Tag: barcelonën

  • Liverpool me ofertë të parezistueshme për Barcelonën, 100 milionë euro për 26-vjeçarin e katalanasve

    Liverpool me ofertë të parezistueshme për Barcelonën, 100 milionë euro për 26-vjeçarin e katalanasve

    Duke qenë se Virgil Van Dijk me shumë mundësi do largohet si lojtar i lirë në verë, pasi nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm, Liverpool është hedhur në sulm për të siguruar një zëvendësues të denjë për holandezin. Edhe nëse ky i fundit qëndron, mosha që ka nuk e favorizon për një periudhë afatgjatë, ndaj lind nevoja për një pasues të denjë.
    Arne Slot ka zgjedhur Ronald Araujo-n, qendërmbrojtësin e Barcelonës, i cili rinovoi vetëm pak kohë më parë me katalanasit deri në vitin 2031. Mediat angleze raportojnë se Liverpool është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për uruguianin, shifër shumë tunduese për Barcelonën, e cila ka vujatur jo pak vitet e fundit nga ana financiare.
    Pavarësisht interesimit tejet serioz të Liverpool-it, Araujo është i fokusuar totalisht të mbyllë në mënyrë të suksesshme sezonin aktual me Barcelonën, pastaj për të ardhmen do të vendosë gjatë verës. Uruguiani ka qenë edhe në merkaton e janarit pranë largimit nga Barcelona, ku Juventus ishte shumë i interesuar për të, por në fund vendosë të qëndojë te katalanasit, ku pak ditë më vonë erdhi dhe rinovimi.
    Gjithsesi, propozimi i Juventusit për huazim me të drejtë blerjeje, as që i ofrohet asaj që ofron Liverpool: 100 milionë euro për kartonin e tij.

  • Nico Williams refuzon Arsenalin dhe Barcelonën, bën atë që nuk e priste askush!

    Nico Williams refuzon Arsenalin dhe Barcelonën, bën atë që nuk e priste askush!

    11 Prill 2025

    14:40

    Telesport

    Nico Williams ka menduar t’i befasojë të gjithë me vendimin për karrierën e tij.
    Sulmuesi spanjoll pritet të refuzojë ofertat e bujshme nga Arsenal, Chelsea dhe Barcelona, pavarësisht se ka mundësinë të rrisë pagën dhe të luajë në skuadra prestigjioze.
    Ai është bindur që të rinovojë me Athletic Bilbao. Madje, pritet të firmosë një kontratë “të përjetshme”, pra që i lejon të qëndrojë për më shumë se një dekadë me baskët.
    Nëse rinovon, klauzola e tij e largimit do të bëhet 90 deri në 100 mln euro, duke ulur shanset që të ndryshojë skuadër.