Tag: barcelonën

  • “Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher, tani rinovimi me katalanasit është çështje kohe

    “Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher, tani rinovimi me katalanasit është çështje kohe

    20 Gusht 2025

    19:02

    Telesport

    Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me Barcelonën.
    Mesfushori holandez prej kohësh ka pasur përplasje dhe moskuptim me agjentin Ali Dursun, gjë që duket se ka penguar edhe në rinovimin e kontratës me katalanasit, pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës kanë kohë që presin firmën e De Jong për të rinovuar.
    De Jong ka thënë se ndihet i mashtruar nga tashmë ish-agjenti i tij, Ali Dursun, dhe tani që zgjidhi kontratën me të, duket se është gati të firmosë rinovimin me Barcelonën.
    Kontrata e holandezit me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe shumë shpejt pritet firma për kontratën e re. Për De Jong do ketë të njëjtën pagë që merr aktualisht, por do të shmanget komisioni rinovimit që do të merrte ish-agjenti i tij Ali Dursun, nëse palët nuk do t’i kishin dhënë “duart” njëri-tjetrit.

  • Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën

    Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën

    Marash Kumbulla ka nisur një aventurë të re. Mbrojtësi shqiptar është lojtari më i ri i Mallorca, ndërsa më pas do të dalë edhe njoftim zyrtar në faqen e klubit spanjoll. Kumbulla ka mbërritur në Mallorca, teksa ka kaluar në formën e huazimit me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, për 8 milionë euro.
    Mallorca e nisi këtë sezon të ri duke humbur me Barcelonën dhe si përforcim në mbrojtje ka zgjedhur shqiptarin. Pas një sezoni të mirë me Espanjolin, këtë herë Kumbulla shkon në Mallorca pasi nuk e bindi dot as Gasperinin për të qëndruar te Roma. /Sport Ekspres/

    ??El central Marash Kumbulla arriba al Mallorca cedit de la Roma per aquesta temporada.
    ?Tot mentre el club es recupera de la derrota contra el Barça amb molta polèmica arbitral en l’estrena lliguera. pic.twitter.com/uRM5LIue1h
    — RTVEBalears (@RTVEBalears) August 18, 2025

  • Kunde sqaron raportet me Barcelonën, Levandovski merr ofertë nga Arabia Saudite

    Kunde sqaron raportet me Barcelonën, Levandovski merr ofertë nga Arabia Saudite

    Adriatik BALLA
    Barcelona ka ambicie të kthehet tek trofeu i Ligës së Kampioneve dhe për këtë po bën investime, por situata financiare herë pas here ngre krye me problemet e stinës. Nga ana tjetër, një pjesë lojtarësh posedojnë rinovimin, por ka dhe të tjerë që kërkohen nga klubet e sheikëve arabë. Sipas mediave, Jules Kunde ka konfirmuar vetë se gjithçka është gati për të rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2030. Mbrojtësi francez, i cili ka qenë një nga shtyllat e prapavijës katalanase, shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e re. “Po, gjithçka është gati që unë të rinovoj deri në vitin 2030 kur të kthehemi në Barcelonë.
    Ka qenë e shpejtë”, deklaroi Kunde, duke qetësuar tifozët blaugrana për të ardhmen e tij. Rinovimi i Kunde shihet si një hap i rëndësishëm për stabilitetin e repartit difensiv të Barcelonës, teksa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për vitet në vazhdim. Ndërkohë, Barcelona edhe një herë gjendet në një situatë të vështirë sa i përket kufirit të pagave, dhe nuk është aspak befasi që disa nga lojtarët e tyre po lidhen me një largim të mundshëm. Më i fundit është Robert Levandovski. 36-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, pasi arriti një marrëveshje për zgjatjen e saj në pranverë, dhe deri tani ka theksuar se synon ta respektojë kontratën deri në fund. Sipas Mundo Deportivo, Arabia Saudite ka treguar sërish interesim për Levandovskin. Që nga momenti kur Barcelona nisi të kishte probleme me kufirin e pagave, kjo temë është bërë e zakonshme, pasi sulmuesi polak është lojtari më i paguar i klubit bashkë me Frenkie de Jong, dhe për shkak të moshës, nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata.
    Aktualisht, Barcelona planifikon ta ketë Levandovskin në skuadër për sezonin e ardhshëm dhe, në teori, ai do të jetë sulmuesi qendror titullar. Megjithatë, nëse Levandovski kërkon të largohet, klubi nuk do ta ndalonte, por do të kërkonte një shumë transferimi. Gjithashtu, përmendet se merkatoja e Arabisë Saudite nuk mbyllet deri më 23 shtator, shumë pas afatit të 1 shtatorit në Spanjë. Këtë sezon, me ardhjen e Markus Rashford, Barcelona ka më shumë alternativa për qendrën e sulmit, pasi edhe Dani Olmo dhe Ferran Torres shihen si opsione për atë rol. Deklarata më e fundit nga vetë Levandovski është se ai dëshiron të luajë për Barcelonën sezonin tjetër. Ai ka thënë disa herë se ndjen se ka ende disa vite në nivelin më të lartë, dhe sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 42 gola. Për ta ndryshuar këtë situatë, Arabia Saudite do të duhet ta tundojë me një ofertë të jashtëzakonshme.

