Tag: barcelonën

  • Nga Topi i Artë te rikthimet e surprizës, pritshmëritë e duelit Barcelona – PSG

    Nga Topi i Artë te rikthimet e surprizës, pritshmëritë e duelit Barcelona – PSG

    Personazhi kryesor mungon, por skena mbetet gjigante. Usman Dembele, fitues i “Topit të Artë” dhe njeriu që pritej të ndizte spektaklin, nuk ka udhëtuar me PSG-në për ndeshjen e madhe në Champions League përballë Barcelonës.
    Takimi nuk do të zhvillohet ende në “Kamp Nou”-n e rinovuar, që hap dyert pas disa javësh kundër Olimpiakosit, por në “Montjuïc”. Megjithatë, pesha e përballjes nuk zvogëlohet: kampionia e Europës sfidon kampionen e Spanjës dhe kryesuese të La Ligës, në një duel që pritet të dridhë kontinentin.
    Luis Enrique, trajneri i PSG-së e cilësoi Barcelonën si “shtëpi” në deklaratat e tij. Me humor tha se Pedri është një “Harry Potter” i futbollit, por qëllimi i tij është i qartë: të mbrojë titullin e vitit të kaluar. Lista e mungesave është e gjatë: përveç Dembele, jashtë mbeten edhe sulmuesi i ri Due, kapiteni Marquinhos dhe ylli gjeorgjian Kvaratskhelia. Në krahun tjetër, lajme të mira për Zhoao Nevesh që rikthehet pas dy ndeshjesh mungesë, ndërsa Vitinha është udhëtues me ekipin, por i pasigurt për minutazhin.
    Barcelona gjithashtu nuk është në formacionin ideal. Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion Ter Stegen, Raphinhan, Gavi, Joan Garcia e Fermin Lopez, ndërsa edhe Araujo rrezikon të mungojë. Megjithatë, rikthimi i adoleshentit magjik Lamin Jamal dhe mbrojtësit Balde ringjall shpresat për katalanasit.
    Dy ekipet janë “shah i plotë”: 5 fitore për Barcelonën, 5 për PSG-në, 4 barazime. Edhe golat? Identikë, 27 secila. Edhe kualifikimet? Nga 3 secila. Vetëm një detaj e prish këtë ekuilibër: dy herët e fundit ka buzëqeshur PSG-ja.
    Një betejë me ritëm të lartë, me Barcelonën që kërkon të riafirmojë autoritetin në Europë dhe PSG-në që vjen si kampione në fuqi, por e cunguar nga mungesat. Flick e quan Barcelonën “favorite”, Enrique e sheh si “shtëpinë” e tij, ndërsa ne do të shohim kush do të kthehet në shtëpi me buzëqeshjen e madhe.

  • I dha fitoren Barçës, Levandovski kërkon të rinovojë me katalanasit

    I dha fitoren Barçës, Levandovski kërkon të rinovojë me katalanasit

    Robert Levandovski kapërceu një dëmtim të vogël muskulor në fillim të sezonit ndërsa e mbajti jashtë ndeshjes kundër Majorka-s është rikuperuar dhe po shfaqet në formë në çdo ndeshje me Barcelonën.

    Mbrëmë shënoi golin vendimtar përballë Sociedad (2-1) duke i dhënë mundësinë katalanasëve të marrin kreun e La Liga-s. Ndërkaq sipas spanjolles SPORT – misioni i polakut 37 vjeçar është të bindë Barcelonën të zgjasë kontratën e tij (e cila skadon më 30 qershor 2026) edhe për një vit tjetër.

    Në fakt, Leva e ka bërë këtë me performanca mbresëlënëse. Dhe nuk ka pasur një fillim të keq, pavarësisht disa zërave për transferim gjatë verës që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh kushtet financiare të ofruara. Tani pritet përgjigja e klubit./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Zyra të shtrenjta në Kulla

    Zyra të shtrenjta në Kulla

    Tirana barazohet me Barcelonën dhe Pragën për çmimet e qirave të zyrave në zonat qendrore. Kryeqyteti shqiptar tejkalon disa qytete të Bashkimit Europian dhe qëndron në krye të rajonit për çmime të larta. Pavarësisht rritjes së ofertës, ekspertët paralajmërojnë shtim të presionit ndaj çmimeve për shkak të ritmit të zhvillimit të projekteve dhe mënyrës së menaxhimit nga investitorët vendas, të cilë…

  • Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën

    Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën

    27 Shtator 2025

    19:40

    Telesport

    Diego Simeone nuk i ka fshehur dot emocionet dhe lumturinë e madhe pas fitores spektakolare të Atletico Madridit në derbi ndaj Real Madridit me shifrat 5-2.
    “Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë”, tha Simeone.
    Ndër të tjera, trajneri argjentinas pati edhe një paralajmërim për Barcelonën dhe pse jo direkt, në lidhje me Julian Alvarez. Prej kohësh përflitet se Barcelona do tentojë transferimin e sulmuesit argjetinas në verën e ardhshme.
    “Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”, shtoi Diego Simeone.

