Tag: barcelonën

  • Nuk lejohet hapi fals për Inter, Barcelonën dhe Man. City-n. Formacionet zyrtare të sfidave të darkës

    Nuk lejohet hapi fals për Inter, Barcelonën dhe Man. City-n. Formacionet zyrtare të sfidave të darkës

    Manchester City-Dortmund, mund të konsiderohet si sfida kryesore e mbrëmjes së sotme në Champions League. Të dyja ekipet janë me nga 7 pikë, por sot padyshim që favorititët kryesorë janë “Qytetarët”.
    Inter do të kërkojë fitoren e katërt rresht, duke ditur që përballë ka një ekip të lehtë në letër si debutuesit e Kairat Almaty. Për Barcelonën nuk ka rrugë tjetër veç fitores në transfertën ndaj Club Brugge.
    Formacionet zyrtare të të gjitha sfidave të mbrëmjes:
    MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Matheus Nunes, Gvardiol, Stones, O’Reilly; Nico González; Savinho, Reijnders, Foden, Doku; Haaland.
    BORUSSIA DORTMUND XI: Kobel; Anton, Schlotterbeck, Bensebaini; Ryerson, Sabitzer, Nmecha, Svensson; Adeyemi, Beier; Guirassy.
    NEWCASTLE UNITED XI: Pope; Trippier, Thiaw, Botman, Burn; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Barnes, Woltemade, Gordon.
    ATHLETIC BILBAO XI: Unai Simón; Areso, Paredes, Vivian, Boiro; Jauregizar, Rego; Berenguer, Vesga, Robert Navarro; Unai Gómez.
    CLUB BRUGGE XI: Jackers; Sabbe, Ordóñez, Mechele, Seys; Onyedika, Stankovic, Vanaken; Forbs, Tzolis; Tresoldi.
    FC BARCELONA XI: Szczesny; Koundé, Araujo, Eric García, Balde; Frenkie De Jong, Casadó, Fermín López; Lamine Yamal, Rashford; Ferran Torres.
    MARSEILLE XI: Rulli; Murillo, Pavard, Aguerd, Egan-Riley, Garcia; O’Riley, Hojbjerg; Greenwood, Paixao; Aubameyang.
    ATALANTA XI: Carnesecchi; Kossounou, Ahanor, Djimsiti; Bellanova, Ederson, De Roon, Zappacosta; Lookman, De Ketelaere; Krstovic.
    AJAX XI: Pasveer; Gaaei, Sutalo, Baas, Wijndal; Klaassen, Mokio, Regeer; Gloukh, Weghorst, Godts.
    GALATASARAY XI: Çakır; Singo, Sánchez, Bardakcı; Sallai, Torreira, Lemina, Jakobs; Sané, Gabriel Sara; Osimhen.
    INTER XI: Sommer; Bisseck, De Vrij, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Frattesi, Zielinski, Dimarco; Lautaro Martínez, Esposito.
    KAIRAT ALMATY XI: Anarbekov; Mata, Sorokin, Shirobokov, Mrynskiy; Kassabulat, Arad, Gromyko; Edmilson, Satpayev, Jorginho.

  • Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

    Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

    27 Tetor 2025

    10:52

    Alfred Lleshi

    Pas fitores në “El Clasico” ndaj Barcelonës, mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, tha: “Mendoj se fitorja ishte e merituar, edhe pse rezultati është pak i ngushtë. Ishte një ndeshje kyçe ndaj një rival direkt, dalim me një ndjenjë të shkëlqyer prej saj dhe në krye të renditjes. Në këtë ndeshje ishim shumë të mirë në lojën pa top, e interpretuam ndeshjen mjaft mirë, duke ditur kur të ushtrojmë presion të lartë dhe kur të bashkohemi”.
    Ai shtoi: “Ky ishte çelësi. Skuadra, me të vërtetë, vuajti pak. Praktikisht dhuruam shumë pak raste për kundërshtarin. Të mundësh Barcelonën në shtëpi është e mrekullueshme, të jesh kapiten në ‘El Clasico’ është speciale. Këto tri pikë shpresojmë të jenë vendimtare për garën tonë në La Liga, por duhet të vazhdojmë kështu”.

  • Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

    Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

    Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit.
    Mbappe kaloi në avantazh madrilenët në minutën e 22, pas një asisti të Bellingham.
    Fermin barazoi për Barcelonën në minutën e 38.
    Por, në fundin e pjesës së parë Bellingham riktheu Realin në avantazh, me vendasit që e ruajtën deri në fund.
    Ishin minutat e fundit, kur Pedri mori kartonin e dytë të verdhë dhe duhet të largohej nga fusha e blertë, kur shpërtheu kaosi. Nga ky moment kishte sherr masiv mes pankinave të Realit dhe Barçës.
    Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Por, ekipet dhe stafet respektive duket se kishin lënë gjëra pa sqaruar dhe menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, skenat u përsëritën.