  • Lewandowski lë hapur rinovimin me Barcelonën: Na duhet më tepër cilësi për Champions-in

    Lewandowski lë hapur rinovimin me Barcelonën: Na duhet më tepër cilësi për Champions-in

    Robert Lewandowski po nis sezonin e tij të katërt me fanellën e Barcelonës. Që prej mbërritjes në vitin 2022, gjatë turneut veror në Shtetet e Bashkuara, polaku ka fituar dy tituj kampionë në La Liga, një trofe “Pichichi” si golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, si dhe Superkupën e Spanjës, ndër trofetë më të rëndësishëm në epokën post-Messi.
    Sulmuesi ishte protagonisti i parë që dha një intervistë për mediat ndërkombëtare të pranishme në Japoni, ku Barça po zhvillon fazën përgatitore. Në një deklaratë nga hoteli i skuadrës në Kobe, ku katalanasit do të luajnë ndeshjen e tyre të parë miqësore të parasezonit këtë të diel, Lewandowski tha: “Kemi ardhur për të luajtur tri ndeshje, por qëllimi është të stërvitemi fort dhe të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ri”.

    Edhe pse nuk premton një numër të caktuar golash, polaku theksoi: “Më e rëndësishme është se ku duam të arrijmë si skuadër dhe sa trofe duam të fitojmë, jo vetëm golat e mi. Natyrisht, shpresoj që golat e mi të jenë të rëndësishëm për ekipin. Mendoj se mund ta përmirësojmë atë që bëmë sezonin e kaluar”.
    Lewandowski foli edhe për Marcus Rashford, blerjen e re të bujshme të verës, që i është bashkuar Barçës nga Manchester United: “Është një lojtar me talent të madh, në formë të mirë, mund të na ndihmojë në pozicione të ndryshme. Polivalenca e tij është shumë e vlefshme për ekipin”.

    Në lidhje me Lamine Yamal, talenti i madh i rritur në “La Masia”, Lewandowski u shpreh me bindje: “Ky sezon mund të jetë edhe më i mirë se i fundit. Çdo vit do të rritet, tani nuk është më një fëmijë”.
    Kujtojmë se Yamal ka mbushur 18 vjeç në korrik dhe ka lënë mbresa të thella si me Barcelonën, ashtu edhe me kombëtaren spanjolle në “Euro 2024”, ku ishte një nga më të mirët e turneut.
    I pyetur për ambiciet në Champions League, Lewandowski u tregua realist: “Për ta fituar Champions-in duhen shumë gjëra, përfshirë shmangien e dëmtimeve. Jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Sezoni i parë me Hansi Flick ishte një fillim, tani e dimë

    Ky është sezoni i fundit sipas kontratës aktuale të Lewandowskit me Barcelonën, por ai lë gjithçka të hapur për një rinovim të mundshëm: “Nuk e di nëse do të jetë sezoni im i fundit në Barcelonë. Nuk e kam në mendje këtë gjë tani. Jam i qetë, e rëndësishme për mua është sezoni i ri”.
    Në moshën 35-vjeçare, Robert Lewandowski mbetet një lider brenda dhe jashtë fushës. Në Barcelonën e Flick, ku Rashford dhe Lamine Yamal do jenë të rëndësishëm në fazën ofensive, eksperienca e tij pritet të jetë vendimtare.

  • Manchester City futet në sulm për yllin e Barcelona-s, por katalanasit duan ta blindojnë. Ndryshe…

    Manchester City futet në sulm për yllin e Barcelona-s, por katalanasit duan ta blindojnë. Ndryshe…

    Manchester City është i interesuar për mbrojtësin francez Kounde, i cili ka shkëlqyer si qendërmbrojtës te Sevilla dhe ka pasur paraqitje të mira si mbrojtës i djathtë për Barcelonën gjatë tri sezoneve të fundit. Sipas gazetarit francez Fabrice Hawkins, Manchester City është një nga dy klubet e mëdha që kanë bërë sondazhe për të ardhmen e Koundes.  Barcelona është në bisedime me francezin për një marrëveshje të re që prej muajit shkurt, kur u raportuan për herë të parë negociatat, dhe sipas Hawkins, të dyja palët janë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje, me Barcelonën që e konsideron Kounden mbrojtësin më të mirë në botë në pozicionin e tij. 