  • Bordalás: Dallime stilesh loje me Barcelonën? Në fakt, na ndajnë… një miliard euro

    Bordalás: Dallime stilesh loje me Barcelonën? Në fakt, na ndajnë… një miliard euro

    22 Shtator 2025

    7:46

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes 3-0 ndaj Barcelonës, në javën e pestë të La Liga-s, trajneri i Getafe, José Bordalás, foli hapur: “Humbëm një ndeshje shumë të vështirë. Barça ishte superiore në momentet kyçe dhe e meritoi fitoren. Flitet për përplasje stilesh, por dallimi është gjetiu, një miliard euro. Ata kanë nga dy lojtarë për çdo rol, mund të luajnë si të duan; me pasime të shkurtra, thellësi apo kundërsulme. Ne jemi të kufizuar dhe bëjmë çfarë mundemi”.
    Për menaxhimin e skuadrës: “Mendojmë tashmë për sfidën e së mërkurës, më e rëndësishmja tani. Skuadra jonë është e shkurtër, me 6 vende bosh dhe shumë të rinj. Në fund futëm disa prej tyre për të shmangur një rezultat edhe më të rëndë, siç ndodhi ndaj Valencias”.
    Mbi zgjedhjen e sistemit me tre mbrojtës qendrorë: “Varet nga rrethanat. Duhet të përshtatemi me atë që kemi, klubi ka më pak mundësi se në sezone të tjera”.

  • Rashfordi merr për dore Barcelonën në Champions, Siti i Guardiolës mposht kampionët e Italisë

    Rashfordi merr për dore Barcelonën në Champions, Siti i Guardiolës mposht kampionët e Italisë

    Java e parë e Ligës së Kampionëve ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Barcelona ka marrë tre pikët në transfertën e vështirë kundër Njukastëllit. Ishte Rashfordi ai që mori për dore katalanasit drejt fitores.
    Sulmuesi anglez tundi fillimisht rrjetën me kokë në minutën e 58, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë realizoi një gol mbresëlënës nga jashtë zone. Vendasit u kundërpërgjigjën me Gordonin në minutën e 90, por tepër vonë për të ndrushuar fatin e ndeshjes.
    Në krahun tjetër Guardiola ka mposhtur kampionin e Italisë. Siti ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Napolit falë golave të shënuar nga Halandi në minutën e 56 dhe Doku në minutën e 65./Sport Ekspres/

  • Mungon Lamine Yamal? Nuk ka problem. Barcelona luan “tenis” ndaj Valencia-s (video)

    Mungon Lamine Yamal? Nuk ka problem. Barcelona luan “tenis” ndaj Valencia-s (video)

    Barcelona ka fituar 6-0 ndaj Valencia-s në “Estadi Johan Cruyff”, sfidë e vlefshme për javën e katërt të La Ligës. Për katalanasit mungoi Lamine Yamal, i dëmtuar me Spanjën. Në 3 ndeshjet në të cilat mungoi Lamine Yamal sezonin e kaluar, Barcelona humbi dy prej tyre dhe barazoi një.
    Por sot katalanasit thyen këtë rekord negativ dhe fituan pastër edhe pa qenë Lamine Yamal. Rezulati u zhbllokua në minutën e 29-të. Pas topit të gjatë të Pau Cubarsi dhe prekjes nga Ferran Torres, Fermin Lopez dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën.
    Në fillim të pjesës së dytë, Raphinha futet në vend të Roony Bardghji, i cili debutoi sot në La Liga me Barcelonën. Raphinha nuk vonon shumë dhe gjen direkt golin, pas asistit të Rashford. Anglez kroson në zonë, braziliani e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, në minutën e 53-të. Dy minuta më pas, Fermin Lopez “shkundi” rrjetën me një gol spektakolar, me një super goditje të fuqishme nga distanca.
    Në minutën e 65-të, Raphinha shënon golin e dytë personal me një goditje fantastike brenda zonës dhe të katërtin për Barcelonën. Në minutën e 75-të, ishte radha e Robert Lewandowski-t për të shënuar, pak minuta pasi kishte hyrë si zëvendësues i Ferran Torres. Polaku shënoi pas asistit të Dani Olmo, edhe ky si zëvendësues i Rashford.
    Lewandowski shënoi edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për Barcelonën në minutën e 85-të, pas asistit të Marc Bernal, i sapo futur në fushë dhe i rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Barcelona fiton 6-0 dhe ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, dy më pak se Real Madrid i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • “Nëse nuk rinovon deri në fund të vitit, në janar do shitet”, ultimatumi i Laportës për yllin e ekipit