  • Szczęsny pret penalltinë e Mbappe dhe mban në lojë Barcelonën (video)

    Szczęsny pret penalltinë e Mbappe dhe mban në lojë Barcelonën (video)

    26 Tetor 2025

    17:38

    Telesport

    Pjesa e dytë e “El Clasico” ka nisur vrullshëm. Real Madrid që po udhëheq momentalisht 2-1, humbet shansin e artë për të gjetur golin e tretë, pasi Kylian Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
    Në minutën e 50-të, Eric Garcia prek topin në dorë gjatë një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham. Pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti. Godet Kylian Mbappe, por gjuajtja e francezit është ndalur në mënyrë fantastike nga Wojciech Szczęsny.
    Polaku mban ende në lojë Barcelonën me pritjen që bëri.
    SHIKORASTIN

  • Xabi Alonso merr 4 lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

    Xabi Alonso merr 4 lajme të mira para ndeshjes me Barcelonën

    23 Tetor 2025

    17:39

    Telesport

    Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos do të rikthehen në fushë për klasiken spanjolle me Barcelonën.
    Xabi Alonso merr kështu 4 lajme të mira para ndeshjes më të rëndësishme të vitit, sfidë e cila luhet të dielën.
    Huijsen ka vuajtur një dëmtim muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit, ndërsa Carvajal nuk luan që pas derbit të Madridit.
    Alexander-Arnold ka pasur probleme në kofshë prej 3-4 javësh. Gjithsesi, situata tashmë është pozitive. Nuk dihet nëse Alonso do t’i zgjedhë për formacionin, por lajmi është që ata janë gati për 26 tetorin e shumëpritur.

  • Deklarata e fortë e yllit të Barcelonës: Kishte ca njerëz në klub që donin të më shisnin me patjetër…

    Deklarata e fortë e yllit të Barcelonës: Kishte ca njerëz në klub që donin të më shisnin me patjetër…

    18 Tetor 2025

    19:39

    Telesport

    Ajo që u përfol prej kohësh, tashmë është bërë realitet. Frenkie de Jong ka rinovuar zyrtarisht me Barcelonën deri në vitin 2029.
    Pas firmës, mesfushori holandez ka zbuluar një prapaskenë të bujshme ku në vitet 2022 ose 2023, dikush te Barcelona donte ta shiste atë.
    “Gjithmonë kam qenë i qartë se doja të luaja dhe të qëndroja te Barcelona. Nuk e mbaj mend mirë, ishte vera e vitit 2022 ose viti 2023 dhe dikush në klub donte të më largonte nga Barcelona. Këta njerëz donin të më shisnin për të fituar para, pavarësisht dëshirës time për të qëndruar në klub”, tha De Jong.
    Kujtojmë se pak muaj më parë holandezi shkëputi marrëdhënien me ish-agjentin e tij, Ali Dursun, i cili u bë një pengesë për shtyrjen e rinovimit me Barcelonën.

  • Tronditëse, Lamine Jamal i bën autografet me lekë, çdo gjë  do të kalojë përmes kompanisë me të cilën bëri marrëveshje

    Tronditëse, Lamine Jamal i bën autografet me lekë, çdo gjë do të kalojë përmes kompanisë me të cilën bëri marrëveshje

    Nuk kishte ndo- dhur më parë, ose të paktën kishte ndodhur sa për sy e faqe, por kur vjen puna te Lamine Jamal edhe ato që duken të pabesueshme e të parealizueshme mund të ndodhin. Sipas mediave spanjolle, Lamine Jamal ka vendosur që nuk do të japë më autografe — për një arsye të veçantë. Që nga momenti kur debutoi për herë të parë si titullar për Barcelonën më 20 gusht 2023, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur një ndeshje në ligë për klubin në moshën vetëm 15-vjeçare, Jamal është shndërruar në një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Që atëherë, anësori është kon soliduar si një nga lojtarët më të mirë në botë, duke ndihmuar Spanjën të fitojë Kampionatin Evropian “Euro 2024” dhe Barcelonën të arrijë tripletën vendase sezonin e kaluar. Përveç aftësive dhe arritjeve të tij në fushë, Jamal është bërë gjithashtu një figurë e madhe jashtë saj, pjesërisht falë jetës së tij dramatike dhe famës së shpejtë.
    Për këtë arsye, tifozët nga e gjithë bota janë të etur të marrin një autograf nga i riu, por së fundmi ai ka vendosur të mos nënsh kruajë më asnjë, madje as për tifozët më të zjarrtë të Barcelonës. Duke pasur parasysh popullaritetin dhe suksesin e tij në fushë, 18-vjeçari ka marrë oferta bashkëpunimi nga marka të mëdha si sponsori sportiv Adidas apo kompania muzikore Beats Electronics. Por është marrëveshja e tij më e fundit ajo që do ta pengojë të japë autografe. Sipas “Mundo Deportivo”, Jamal është shumë afër nënshkrimit të një kontrate me një kompani që special izohet në shitjen e veshjeve dhe produkteve të tjera sportive të lidhura me yje të njohur. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Jamal është udhëzuar të ndalojë dhënien e autografeve për të reduktuar numrin e artikujve të nënshkruar që qarkullojnë, duke rritur kështu vlerën e firmës së tij.
    Produkte të ndryshme të nënshkruara — përfshirë atlete, fanella dhe artikuj të tjerë — do të shiten përmes faqes zyrtare të kompanisë. Edhe pse ekipi i tij i marketingut ende po negocion detajet përfun dimtare të marrëveshjes, nëse ajo përmbyllet, pritet t’i shtojë një shumë të konsid erueshme pasurisë tashmë të madhe të Jamalit. Sipas vlerësimeve të “Forbes”, ylli i Barcelonës ka aktualisht një pasuri neto prej rreth 43 milionë dollarësh (32 milionë funte). Kjo mar rëveshje vjen vetëm disa muaj pasi Jamal nënshkroi një kontratë të re gjashtëv jeçare me Barcelonën pas sezonit të tij shpërthyes, e cila do ta mbajë në klub të paktën deri në vitin 2031.