    Klubi dëshiron të mbyllë rinovimin para verës së ardhshme, kur mund të detyrohet ta ulë ndjeshëm çmimin e kartonit të tij nëse nuk arrihet marrëveshje

  • Ish-lojtari i Real Madridit ironizon Barcelonën: “Kur huazon, nuk ke besim te lojtari”

    Ish-lojtari i Real Madridit ironizon Barcelonën: “Kur huazon, nuk ke besim te lojtari”

    21 Korrik 2025

    17:32

    Telesport

    Ish-lojtari i Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, ka bërë një thumbim për Barcelonën në një intervistë të fundit.
    Duke folur për huazimin e Rashford te katalanasit, ai ka deklaruar:
    “Rashford është një lojtar që ishte gati të bëhej yll i vërtetë i futbollit botëror, por ka pasur një performancë aspak të mirë. Kur bën huazime, ndodh ose sepse nuk ke para, ose sepse nuk je i sigurt se lojtari do të luajë mirë”.
    Ai ka folur edhe për Real Madrid, duke u shprehur se i mungon fantazia. “Mendoj se na mungojnë lojtarë krijues (fantazistët). Duhet më shumë kreativitet në mesfushë”.

  • I dërguan këtë mesazh në WhatsApp, zbulohet arsyeja pse Nico Williams “preu në besë” Barcelonën

    I dërguan këtë mesazh në WhatsApp, zbulohet arsyeja pse Nico Williams “preu në besë” Barcelonën

    19 Korrik 2025

    12:12

    Telesport

    Mediat spanjolle kanë zbuluar ditën e sotme detaje të tjera nga dështimi i transferimit të Nico Williams te Barcelona. 22-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te katalanasit, por në momentet e fundit vendosi të rinovonte për 10 vite me Athletic Bilbao deri në vitin 2035.
    Sipas prestigjozes Sport, një ditë para se Williams të firmoste me Barcelonën, në telefonin e tij mori një mesazh në WhatsApp nga një njeri i rëndësishëm brenda klubit katalanas, në të cilin raportohet se thuhej “Hiq dorë nga Tainta dhe merr Jorge Mendes ose Pini Zahavi për t’u përfaqësuar”.
    Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Inaki Williams, ndërsa Jorge Mendes dhe Pini Zahavi janë dy agjentët e tjerë që njihen për marrëdhëniet e ngushta me Barcelonën.
    Si përfundim, Nico Williams vendosi t’i qëndrojë besnik agjentit të tij dhe refuzoi të firmoste me Barcelonën, pas këtij “kushti”. Pikërisht një ditë pas këtij mesazhi, Tainta negocioi me Athletic Bilbao dhe gjeti gjuhën e përbashkët dhe ditën tjetër erdhi rinovimi mes palëve.

  • Szczesny rinovon dhe për dy sezone me Barcelonën

    Szczesny rinovon dhe për dy sezone me Barcelonën

    Wojciech Szczesny do të qëndrojë te Barcelona edhe për dy sezone të tjera. Klubi katalanas zyrtarizoi pasditen e së hënës rinovimin e kontratës me portierin polak deri më 30 qershor 2027, duke përforcuar pozitat në portën ‘blaugrana’ për sezonet në vijim.

    35-vjeçari e përfundoi kontratën e mëparshme më 30 qershor, por marrëveshja për vazhdimësinë ishte arritur në mënyrë verbale prej disa javësh.
    Firmosja u shty për shkak të agjendës së ngjeshur, por tashmë gjithçka është zyrtare me nënshkrimin e kontratës përballë presidentit Joan Laporta.

    Szczesny u bashkua me Barçën në mënyrë surprizë pas dëmtimit të rëndë të Marc-André ter Stegen në shtator të vitit të kaluar.
    Që atëherë, polaku ka dhënë siguri në portë dhe ka fituar besimin e stafit teknik dhe shokëve të skuadrës.
    Përveç kontributit në fushë, Szczesny është vlerësuar edhe për atmosferën pozitive që ka sjellë në dhomat e zhveshjes.
    Ai është konsideruar si një nga figurat më humoristike dhe të dashura të grupit, gjë që e ka bërë të mirëpritur nga të gjithë.
    Sipas raportimeve të brendshme nga klubi, Szczesny do të formojë dyshe me Joan Garcia, ndërsa aktualisht shihet si një alternativë më e sigurt sesa ter Stegen, i cili po rikuperohet dhe nuk ka ende garanci për formën maksimale.
    Që nga debutimi i tij më 4 janar ndaj Barbastro në Kupën e Mbretit, Szczesny ka grumbulluar 2,726 minuta në 30 ndeshje zyrtare, duke përfunduar në vendin e nëntë në listën e lojtarëve më të aktivizuar nga Barça gjatë sezonit.
    Për Barcelonën, rinovimi me Szczesnyn është një garanci sigurie dhe përvoje në një skuadër që po përjeton një proces rinovimi të thellë.

