Tag: barcelonën

  • Joan Garcia te Barcelona, tifozët e Espanyolit e akuzojnë: Tradhtar, shkove te “përbindëshi”

    Joan Garcia te Barcelona, tifozët e Espanyolit e akuzojnë: Tradhtar, shkove te “përbindëshi”

    Joan García ka lënë zyrtarisht Espanyolin për të firmosur me Barcelonën, rivalen e qytetit, duke shkaktuar një “shpërthim” mes tifozëve e drejtuesve të klubit bardhekaltër. Pas një darke me agjentin e tij, Juanma López, të dashurën dhe shokun e ri të skuadrës, Dani Olmo, në restorantin “Erre & Urrechu” në Barcelonë, portieri dha edhe deklaratat e para: “Jam i lumtur, shumë i lumtur. Mezi po pres të firmos në prani të presidentit Laporta”.
    Zgjedhja e tij, natyrisht, nuk është pritur mirë nga Espanyoli. Ish-presidenti i klubit, Joan Collet, e ka sulmuar ashpër portierin: “Më bezdis fakti që shkoi te ‘përbindëshi’. Ka tradhtuar shokët e skuadrës, trajnerin dhe tifozët. Mënyra si e bëri ishte e papranueshme”.
    Po aq i ashpër ka qenë edhe ekonomisti dhe tifozi i njohur Gonzalo Bernardos, i cili në rrjetet sociale shkroi: “Pse gënjeve kaq shumë njerëz? Kishe arritur marrëveshjen me Barcelonën, por puthje stemën e Espanyolit. Nga idhull, je kthyer në tradhtar për shumë fëmijë”.
    Sipas Bernardos, Joan García e ka shkatërruar gjithçka kishte ndërtuar në dy sezonet e fundit dhe mund të kishte ikur “nga dera kryesore”, por zgjodhi “të dalë nga pas”. Portieri, i lindur në vitin 2001, ka firmosur kontratë deri në vitin 2031 me Barcelonën, por kalimi te rivali i përjetshëm rrezikon të lërë plagë të thellë, që do të jetë e vështirë të shërohet te tifozët e Espanyolit.

  • Rafa Leao për Araujo, hipoteza e çuditshme që qarkullon në Barcelonë

    Rafa Leao për Araujo, hipoteza e çuditshme që qarkullon në Barcelonë

    Rafael Leao për Ronald Araujo. Sipas asaj që shkruan sot “Mundo Deportivo”, në Spanjë po flitet për një skenar befasues merkatoje që mund të lidhë Milanin me Barcelonën gjatë kësaj vere. Sipas të përditshmes katalanase, Milani do të ishte i gatshëm të ofronte kartonin e Leaos në këmbim të qendërmbrojtësit uruguajan, një lojtar shumë i pëlqyer nga Massimiliano Allegri për të forcuar mbrojtjen.
    Nuk është hera e parë që Leao lidhet me Barcelonën, me Deco në kërkim të një përforcimi të madh në repartin ofensiv, pasi ka “sonduar” edhe Nico Williams me Marcus Rashford. Trajneri Hansi Flick ka kërkuar posaçërisht një anësor të majtë, por për t’i sjellë një emër të madh do të duhet më parë shitje e rëndësishme.
    Kjo është arsyeja pse shitja e Ronald Araujos mund të jetë çelësi për ta bërë të realizueshëm operacionin. Megjithatë, këto zëra që vijnë nga Katalonja duhen marrë me shumë rezervë, duke parë qëllimin e Milanit për ta mbajtur Leaon dhe për ta marrë në konsideratë shitjen e tij vetëm në rast të një oferte të parefuzueshme.
    Rreth portugezit, si drejtuesit, ashtu edhe Allegri, me kontratën e vlefshme për tri vite të tjera, duan të rindërtojnë projektin dhe ambiciet e kuqezinjve. Në javët e fundit ka pasur interesim serioz nga Bayern Munich, por Milani ka bërë menjëherë të qartë se nuk pranon shkëmbime, edhe pse janë përmendur emra të rëndësishëm si Kim apo Goretzka.
    Pra, është i hapur vetëm për oferta ekonomike. Dhe jo thjesht oferta çfarëdo, për të nisur bisedimet kërkohen të paktën 100 milionë euro. Një kërkesë kaq e lartë tingëllon më shumë si sinjal “blindimi” sesa vullnet i vërtetë për shitje.

  • UEFA “trondit” Barcelonën. Gjobë e majme dhe ulje pikësh në Champions League për katalanasit?

