhe jam njohur si njeri pa vlerë. Unë nuk jam lejuar me hyrë në ujësjellës. Kryetari ka shpërdoruar detyrën me largimin  nga puna të menjëhershëm pa asnjë qortim, as vërejtje dhe pa vendim asambleje.
    Fillimisht ka larguar anëtarët e stafit mbikëqyrës rreth muajit qershor. Unë do kisha avokatin tim dhe të konsultohesha, dhe mendoj se duhet të isha palë në proces. Fillimisht jam njohur me një urdhër largimi që më ka ardhur me postë. Janë tre vendimmarrje nga ish kryetari Bardh Spahia. Përveç meje, dhe dy anëtarët e tjerë të stafit të ujësjellësit i janë drejtuar gjykatës. Unë jam vazhduar një periudhë kohe, teksa një ditë ka ardhur në zyrë Ardi Cylybyli me disa njerëz të bashkisë dhe më ka thënë me liruar zyrën. Institucioni atë ditë u ruante nga policia bashkiake dhe policia e shtetit. Atë ditë jam ndjerë keq dhe jam shtruar në spital tre ditë. Nga 320 punonjës ka nxjerrë një urdhër që do futen vetëm 62 persona. Unë s’kam bërë asnjë dorëzim, zyra është thyer me shkresë. Për largimin nga puna jam njoftuar nga posta dhe ma ka sjellë sekretaria e asamblesë. Këto vendimmarrje nuk janë bërë të ditur punonjësve të ujësjellësve. Unë merakun tim e kam pas me shku Bardhi kryetar bashkie dhe filloi luftën jo me burrni por me metodat e tij të ngjashme komuniste. Doja ta shikoja ballë për ballë. Unë mendoj se asambleja ka pasur dijeni për largimin tim. Gjatë vitit 2022, nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët.
    Në lidhje me rrogat i ka marrë nga data 1 deri në 5 çdo muaj. Edhe në lidhje me klorin asnjë problematikë. Në lidhje me proceset gjyqësore vijon vetëm dëmi ekonomik dhe nuk heq dorë. Edhe sot po shpif në media. Porcese të tjera që lidhen me punën nuk kam hap akoma.
    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. SPAK njofton se Spahia ka pushuar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Mollën dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi./ZËRI

  • Gjyqi ndaj Bardh Spahisë, më 5 qershor thirren dëshmitarë të SPAK, por edhe ata që mbrojnë ish-kryebashkiakun e Shkodrës

    Gjyqi ndaj Bardh Spahisë, më 5 qershor thirren dëshmitarë të SPAK, por edhe ata që mbrojnë ish-kryebashkiakun e Shkodrës

    Punonjës të Bashkisë së Shkodrës do të jenë dëshmitarët e SPAK-ut, por edhe të mbrojtjes së ish-kryebashkiakut të këtij qyteti, Bardh Spahia, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzën e pengimit të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

    Më datë 5 qershor, Gjykata e Posaçme ka vendosur të thërrasë për të dëgjuar Ardit Cybylin, Fisnik Luftinën dhe Mark Mollën, ky i fundit personi që u shkarkua nga detyra prej ish-kryebashkiakut dhe për të cilin u urdhërua kthimi në detyrë. Por moszbatimi i vendimit të gjykatës prej ish-funksionarit të pushtetit lokal konsiderohet nga SPAK si vepër penale, dhe për këtë arsye ai është dorëzuar si i pandehur në Gjykatën Antikorrupsion.
    Bardh Spahia ka insistuar se për punonjësin Molla është zbatuar ligji dhe, sipas tij, këtë e tregojnë faktet.
    Më herët, ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar në një seancë paraprake pushimin e çështjes, duke u vetëdeklaruar i pafajshëm, pasi sipas tij faktet nuk ekzistojnë.
    Kjo është hera e parë që një ish-zyrtar gjendet nën akuzë sepse nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për marrëdhëniet e punës, ndërkohë që rezulton se në Shqipëri, nga viti 2013 deri në 2023, Ministria e Financave ka paguar një faturë prej 17 miliardë lekësh në favor të qytetarëve të larguar nga puna në shtet dhe që kanë hapur më pas procese gjyqësor