    “Nëse nuk rinovon deri në fund të vitit, në janar do shitet”, ultimatumi i Laportës për yllin e ekipit

    12 Shtator 2025

    16:55

    Telesport

    Rinovimi i Frenkie de Jong me Barcelonën po kthehet në një “telenovelë”. Prej kohësh po përflitet se holandezi do rinovojë me katalanasit, por firma ende nuk ka ardhur.
    Kontrata e holandezit skadon në qershor të vitit 2026. I lodhur nga kjo situatë, Joan Laporta ka vendosur një ultimatum për lojtarin. “Në rast se nuk rinovon deri në fund të këtij viti, në janar do nxirret në shitje”, raportohet të ketë thënë Laporta.
    Pak muaj më parë, De Jong u largua dhe nga ish-agjenti i tij, Ali Dursun, i cili konisderohej si pengësë për mos rinovimin me Barcelonën. Por, sërish firma për rinovimin nuk ka ardhur ende, edhe pas largimit të Ali Dursun.

  • Robert Lewandowski ka vendosur: Nuk do të rinovoj me Barcelonën në fund të sezonit

    Robert Lewandowski ka vendosur: Nuk do të rinovoj me Barcelonën në fund të sezonit

    Kampionati sapo ka filluar, por zërat e merkatos tashmë ndezin faqet e gazetave. Lajmi i fundit që trondit botën e futbollit spanjoll ka të bëjë me bomberin polak Robert Lewandowski, aktualisht te Barcelona. Duket, në fakt, se kontrata e tij, që skadon në qershorin e ardhshëm, nuk do të rinovohet. Një situatë që mund të hapë skenarë interesantë, me Lindjen e Mesme gati ta presë kampionin krahëhapur.
    Një lamtumirë e paralajmëruar?
    Sipas thashethemeve të raportuara nga kolegët e Sport, Lewandowski duket i vendosur të ndryshojë ambient. Pas 4 sezonesh të kaluara në Katalonjë, polaku do të kishte zgjedhur të mos e zgjasë aventurën e tij blaugrana. Historia e tij me Barcelonën mund të përfundojë pa atë aq të priturin rinovim të kontratës, një hipotezë që po bën të diskutojnë shumë si tifozët ashtu edhe drejtuesit e klubit.
    Arabia Saudite, tokë me mijëra mundësi për futbollistët e elitës, mund të bëhet destinacioni i polakut Robert Lewandowski. Megjithatë, për momentin ende nuk ka asgjë të përcaktuar.
    Ndërkohë që tifozët pyesin veten për fatin e idhullit të tyre, Lewandowski megjithatë përgatitet ta përfundojë aventurën e tij në Camp Nou në fushë si gjithmonë: me profesionalizëm dhe ndoshta me ndonjë gol tjetër vendimtar.

  • Al Khelaifi: Sfida PSG-Barça në Champions do të jetë madhështore, të gjithë mezi presin këtë ndeshje

    Al Khelaifi: Sfida PSG-Barça në Champions do të jetë madhështore, të gjithë mezi presin këtë ndeshje

    29 Gusht 2025

    9:10

    Telesport

    Gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që u mbajt këtë të enjte në Monako, kampionët në fuqi të Evropës, PSG, u vendosën në një grup me Bayern Munich, Barcelonën, Bayer Leverkusen, Sporting, Tottenham, Newcastle dhe Athletic Bilbao.
    Presidenti Nasser al-Khelaifi komentoi shortin për “Canal+”: “Është eventi më i mirë i klubeve në botë. Të gjitha ekipet më të mira marrin pjesë. Është gjithmonë e vështirë. Do ta çojmë ndeshje pas ndeshjeje deri në fund”.
    Kreu i klubit parizien foli më pas për Barcelonën, e cila do të donte të sfidonte PSG-në për trofe. “Nuk kemi folur për këtë me Luis Enrique. Të gjithë po e presin këtë ndeshje. Është një ndeshje madhështore midis dy klubeve të mëdha”, tha El Khelaifi.
    “Kemi shumë respekt për Barcelonën, janë një klub i shkëlqyer, por edhe ne jemi një klub i shkëlqyer. Viti i kaluar është i kaluar. Tani po mendojmë për këtë sezon. Besimi pa punë nuk është asgjë; e marrim ndeshje pas ndeshjeje. Fituam sezonin e kaluar, por tani po mendojmë për këtë”, tha presidenti i PSG.