    UEFA “trondit” Barcelonën. Gjobë e majme dhe ulje pikësh në Champions League për katalanasit?

    4 Qershor 2025

    18:24

    Telesport

    Lajme aspak të mirë për Barcelonën nga UEFA. Siç dihet, Barcelona prej kohësh ka probleme me situatën e saj financiare dhe sipas asaj që raporton sot “The Times“, klubi katalanas ka shkelur sërish rregullin e fair-play-t financiar (FFP). Sipas raportimit në fjalë, javën e ardhshme UEFA do të publikojë listën me ekipët që kanë shkelur rregullin financiar FFP dhe në krye të lstës duket se qëndron pikërisht Barcelona.
    Në vitin 2023, për të njëjtën shkelje Barcelona u dënua atëherë me 500 mijë euro gjobë, por në rast përsëritje dënimi është më i madh. Katalanasit mund të reduktojnë numrin e lojtarëve që mund të regjistrojë për Champions League, mund të gjobiten sërish, por këtë herë me një shumë më të madhe se 500 mijë euro, ose mund t’i ulen pikë gjatë sezonit të ardhshëm të Champions League.
    Sipas “The Times“, në listë bashkë me Barcelonën për shkëljen e fair-play-t financiar janë edhe dy ekipet e Premier League si Chelsea dhe Aston Villa, por ato mund t’ia hedhin vetëm me gjobë.

  • A do të largohet Lewandowski nga Barcelona? Polaku flet në Gjermani

    A do të largohet Lewandowski nga Barcelona? Polaku flet në Gjermani

    2 Qershor 2025

    17:11

    Telesport

    Robert Lewandowski nuk largohet. Pas 101 golave në 147 ndeshje në tri sezonet e fundit me Barcelonën, sulmuesi ka vendosur të vijojë në “Camp Nou”, aty ku ndihet mirë dhe ka mbështetjen e klubit.
    Polaku do të mbushë 37 vjeç në muajin gusht, por asgjë nuk e pengon për ëndrrën e tij, të fitojë Champions League si katalanas.
    Në prag të pushimeve verore, Lewandowski dha një intervistë për mediat gjermane, ku theksoi se nuk ka qëllim të largohet.
    “Kam fituar mbi 30 trofe në karrierën time dhe jam ende i motivuar për më shumë. Largimi? Nuk e mendoj. Nuk kam pse. Do të qëndroj edhe sezonin tjetër. Aktualisht, mendoj vetëm për Barcelonën dhe skuadrën që kemi, e cila më duket e shkëlqyer”, ka deklaruar sulmuesi.

  • Arsenal mposht Barcelonën dhe fiton Champions League për femra (video)

    Arsenal mposht Barcelonën dhe fiton Champions League për femra (video)

    24 Maj 2025

    19:59

    Telesport

    Arsenal ka mposhtur 1-0 Barcelonën në finalen e Champions League për femra, të luajtur në Lisbon. Londinezet gjetën fillimisht golin në minutën e 22-të me Frida Leonhardsen-Maanum, por festa e tyre shkoi ëm, sepse ndërhyri VAR dhe goli u anullia për pozicion jashtë loje.
    Rezultati do të zhbllokhej në minutën e 75-të me Stina Blackstenius, e future pak minuta më parë në fushë, e cila shënoi me një goditje të bukur afër portës. SHIKOGOLIN
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Arsenal fiton 1-0 dhe ngre trofeun më të rëndësishëm në nivel klubesh. Kjo është hera e dytë në historinë e tyre që klubi londinez fiton Champions League. Në anën tjetër, zhgënjim dhe trishtim i madh te Barcelona, e cila vinte si favorite në këtë finale.

  • Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2027

    Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2027

    Hansi Flick ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027. Katalanasit kanë zyrtarizuar vendimin për trajnerin gjerman, të cilit i përfundonte bashkëpunimi me përfundimin e edicionit të ardhshëm.
    Rinovimi me trajnerin gjerman ishte paralajmëruar më parë. Flick u tregua magjik këtë sezon duke fituar tre trofe.
    Fillimisht Superkupën, më pas Kupën e Mbretit dhe në fund kampionatin. Të gjitha përballë Realit, përballë së cilit numëroi vetëm fitore.

