Tag: barcelonën

  • Asllani “arkivon” shpejt fitoren me golin e tij: Tani duhet të japim gjithçka ndaj Barcelonës

    Asllani “arkivon” shpejt fitoren me golin e tij: Tani duhet të japim gjithçka ndaj Barcelonës

    4 Maj 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Duke folur për “Sky Sport”, mesfushori zikaltër dhe autori i golit vendimtar të fitores, Kristjan Asllani, komentoi suksesin 1-0 ndaj Hellas Verona: “E dinim që sot do të ishte e vështirë, sepse tani jemi prapa, jo në krye të renditjes. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.
    Sot ishte e rëndësishme vetëm fitorja, tani kemi Barcelonën dhe pastaj duhet të japim gjithçka në ndeshjet që mbeten. Kemi pasur tifozë të jashtëzakonshëm në mbështetje ndaj Bayernit, me ta do të jetë edhe më bukur kundër Barçës. E dimë që ndoshta po luajmë kundër skuadrës më të fortë, por duhet të japim gjithçka”.
    Sërish për Barcelonën: “Duhet të japim gjithçka dhe jemi të vetëdijshëm se mund të mos mjaftojë. Po përballemi me një skuadër shumë të fortë, por besojmë dhe duam ta kalojmë turin”.

  • Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

    Rrezik për Barcelonën; “madridisti” Marciniak pritet të gjykojë gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit

    Katalanasja “Sport”, media pranë blaugranëve të Hansi Flick, ka bërë një paralajmërim: “Rrezik për Barcelonën, ‘madridisti’ Marciniak mund ta gjykojë ndeshjen e kthimit në Milano”. Shkrimi në fjalë vazhdon si më poshtë:
    “UEFA do të bëjë publike të dielën e ardhshme emrin e gjyqtarit që do të drejtojë ndeshjen e kthimit mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League, por nga Polonia vjen një paralajmërim i fortë.
    Sipas medias “Meczyki”, favorit absolut për këtë detyrë është Szymon Marciniak, arbitri kontrovers që së fundi u përfshi në polemikën e madhe për penalltinë e anuluar të Julián Álvarez kundër Real Madridit për ‘prekje të dyfishtë’ të topit.
    Ky mund të shihet si shpërblim i UEFA-s për një gjyqtar që, pavarësisht kritikave të mëdha, ka vazhduar të drejtojë takime të nivelit të lartë. Nga ambienti katalanas nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por emri i Marciniak ka ngjallur shqetësim të madh te Barça, sidomos për shkak të së kaluarës së tij.
    Një histori që shqetëson Barcelonën
    Marciniak është akuzuar shpesh për favore të mundshme ndaj Real Madridit. Në dy sezonet e fundit, ka marrë shumë kritika për vendime të dyshimta në ndeshje kyçe që përfshijnë klubin madrilen. Në sezonin e kaluar, nuk lejoi një gol të De Ligt në gjysmëfinalen Real Madrid-Bayern Munich; ndali aksionin për një pozicion jashtë loje, pa lejuar që loja të vazhdonte me kontroll të mundshëm nga VAR-i, edhe pse pamjet tregonin se goli duhej akorduar. Bayerni protestoi formalisht, por pa rezultat.
    Ndërkohë, pas ndeshjes AtleticoMadrid-Real Madrid në këtë sezon, ku Marciniak anuloi një penallti të transformuar në gol nga Álvarez për ‘prekje të dyfishtë’, polaku u rikthye në skenë me ndeshjen Gjermani-Itali në ‘Nations League’. Sinjal se UEFA e mbështet ende fuqishëm.
    Statistika që nuk favorizojnë Barçën
    Marciniak është gjithashtu gjyqtari që ka arbitruar dy nga disfatat më të thella të Barcelonës në Champions vitet e fundit: 3-0 ndaj Juventusit dhe 4-0 ndaj PSG-së. Për këtë arsye, shumë në Katalonjë e shohin emërimin e tij të mundshëm si ogur të keq për ndeshjen vendimtare në ‘San Siro’.
    Rreth këtij lajmi nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga klubi blaugrana, por emri i Marciniak nuk kalon pa u vënë re. Tashmë mbetet të shihet nëse UEFA do ta konfirmojë atë të dielën si arbitrin e përballjes së kthimit më 6 maj”.