  • Raphinha zbulon: Për Barcelonën refuzova një ofertë që do të më siguronte disa jetë

    Raphinha zbulon: Për Barcelonën refuzova një ofertë që do të më siguronte disa jetë

    16 Tetor 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    Raphinha ka zbuluar se gjatë verës së vitit të kaluar kishte menduar ta linte Barcelonën për një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, përpara se Hansi Flick të merrte drejtimin më 2024. Braziliani tha për ESPN: “Oferta nga Arabia Saudite më tërhoqi shumë, do të siguronte jetën time dhe të familjes sime”.
    Megjithatë, Flick e bindoi të qëndronte: “Biseduam përmes telefonit dhe gjatë përgatitjeve të sezonit, ai më bëri të qëndroja”. Në sezonin e fundit, Raphinha kontribuoi me 34 gola dhe 26 asistime në 57 ndeshje, duke ndihmuar Barcelonën të fitojë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
    Ai theksoi se gjithmonë ka qenë i përkushtuar: “Nuk jam thjesht sulmues, jam lojtar që jap gjithmonë maksimumin. Punoj shumë dhe e ndihmoj ekipin”. Braziliani shtoi se kritikat nuk e kanë ndryshuar: “Di kush jam dhe çfarë kam kaluar për të arritur deri këtu. Opinioni i atyre që nuk më njohin nuk më ndikon”. Raphinha ka rinovuar me Barcelonën deri më 2028 dhe është i fokusuar të japë më të mirën për klubin katalanas.
     

  • Lajm i keq për Barcelonën, sulmuesi rrezikon El Classicon

    Lajm i keq për Barcelonën, sulmuesi rrezikon El Classicon

    Lajm i keq për Barcelonën. Katalanasit duhet të bëjnë pa Raphinha-n për një kohë  të gjatë, pasi braziliani ende nuk është duke u stërvitur me ekipin.
    Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Girona-s e Olympiacos.

    Raphinha pati probleme në kofshë gjatë sfidës me Real Sociedad dhe ende nuk është rikthyer në grup për t’u stërvitur.
    Raphinha rrezikon të mos kthehet në kohë as për El Clasicon, kundër Real Madridit në Santiago Bernabeut, sfidë kjo e programuar të luhet me 26 tetor.
    © BalkanWeb

  • “Ai burri atje ka rrahur Barcelonën”! Artan Hoxha: Edi Rama të vijë për Tirana-Partizani, jo të shkojë te Real Madridi

    “Ai burri atje ka rrahur Barcelonën”! Artan Hoxha: Edi Rama të vijë për Tirana-Partizani, jo të shkojë te Real Madridi

    Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Gazetari ka prekur edhe temën e fotografisë së shkrepur gjatë ndeshjes së djeshme të Real Madrid, atje ku kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë krah Florentino Perez.
    “Ai burri atje, Vasil Ruci, ka rrahur Barcelonën, e ka rrahur në fushë. Ndërsa këta sot kanë paguar qimet e kokës që t’i pres Florentino Perez se ai nuk ka kohë të lirë të takohet me këta të tanët. Ka rrahur Partizanin e Beogradit në Beograd, pa iu dridhur qerpiku. Në Vlorë ka dy simbole, sheshi i flamurit dhe Flamurtari pastaj vjen fusha ime, fillon nga Ekuadori mbaron në Azi, por kjo është historia e Vlorës.
    Ne kemi kryeministrin që shkon te Real Madridi dhe nuk vjen te derbi te Tirana-Partizani, po hajde edhe te derbi se i jep peshë, rëndësi garës, i jep seriozitet. Ti shkon atje për fasadë dhe jo për të ndihmuar dhe kontribuar te sporti shqiptar. Dikur erdhi Reali të luante me Gramozin. Në atë kohë presidenti i Gramozit, solli dy herë Milanin dhe njëherë Realin që i kushtuan 7 milionë euro dhe sot Gramozi është në Kategori të Tretë. Po t’i kishte investuar në ekip ato para Gramozi, do ishte në Europë tani, por ato shkuan për fasadë”, tha Hoxha. /Sport Ekspres/
    ?