     

  • Aston Villa me ofertë joshëse për Barcelonën, 50 mln euro për të rikthyer në PL 25-vjeçarin

    Aston Villa me ofertë joshëse për Barcelonën, 50 mln euro për të rikthyer në PL 25-vjeçarin

    Ferran Torres mund të jetë duke kaluar ditët e tij të fundit si lojtar i Barcelonës. Sulmuesi spanjoll, i cili ka pasur sezonin e tij më të mirë që nga momenti kur është transferuar në Katalonjë, ka ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura.
    “Birmingham Live” raporton se Aston Villa e drejtuar nga Unau Emery, është e gatshme të paguajë deri në 50 milionë euro për ta rikthyer sulmuesin në Premier League. Interesi i Aston Villa-s nuk është i habitshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se drejtori i tyre sportiv, Monchi, është një njohës i mirë i futbollit spanjoll dhe njihet për këto lloj transferimesh. Emery, nga ana e tij, gjithashtu vlerëson shkathtësinë e Ferran Torres dhe është i bindur që do të përshtatej në mënyrë përfekte me sistemin e tij.
    Edhe pse Ferran Torres ka treguar që është i domosdoshëm për Barcelonën dhe e ka treguar me fakte këtë gjë, duke shënuar dhe ndihmuar shokët e skuadrës qoftë kur e ka nisur ndeshjen titullar, apo kur është futur nga stoli, numëron 19 gola dhe 7 asiste këtë sezon, klubi katalanas nuk e përjashton mundësinë për shitjen e tij.
    Tashmë dihet që situata financiare e Barcelonës nuk është në ditët e saj më të mira dhe klubi katalanas duhet të gjenerojë të ardhura, për të krijuar hapësirat e nevojshme dhe për të bërë të mundur nënshkrimet e reja gjatë merkatos së verës, ndaj mund të lind nevoja për të bërë disa shitje dhe një prej tyre mund të jetë Ferran Torres.

  • Kush është lojtari gjerman që refuzoi Realin dhe Barcelonën?

    Kush është lojtari gjerman që refuzoi Realin dhe Barcelonën?

    13 Maj 2025

    16:31

    Telesport

    Jonathan Tah, 29 vjeç, ka marrë vendimin final se ku do të luajë në vitet e fundit të karrierës.
    Qendërmbrojtësi gjerman ka njoftuar se do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit. Ai ka refuzuar Real Madridin dhe Barcelonën, sepse ka në plan të mos lëvizë nga kampionati gjerman.
    Tah do të largohet me parametra zero nga “Aspirinat” dhe për Bayern është gëzim i madh të marrë një lojtar cilësor me kosto thuajse zero.
    Sipas The Athletic, Tah është pranë kalimit te Bayern, ku do të firmosë kontratë 3-vjeçare me opsion për një vit shtesë.

  • E FUNDIT/ Interi shkon në finale, eleminon Barcelonën pas spektaklit të 7 golave

    E FUNDIT/ Interi shkon në finale, eleminon Barcelonën pas spektaklit të 7 golave

    Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë eleminuar Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 7-6. Italianët kaluan të parët në epërsi me anë të Lautaro Martinezit në minutën e 21-të, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Çalhanogluja ai që dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
    Katalanasit u përgjigjën menjëherë në pjesën e dytë të lojës. Garcia në minutën e 54-t dhe Dani Olmo vetëm 6 minuta më vonë kthyen sërish baraspeshën. Rafinja përmbysi shifrat në minutën e 87, por kur pritej vërshëllima përfundimtare Açerbi tundi rrjetën dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa. Në minutën e 99 Fratezi shënoi golin e kualifikimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-3./Sport Ekspres/

  • Kontrata që do t’i ofrohet në tavolinë kur të mbush 18-vjeç, klauzola e blerjes së Yamal do të jetë për shifrën e çmendur 

    Kontrata që do t’i ofrohet në tavolinë kur të mbush 18-vjeç, klauzola e blerjes së Yamal do të jetë për shifrën e çmendur 

    Më 23 prill 2023, Lamine Yamal bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, pas së cilës i “vuri flakën” skenës së futbollit evropian. Këtë sezon ai e ka çuar formën e tij në një nivel edhe më të lartë dhe po luan vërtet në mënyrë fantastike për Barcelonën, por edhe për Kombëtaren Spanjolle.
    Në këtë sezon, Yamal luajti 50 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, shënoi 15 gola dhe 24 asistime. Yamal do të nënshkruajë një kontratë të re në ditëlindjen e tij të 18-të (13 korrik) dhe do të zgjasë për pesë vjet, deri në verën e vitit 2030.
    Përveç kësaj, ai do të marrë një rritje të madhe te paga dhe klauzola e blerjes për shërbimet e tij do të arrijë në një miliardë euro të pabesueshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/