  • Barazimi me Barcelonën, Zaneti motivon Interin, ish-kapiteni ka një mesazh edhe për tifozët

    Barazimi me Barcelonën, Zaneti motivon Interin, ish-kapiteni ka një mesazh edhe për tifozët

    Zëvendëspresidenti i Interit, Havier Zaneti ka reaguar pas barazimit të zikaltërve në transfertën me Barcelonën. Në profilin e tij në Instagram, argjentinasi dërgoi një mesazh drejtuar ekipit dhe gjithashtu tifozëve: “Përpjekje e shkëlqyer, djema. Të gjithë në San Siro për ndeshjen e kthimit”, shkruan ai.
    Të martën, 6 maj, në orën 21:00 në “San Siro” do të mësohet ekipi i parë që do të prekë finalen e Championsit që luhet më 31 maj në “Allianz Arena”.

  • Arbitra që gjykojnë Real Madridin dhe Barcelonën, ja se kush do të vijë për finalen e “Final Four” në Superiore 

    Arbitra që gjykojnë Real Madridin dhe Barcelonën, ja se kush do të vijë për finalen e “Final Four” në Superiore 

    Tashmë është mbyllur sezoni i rregullt në Superiore dhe janë mësuar katër ekipet të cilat do të vazhdojnë më tej në skemën “Final Four”. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani kanë avancuar më tej, ndërsa sot në mëngjes do të hidhet shorti për të vendosur edhe përballjet direkte në gjysmëfinale. 
    I ftuar në “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini, ka treguar emrat e arbitrave që po përfliten për të ardhur në Shqipëri për të gjykuar finalen e “Final Four”. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, gjysmëfinalet do të mbahen nga arbitrat shqiptarë, ndërsa finalja, për të evituar polemikat, do të ketë një arbitër të huaj. Por këtë herë emri do të jetë më i madh se sezoni i shkuar pasi flitet për Danny Makkelie ose Syzmon Marciniak. Të dy arbitra janë në nivele të larta të futbollit dhe shpesh i shohim në Champions League duke gjykuar Real Madridin ose Barcelonën. /Sport Ekspres/ 

  • Arabët kërkojnë Raphinha, janë gati të mbulojnë me ar lojtarin dhe Barcelonën, ja shifra

    Arabët kërkojnë Raphinha, janë gati të mbulojnë me ar lojtarin dhe Barcelonën, ja shifra

    24 Prill 2025

    12:48

    Telesport

    Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet nga Arabia Saudite ia kanë vënë syrin një tjetër emri të madh në futbollin europian.
    Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Raphinha, një lojtar i Barcelonës që këtë sezon po shkëlqen me katalanasit. Për të bërë të mundur transferimin e tij, klubet arabe janë gati të paguajnë rreth 300 milionë euro.
    Sipas “Sport”, kjo është një shumë që do të bindte të gjithë që marrëveshja të mbyllej sa më shpejt, duke parë që Barcelona ka nevojë për parà. Disa klube arabe kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit për të mësuar më shumë rreth situatës.
    Raphinha ka qenë lider këtë sezon për Barcelonën, duke shënuar 30 gola deri më tani në 49 ndeshje të luajtura në total këtë sezon. Ai ishte pranë largimit që verën e kaluar, por në fund ishte trajneri Hansi Flick që e bindi të qëndrojë.

  • Lewandowski: Dua të luaj në elitë deri 40 vjeç dhe të fitoj Champions-in me Barcelonën

    Lewandowski: Dua të luaj në elitë deri 40 vjeç dhe të fitoj Champions-in me Barcelonën

    Barcelona nuk ka marrë lajme të mira nga rezultatet e rezonancës magnetike për Robert Lewandowskin, pas shqetësimit muskulor që e detyroi sulmuesin polak të kërkonte zëvendësimin në fitoren e vuajtur kundër Celta Vigos. Dëmtimi në muskujt semitendinozë të kofshës së majtë nuk do t’i lejojë atij të luajë as kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit, as në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
    Por para se të dëmtohej, në moshën 36-vjeçare, Lewandowski nuk tregonte asnjë shenjë lodhjeje. Në një intervistë për BILD, të publikuar dje në Gjermani, ai tha: “Fizikisht ndihem ende si më parë. Edhe kur i shikoj të dhënat fizike pas ndeshjeve, vazhdoj të jem i kënaqur”. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke parë shifrat e tij: 99 gola në 142 ndeshje me fanellën e Barcelonës që nga viti 2022.
    Lewandowski vinte nga një paraqitje fantastike kundër Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me dy gola në ndeshjen e parë (4-0), dhe një sfidë më e vështirë në kthim, në Gjermani, që megjithatë nuk i pengoi katalanasit të kualifikoheshin: “Ishte një përvojë e rëndësishme. E kuptuam se duhet të japësh 100% në të dyja ndeshjet, por natyrisht duam ta fitojmë Champions-in”.
    Dhe për sa kohë do ta shohim Lewandowskin golashënues me Barcelonën? Ja si përgigjet vetë bomberi polak: “Ndoshta deri në moshën 40-vjeçare, ashtu si Cristiano Ronaldo. Fizikisht do të ishte e mundur, por ka shumë faktorë të jashtëm që ndikojnë. Derisa të kem dëshirë, do të jap gjithmonë 100%”.

  • Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim, ja si mund ta frenojë Barcelonën

    Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim, ja si mund ta frenojë Barcelonën

    19 Prill 2025

    11:02

    Alfred Lleshi

    Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës, ka dhënë dorëheqjen nga posti si president i Sektorit Teknik të Federatës Italiane të Futbollit. Me një karrierë të gjatë si lojtar dhe më pas si drejtues, ai ka komentuar për “Corriere della Sera” sfidën gjysmëfinale të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, një përballje mes dy ish-skuadrave të tij.
    “Interi nuk duhet të ketë një qëndrim spekulativ në ndeshjen e parë, duke menduar që atyi për kthimin. Për mendimin tim, mund ta frenojë Barcelonën”, – tha Albertini, duke iu referuar sfidës së parë që do të luhet më 30 prill në Spanjë dhe ndeshjes së kthimit më 6 maj në “San Siro”.
    I pyetur nëse ky Inter i ngjan Milanit të tij, Albertini u shpreh: “Absolutisht po. Në disa raste është vetë klubi që krijon kushtet për t’iu marrë më të mirën lojtarëve. Një dhomë zhveshjeje e bashkuar të shtyn të japësh më shumë, të kapërcesh çdo vështirësi. Unë mund ta dëshmoj këtë nga të dyja përvojat: si senator te Milani dhe si ‘i huaj’ në dhomën e zhveshjes së Barcelonës”.

  • Hansi Flik ka statistika si të Guardiolës kur fitonte me Barcelonën,befasi qëndrimet e Laportës ndaj Realit të Madridit

    Hansi Flik ka statistika si të Guardiolës kur fitonte me Barcelonën,befasi qëndrimet e Laportës ndaj Realit të Madridit

    Adriatik BALLA
    Liga e Kampioneve është futur tashmë në fazën gjysmëfinale të saj, ku padyshim skuadrat që dalin të fituara mund të konsiderohen edhe si pretendente për trofeun, pasi të katër ekipet e kualifikuara kanë cilësi dhe bindin falë kontigjentit cilësor që kanë në përbërje. Ndërkohë, arrin më në fund një humbje për Barcelonën, e cila mbrëmë ndoshta e pagoi qetësinë dhe rehatinë që e pati pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë. Humbja 1:3 në Gjermani nga Borusia Dortmundi në ndeshjen e kthimit çerekfinale mund t’i bëjë Lamine Jamalin me shokë që të reflektojnë. Por, kjo nuk e zbeh impresionizmin e “Blaugrana”, të cilët pas një kohe të gjatë u rikthyen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
    Hansi Flik është pak mediatik, por ai e bëri një tjetër arritje në karrierën e tij. Ndërkaq, numrat e tij me Barcelonën e demonstrojnë një impakt të cilin pakkush e priste. Me ndeshjen e mbrëmshme, fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2021 me Bajernin e Munihut dhe kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014, arriti në kuotën e 50 ndeshjeve në bankinën e gjigantit katalanas. 37 fitore, 6 barazim e 7 humbje është bilanci deri këtu, me të cilin ekipi i tij shkoi në gjysmëfinale të Championsit, është i pari në La Liga dhe shkoi në finale të Copa del Rey. Një fitore kundër Dortmundit do t’ia mundësonte atij ta barazonte Pep Guardiolën e Gerardo Martinon, duke e pasur parasysh se ata i kishin regjistruar 37 fitore, 8 barazime e 5 humbje në 50 ndeshjet e para si trajnerë të Barcelonës. Trajneri që i kishte statistikat më të mira tek Barcelona në 50 ndeshjet e para në krye të saj ishte Luis Enrike. Trajneri aktual i Paris San Zhermenit i kishte fituar 42 prej 50 ndeshjeve të para në krye të “Blaugrana”.
    Flik mbrëmë i kaloi paraardhësit e tij si Rijkard (28 fitore), Koeman (33 fitore) e Ksavi Hernandez (28 fitore). Ernesto Valverde, aktualisht trajner i Athletik Bilbaos, është ai që kishte pësuar më së paku humbje në 50 ndeshjet e para me Barcelonën: vetëm 3. Ndërkohë, presidenti i skuadrës, Huan Laporta, duke lavdëruar Barcelonën për ecurinë në këtë edicion të Champions League, nuk ngurroi të thumbonte rivalin e vjetër, Realin e Madridit, për ndikimin që ka në La Liga, dëhsmuar edhe me vendimin e Disiplinorit të federatës spanjolle, që e penalizoi Kilian Mbape për kartonin e kuq me vetëm një ndeshje, edhe pse në rregullore ai mund të pezullohej më shumë.