    Top Channel

  • PD fitoi qarkun e Shkodrës, futet në parlament Bardh Spahia

    PD fitoi qarkun e Shkodrës, futet në parlament Bardh Spahia

    Bardh Spahia

    SHKODËR- Qarku i Shkodrës po vijon me numërimin e kandidatëve të listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri. Ky qark u fitua nga Partia Demokratike, e cila mori 5 mandate, 4 Partia Socialiste dhe 2 Partia Socialdemokrate. Ngas lista e hapur, vetëm Partia Demokratike ka futur një deputet, Bardh Spahiën. Spahia ka arritur të sigurojë një total prej 9414 votash duke u bërë kështu pjesë e Parlamentit.
    PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.
    Lista e PD- 5 mandate
    Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
    Kliti Hoti (listë e mbyllur)
    Greta Bardeli (listë e mbyllur)
    Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
    Bardh Spahia 9414 vota
    Lista e PS- 4 mandate
    Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
    Onid Bejleri (listë e mbyllur)
    Xhenis Çela (listë e mbyllur)
    Bujar Rexha (listë e mbyllur)
    Lista e PSD- 2 mandate
    Tom Doshi (listë e mbyllur)
    Sabina Jorgo (listë e mbyllur). /ZËRI

  • Numërimi për kandidatët nga lista e hapur në Shkodër, futet në Kuvend Bardh Spahia

    Numërimi për kandidatët nga lista e hapur në Shkodër, futet në Kuvend Bardh Spahia

    Qarku i Shkodrës po vijon procesin e numërimit për kandidatët e listës së hapur që do të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e ri. Deri më tani, janë numëruar 267 nga 405 kuti votimi, ndërsa ndarja e mandateve në këtë qark është: 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

    Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka arritur të sigurojë një mandat përmes kësaj formule. Deputeti i vetëm që hyn në Kuvend nga lista e hapur është Bardh Spahia, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër, i cili ka marrë 6,216 vota. Partia Socialiste, ndonëse ka siguruar katër mandate, nuk ka mundur të nxjerrë deputet nga lista e hapur.

    Sipas renditjes, kandidatët që përfaqësojnë PD-në në Kuvend janë: Luçiano Boçi, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj (të gjithë nga lista e mbyllur) dhe Bardh Spahia (nga lista e hapur). Gjithashtu Tedi Kopliku ka siguruar deri më tani  (5494) vota.

    Procesi i numërimit në Shkodër pritet të përmbyllet në orët në vijim.

    Lista e PD- 5 mandate
    Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
    Kliti Hoti (listë e mbyllur)
    Greta Bardeli (listë e mbyllur)
    Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
    Bardh Spahia 6216 vota

    Lista e PS- 4 mandate
    Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
    Onid Bejleri (listë e mbyllur)
    Xhenis Çela (listë e mbyllur)
    Bujar Rexha (listë e mbyllur)

    Lista e PSD- 2 mandate
    Tom Doshi (listë e mbyllur)
    Sabina Jorgo (listë e mbyllur)

  • Shkodra ‘blu’/ Bardh Spahia hyn në Kuvend, PSD me 2 vende, futet Tom Doshi, Bilali e PS, jashtë

    Shkodra ‘blu’/ Bardh Spahia hyn në Kuvend, PSD me 2 vende, futet Tom Doshi, Bilali e PS, jashtë

    Bardh Spahia, Marjana Koceku dhe Tom Doshi

    SHKODËR-Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet në Shkodër duke siguruar 5 mandate. Në Kuvend do të hyjnë 5 kandidatë, Luciano Boci, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Ramadan Likaj dhe Bardh Spahia, i cili është nga lista e hapur dhe nga numërimi i votave preferenciale ka marrë 8278 vota.
    Partia Socialiste ka marrë 4 mandate duke futur në Kuvend vetëm listën e mbyllur që përbëhej nga Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha. Jashtë Kuvendit ka mbetur kandidatja e listës së hapur, Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj.
    Forcë e tretë është renditur Partia Social Demokrate, duke siguruar dy mandate. Konkretisht deputetë të PSD-së nga ky qark, do të jenë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo./ZËRI