  • Nuk ka dilema, lojtari rinovon me Barcelonën, vjen zyrtarizimi

    Nuk ka dilema, lojtari rinovon me Barcelonën, vjen zyrtarizimi

    Nuk ka dilema, lojtari rinovon me Barcelonën, vjen zyrtarizimiTani nuk ka dyshime. E ardhmja e Wojchiec Szczesny do të jetë te Barcelona. Klubi katalanas ka bërë publik së fundmi rinovimin e kontratës me portierin polak.
    Szczesny do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2027. “Gardiani” do të rivalizojë me Joan García-n dhe…

  • Lamine Jamal i vë kushte Barcelonës, penalltitë dhe goditjet e dënimit, si dhe pagesën më të lartë në skuadër

    Lamine Jamal i vë kushte Barcelonës, penalltitë dhe goditjet e dënimit, si dhe pagesën më të lartë në skuadër

    Adriatik BALLA
    Barcelona ka ëndrra të mëdha, për t’u kthyer tek trofeu i Champions League dhe për këtë është gati të bëjë edhe shpenzime të mëdha financiare që të realizojë qëllimet e veta. Në klub ka një grup “yjesh”, ku spikat “superylli” Lamine Jamal. Por kushtet e këtij të fundit e kanë vënë klubin katalanas në siklet. Sipas mediave spanjolle, Lamine Jamal ka bërë dy kërkesa të mëdha pas rinovimit të kontratës me Barcelonën – dhe bashkëlojtarët e tij mund të mos jenë të kënaqur. Pas shpërthimit të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe Spanjën gjatë vitit të kaluar, Jamal është konsoliduar si një nga futbollistët më të mirë në botë.
    Për këtë arsye, nuk ishte surprizë që gjiganti i La Ligës ishte i vendosur ta lidhte me një kontratë afatgjatë. Pas muajsh negociatash, 17-vjeçari firmosi muajin e kaluar një kontratë të re gjashtëvjeçare me Barcelonën, që e mban në klub deri të paktën në vitin 2031 – kur ai do të jetë vetëm 23 vjeç. Ndërsa po shijon pushimet gjatë verës, kanë dalë në pah disa detaje të kontratës dhe kërkesat që ai ka bërë për sezonin e ardhshëm – kërkesa që mund të shkaktojnë pakënaqësi brenda dhomës së zhveshjes. Sipas kontratës së re, e cila përfshin një klauzolë lirimi marramendëse prej 1 miliard eurosh, Jamal do të fitojë rreth 40 milionë euro në vit para taksave nëse përmbush të gjitha bonuset e performancës – duke u bërë një nga lojtarët më të paguar të skuadrës.
    “Rinovimi i kontratës së Lamine Yamal është një tjetër dëshmi e stabilitetit të projektit aktual të Barçës,” thuhej në deklaratën e klubit. Sipas “Mundo Deportivo”, Jamal ka kërkuar gjithashtu të marrë përsipër goditjet e dënimit dhe penalltitë gjatë sezonit të ardhshëm. Aktualisht, këto detyra ndahen mes Rafinjës dhe Robert Levandovskit – ky i fundit është zgjedhja e parë për penalltitë. Nuk është ende e qartë nëse Jamal ka kërkuar të bëhet zgjedhja e parë për të dyja, apo thjesht të merret parasysh kur ato të caktohen. Megjithatë, është e qartë se kjo mund të shkaktojë pakënaqësi mes bashkëlojtarëve, të cilët kanë qenë të suksesshëm në këtë aspekt gjatë sezoneve të fundit. Por për Jamal, mundësia për të marrë përsipër këto goditje do të ishte një hap i madh për të shtuar më tej numrin e golave dhe asistimeve. Në sezonin 2024/25, ai realizoi 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë tripletën vendase dhe të arrijë deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Për më tepër, ai ka një normë suksesi prej 80% në penallti, pasi ka realizuar 4 nga 5 të tilla gjatë kohës me përfaqësuesen e Spanjës – një tjetër argument që mbështet kërkesën e tij.