  • Flick sheh lart… Në 50 ndeshjet e para me Barcelonën, statistikat e tij janë si të Guardiolës

    Flick sheh lart… Në 50 ndeshjet e para me Barcelonën, statistikat e tij janë si të Guardiolës

    Barcelona u mposht të martën mbrëma 3-1 nga Borussia Dortmundi në Gjermani, rezultat që vjen pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë dhe ndoshta u ndikua nga një qetësi e tepërt, por e kuptueshme. Humbja bën të reflektojnë Yamal dhe shokët e tij, por nuk errëson arritjen e madhe të katalanasve, të cilët pas një periudhe të gjatë janë kthyer në gjysmëfinalet e Champions League.
    Pak i ekspozuar mediatikisht, Hansi Flick shënon kështu një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij. Statistikat tregojnë se edhe te Barcelona, trajneri gjerman ka atë ndikim që pak njerëz e kishin parashikuar. Me transfertën e fundit gjermane, Flick, kampion Europe me Bayern Munich më 2021 dhe kampion bote me Gjermaninë më 2014, ka arritur 50 ndeshje në pankinën e Barcelonës.
    Bilanci: 37 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje, me skuadrën e tij që është në gjysmëfinale të Champions League, në vendin e parë të La Liga-s dhe në finalen e Kupës së Mbretit.
    Me një fitore ndaj Dortmundit, Flick do të ishte barazuar me Pep Guardiolën dhe Gerardo Martinon, të cilët kishin 37 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje në 50 ndeshjet e tyre të para me Barcelonën.
    Luis Enrique, aktualisht te Paris Saint-Germain, mban rekordin për startin më të mirë me Barcelonën pas 50 ndeshjesh: 42 fitore. Flick, ndërkohë, lë pas emra si Rijkaard (28 fitore), Koeman (33) dhe Xavi (28). Ernesto Valverde, tani tek Athletic Bilbao, është ai që ka pësuar më pak humbje në 50 ndeshjet e para si trajner i Barcelonës: vetëm 3.
    Ja deklarata e Flick pas humbjes 3-1 në fushën e Borussia Dortmundit: “Nuk ishte dita jonë më e mirë, por në fund u kualifikuam në gjysmëfinalet dhe ky ishte qëllimi ynë. Arritja e gjysmëfinales është shumë e rëndësishme për tifozët tanë dhe për klubin. Gjysmëfinalja e parë që nga viti 2019? Një arritje fantastike. E di sa e fortë është Borussia Dortmundi dhe këtë e tregoi. Kaluam momente të vështira për pak, por ia dolëm”.

  • “Jemi të vetmit që kemi mundur Barcelonën në vitin 2025” trajneri i Dortmundit pas eleminimit: Ndeshje si kjo nuk e bëjnë dot shumë ekipe

    “Jemi të vetmit që kemi mundur Barcelonën në vitin 2025” trajneri i Dortmundit pas eleminimit: Ndeshje si kjo nuk e bëjnë dot shumë ekipe

    Borusias së Dortmundit nuk i ka mjaftuar fitorja 3-1 për të eleminuar Barcelonën. Verdhezinjtë kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve në fazën e çerekfinaleve. Trajneri i Dortmundit ka theksuar pas ndeshjses se ekipi i tij i ka shkaktuar humbjen e parë katalanasve për vitin 2025. Diçka që asnjë ekip tjetër nuk ka arritur ta realizojë.
    “Jemi të mërzitur që jemi eleminuar, por jemi krenarë për atë që lojtarët shfaqën. Jemi ekipi i vetëm që kemi mundur Barcelonën në vitin 2025. Kjo flet shumë për performancën e ekipit. Të bësh një ndeshje të tillë nuk është diçka që shumë ekipe kanë qenë të aftë ta bëjnë kundër tyre këtë vit”, ka deklaruar Niko Kovaçi./Sport Ekspres/